mite Archives - Albeu.com

Disa mite të gabuara mbi gjuhën e trupit
Pavarësisht rëndësisë së pamohueshme që ka komunikimit jo–verbal, shumë mite dhe besime të rreme, e zmadhojnë rëndësinë e tij. Ja cilat janë 10 mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit:

1.Mund të zbulohet mashtrimi i dikujt bazuar në sjelljet e tij jo–verbale

I rremë. Nuk ka asnjë sjellje të vetme që të tregojë mashtrimin. Ne duhet të ndalim së lidhurisjelljet që tregojnë shqetësimin psikologjik me mashtrimin, dhe t’i pranojmë ato thjesht për atë që janë:shenja stresi, ankthi, shqetësimi, dëshpërimi, dyshimi, tensioni, nervozizmi etj, por jo mashtrimi.

2.Poligrafi mund të zbulojë gënjeshtrat

Një mit i madh. Poligrafi nuk mund të zbulojë dot gënjeshtrat. Saktësia e testit të poligrafit,ka qenë prej kohësh e diskutueshme. Problemi themelor:S’ka asnjë provë, se ndonjë model reaksionesh fiziologjike është unike për njerëzit që mashtrojnë. Pasi një njeri i ndershëm mund të jetë nervoz edhe kur thotë të vërtetën, ndërsa një gënjeshtar mund të mos jetë aspak në ankth.

3.Kruajtja në dorën e djathtë, tregon nevojën për ndihmë, ajo në të majtë tregon njëpasiguri të përkohshme

Ky mit bazohet tek kërkimet që tregojnë se dora e djathtë është e lidhur me gjysmën e majtë racionale të trurit, ndërsa dora e majtë është e lidhur me gjysmën e djathtë emocionale të trurit. U argumentua se kruajtja tek secilën dorë tregon gjendje të ndryshme të brendshme.

Por të dyja hemisferat e trurit janë thellësisht të ndërlidhura, dhe nuk funksionojnë plotësisht të pavarur nga njëra-tjetra. Ndërkohë, s’ka asnjë provë empirike për të mbështetur një marrëdhënie shkakësore, midis ndjenjës së pasigurisë dhe kruajtjes me një dorë të caktuar.

4.Ka 3 lloje të ndryshme njerëzish, dhe ju mund t’i tregoni personalitetet dhe stilet e tyre të komunikimit bazuar në gjuhën e trupit

Ky mit bazohet në pretendimin se të gjitha qeniet njerëzore i përshtaten njërës nga 3 profilet e veçanta neurologjike. Por kjo nuk mbështetet nga kërkimet shkencore, dhe njerëzit janë shumë kompleks për t’u ndarë në vetëm 3 kategori.

5.Përbuzja është e vetmja shprehje asimetrike e shfaqur në fytyrë

Ky argument buron nga besimi se ekziston vetëm një emocion i veçantë i pranishëm në fytyrën tonë në çdo kohë, që ka veçori specifike, dhe se tiparet asimetrike nuk mund të shoqërojnë asnjë emocion tjetër përveç përbuzjes. Por kini parasysh faktin se emocionet janërrallëherë të izoluara.

Ato janë dinamike dhe shumë fluide, të mbivendosura, ndonjëherë kontradiktore dhe komplekse. A jeni ndjerë ndonjëherë edhe i lumtur edhe i trishtuar, i emocionuar për një mundësi të re, por edhe i nervozuar një ndryshim të caktuar? Shprehjet tona të fytyrës nuk janë gjithmonë tregues të vetëm një emocioni të caktuar, dhe një shprehje asimetrike nuk tregon gjithmonë përbuzje.

6.Gënjeshtarët e shmangin kontaktin sy më sy

Siç tregoi studimi i psikologut të famshëm Aldert Vrij, gënjeshtarët përfshihen më shumë nëkontaktin me sy, pasi duan të sigurohen se po besohen nga të tjerët. Pastaj duhet të kemi parasysh se në shumë kultura, njerëzi mësohen të shohin përtokë dhe të shmangin kontaktin me sy kur janë të penduar për një sjellje të gabuar.

7.93 për qind të gjithë komunikimit njerëzor është jo verbal

Përqindjet e cituara variojnë midis 70-93 për qind. Kjo shifër buron kryesisht nga keqkuptimii një studimi klasik nga Albert Mehrabian. Mehrabian nuk deklaroi në asnjë rast, që ne mund t’i vendosim një përqindje të saktë të elementit verbal kundrejt atij jo–verbal në komunikimin në përgjithësi. Por në atë studim të veçantë, elementi jo–verbal ishte 93 për qind. Por komunikimi është i rrjedhshëm dhe refleksiv, sipas situatave. Prandaj nuk ka një ndarje fikse.

8.Kryqëzimi i krahëve rreth belit do të thotë “Qëndroj larg meje!”

Në një studim timin, unë kam zbuluar se kjo sjellje mund të jenë një sinjal shqetësimi. Por, kam zbuluar gjithashtu se më shpesh sesa jo, kjo sjellje është thjesht një mënyrë e rehatshme përmes se cilës ne çlodhim krahët.

Shpeshherë, kryqëzimi i krahëve nuk është gjë tjetër veçse një sjellje vetë-ngushëlluese, kur presim që diçka të fillojë, kur jemi të përfshirë në një bisedë, apo edhe kur jemi të mërzitur. Fëmijët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ajo që ka rëndësi është konteksti dhe gjestet jo–verbale shoqëruese

9.Nëse një person i përgjigjet një pyetjeje duke prekur fillimisht hundën, ai po gënjen

Ne e prekim fytyrën tonë gjatë gjithë ditës, si një mekanizëm për t’u qetësuar. Dhe e bëjmëkëtë natyrshëm në shumë situata. Prandaj as kjo dhe as ndonjë sjellje tjetër e izoluar, nuk tregon mashtrim.

10.Nëse një person sheh poshtë nga e majta ose e djathta, para se t’i përgjigjet një pyetjeje, është duke gënjyer

23 nga 24 studimet mbi këtë çështje, të rishikuara kohët e fundit, e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të sugjerojë se sjellja e syve apo shmangia e shikimit të tjetrit në sy, mund të vërë në dyshim vërtetësinë e asaj që po thotë.

The post Disa mite të gabuara mbi gjuhën e trupit appeared first on Albeu.com.

Disa nga mitet më të çuditshme të krijimit të botës
Në kulturat dhe qytetërimet e ndryshme të botës, ka ekzistuar gjithmonë një besim i fortë se njerëzit, dhe bota në të cilin banonin ata, kishin një lloj origjine të mbinatyrshme. Këto besime ishin themeli i identitetit të çdo qytetërimi, dhe nganjëherë ishin shumë të çuditshme. Ja cilat janë 10 mitet më të çuditshme në histori.

1.Veza e Parë Kozmike në mitet më të hershme Hindu

Tema e Vezës Kozmike gjendet në shumë qytetërime të lashta:nga polinezianët, finlandezët, tek grekët dhe fenikasit. Por versioni më i njohur i këtij miti të krijimit vjen nga hinduizmidhe mitet e vjetra vedike. Atje ajo njihet si Hiraṇiagarba, ose Mitra e Artë, dhe përshkruhet si një Vezë e Artë Primordiale nga e cila u krijua i gjithë Universi. Hiraṇiagarba lundroi në zbrazëtinë e zezë të mos–ekzistencës për një vit, përpara se të ndahej në dy gjysma, ku secila duke u bë një mbretëri, Svarga dhe Prithvi.

2.Krijimi brutal i botës nga mbetjet e Imirit

Vikingët e lashtë ishin të njohur për mitet e tyre tepër të ndërlikuara dhe plot imagjinatë të krijimit. Dhe një nga figurat qendrore në to ishte gjiganti primordial, Imir . Ai ishte një nga qeniet e para në Univers, një krijesë primare që u formua nga helmi i thartë Eitr, që ra nga lumin e akullt Elivagar.

Imir lindi në rrafshnaltën shterpë Ginungagap dhe u ushqye për 3 ditë nga lopa qiellore Aumbla. Dhe ishte Imiri, ai që krijoi një burrë dhe një grua, dhe që të dy dolën nga sqetullat e tij. Më vonë, krerët e perëndive norvegjeze, Odin, Vili dhe Ve, vranë gjigantin Imir dhe krijuan të gjithë Tokën nga mbetjet e tij.

Gjaku i tij shkaktoi një përmbytje të madhe dhe më vonë u shndërrua në oqeanet e botës. Flokët e tij u shndërruan në pemë, kafka e tij e madhe u bë vendbanimi qiellor ndërsa kockat e tij malet e mëdha. Truri i tij formoi retë dhe vetullat e tij u bënë sfera e mesme e universit, Midgard, ku banuan njerëzit më pas.

3.Shfaqja e Indianëve Hopi

Hopi-t janë një nga fiset më të vjetra dhe më enigmatike vendase të Amerikës së Veriut. Duke jetuar në mjediset e thata dhe të largëta të shkretëtirës së Arizonës, ata ishin një mister i vërtetë për pushtuesit spanjollë. Por me kalimin e kohës, bota njohu kulturën e tyre të madhe dhe mitologjinë e tyre të pasur dhe unike të krijimit.

Tema qendrore e tregimeve të origjinës së Hopit është “Dalja” e tyre në këtë botë. Sipas njëmiti Hopi jetonin dikur nën tokë. Në një moment ata dolën në sipërfaqe, ku u takuan me Masau, Krijuesin e Botës. Ai i lejoi ata të qëndronin lart, me kushtin që ata të bëheshin kujdestarë të Tokës. Një mit tregon se bota e mëparshme në të cilën jetonte populli Hopi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe.

Një nga hyjnitë e tyre kryesore, Nëna Merimangë, i udhëzoi ata të ndërtonin varka me kallam, me të cilat lundronin në ujërat e përmbytjeve në kërkim të tokave të reja. Kështu mbërritën në brigjet e “Botës së Katërt”, në të njëjtën botë ku banojnë edhe sot e kësaj dite.

4.Jeta e krijuar nga pështyma e kokës së prerë

Hyjnitë dhe mitet e Majave të Lashtë janë të famshëm për gjallërinë e tyre të jashtëzakonshme. Në të famshmin Popol Vuh, teksti që ruajti shumë mite të Majave, rrëfehet miti i ndërlikuar të krijimit të këtyre popujve. Një ditë dy vëllezër u ftuan në një lojë me top në botën e nëndheshme Xibalba.

Këta vëllezër ishin Hun-Hunahpu dhe Vukub–Hunahpu. Mjerisht, zotat e botës së nëndheshme e fituan ndeshjen dhe vëllezërit u flijuan dhe u vranë gjatë një riti. Koka e prerë e Hun-Huanhpu u vendos në një pemë, ku u vu re nga vajza e virgjër, Hëna e Përgjakur.

Koka i foli asaj dhe më pas e pështyu në pëllëmbën e dorës, duke e mbarsur. Më pas vajza u përball me një sërë vështirësish, përmes të cilave duhet të provojë historinë e shtatzënisë së saj. Në fund, ajo besohet dhe lind dy djem binjakë:Hunahpu dhe Xbalanque.

Dy djemtë bëhen heronj të mëdhenj. Ata hakmarren për vdekjen e babait të tyre duke mposhtur perënditë e botës së nëndheshme në një lojë me top. Në fund, binjakët shndërrohen në Diell dhe Hënë, duke u bërë paraardhësit e burrit dhe gruas së parë.

5.Gjarpri i madh i fiseve vendase amerikane

Gjarpri i Madh është një simbol që gjendet në mesin e shumë fiseve vendase amerikane. Midis indianëve Çipeua, Gjarpri i Madh është i përfshirë në mënyrë indirekte në krijimin e botës siç e njohim ne. Një ditë, heroi Nanabozho zbuloi se kushëriri i tij ishte zhdukur. Ai vuri re gjurmët e Gjarprit të Madh aty pranë, duke kuptuar se ai ishte rrëmbyer dhe vrarë nga krijesa e ligë.

Nanabozho përgatiti një pritë pranë liqenit të madh ku jetonte gjarpri. Ai u shndërrua në një trung, shpërndau retë, qetësoi erërat dhe iu lut diellit të shkëlqejë fort. Shumë shpejt uji i liqeni u nxeh dhe gjarpri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dilte në breg. Falë dinakërisë së tij, Nanabozho doli nga prita e tij, duke e gjuajtur gjarprin me një shigjetë në zemër.

Në grahmat e fundit gjarpri arriti të zhytet sërish në liqen, duke shkaktuar një përmbytje të madhe në të gjithë Tokën. I pushtuar nga paniku, Nanabozho vrapoi mes fëmijëve të tij indianë, duke i nxitur ata të kërkonin strehim në majat më të larta të maleve. Nga atje, ai ndërtoi barka me kallama, me të cilat njerëzit e mbijetuar mund të kërkonin toka të reja për t’u vendosur. Dhe kështu filloi bota e re, bota pas përmbytjes.

6.Libri i lashtë egjiptian i Lopës Qiellore

Ai rrëfen për një kohë primitive paqeje dhe prosperiteti, kur njerëzit vendosën të rebelohen kundër perëndisë kryesore, Ra. I tërbuar dhe i tradhtuar, Ra dërgon perëndeshën Hathor, në formën e Diskut të Diellit (Syrit të Ra), për t’i ndëshkuar njerëzit. Perëndesha vret shumë njerëz, duke notuar në gjakun e tyre për 3 ditë dhe netë.

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i shpëtuan dënimit, dhe Ra i erdhi keq për ta. Për të parandaluar masakrën e mëtejshme, ai mashtron Hatorin duke e dehur me birrë të bërë prej elbi të kuq. Pastaj Ra u ngjit në qiej mbi shpinën e një lope të madhe qiellore, nga ku ai krijoibotën e nëndheshme dhe botën e poshtme, ku banojnë njerëzit.

7.Miti i çuditshëm dhe unik i krijimit të Finlandës

Historia ka në qendër Ilmatar, perëndeshën e Ajrit. Një ditë ajo vendosi të notonte në ujërat primare të Universit. Dhe çuditërisht vazhdoi të notonte dhe të pushonte për 700 vjet. Gjatëatyre shekujve Ilmatari mbeti shtatzënë në mënyrë enigmatike duke u mbarsur nga vetë deti.

Pastaj një ditë, një zog ulet mbi gjurin e saj dhe 6 gjashtë vezë, 5 prej ari dhe 1 prej hekuri. Ndërsa vezët u inkubuan, ato u nxehën aq shumë sa ta digjnin Ilmatarin. E tronditur nga dhimbja, ajo lëviz dhe vezët bien në ujë, duke u plasaritur menjëherë. Nga copëzat e tyre u formua papritur toka, dhe nga e verdha dhe e bardha e vezës, dielli dhe hëna. Ilmatar u mahnit dhe vazhdoi të notonte dhe t’i shkelte, duke i dhënë formë Tokës gjatë procesit.

8.Jin dhe Jang dhe mbetjet e Pangu

Sipas mitit kinez, pas një kohe të gjatë kur kishte qenë pa tipare dhe shterpë, Universi u bashkua në vezën primare kozmike, brenda së cilës ekzistonin dy të kundërtat, Jin dhe Jang. Pas një kohe, të kundërtat u balancuan në mënyrë të përkryer, duke krijuar gjigantin primordial Pangu. Shumë shpejt, ai krijoi skicat e botës që do të vinte:dy gjysmat Jin dheJang u bënë toka dhe qielli. Por ky proces zgjati 18.000 vjet. Në fund Pangu dhe nga eshtrat e tij u krijua pjesa tjetër e botës.

9.Ëndërrimi i botës primare

Mitet e krijimit të aborigjenëve australianë janë ndër më enigmatikët. Sipas tyre në kohët më të hershme të Universit, bota ishte një vend shterpë dhe bosh, nëpër të cilin udhëtonin shumë heronj të mëdhenj. Rrugës ata krijuan vende të shenjta dhe vende unike. Disa prej tyre u zhdukën dhe u bënë njësh me mjedisin.

Ëndërrimi është një mit shumë konceptual dhe i ngjan mungesës së formës, një gjendje si ëndërr që nis vetëm pasi të përfundojë jeta e vdekshme. Një nga figurat qendrore në Ëndërrim është perëndia krijues Baiame. Ai është përgjegjës për krijimin e shumë prej pyjeve, lumenjve dhe maleve. Po ashtu u dha njerëzve traditat, ligjet, rregullat e jetës, këngët dhe kulturën e tyre.

10.Nëna Merimangë e dobishme

Sërish një mit shumë i përhapur midis fiseve amerikane vendase. Indianët Zuni besonin se një merimangë uji doli nga ujërat primare për të gjetur qendrën e tokës, duke i çuar Zuni në vendet ku ata mund të vendoseshin. Sipas indianëve Navajo, Nëna Merimangë, ishte njëmbrojtëse e njerëzimit.

Ajo quhet Na’ashjei Asdza dhe zgjidhi shumë nga problemet e para që kishin njerëzit. Ajo e çliroi tokën nga përbindëshat; u mësoi njerëzve thurjen; dhe i ndihmoi ata gjatë dimrit. Nëgati të gjitha këto mite, Nëna Merimangë luan figurën qendrore dhe me ndihmën e Diellit, sjell krijimin e botës dhe të njerëzve që banojnë në të.

The post Disa nga mitet më të çuditshme të krijimit të botës appeared first on Albeu.com.

Mitet e gabuara mbi gjuhën e trupit
Pavarësisht rëndësisë së pamohueshme që ka komunikimit jo–verbal, shumë mite dhe besime të rreme, e zmadhojnë rëndësinë e tij. Ja cilat janë 10 mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit:

Mund të zbulohet mashtrimi i dikujt bazuar në sjelljet e tij jo–verbale

I rremë. Nuk ka asnjë sjellje të vetme që të tregojë mashtrimin. Ne duhet të ndalim së lidhurisjelljet që tregojnë shqetësimin psikologjik me mashtrimin, dhe t’i pranojmë ato thjesht për atë që janë:shenja stresi, ankthi, shqetësimi, dëshpërimi, dyshimi, tensioni, nervozizmi etj, por jo mashtrimi.

Poligrafi mund të zbulojë gënjeshtrat

Një mit i madh. Poligrafi nuk mund të zbulojë dot gënjeshtrat. Saktësia e testit të poligrafit,ka qenë prej kohësh e diskutueshme. Problemi themelor:S’ka asnjë provë, se ndonjë model reaksionesh fiziologjike është unike për njerëzit që mashtrojnë. Pasi një njeri i ndershëm mund të jetë nervoz edhe kur thotë të vërtetën, ndërsa një gënjeshtar mund të mos jetë aspak në ankth.

Kruajtja në dorën e djathtë, tregon nevojën për ndihmë, ajo në të majtë tregon njëpasiguri të përkohshme

Ky mit bazohet tek kërkimet që tregojnë se dora e djathtë është e lidhur me gjysmën e majtë racionale të trurit, ndërsa dora e majtë është e lidhur me gjysmën e djathtë emocionale të trurit. U argumentua se kruajtja tek secilën dorë tregon gjendje të ndryshme të brendshme.

Por të dyja hemisferat e trurit janë thellësisht të ndërlidhura, dhe nuk funksionojnë plotësisht të pavarur nga njëra-tjetra. Ndërkohë, s’ka asnjë provë empirike për të mbështetur një marrëdhënie shkakësore, midis ndjenjës së pasigurisë dhe kruajtjes me një dorë të caktuar.

Ka 3 lloje të ndryshme njerëzish, dhe ju mund t’i tregoni personalitetet dhe stilet e tyre të komunikimit bazuar në gjuhën e trupit

Ky mit bazohet në pretendimin se të gjitha qeniet njerëzore i përshtaten njërës nga 3 profilet e veçanta neurologjike. Por kjo nuk mbështetet nga kërkimet shkencore, dhe njerëzit janë shumë kompleks për t’u ndarë në vetëm 3 kategori.

Përbuzja është e vetmja shprehje asimetrike e shfaqur në fytyrë

Ky argument buron nga besimi se ekziston vetëm një emocion i veçantë i pranishëm në fytyrën tonë në çdo kohë, që ka veçori specifike, dhe se tiparet asimetrike nuk mund të shoqërojnë asnjë emocion tjetër përveç përbuzjes. Por kini parasysh faktin se emocionet janërrallëherë të izoluara.

Ato janë dinamike dhe shumë fluide, të mbivendosura, ndonjëherë kontradiktore dhe komplekse. A jeni ndjerë ndonjëherë edhe i lumtur edhe i trishtuar, i emocionuar për një mundësi të re, por edhe i nervozuar një ndryshim të caktuar? Shprehjet tona të fytyrës nuk janë gjithmonë tregues të vetëm një emocioni të caktuar, dhe një shprehje asimetrike nuk tregon gjithmonë përbuzje.

Gënjeshtarët e shmangin kontaktin sy më sy

Siç tregoi studimi i psikologut të famshëm Aldert Vrij, gënjeshtarët përfshihen më shumë nëkontaktin me sy, pasi duan të sigurohen se po besohen nga të tjerët. Pastaj duhet të kemi parasysh se në shumë kultura, njerëzi mësohen të shohin përtokë dhe të shmangin kontaktin me sy kur janë të penduar për një sjellje të gabuar.

93 për qind të gjithë komunikimit njerëzor është jo verbal

Përqindjet e cituara variojnë midis 70-93 për qind. Kjo shifër buron kryesisht nga keqkuptimii një studimi klasik nga Albert Mehrabian. Mehrabian nuk deklaroi në asnjë rast, që ne mund t’i vendosim një përqindje të saktë të elementit verbal kundrejt atij jo–verbal në komunikimin në përgjithësi. Por në atë studim të veçantë, elementi jo–verbal ishte 93 për qind. Por komunikimi është i rrjedhshëm dhe refleksiv, sipas situatave. Prandaj nuk ka një ndarje fikse.

Kryqëzimi i krahëve rreth belit do të thotë “Qëndroj larg meje!”

Në një studim timin, unë kam zbuluar se kjo sjellje mund të jenë një sinjal shqetësimi. Por, kam zbuluar gjithashtu se më shpesh sesa jo, kjo sjellje është thjesht një mënyrë e rehatshme përmes se cilës ne çlodhim krahët.

Shpeshherë, kryqëzimi i krahëve nuk është gjë tjetër veçse një sjellje vetë-ngushëlluese, kur presim që diçka të fillojë, kur jemi të përfshirë në një bisedë, apo edhe kur jemi të mërzitur. Fëmijët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ajo që ka rëndësi është konteksti dhe gjestet jo–verbale shoqëruese

Nëse një person i përgjigjet një pyetjeje duke prekur fillimisht hundën, ai po gënjen

Ne e prekim fytyrën tonë gjatë gjithë ditës, si një mekanizëm për t’u qetësuar. Dhe e bëjmëkëtë natyrshëm në shumë situata. Prandaj as kjo dhe as ndonjë sjellje tjetër e izoluar, nuk tregon mashtrim.

Nëse një person sheh poshtë nga e majta ose e djathta, para se t’i përgjigjet një pyetjeje, është duke gënjyer

23 nga 24 studimet mbi këtë çështje, të rishikuara kohët e fundit, e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të sugjerojë se sjellja e syve apo shmangia e shikimit të tjetrit në sy, mund të vërë në dyshim vërtetësinë e asaj që po thotë.

The post Mitet e gabuara mbi gjuhën e trupit appeared first on Albeu.com.

5 mitet që duhet t’i dini për gripin dhe ftohjen
Shirat erdhën dhe do sjellin edhe virozat. Njerëzit janë të prirur të fajësojnë erën dhe temperaturat e ulëta, për faktin që të gjithë njerëzit  janë me viroza gjatë këtyre ditëve kur moti po ndryshon. Pastaj zgjidhja e vetme që kanë të gjithë janë vetëm antibiotikët.

Duhet të dimë  5 mitet më të zakonshme rreth të ftohtit dhe gripit që ne duhet të harrojmë. Pasi të lexoni këtë artikull nuk do të arrini t’i besoni këto fakte që lidhen me të ftohtin.

Gripi mund të kthehet në ftohje

I ftohti është faktori kryesor që shkakton viruse të ndryshme. Por ju nuk duhet të ngatërroni sëmundjet e tjera me gripin. Ftoja fillon gradualisht me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ethe. Ndërsa gripi shoqërohet me dhimbje muskujsh, dhimbje koke, dhe gjendje e dobët e imunitetit të trupit.

Por ju duhet të kuptoni se nëse jeni të lodhur fizikisht, pra jeni me grip, dhe kjo lodhje nuk mbaron edhe pas 5 ditësh, konsultohuni me mjekun sepse mund të kalojë në ftohje.

Duhet të kuptoni se nëse jeni ftohur temperatura e trupit nuk rritet, ndërsa kur jeni me grip temperatura e trupit rritet shumë.

Nëse mendoni se jeni me grip por nuk teshtini, atëherë i bie të jeni me ftohje.

Keni  përdorur antibiotikët për ftohjen?

Antibiotikët nuk mund të mposhtin një virus pasi struktura e tyre ndryshon nga një sëmundje bakteriale. Për më tepër, antibiotikët në të vërtetë mund t’i bëjnë gjërat më keq sepse ndërkohë që simptomat e të ftohurës  nuk do të zhduken virusi do të vazhdojë të përhapet.

Ju nuk jeni specialistë për t’u shëruar vetë nga ftohja

Nëse ju vëreni që jeni ftohur dhe kalojnë më shumë se 20 ose 30 ditë  dhe gjendja fillon e komplikohet  edhe  më shumë, duhet të bëni kujdes sepse mund t’ju shfaqen në moment probleme me frymëmarrjen.

Nuk duhet të merrni raport mjekësor nëse jeni me grip

Shumica e njerëzve janë të prirur të qëndrojnë në shtëpi disa ditë nëse ju bie gripi, me mendimin se do shërohen më shpejtë. Por në fakt është  krejt e kundërta, sepse mjaftojnë 1-2 ditë dhe pastaj mund të shkoni në punë. Sepse qëndrimi në shtëpi do bëjë të mundur që gripi t’ju ngjitet edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Mos qëndroni gjatë gjithë kohës në shtrat

Qëndrimi gjatë gjithë kohës në shtrat do ju jap mundësi baktereve dhe virusit të forcohen më shumë në trupin tuaj. Qarkullimi i gjakut do fillojë të zvogëlohet  dhe nuk do ndjeni asnjë përmirësim nëse do rrini gjatë gjithë kohës shtrirë. Ajri i pastër jashtë do ju bëjë më mirë për frymëmarrjen dhe gripi do ju kalojë më shpejtë.

The post 5 mitet që duhet t’i dini për gripin dhe ftohjen appeared first on Albeu.com.

Tre mitet e gabuara mbi krizën globale të energjisë
Nga Fatih Birol “Financial Times”

Ndërsa kriza globale e energjisë po vazhdon të dëmtojë familjet, bizneset dhe ekonomitë në mbarë botën, është e rëndësishme të ndajmë faktet nga trillimet. Këto kohë dëgjoj shpesh 3 narrativa në lidhje me situatën aktuale, të cilat mendoj se janë të gabuara, dhe në disa raste edhe të rrezikshme.

E para është se Moska po e fiton betejën energjitike. Rusia është padyshim një furnizuese e  madhe e energjisë, dhe rritjet e çmimeve të naftës dhe gazit të shkaktuara nga pushtimi i saj në Ukrainë, kanë shkaktuar për momentin një rritje të të ardhurave të saj nga energjia.

Por fitimet e saj afatshkurtra, do të zhbëhen më vonë nga humbja e besimit dhe e tregjeve me të cilat do të përballet Moska për shumë vite në vijim. Ajo po i bën vetes një dëm afatgjatë duke u armiqësuar me BE-në, klienten e saj më të madhe deri tani, dhe një partnere strategjike.

Edhe vendi i Rusisë në sistemin energjetik ndërkombëtar po ndryshon rrënjësisht, dhe jo në avantazhin e saj. Ndërkohë, kjo narrativë shpërfill ndikimet e rëndësishme afatmesme të sanksioneve më të ashpra ndërkombëtare që janë vendosur ndaj sektorin e naftës dhe gaz rus.

Kjo ka të bëjë veçanërisht me aftësinë e Rusisë për të prodhuar naftë dhe gaz. Një pjesë në rritje e prodhimit rus të naftës, parashikohej të vinte nga fushat naftëmbajtëse më komplekse, duke përfshirë në det të hapur, Arktik apo burime të tjera që janë të vështira për t’u shfrytëzuar.

Mungesa e kompanive, teknologjive dhe ofruesve të shërbimeve perëndimore si rezultat i sanksioneve, paraqet rreziqe thelbësore për kapacitetin e vendit për t’i shfrytëzuar këto burime. Rusia po e përdorte gazin natyror të lëngshëm (LNG) si mënyrën kryesore për të diversifikuar eksportet e saj larg një varësie të madhe nga Evropa.

Përpara pushtimit të Ukrainës, qëllimi i deklaruar i Rusisë ishte të eksportonte 120-140 milion ton LNG në vit deri në vitin 2035, duke e 4-fishuar nivelin e saj aktual. Por pa partnerë dhe teknologjinë ndërkombëtare, kjo duket si një perspektivë e largët. Teknologjia e prodhimit të LNG në vend, është e prekur nga vështirësitë dhe vonesat. Planet e zgjerimit të LNG në Rusi janë rikthyer në fokus.

Gabimi i dytë, është se kriza e sotme globale e energjisë, është një krizë e energjisë së pastër. Edhe ky është një pretendim absurd. Unë bisedoj gjatë gjithë kohës me politikë-bërësit në fushën e energjisë, dhe asnjëri prej tyre nuk ankohet se po mbështetet shumë tek energjia e pastër.

Përkundrazi, ata dëshirojnë të kenë më shumë nga kjo lloj energjie. Ata janë të penduar pse nuk lëvizin më shpejt për të ndërtuar impiante diellore dhe ato me erë, për të përmirësuar efikasitetin energjetik të godinave dhe automjeteve, apo për të rritur jetëgjatësinë e centraleve bërthamore.

Më shumë energji me pak karbon që çlirohet në atmosferë do të kishte ndihmuar në zbutjen e krizës, dhe një kalim më i shpejtë nga lëndët djegëse fosile drejt energjisë së pastër, është mënyra më të mirë për të dalë nga ajo. Kur njerëzit fajësojnë gabimisht për krizën e sotme energjetike energjinë e pastër dhe politikat që adresojnë krizën e klimës, ato e largojnë, qëllimisht ose jo, vëmendjen nga fajtorët e vërtetë që janë kriza e furnizimit me gaz dhe Rusia.

Ideja e tretë e gabuar, është se kriza e sotme energjetike, përbën një pengesë e madhe, e cila do të na pengojë të adresojmë problemin e ndryshimeve klimatike. Por unë nuk jam dakord me të. Kriza aktuale, është një kujtesë e fortë e paqëndrueshmërisë së sistemit aktual të energjisë, që dominohet nga lëndët djegëse fosile.

Ne kemi mundësinë që ta bëjmë këtë moment, një pikë kthese historike drejt një sistemi energjitik më të pastër, më të përballueshëm në aspektin financiar dhe më të sigurt. Dhe kjo gjë po ndodh tashmë. BE-ja po i zgjeron objektivat e saj në lidhje me burimet e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë, dhe po përdor burime të rëndësishme financiare për t’i arritur ato nëpërmjet planit të saj REPowerEU.

Qeveria e SHBA-së sapo miratoi Aktin e Reduktimit të Inflacionit, duke i dhënë një nxitje të re një sërë teknologjive të energjisë së pastër, nga makinat elektrike, energjia e erës dhe ajo diellore, deri tek kapja e karbonit dhe hidrogjenit që gjenden në atmosferë.

Akti parashikon 370 miliardë dollarë investime për sigurinë energjitike dhe ndryshimet klimatike, me potencialin e mobilizimit të shumave edhe më të mëdha nga ana e sektorit privat. Përmes planit të saj të transformimit të gjelbër, GX, qeveria japoneze po synon të rifillojë të ndërtojë më shumë centrale bërthamore, dhe të zgjerojë teknologjitë e tjera jetike që kanë emetime të pakta ndotëse në atmosferë.

Kina po vazhdon që të thyejë rekorde në sasinë e burimeve të rinovueshme dhe të automjeteve elektrike që prodhon çdo vit. Dhe India sapo ka hedhur një hap thelbësor drejt krijimit të një tregu të pakësimit të karbonit, dhe rritjes së efikasitetit energjetik të godinave dhe pajisjeve.

Ekonomitë më të mëdha në botë, po përpiqen të ecin më shpejt drejt energjisë së pastër. Dhe për shkak të teknologjive të disponueshme dhe shumë konkurruese të energjisë së pastër, ka arsye të mira për të qenë optimist që edhe të tjerët do ta ndjekin këtë shembull.

Prandaj, mos u besoni që të gjitha narrativave negative në lidhje me krizën energjetike. Është e vërtetë:përpara na presin disa sfida të vështira, sidomos këtë dimër. Por kjo s’do të thotë se po fiton Rusia, apo se përpjekjet për të adresuar ndryshimet klimatike janë të dënuara të dështojnë.

Dhe pas dimrit vjen pranvera. Kriza e çmimeve të naftës e viteve 1970, solli një përparim të madh në përdorimin efikas të energjisë, energjisë bërthamore, diellore dhe të erës. Kriza e sotme mund të ketë një ndikim të ngjashëm, dhe të ndihmojë në përshpejtimin e kalimit drejt një të ardhmeje me një energji më të pastër dhe më të sigurt. /abcnews.al

Shënim:Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

The post Tre mitet e gabuara mbi krizën globale të energjisë appeared first on Albeu.com.

Tre mite të sëmundjes së mëlçisë që duhet të ndaloni së besuari
Mëlçia jonë është një central elektrik që kontrollon funksione të shumta. Pra, nëse sëmuret, shëndeti ynë mund të vuajë shumë. Për fat të keq, ka shumë keqkuptime në lidhje me sëmundjen e mëlçisë që mund ta vënë mëlçinë tonë në rrezik nëse i besojmë ato.Është e rëndësishme atëherë të deshifrojmë midis asaj që është e vërtetë dhe asaj që është e gabuar për të siguruar që po ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta mbajtur mëlçinë tonë sa më të shëndetshme.

Këtu janë tre mite të zakonshme të sëmundjes së mëlçisë, të cilat ju mund t’i keni dëgjuar apo edhe i keni besuar, që thjesht nuk janë të vërteta ose plotësisht të vërteta. Por duke ditur faktet, ju mund të siguroni që mëlçia juaj të mbetet e shëndetshme dhe të kryejë me zell funksionet e saj të pafund.

Tre mite të sëmundjes së mëlçisë që duhet të ndaloni së besuari

Sëmundja e mëlçisë mund të shkaktohet vetëm nga shumë alkool

I rremë. Ka mbi 100 lloje të ndryshme të sëmundjeve të mëlçisë, shumë prej të cilave nuk janë as të lidhura me alkoolin. Disa shkaqe të zakonshme të sëmundjes së mëlçisë përfshijnë hepatitin A, B, C, D dhe E, mbingarkesën e hekurit, disa ilaçe të marra në sasi të tepërt, madje edhe dhjamin – duke shkaktuar atë që njihet si sëmundje e mëlçisë yndyrore. Në fakt, sëmundja e mëlçisë yndyrore po bën shpejt rrugën e saj për të qenë lloji numër një i gjendjes së mëlçisë, pasi normat e mbipeshes vazhdojnë të rriten së bashku me konsumin e sheqerit.

Nëse besoni vetëm se sëmundja e mëlçisë është shkaktuar nga alkooli, atëherë mëlçia juaj është ende shumë e rrezikuar nga shumë shkaqe të tjera. Njohja e burimeve të tjera të mosfunksionimit të mëlçisë do t’ju mbajë të arsimuar dhe praktikuar zakone të zgjuara të mëlçisë.

Vetëm të rriturit mund të marrin sëmundje të mëlçisë

Fatkeqësisht, sëmundja e mëlçisë nuk është një sëmundje vetëm për të rriturit, dhe çdo vit mijëra fëmijë preken nga sëmundja e mëlçisë. Shkaku kryesor i sëmundjes së mëlçisë tek fëmijët janë sëmundjet gjenetike, si sëmundja Wilson dhe mungesa e antitripsinës alfa 1, së bashku me viruset dhe bllokimet e tëmthit nga mëlçia. Bestshtë më mirë të kuptohet se çdokush në çdo moshë mund të zhvillojë sëmundje të mëlçisë, dhe mosha nuk është domosdoshmërisht një faktor.

Një transplant i mëlçisë kuron sëmundjen e mëlçisë

Megjithëse një transplant i mëlçisë mund të përmirësojë shumë rezultatin e një pacienti me sëmundje të mëlçisë, nuk është një kurë. Ka shumë ndërlikime që mund të lindin me çdo transplant – jo vetëm një mëlçi – siç është refuzimi i organeve ose zhvillimi i një infeksioni. Për më tepër, listat e pritjes për transplantim janë mjaft të gjata, nuk ka organe të mjaftueshme në dispozicion për të ndihmuar të gjithë këta individë, dhe kështu ata presin me vite.

Transplanti duhet të jetë një skenar absolut në rastin më të keq për dikë me sëmundje të mëlçisë. Kjo është arsyeja pse marrja e masave parandaluese për të mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme është kaq e rëndësishme – sepse marrja e një “të reje” shpesh nuk është përgjigjja (apo edhe një mundësi).

Tani që i dini faktet që qëndrojnë pas sëmundjes së mëlçisë, ju jeni më të vetëdijshëm se alkooli nuk është kërcënimi i vetëm i mëlçisë tuaj, dhe ka kërcënime të tjera atje duke e vënë mëlçinë tuaj në rrezik. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e mëlçisë tuaj, flisni me mjekun tuaj për testet e nevojshme për të siguruar që mëlçia juaj është në rregull.

The post Tre mite të sëmundjes së mëlçisë që duhet të ndaloni së besuari appeared first on Albeu.com.

Nuk ha kurrë ëmbëlsira? 8 mite rreth diabetit që s’duhet t’i besoni më
Dibaeti, kjo sëmundje kaq e përhapur është një çrregullim kronik ku pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë dhe si rrjedhojë shkakton probleme të tjera serioze me shëndetin, nëse nuk mbahet nën kontroll.

Dieta për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 2 nuk ka përse të jetë rigoroze, strikte apo e mërzitshme. Nëse ju duket kështu, kjo tregon se u besoni miteve që ekzistojnë rreth tij. Të mësosh të vërtetën rreth ditës ideale të diabetit, është hapi i parë i planit më efektiv. Por jo çdo gjë që dëgjojmë të thuhet rreth saj, është e vërtetë. Ja cilat janë disa nga mitet, të cilat deri më sot i kemi besuar të gjithë.

1. Diabeti shkaktohet nga konsumimi i sheqerit

Sheqeri vetë nuk shkakton diabet në mënyrë direkte. Sigurisht që nëse e kaloni masën do të keni probleme me mbipeshën dhe obezitetin, që janë dy faktorë riskozë për diabetin e tipit 2. Ky është një mit shumë i përhapur dhe është e kuptueshme- sepse niveli i rritur i sheqerit në gjak luan rol thelbësor. Vetë sheqeri, nuk është shkaktar i sëmundjes.

2. Dieta e duhur e diabetikëve është shumë e limituar.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ju mund të konsumoni gjithçka, e vetmja gjë për të cilën duhet të jeni të vëmendshëm, është sasia që do të merrni. Të keni diabetin e tipit 2, nuk do të thotë të hiqni dorë nga ushqimet që doni. Thjesht duhet t’i merrni ato në masën e duhur dhe t’i kombinoni në mënyrë të shëndetshme.

3. S’do të mund të ha kurrë ëmbëlsira.

Sigurisht që mundeni. Në momentin që ju do të familjarizoheni me dietën tuaj, për të mbajtur nën kontroll diabetin, do ta shihni që një ëmbëlsirë më shumë nuk do të përbëjë asnjë lloj rreziku për shëndetin tuaj. Mjekët rekomandojnë ngrënien e porcioneve të vogla ose ngrënien e ëmbëlsirave në raste speciale.

4. Mund të ha vetëm ushqime për diabetikët

Nuk ka asnjë ushqim special për diabetikët, mos ia thoni më vetes këtë. Dieta ideale e diabetit është gjithashtu dieta më e shëndetshme për të gjithë, që përfshin proteinat, frutat dhe perimet. Ndryshimi i vetëm është masa!

5. Nëse tregoheni strikt me dietën, diabeti do të zhduket.

Një dietë e shëndetshme ushqimore nuk e shëron diabetin, thjesht e mban atë nën kontroll. Nëse ju keni diabetin e tipit 2, insulina që prodhon trupi juaj, nuk funksionon siç duhet për të zhvendosur glukozën që merrni nga ushqimet në qelizat tuaja, ku do të përdoret për energji. Kjo shkakton rritjen e sheqerit në gjak dhe një dietë e shëndetshme nuk mundet ta shërojë përfundimisht atë, por e sigurt është që do të mund ta mbani nën kontroll dhe do të shmangni përfundimisht komplikimet.

6. Frutat janë të shëndetshme, mund të konsumojë sa të dua.

Frutat përmbajnë karbohidrate, kështu që ju duhet t’i llogarisni ato me kujdes. Frutat janë burim i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibrash, element të cilët duhet patjetër të jenë në dietën tuaj. Por nese do t’i konsumoni pa kriter, rreziku që situata t’ju dalë jashtë kontrollit, është më i madh.

7. Përderisa mbaj ilaçe, pse duhet të mbaj dietë?

Këtu gabojnë të gjithë. Mendimi se ilaçi është gjithçka duhet për të mbajtur diabetin nën kontroll bën që shumë njerëz të abuzojnë me dietën ushqimore dhe dihet në fund rezultati. Për të shmangur çdo lloj komplikimi duhet patjetër që në stilin tuaj të jetesës të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik i vazhdueshëm. Nëse nuk i bëni këto, sheqeri në gjak do të vazhdojë të rritet, pavarësisht dozës së ilaçeve që merrni zakonisht.

8. Obeziteti shkakton gjithnjë diabet

Obeziteti rrit shanset për diabet, por jo domosdoshmërisht të çon drejt kësaj sëmundjeje.

The post Nuk ha kurrë ëmbëlsira? 8 mite rreth diabetit që s’duhet t’i besoni më appeared first on Albeu.com.

Të vërtetat dhe mitet rreth krizës në Ukrainë
Në çdo konflikt, informacioni cilësohet një armë. Përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe efektet në NATO, SHBA dhe BE janë shoqëruar me një luftë lajmesh të kombinuara me gënjeshtra, pjesërisht të vërteta dhe interpretime të ndryshme.

Në një ekosistem ku ka shumë dezinformata dhe propagandë, cilat janë të vërteta dhe cilat janë mite.

1-)  NATO është zotuar se nuk do të zgjerohet në lindje

Mit

NATO nuk ka arritur kurrë në një kompromis me Moskën për kufijtë territorialë të Aleancës dhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka të drejtën të pranojë çdo vend që plotëson kushtet. Asnjë nga tekstet që formësuan sigurinë europiane pas Luftës së Ftohtë nuk përmbante idenë e kufizimit të zhvillimit të NATO-s ose kufizimit të anëtarësimit të disa vendeve.

E kundërta në fakt është Akti Final i Helsinkit (1975), i cili thekson se të gjitha vendet kanë të drejtën ose jo të jenë pjesë e një organizate ndërkombëtare. Pas rënies së Murit të Berlinit, Karta e Parisit (1990), e nënshkruar gjithashtu nga Moska, i dha të drejtën shteteve për të zgjedhur marrëveshjet e tyre të sigurisë.

Dhe në vitin 1997, akti themelues i marrëdhënieve NATO-Rusi theksonte në mënyrë eksplicite se të dyja palët “duhej të kishin një bashkëpunim më të gjerë midis shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së me synimin për të krijuar një zonë të përbashkët të sigurisë dhe stabilitetit në Europë”.

2-) Ukraina është një rast i veçantë për ish-bllokun sovjetik

E vërtetë

Aleatët perëndimorë e kanë cilësuar gjithmonë rastin e Ukrainës si të veçantë, si për shkak të madhësisë së saj, lidhjeve të ngushta ekonomike dhe historike me Rusinë, dhe për shkak të programit të saj bërthamor.

Pas rënies së BRSS, Ukraina u bë vendi i tretë me arsenalin më të madh bërthamor në botë falë armëve që trashëgoi nga Moska. Kievi ra dakord në vitin 1994 të heqë dorë nga të gjitha armët bërthamore në këmbim të një angazhimi nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për të “respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës”, sipas një memorandumi të nënshkruar nga të katër vendet.

Për më tepër, pas shpërbërjes së BRSS, Perëndimi kishte një marrëdhënie më të distancuar me Kievin sesa me vendet e tjera të bllokut sovjetik, të cilave iu është bërë thirrje të integrohen në Aleancën Atlantike. Që në vitin 1995, në studimin e parë publik të NATO-s për zgjerimin e saj drejt lindjes, janë përmenduar vetëm Ukraina dhe Rusia si dy vende me të cilat duhet të forcohen marrëdhëniet, por në një mënyrë të veçantë.

3-) Perëndimi ka sfiduar Moskën gjatë viteve të fundit

Pjesërisht e vërtetë

Bilanci i brishtë i pas Luftës së Ftohtë u shkatërrua në fillim të shekullit, kur Ukraina dhe vendet e tjera në orbitën ruse filluan të largoheshin nga Moska për t’iu afruar Brukselit, duke mos kërkuar siguri nga NATO, por prosperitet. Perëndimorët ndërmorrën dy hapa  që inkurajuan këtë prirje dhe provokuan një reagim nga presidenti rus Vladimir Putin, sipas El Pais”: në samitin e NATO-s në prill 2008 në Bukuresht, presidenti i atëhershëm i SHBA George W. Bush këmbënguli, pavarësisht kundërshtimeve europiane, që Ukraina dhe Gjeorgjia të bashkoheshin me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kjo u pasua nga fillimi i të ashtuquajturit Partneriteti Lindor i BE-së në 2009 për të forcuar lidhjet tregtare me Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë. Përgjigja e Putinit nuk vonoi shumë. Më 8 gusht 2008, në të njëjtën ditë kur të gjithë po shikonin fillimin e Lojërave Olimpike të Pekinit, Rusia pushtoi një pjesë të Gjeorgjisë – 13 vite më vonë, trupat ruse janë ende në një vend ku përplasje mund të shpërthejnë në çdo kohë për shkak të tensionit me rajonet që kanë shpallur autonominë e tyre, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, raporton abcnews.al

Kremlini ka përsëritur taktika të ngjashme në pothuajse të gjitha vendet e Partneritetit Lindor të BE-së. Presioni i Putinit ka çuar në militarizimin e të gjithë rajonit, deri në pikën ku katër nga gjashtë vendet pro-europiane renditen ndër ato me shpenzimet më të larta të mbrojtjes në botë në raport me popullsinë e tyre.

Në Armeni dhe Azerbajxhan, shpenzimet ushtarake në vitin 2019 kaluan 4% të PBB-së vjetore, ndërsa në Ukrainë ishin afër 3.5%, të cilat vazhdojnë ende të rriten.

4-) Gazi dhe nafta luajnë një rol të rëndësishëm

E vërtetë

Çmimet e naftës dhe gazit  kanë shënuar nivele rekord. Vendet prodhuese të naftës, përfshirë Rusinë, janë goditur rëndë gjatë viteve të fundit pasi çmimet kanë qenë relativisht të ulëta.

Historikisht, marrëdhënia midis rritjes së çmimeve dhe synimit të Moskës për të vepruar përtej kufijve të saj është e ngushtë. Kjo ndodhi në gusht 2008 në luftën me Gjeorgjinë dhe në shkurt 2014 me pushtimin e Krimesë.

Moska nuk është e vetmja që përfiton. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj kanë ende potencialin për të stabilizuar çmimet botërore të naftës nëse veprojnë së bashku. Por në 2016 dhe 2020, ata nuk mundën të binin dakord dhe çmimet e naftës shënuan rënie rekord.

Ndërsa tani po ndodh e kundërta.

5-) Ukraina është një regjim nazist

Mit

Kjo retorikë e ka origjinën në rolin e grupeve dhe individëve të ekstremit të djathtë me ideologji  naziste në batalionet dhe brigadat politike që luftuan gjatë luftës së Donbasit  dhe trazirave  që u zhvilluan gjatë demonstratave antiqeveritare në sheshin qendror të Kievit, Maidan.

Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera europiane, së djathtës ekstreme aktualisht i mungon e drejta parlamentare në Ukrainë.

Kjo retorikë e Kremlinit injoron faktin që disa zyrtarë të rangut të lartë dhe figurat më me ndikim në vend janë hebrenj, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky.

6-) Në Donbas nuk ka konflikt me Rusinë, por një luftë civile në Ukrainë

Mit

Sipas Moskës,  Donetsk dhe Luhansk, në Ukrainën lindore, po zhvillojnë një “luftë civile” për të fshehur rolin e tyre dhe për të negociuar drejtpërdrejt me Kievin mbi liderët separatistë, të cilët qeveria ukrainase i ka mohuar  sepse i konsideron ata marioneta.

Protagonistët e kryengritjes separatiste të vitit 2014 të sponsorizuar nga Kremlini në Ukrainën lindore kanë theksuar se Moska ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë viteve edhe pse në fshehtësi. Pas largimit të ish-presidentit pro-rus ukrainas Viktor Janukoviç dhe aneksimit të të Krimesë në mars 2014, u zhvilluan një sërë demonstratash në rajon.

Gjithashtu është raportuar se separatistët në Ukrainën Lindore pushtuan ndërtesat qeveritare pasi biseduan me Sergei Glazyev, në atë kohë këshilltar i Putinit./abcnews.al

The post Të vërtetat dhe mitet rreth krizës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Mos i besoni më! Këto janë 5 mitet e rreme të bukurisë
Të bërit make up është kthyer në një rutinë të përditshme të shumë femrave. Është një ritual që na bën të ndihemi mirë fizikisht, i jep tjetër shprehi fytyrës sonë, por edhe emocionalisht. Por në botën e të bukurës qarkullojnë mite të cilat shpeshherë në bëjnë të ngremë dyshime rreth asaj që po bëjmë. Zbuloni cilat janë mitet më false në botën e kozmetikës.

Buzëkuqi i kuq nuk u shkon të gjithave: Ky është një mit fals. Të gjitha femrat mund të përdorin buzëkuq, mjafton të zgjidhni nuancën e duhur.

Vetullat duhet të jenë dy tone më të errëta sesa flokët: Ky rregull vlen vetëm për ato femra që kanë flokë në ngjyrë mjalti ose krem karameli. Femrat brune duhet të shmangin vetullat shumë të errëta pasi i bëjnë të duken më të egra në fytyrë.

Buzët tuaja do të duken më të plota nëse i mbikonturoni disa herë me laps buzësh: Mbikonturimi me laps buzësh i bën buzët të duken shumë artificiale. Provoni të aplikoni fondatinë ose shkëlqyes buzësh në zonën që njihet si harku i Kupidit të buzës. Buzët tuaja do të duken më të plota dhe shumë sensuale.

Nuk keni përse t’i lani furçat e make up-it nëse i përdoni vetëm ju: Pavarësisht ‘’pronares’’ së ligjshme ose jo të furçave të make up-it , ju duhet t’i lani ato. Përdorimi i gjatë në kohë dhe kontakti me lëkurën bën që të akumulojnë shumë baktere. Ju mund t’i lani me ujë dhe sapun të lëngshëm që i përshtatet pH-t të lëkurës suaj. Një mënyrë shumë ekonomike është dhe larja tradicionale me ujë të vakët dhe të verdhe veze.

Produktet kozmetike nuk skadojnë kurrë: Kjo është mëse e gabuar. Edhe produktet kozmetike ‘’vdesin’’ një ditë. Prandaj mundohuni të ripërtërini herë pas here çantën tuaj të bukurisë dhe të hidhni produktet që mbani prej kohësh.

Këto janë disa nga kohëzgjatjet e përdorimit të një produkti kozmetik :

Pluhurat (tonet, tonet e vetullave) 2 vjet

Korrektori 12-18 muaj

Rimeli 3 muaj

Lapsi i vetullave 2 vjet

Toni i mollëzave 12-18 muaj

Buzëkuqi/lapsat e buzëve 1 vit

Fondatina 1 vit

Kremi poshtë fondatinës 18 muaj

The post Mos i besoni më! Këto janë 5 mitet e rreme të bukurisë appeared first on Albeu.com.