mjekesi Archives - Albeu.com

Kosova anëtarësohet në elitën botërore të mjekësisë sportive
Kosova është bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si anëtare e rregullt.

Ky vendim, u mor në mbledhjen e Këshillit të Delegatëve në Dubai të shtunën më 26 tetor.

Përveç një abstenimi nga Gjeorgjia, të gjitha vendet e pranishme votuan unanimisht për anëtarësimin e Kosovës, duke pranuar me entuziazëm projektin e Asociacionit të Kosovës për Mjekësi Sportive (KASEM), një iniciativë që u themelua nën iniciativën e UBT-së.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i pranishëm për të paraqitur prezantimin, falënderoi delegatët për kontributin e tyre në këtë proces dhe e vlerësoi Komitetin Ekzekutiv për pranimin e vendimit në Këshillin e Përgjithshëm të Delegatëve.

Ai theksoi se “Kosova do të jetë një anëtare e angazhuar dhe e përgjegjshme, e gatshme për të kontribuar në zhvillimin e mjekësisë sportive në nivele të reja ndërkombëtare.

Ky anëtarësim përfaqëson jo vetëm një sukses të madh për Kosovën, por edhe një mundësi për të promovuar dhe zhvilluar edhe më shumë mjekësinë sportive me standarde ndërkombëtare”.

Anëtarësimi në FIMS tregon avancimin e Kosovës për të avancuar këtë disiplinë në nivel botëror.

The post Kosova anëtarësohet në elitën botërore të mjekësisë sportive appeared first on Albeu.com.

Gjonaj: Ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë, reflektim i vendimeve të Kushtetueses
Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj prezantoi sot në Kuvend ndryshimet në projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

Në fjalën e saj Gjonaj tha se “ndryshimet e parashikuara në këtë projektligj vijnë si reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 25 janar 2024 për ligjin “Për trajtimin e studentëve të mjekësisë”.

“Kjo iniciativë ligjore vjen pas shqyrtimit në 3 mbledhje radhazi në Këshillin e Legjislacionit, i cili më pas i ka paraqitur kryetarit të Kuvendit raportin dhe nismën legjislative dhe relacionin”, tha Gjonaj.

Gjonaj u shpreh se “ky ligj i është nënshtruar filtrit të Gjykatës Kushtetuese për të gjitha pretendimet që subjektet kanë kërkuar tek kjo e fundit duke përfshirë cenimin  e parimit të sigurisë juridike ,të drejtën për arsim të lartë, të drejtën për të zgjedhur punën, dhe testin e proporcionalitetit të këtyre parashikimeve ligjore”.

“Gjykata kushtetuese në vendimin e saj ka përcaktuar dy momente, të cilat i ka konsideruar se duhet të rishikohen, për të cilat ne si iniciatorë të këtij projektligji i kemi reflektuar ekzaktësisht në dispozitat dhe parashikimet ligjore që kanë ardhur në këtë projektligj”, nënvizoi Gjonaj.

E para, vijoi Gjonaj, lidhet me rishikimin e afateve të nenit 4 të ligjit me qëllim garantimin e parimit të proporcionalitetit të ndërhyrjes deri në një kufi jo më të gjatë se sa 3 vjet.

“Nisur nga efekti detyrues për zbatimin e vendimit në pjesën arsyetuese dispozitive kemi propozuar parashikimet e reja të dispozitave duke iu përmbajtur me përpikmëri këtyre detyrimeve. Në vendimin e saj Gjykata ka arsyetuar se e drejta për arsim të lartë është një e drejtë që orientohet nga shteti drejt krijimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së dijeve kufijtë e të cilës mund të përcaktohen rast pas rasti edhe ne varësi të nevojave dhe interesave publike duke ruajtur balancën midis të drejtave”, nënvizoi Gjonaj.

Gjonaj tha se “interesi publik për të garantuar plotësimin e nevojave për burime njerëzore në kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore është mjaft i lartë, prandaj dhe dispozitat që përcillen janë hartuar në proporcion me nevojat e diktuara për përmbushjen e këtij interesi të lartë publik, në zbatim të dispozitivit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese”.

Diskutimet në Kuvend për ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë” rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e Mjekësisë.

Ndryshimet e propozuara në projektligj janë në përputhje me objektivat e parashikuara të nenit 59 të Kushtetutës. Me këto ndryshime ulen në 3 vitet e punës për studentë që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

The post Gjonaj: Ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë, reflektim i vendimeve të Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Mbi 2040 kandidatë për ‘Mjekësi’, i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja
Rreth 240 maturantët e parë nga mbi 2040 që kanë aplikuar të studiojnë një nga programet e Mjekësisë së Përgjithshme, iu nënshtruan këtë të mërkurë (14 gusht) provimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Në ditën e parë të provimit, nga 9 të tilla, maturantët testuan njohuritë vetëm në pyetjet me alternativa të bazuara në 3 lëndë, si Kimi, Fizikë dhe Biologji, ndërsa sallave të provimit iu drejtuan që në orët e para të mëngjesit, dhe patën kohë një orë për t’ju përgjigjur 60 pyetjeve.

Në një kohë që maturantët i nënshtrohen provimit, ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do të jenë apo jo të detyruar të firmosin kontratën për punën e detyruar në Shqipëri pas diplomimit. Pasi ligji i mëparshëm i miratuar nga Kuvendi që parashikonte punë të detyruar deri në 5 vite, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ligjëvënësit nuk kanë miratuar ndryshimet e nevojshme për ta bërë atë të zbatueshëm.

Në maj 2024 qeveria reflektoi vendimin e Kushetueses në një draft të cilin e hodhi për konsultim publik, ku afatet 5 vjet punësim brenda vendit me detyrim uleshin në 3, draft i cili mbeti pa u miratuar në seancë plenare.

Paqartësia reflektohet dhe tek vetë maturantët, të cilët me shpresën për të qenë studentë të mjekësisë, thonë se janë të pavendosur se çdo të bëjnë nëse do shpallen fitues të degës.

“Ende nuk e di çdo bëj për kontratën, se kam menduar. Jam përqendruar tek provimi dhe shpresoj ta fitoj. Pastaj do shoh” thotë një maturante.

Të tjerë maturantë të rëndësishme shohin plotësimin e ëndrrës së të bërit mjek, dhe jo firmosjen e kontratës, punësimin me detyrim për ti shërbyer atdheut pas përfundimit të studimeve.

“Po, do e firmos kontratën” thotë një tjetër.

Jashtë hekurave të dyerve të QSHA-së, kishte edhe prindër të cilët prisnin të emocionuar fëmijët. Të pyetur për punësimin me detyrim qëndrimet janë të ndryshme.

“Firmosja e kontratës nuk është problem, as për mua e as për djalin. Dua që të punoj këtu, guri rëndë në vend të vetë”, u shpreh një prind.

“Ta fitoj njëherë, pastaj pjesën tjetër do ta mendojm. Ne jemi për zgjedhje me vullnet të lirë”, tha një tjetër prind

Maturantët kanë afat deri më datë 23 gusht për tiu nënshtruar provimit të informatizuar, përgjigjia e të cilit është i menjëhesrshëm në sistem për rezultatin e marrë.

Ky provim ka gjithsej 30% të peshës për programin fitues të kandidatit, pasi 70 % e pjesës tjetër përllogaritet nota mesatare e 3 viteve të studimit si dhe atyre të rezultatit të provimeve të maturës. Nga mbi 2000 kandidatë 430 do të jenë fitues, ndërsa 70 kuotat e tjera janë të dedikuara për diasporën.

The post Mbi 2040 kandidatë për ‘Mjekësi’, i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja appeared first on Albeu.com.

Punë e detyruar në Shqipëri pas studimeve, maturantët “i përgjigjen” qeverisë, bie numri i aplikimeve në degën e Mjekësisë
Dega e Mjekësisë është zgjedhur më pak këtë vit prej maturantëve, gati me një përgjysmim në aplikime.

Nga 3183 kandidatë që kishin zgjedhur këtë degë vitin e kaluar, këtë vit kanë qenë vetëm 1743 maturantë që kanë aplikuar, kur nga njëra anë qeveria rriti kuotat e pranimit.

Me sa duket ky ka qenë edhe reagimi it ë rinjve ndaj vendimit të qeverisë, duke bërë të detyruara 5 vjet pune në Shqiëpri pë rata që mbarojnë në degën e Mjekësisësë Përgjithshme dhe në rast të thyerjes së kësaj kontrate, paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, u rriten me 500 kutotat e pranimit në këtë degë studimi.

Kujtojmë që për herë të parë këtë vit aplikantët në programin e Mjekësisë së Përgjithshme do i nënshtrohen një testimi të informatizuar në QSHA.

Datat e testimi do njoftohet sapo të dakortësohet me QSHA.

Më 3 gusht u mbyllën aplikimet në portalin UAlbania, në të cilin maturantët kanë pasur mundësinë që të zgjedhin 10 degët e preferuara të tyre nga 653 programe të vendosura në dispozicion, me qëllim nisjen e universitetit.

Lista e aplikimeve

The post Punë e detyruar në Shqipëri pas studimeve, maturantët “i përgjigjen” qeverisë, bie numri i aplikimeve në degën e Mjekësisë appeared first on Albeu.com.

Nuk kishte mundësi të studionte mjekësi, 21-vjeçarja fiton 1 milion dollarë në vit me faqen +18 (FOTO LAJM)
Një studente e cila donte që të bëhej doktoreshë, dhe po përpiqej që të paguante universitetin, ka zbuluar se si i dha fund dhe u bë modele. Tashmë ajo fiton mbi 1 milion dollarë në vit në faqen për të rritur, “OnlyFans”.

Camila Elle kishte vetëm pak muaj që të përfundonte shkollën dhe të merrte diplomën e saj para-mjekësore në kimi dhe psikologji, në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas, Miami, kur vendosi që të bënte një ndryshim total në jetën e saj.

21-vjeçarja mori vendimin që të niste të shiste përmbajtje seksi në internet. Teksa për muaj me radhe po jetonte shumë e shqetësuar se nuk kishte para, shumë shpejt e gjeti veten me mijëra dollarë.

“Jetoja vazhdimisht e shqetësuar për paratë dhe përpiqesha që të qëndroja në këmbë dhe të paguaja tarifat. Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga familja ime. Unë isha marrë edhe më parë me faqet online dhe shisja fotografi e video seksi, por kurrë nuk kisha shkuar më tej. Krijova një llogari në “OnlyFans dhe shumë shpejt fitova para mjaftueshëm për të paguar shkollimin dhe jetesën time”, ka thënë e reja për “Jam Press”.

Camila ka shtuar se pasi është diplomuar, ka paguar edhe të gjitha kreditë e saj studentore. 21-vjeçarja, e cila gjithashtu ndan foto “hot” me 55 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, ka treguar se ka punuar edhe si asistente mësimore.

“Të qenit mjeke ka qenë gjithmonë ëndrra ime, por stresi për të studiuar dhe për të qenë vazhdimisht e lodhur, kishte ndikuar në shëndetin tim mendor”, ka shtuar modelja.

Kjo e fundit ka shtuar se kur përfundoi kursin e saj dhe u diplomua me nderime, në vend që të shkonte në shkollën e mjekësisë siç kishte planifikuar gjithmonë, zgjodhi një lëvizje krejtësisht të ndryshme.

“Pas diplomimit, u fokusova plotësisht tek ‘OnlyFans’. Vendosa gjithë vëmendjen time aty që të kisha sukses. Shumë shpejt unë fitova mbi 150 000 dollarë në shumicën e muajve”, ka zbuluar e reja.

Por pavarësisht kësaj, ndryshimi i karrierës pati edhe një kosto personale. Shumica e familjes së saj nuk e miratonin ndryshimin e profesionit dhe ajo tashmë nuk flet me ta.

“Më pëlqen puna ime, e dua jetë time, pse do ta braktisja atë?”, ka përfunduar 21-vjeçarja.

The post Nuk kishte mundësi të studionte mjekësi, 21-vjeçarja fiton 1 milion dollarë në vit me faqen +18 (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Çfarë është diabeti?
Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline.

Insulina, pra ky hormon që prodhohet nga pankreasi, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme për të punuar, dhe për të jetuar normalisht, pra është vitale për jetën. Niveli normal i glicemisë esëll në gjak është 70-110 mg/dl dhe dy ore pas ngarkesës me glukozë 140 mg/dl .

Përqindja e personave të prekur nga diabetit mellitus (apo diabeti i sheqerit) po rritet në të gjithë botën.

Ekzistojnë disa tipe të diabetit, por më të shpeshtë janë:

Diabeti tip 1 (ose insulino-vartës)

Diabeti tip 2

Diabeti gestacional ( i shtatzanisë).

Mbi 90 % të rasteve të pacientëve të prekur nga  diabeti mellitus janë pacientë me diabet tip 2. Pjesa tjetër vuajnë nga diabeti tip 1, diabeti i shtatzënisë dhe forma të tjera të diabetit.

Sa duhet të jetë niveli i glicemisë që  një person të kategorizohet se vuan nga diabeti mellitus?

Kriteret diagnostike që një pacient të ketë diabet janë:

Glicemia esëll ≥ 126 mg/dl

Glicemia 2 orë pas provës së ngarkesës me glukozë ≥ 200 mg/dl

Një glicemi rasti ≥ 200 mg/dl e shoqëruar me shenja të diabetit

Hemoglobina e glukozuar ≥ 6.5 % (analiza që tregon mesataren e glicemisë në gjak për tre muajt e fundit)

Ёshtë e rëndësishme të theksohet se personat me diabet mund të mos kenë shenja klinike dhe për këtë arsye është e këshillueshme të kryhet kontrolli i glicemisë (sheqerit) në gjak.

Cilat janë simptomat e diabetit ?

Simptomat më të zakonshme të diabetit janë:

etje e shtuar,

urinim i shpeshtë, sidomos gjatë natës

tharje e gojës,

humbje e pashpjegueshme në peshë,

infeksione të përsëritura

lodhje

Nëse vlerat e glicemisë kanë qenë të larta për një kohë të gjatë, personat me diabet mund të shfaqin edhe dobësi trupore,  dhimbje barku, të vjella etj.

Ekzistenca e këtyre simptomave nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju jeni me diabet, porn ë raste teë tilla ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun specialist endokrinolog per tu konsultuar mbi rastin tuaj. Konsultimi në kohe me mjekun specialist ju ndihmon të paraprini komplikacione të mëtejshme dhe ç’ka është më e rëndësishmja ju ndihmon të jetoni një jetë të shëndetshme.

Cilët persona duhet të testohen për diabet?

Kontroli i nivelit të glicemisë rekomandohet tek të gjithë të rriturit. Personat me faktor rreziku  për diabet janë:

Të  rriturit me mbipeshë trupore dhe obezë

Personat që bëjnë jetë sedentare

Personat që kanë të afërm me diabet, pra kanë histori familjare

Femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg, ose kanë patur në shtatzanitë e mëparshme diabet shtatzanie

Personat që vuajne nga HTA (Hipertension arterial)

Personat që vuajnë nga semundje të zemrës

Personat që janë diagnostikuar më parë me pre diabet

Femrat me mikrokiste në vezore

Personat që trajtohen me medikamente që rrisin nivelin e glicemisë në gjak

Mjekët, në konsultat që kryejnë me pacientët e diagnostikuar me diabetin mellitus tip 2, qoftë edhe tek ata që diagnostikohen për herë të pare, vlerësojnë nëse ka komplikacione akute ose kronike nga diabeti. Ёshtë shumë e rëndësishme të vlerësohen edhe komplikacionet kronike të diabetit, kjo për faktin se diabeti mund të ketë filluar shumë kohë më parë, edhe pse është diagnostikuar në një moment të mëvonshëm. Ka shumë raste të pacientëve me diabet të cilët në momentin e diagnostikimit kanë edhe komplikacione kronike, madje mund të diagnostikohen me diabet nga komplikacionet e tij.

Pse është  i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i personave me diabet?

Në momentin e diagnostikimit të diabetit:

50 % e personave kanë edhe sëmundje të zemrës

20 % kanë retinopati diabetike (dëmtime të syve)

8-10 % kanë nefropati (dëmtime të veshkave) apo neuropati(dëmtime të nervave)

Pra, mosdiagnostikimi dhe mostrajtimi në kohë i diabetit mund të çojë në dëmtimin e organeve dhe për këtë arsye është e rëndësishme të diagnostikoheni sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo arrihet vetëm duke kryer kontrolle të rregullta (check-up).

Referuar të dhënave të IDF (International Diabetes Federation) 425 milionë të rritur (të grupmoshës 20-79 vjeç) janë të prekur nga diabeti; shifër e cila pritet të arrijë në 629 milionë deri në vitin 2045.

Një në 12 persona ka diabet. Pra, rreth 46 % e njerëzve në botë, që kanë diabet, janë ende të padiagnostikuar.

Numri më i madh i pacientëve që vuajnë nga diabeti i përket grupmoshës 40-59 vjeç.

Dr.Blertina Dyrmishi

Mjeke Endokrinologe

The post Çfarë është diabeti? appeared first on Albeu.com.

Çfarë është kanceri?
Kanceri është emër i përgjithshëm për grupin e 100 sëmundjeve. E përbashkët për këto sëmundje është se fillojnë me rritje të pakontrolluar të qelizave anormale, të cilat mund t’i sulmojnë indet dhe organet tjera.

Numri i rritur alarmant i pacientëve të diagnostikuar me kancer është indikacion për atë se sa është i rëndësishëm dhe i përhapur ky problem shëndetësor. Por, edhe pse dallohet sipas prejardhjes, kanceri është sëmundje që mund të shërohet nëse diagnostifikohet në kohë.

Si krijohet kanceri?

Organizmi jonë është i përbërë prej trilionë qelizave, të cilat janë njësitë themelore strukturore dhe funksionale te të gjithë organizmat e gjalla. Që trupi i njeriut të mbetet i shëndoshë, çdo ditë shumohen qeliza të reja dhe të shëndosha, ndërsa të vjetrat dhe ato jofunksionale vdesin. Por, ndonjëherë ky procesi i ndërlikuar nuk zhvillohet sipas ligjeve të natyrës. Në një moment qelizat e vjetra dhe jofunksionuese, vazhdojnë të rriten dhe të shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Dallimi te qelizat normale dhe anormale është në dëmtimin e DNK. Te qelizat normale nëse shfaqet ky problem, qelizat vdesin, ndërsa te qelizat anormale edhe krahas asaj që janë jofunksionale dhe të dëmtuara ato vazhdojnë të rriten. Qelizat e reja anormale, formojnë masë kancerogjene e cila quhet tumor. Qelizat e këtyre tumoreve shumohen aq shpejt dhe mund të përhapen dhe t’i kaplojnë indet dhe organet që janë në afërsi.

Disa njerëz mund ta trashëgojnë kancerin. Por në shumicën më të madhe të rasteve, dëmtimi i ADN-së në qeliza dhe procesi i krijimit të kancerit, zakonisht, vijnë si pasojë e faktorëve të jashtëm. Si për shembull: ekspozimi në diell, pirja e duhanit, etj. Por, ende nuk është bërë krejtësisht e qartë se përse shfaqet kanceri.

Si përhapet kanceri?

Qelizat e kancerit mund të përhapen në pjesët tjera të trupit përmes kokës dhe sistemit limfatik. Këtu fillojnë të krijohen tumore të reja, të cilat gjatë kohë e zëvendësojnë indin e shëndoshë. Procesi i përhapjes së qelizave kancerogjene quhet metastazë. Pa dallim ku është përhapur kanceri, ai gjithmonë emërohet sipas vendit ku është paraqitur për herë të parë. Për shembull, kanceri që është paraqitur në gji, dhe ka metastazuar në mëlçi quhet kancer metastatik i gjirit, dhe jo kancer i mëlçisë. Kanceret në pjesë të ndryshme të trupit, kanë karakteristika të ndryshme. Për shembull, kanceri i prostatës dhe kanceri i zorrës së trashë janë sëmundje të ndryshme. Për këtë arsye, për çdo kancer zbatohet terapi e ndryshme.

Por, jo të gjithë tumoret janë kancerogjene! Ekzistojnë edhe tumore beninje.

Çfarë janë tumoret beninje?

Tumoret beninje nuk janë kancerogjene dhe me intervenim kirurgjik mund të mënjanohen dhe të mos shfaqen asnjëherë. Ato mund të bëjnë problem nëse fillojnë të rriten dhe me madhësinë e tyre të bëjnë presion mbi organet dhe indet e shëndosha. Nuk mund të përhapen mbi pjesët e shëndosha të organeve ose të metastazojnë. Këto tumore pothuajse asnjëherë nuk janë të rrezikshme për jetën.

Faktorët e rrezikut

Faktorët kryesor të rrezikut janë: gjenet që bëjnë mutacion, hormonet, viruse dhe baktere të caktuara, karakteristikat ekologjike dhe biologjike ose mënyra negative e të jetuarit. Rreziku nga krijimi mund të zvogëlohet nëse ndryshohen disa shprehi në stilin e jetesës siç është prija e duhanit, stresi, sporti, të jetuarit në mënyrë të shëndetshme dhe ushqimi.

The post Çfarë është kanceri? appeared first on Albeu.com.