Mjeku Roland Xhaxho Archives - Albeu.com

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Arrestohet mjeku Roland Xhaxho, masë sigurie edhe për vajzën e tij
Dy vite pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia ka arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjekun Roland Xhaxho.

Mësohet se Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg për mjekun, por gjykata caktoi “arrest në shtëpi”.

Ina Xhaxho, akuzohet për mashtrim dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërsa nën hetim është edhe stomatologia Marta Gina.

Ekspertiza mjeko-ligjore

Kjo masë erdhi pak ditë pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore të kryer nga mjekët italianë, të cilët përcaktuan shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit. Ata i përcollën prokurorisë shqiptare një akt ekspertizë voluminoze prej 200 faqesh. Lidhur me detajet e aktekspertizës, prokuroria është tejet e rezervuar, me argumentin se mund të dëmtojë hetimin, por konfirmoi se do t’u vihet në dispozicion palëve sapo të konkludojë me hetimet.

Edhe familjarët e Spahiut mësohet se kanë kërkuar informacion lidhur me ecurinë e hetimeve, por edhe të njiheshin me konkluzionet e aktit të ekspertimit të ardhur nga Italia, përderisa më herët kanë ngritur dyshime lidhur me hetimet që po kryheshin nga prokuroria për të hedhur dritë mbi vdekjen e fëmijës së tyre. Brian Spahiu humbi jetën më 1 tetor 2023 në spitalin shtetëror, pasi më herët në klinikën e mjekut Roland Xhaxho kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë. Sipas ekspertizës së parë të kryer nga Instituti i mjekësisë ligjore thuhet se anestezia, ishte shkak i vdekjes së 3-vjeçarit.

“Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore te parikthyeshme”, thuhet në aktin e Institutit të mjekësisë ligjore. Por, pavarësisht këtij konkluzioni, Prokuroria e Tiranës kërkoi një ekspertizë të dytë, me argumentin se akti i parë ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë në tetor 2023, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat në pronësi të mjekut Roland Xhaxho.

Mësohet se më 28 shtator të atij viti, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.

Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

The post Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Arrestohet mjeku Roland Xhaxho, masë sigurie edhe për vajzën e tij appeared first on Albeu.com.

Prokuroria kërkoi ekspertë të huaj për vdekjen e vogëlushit në klinikën e Dr. Roland Xhaxhos, reagon Mjekësisë Ligjore
Instituti i Mjekësisë Ligjore reagoi një pas publikimit të lajmit se prokuroria kishte kërkuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Në një reagim, ky Institut thekson se “në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes”.

“Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimit të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu, se sipas Prokurorisë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë:

Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.

Vlen të sqarojmë se, IML-ja në vite gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në funksion të të gjitha kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatës.

Çdo vit IML i përgjigjet Prokurorisë me rreth 16.000 akte ekspertimi mjeko-ligjore, toksikologjike-ligjore dhe psikiatriko-ligjore, në funksion të kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatave në të gjithë vendin.

Mjekët ligjorë janë të specializuar dhe të asistuar nga partnerët ndërkombëtarë. Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë.

Mjekët ligjorë i përgjigjen kritereve të Kodit të Procedurës Penale për caktimin dhe kryerjen e detyrës dhe bëjnë betimin sipas ligjit procedurial për çdo akt ekspertimi. Në çdo rast aludimi për konflikt interesi, ligji Procedurial Penal parashikon heqjen dorë nga ekspertimi dhe zëvendësimin e ekspertit. Duke shpresuar që vendimmarrja konkrete të mos jetë mjet për të zhbërë përfundimin ligjor dhe shkencor të arritur në aktin e ekspertimit, ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të dhënies së drejtësisë.

Nga ana tjetër, kundërshtojmë çdo akt dhe vendimmarrje që mund të çojë në presionin e mjekëve ligjorë për të mos kryer detyrën!

The post Prokuroria kërkoi ekspertë të huaj për vdekjen e vogëlushit në klinikën e Dr. Roland Xhaxhos, reagon Mjekësisë Ligjore appeared first on Albeu.com.

Avokatja: Mjeku Roland Xhaxho mund të marrë vetëm një gjobë
Avokatja Mirela Biba tha se mjeku anestezist Roland Xhaxho, i cili akuzohet për mjekim të pakujdesshëm të 3-vjeçarit i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë, mund të marrë edhe vetëm një gjobë.

Siç tregoi ajo, është një ndryshim në nenin 96 të Kodit Penal që përcakton ndryshimin mes një kundërvajtje penale dhe një vepre penale.

Diferencën mes të dyjave e shpjegoi për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, avokatja.

“Diferenca mes kundërvajtjes penale dhe veprës penale është marzhi i dënimit, ku kundërvajtjet penale dënohen edhe me gjobë, por jo më shumë se 5 vite burg. Në momentin që bëhet fjalë për më shumë se 5 vite burg, duke përjashtuar dhe mundësinë e gjobitjes, normalisht që konsiderohet vepër penale,” – u shpreh Biba.

The post Avokatja: Mjeku Roland Xhaxho mund të marrë vetëm një gjobë appeared first on Albeu.com.