40 % rezultojnë pozitiv, mjekja pediatre: Shenjat që shfaq fëmija nëse është i prekur nga Omicron

Mjekja pediatre, Iris Mali ka folur rreth variantit të ri të Covid-19, Omicron, duke dhënë detaje mbi virusin.

Mali kryesisht ka folur për infektimin e fëmijëve, duke treguar edhe simptomat karakteristike që shfaqin personat e infektuar.

Komentet ajo i ka bërë në një intervsitë për Fax News, ku ka folur lidhur me infektimet e fëmijëve me variantin Omicron, duke dhënë të gjitha shenjat të cilat janë karakteristike për personat e prekur.

Ajo tha se ditët e fundit kishte patur një rritje të testimeve po ashtu edhe të interesimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre, kryesisht të grupmoshës 16-16 vjeç. Mali bëri thirrje ndaj prindërve që këta të fundit të paraqiteshin në pediatric apo në ambulancën e lagjes sa herë të konstatonin se fëmija e tyre kishte ndonjë shenjë infektimi sado të vogël.

Mali: Ka rreth 50 vizita në ditën nga një mjek pediatër. Me të prekurit janë kryesisht fëmijët e kopshteve dhe të shkollave. Kemi një rritje të rasteve me covid por gjithmonë kemi raste të cilat kalohen në mënyrë të lehtë. Në ditët e fundit janë bërë 10 deri në 20 teste në ditë për fëmijët, nga këto rreth 40% rezulstojnë pozitivë. Deri më tani testimi ka qenë efikas për të dalluar variantin omicron.

Si mund të bëhet dallimi?

Mali: Simptomat më të shpeshta janë kolla, temeperatura, lodhja, dhimbje e kokës dhe dhimbje fyti. Në grip kemi temperaturë të menjëhershme ndërsa në variantet e Covid, temperature vijon të rritet gradualisht.

Janë rritur interesimet për t’u vaksinuar nga ana e prindërve. Grupmosha më e interesuar për vaksinimin 12-16 vjeçarë. Sa i përket vaksinimit, nuk ka asnjë lloj problemi të kryhet nëse fëmija nuk shfaq asnjë lloj shenje klinike.

A ka pasur prindër që kanë kërkuar shërbimin ambulator në banesë?

Mali: Shërbimi ambulator është diçka që ne e kemi mbuluar vazhdimisht. Nuk ka një shtim, jemi në të njëjtin nivel për këto shërbime.

Këshillë për të gjithë prindërti nëse vënë re këto lloj simptomash?

Këshilla ime është që për çdo lloj simptome sado të vogël të paraqiten në pediatri dhe të shihet më pas se çfarë mund të ketë, pa marrë parasysh se çfarë shenjash kanë./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 12:54