mjetet Archives - Albeu.com

Radhë kilometrike në Morinë, kamionët e rëndë mbeten të bllokuar
Në Pikën Kufitare Morin–Vërmicë janë krijuar radhë të gjata si pasojë e ndalimit të qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë mallra industriale gjatë fundjavave të sezonit veror.

Dhjetëra kamionë kanë mbetur në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa vargu i mjeteve është zgjatur për disa kilometra pranë pikës kufitare.

Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja është përkeqësuar jo vetëm nga kufizimi i lëvizjes, por edhe nga ecuria e ngadaltë e procedurave në palën kosovare të kufirit. Sipas tyre, përpunimi i kamionëve po bëhet vetëm në një sportel, çka po rrit kohën e pritjes dhe po rëndon trafikun.

Vendimi në fuqi parashikon që mjetet e transportit të mallrave të mos lejohen të qarkullojnë nga ora 15:00 deri në 24:00 të së premtes, si edhe nga ora 07:00 deri në 24:00 të së shtunës dhe të dielës. Për këtë arsye, qindra mjete të tonazhit të rëndë janë grumbulluar pranë kufirit në pritje të rifillimit të lëvizjes.

Shoferët ankohen se pritjet e zgjatura po u shkaktojnë humbje kohe dhe kosto shtesë financiare, duke ndikuar si në afatet e transportit të mallrave, ashtu edhe në të ardhurat e tyre.

Teksa fluksi i lëvizjes rritet gjatë sezonit turistik, drejtuesit e mjeteve kërkojnë që procedurat doganore të përshpejtohen dhe kufizimet e qarkullimit të rishikohen, në mënyrë që të shmangen bllokimet dhe radhët e gjata në kufirin Morin–Vërmicë.

The post Radhë kilometrike në Morinë, kamionët e rëndë mbeten të bllokuar appeared first on Albeu.com.

Balla bën propozim për Kodin Rrugor: Të rritet deri në 15 vjet vlefshmëria e patentave
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla  ka kërkuar disa ndryshime në Kodin Rrugor. Ai ka theksuar se patentat për drejtuesit e mjeteve të jenë  deri në 15 vjet.

Në draftin e paraqitur në Kuvend dhe që pritet të shqyrtohet nga komisionet parlamentare, parashikohet që shoferët deri në 70 vjeç, do të kenë patentë me vlefshmëri 5 vjet më shumë se ajo aktualja.

“Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara”, thuhet në draftin e propozuar nga kreu i grupit të PS-së.

Neni 124 pika 1 është

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për personat deri në moshën 50 vjeç;

– 5 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 50 vjeç

– 3 vjet, për ata që kanë kaluar të 70-tat.

Neni 124 pika 1 propozohet të bëhet

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;

– Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi I vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi I kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara./albeu.com

The post Balla bën propozim për Kodin Rrugor: Të rritet deri në 15 vjet vlefshmëria e patentave appeared first on Albeu.com.