Mit'hat Havari Archives - Albeu.com

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari: Si e vura rendin në Berat, dy kriminelë u vranë nga policia
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, gjatë një interviste televizive në  emisionin “Mes dy botëve”, ka deklaruar se Sali Berisha, është përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997.

Njeriu i hekurt që vendosi rendin në qarqet më problematike si Berati, Shkodra, Elbasani, rrëzon poshtë idetë e hedhura në media se pas atyre trazirave fshihen agjentura.

“Unë di një gjë, që ‘97 e ka organizuar, themeluar dher stimuluar një emër, dhe ai është Sali Berisha, s’ka dorë të dytë, s’kanë punë grekërit fare. Po të ishte ai demokrat, po të kishte gen demokrati, ti s’mund të jesh i përjetshëm.

Populli shqiptar ishte i papërgatitur për një demokraci liberale ku u gjend të nesërmen, pa punë dhe shumë shpejt reflektoi dhe ia dha votat të majtës. S’donte t’i rrëzohej pushteti, se do e merrte siç e mori në 2005. Do e merrte se dhe të majtët nuk ishin të përgatitur për demokracinë.

Unë kam punuar me të majtët nga ‘97 dhe janë bërë shumë gabime dhe gafa të rënda, sa mbërriti deri aty sa me votë të lirë fitoi e djathta, kanë qenë zgjedhje të lira të 2005’s”, nënvizon ai.

Havari e krahason Sali Berishën me Enver Hoxhën, pasi të dy vunë para vendit interesin për pushtet.

“Në vitin 1997 qeveria destruktive që drejtohej nga Sali Berisha me firmat piramidale, ra dhe unë jam gëzuar identik si me komunizmin. Anarshia, armët në duart e popullit, u shkatërrua gjithçka, depo armatimi në duart e njerëzve të thjeshtë, krimi i rrugës, vrasjet, grabitjet, pr*stitucioni që rrëmbenin vajzat dhe i çonin në perëndim, terrore të papara në 100 vitet e fundit ndodhnin pikërisht aty.

E gjitha kjo për shkak të pushtetit. Nëse Enver Hoxha, mbajti ato qëndrime me ato raprezalje dhe presion për shkak të pushtetit dhe Sali Berisha me të tijët, por kryesisht ai , është përgjegjësi i vetëm dhe s’ka të dytë për shkak të pushtetit.

U krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar me Bashkim Finon kryeministër dhe mua më thirrën. Ministër i Brendshëm në atë kohë ishte Neritan Ceka. Më ofruan Beratin. Në Berat ishte bërë batërdia. Para meje kishin thirrur nja 4-5 oficera të majtë, të pushtit dhe nuk kishin pranuar, kishin refuzuar nga frika.

Sigurisht unë shkova, e prisja, e ëndërroja Beratin dhe këtë më shumë për t’i thyer hundët atij ministri që mbajti qëndrimin ndaj meje në 95 kur isha shef kabineti, por dhe më shumë se kaq dhe për ideale. Shkova në Berat dhe ishte shkrumbuar qyteti i gjithë, ishin fshehur të gjithë, tanke, topa, mitraloza hedhur rrugëve, shtëpi të shkatërruara.

Për 7 muaj me një punë titanike, ku janë vrarë dhe 2 kriminelë nga policia dhe mua nuk mu vra asnjë polic, ktheva rendin. Atëherë ishte kryeministir Fatos Nano për të cilin unë kam respekt. Ka qenë një kryeministër intelektual, inteligjent. Ka bërë burg politik nga kundërshtari politik, u ngrit dhe hodhi teorinë e gjithëpërfshirjes.

Gjithëpërfshirja isha dhe unë aty se isha shqiptar dhe s’ka rëndësi nëse isha i majtë apo i djathtë. Z. Nano më emëroi në Shkodër, e cila ishte vendi i trazirave”, deklaroi Havari.

The post Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari: Si e vura rendin në Berat, dy kriminelë u vranë nga policia appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i Mit’hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit dhe përballja me drejtuesin komunist pas ‘90
Janë të shumtë ata që e njohin Mit’hat Havarin si ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, veçanërisht për vendosmërinë e tij për të luftuar bandat e kohës dhe zbatimin e ligjit. Por Havari ka dhe një anë tjetër, atë të përballjes me regjimin komunist të kohës, me të cilin ka pasur jo pak andralla për shkak të sjelljeve të tij liberale dhe shprehjes së mendimit ndryshe. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Mit’hat Havari rrëfen ish-Sigurimi i Shtetit i hapi dosje dhe përballjen me ish-drejtuesin e lartë komunist pas rënies së regjimit.

“Unë fillova të agjitoja kundër pushtetit dhe rashë në sy të tyre, sigurisht  dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Në korrik të 1982 mua më është hapur dosja e Sigurimit të Shtetit me nr. 4171 të cilën unë e disponoj sot. Dosja ime është hapur në korrik të vitit 1982 dhe pas hapjes së dosjes filloi procedura, ndërkohë unë flisja dhe jam thirrur në dhjetor të vitit 1983 në Komitetin e Partisë të Rrethit të Elbasanit nga Sekretari i Dytë i atij qyteti dhe quhej Fatmir Selimi. Më ka thirrur bashkë me gruan , me timë shoqe Majlidën, sot nënë e tre fëmijëve dhe me vëllain tim. Më akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe ai u soll shumë ashpër me mua. Kështu mora goditjen e parë.

Ai ka vdekur, por e kam thirrur kur erdha në pushtet në vitin 1992. Dërgova shoferin dhe e mora me makinë në mënyrën më të kulturuar të mundshme, të makinës së kryetarit të Degës së Brendshme që atëhere as nuk u afroheshe, jo më të hipje armikun. Rrinte si pulë, e lashë pak përjashta të priste  të jem i sinqertë.

Unë e pieta: Si jeni mir?Më njeh i thash?

Jo më tha. Ky është nga ata aq të pandershëm, aq pa dinjitet. Kanë qenë pa dinjitet, e mohoi më tha nuk e mbaj mend.

‘Kaluan vetëm 8 vjet’, i thashë që më ke thirrur në zyrë bashkë me gruan. Janë raste të veçanta, ti nuk thërret çdo ditë nga ne, e shumta 10 në një vit dhe ki kurajon të thuash. Siç e sheh unë nuk isha kriminel, por isha djalë Shqipërie që e doja Shqipërinë më shumë se ty, e doja këtë sistem të kohës që vjen si zotëri me makinën time dhe unë të pyes dhe nuk ke kurajon që të thuash , po ai ishte sistemi, kam bërë lavazh truri dhe them që ishin gabime.

Kë kisha vrarë, kë kisha prerë, doja një botë ndryshe, të isha i lirë. Unë punoj bashkë me vajzën tënde”. Punonte në prokurori,  tani lexova që e ka larguar vetingu për shkak të pasurisë. U thirra herën e dytë. Ka qenë 31 dhjetor 1987. U thirra herën e dytë nga një Sekretar tjetër i Komitetit të Partisë, por ai ishte më I kulturuaar, më I qytetarëruar në diferencë nga ai dogmatiku i pare”, shprehet  Mit’hat Havari.

The post Rrëfimi i Mit’hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit dhe përballja me drejtuesin komunist pas ‘90 appeared first on Albeu.com.