Mjeshtri i arratisjeve Archives - Albeu.com

Kapet në Spanjë Taulant Toma, 42-vjeçari shqiptar i quajtur “Mjeshtri i arratisjeve”
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona Taulant Tomën, shqiptarin 42-vjeçar të njohur me nofkën “Mjeshtri i Arratisjeve”.

Arrestimi u krye të premten në lagjen Campclar, pas disa ditësh vëzhgimi të lëvizjeve të tij nga rreth gjashtë oficerë. Hetuesit arritën ta identifikonin nga tiparet fizike, kryesisht prej tatuazheve dhe një shenje të thellë në faqen e djathtë.

Sipas autoriteteve, Toma kishte hyrë në Spanjë që në janar dhe përdorte dokumente të falsifikuara. Ai kishte mundur më herët të largohej nga katër institucione të ndryshme burgimi, tre në Itali dhe një në Belgjikë.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, 42-vjeçari kundërshtoi arrestimin. Një person që ishte në shoqërinë e tij hodhi mes shkurreve një pistoletë të markës Sig Sauer, e cila u gjet më pas nga policia katalanase.

Arratisja e parë e Tomës daton në vitin 2009. Në atë kohë ishte 25 vjeç dhe po vuante në një burg të Ternit, në Itali, dënimin për grabitje të armatosur. Ai doli përmes një hapjeje në rrjetën e oborrit dhe kaloi murin duke përdorur çarçafë.

Më 2 shkurt 2013, katër vjet pas rastit të parë, Toma u largua edhe nga një burg në Parma. Bashkë me një bashkatdhetar, i cili ishte edhe shoku i tij i qelisë, ai preu hekurat dhe më pas përdori çarçafë për të kapërcyer murin rrethues.

Në shtator të të njëjtit vit, shqiptari u prangos në Belgjikë, por arriti të arratisej edhe nga burgu atje. Më 14 dhjetor 2013, bashkëpunëtorët e tij morën peng një oficer në burgun Lantin dhe shkaktuan kaos në oborr. Duke shfrytëzuar një “piramidë njerëzore”, Toma kaloi murin dhe u largua me një automjet që po e priste jashtë.

Ai ra sërish në pranga në vitin 2015, ndërsa në vitin 2019 u ekstradua drejt Italisë.

Arratisja e tij e katërt dhe e fundit ndodhi në dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë së lartë Opera në Milano. Edhe në këtë rast, Toma përdori mjete të improvizuara për prerjen e hekurave, çarçafë për të zbritur nga muri dhe një shkop të sajuar për të kaluar barrierat.

Aktualisht, Toma ndodhet në burgun Mas d’Enric në Spanjë. Gjykata Kombëtare ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Itali, ku e pret një dënim i gjatë.

Ndërkohë, policia spanjolle po kërkon edhe një bashkëpunëtor të Tomës, i dyshuar se sulmoi efektivët gjatë operacionit të arrestimit.

The post Kapet në Spanjë Taulant Toma, 42-vjeçari shqiptar i quajtur “Mjeshtri i arratisjeve” appeared first on Albeu.com.