mistere Archives - Albeu.com

Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura
Historia e lashtë është e mbushur me mistere të pazgjidhura, disa prej të cilave, nga vend-varrimet tek qytetet e fundosura, kanë ndikuar shumë tek imagjinata e publikut për shekuj me radhë. Ja cilët janë 10 prej tyre:

1.Vijat Nazca

Afro 2000 vjet më parë, një qytetërim para-inkas gdhendi një sërë vizatimesh gjigante në rrafshnaltën e thatë të Perusë. Të njohur si Vijat Nazca, këto gjeoglife mbetën të panjohura derisa avionët filluan të fluturonin mbi zonë në vitet 1930. Deri më sot, janë zbuluar mbi 1000 modele. Shumica janë vija të drejta, që shtrihen deri në 48 km, ose forma gjeometrike, nga trapezoidët tek spirale.

Ndërkohë të tjerat paraqesin kafshë dhe bimë, përfshirë një merimangë, një koliber, një majmun, një balenë, një gjarpër me dy koka, një qen dhe një figurë humanoide me nofkën “Astronauti”. Në vitin 2022, u zbuluan 168 gjeoglife, por studiuesit nuk e kuptojnë ende qëllimin e tyre. Një hipotezë i lidh ato me ritualet e ujit, megjithëse ka shumë supozime.

2.Thonis-Heracleion

Një qytet port egjiptian në Detin Mesdhe, Thonis-Heracleion shërbeu si një qendër kryesore tregtare përpara themelimit të Aleksandrisë aty pranë rreth vitit 331 Para Erës Sonë. Heroi i mitologjisë Herakliu (Herkuli) dhe Helena e Trojës supozohet se kaluan disa kohë atje. Megjithatë, rreth shekullit II Para Krishtit, qendra e qytetit u shemb për shkak të lëngëzimit të tokës, ndoshta e shkaktuar nga tërmetet, cunami ose përmbytjet.

Në fund i gjithë Thonis-Heracleion u fundos nën ujë, ku mbeti i humbur derisa u ri-zbulua në fillim të viteve 2000 nga arkeologët detarë. Statuja të mëdha, sarkofagë kafshësh, rrënoja tempujsh, copat e qeramikës, bizhu, monedhat, madje edhe shporta me fruta 2400-vjeçare janë nxjerrë nga dallgët, duke hedhur kështu një dritë të re mbi këtë Atlantidë reale.

3.Rrafshnalta e Kavanozëve

Mijëra kavanoza prej guri të Epokës së Hekurit, disa afro 3 metra të lartë dhe që peshojnë disa ton, mbulojnë peizazhin malor të Laosit verior. Të gdhendura kryesisht nga gurë ranorë dhe të gjetur në grupe që variojnë nga vetëm 1 deri në 400, legjenda thotë se gjigantët i përdornin ato si gota vere.

Por shumë arkeologë besojnë se ato shërbyen si krematoriume për djegien e trupave të të vdekurve. Por ka ende shumë gjëra të panjohura për qëllimin e tyre, mbi mënyrën se si u zhvendosën deri atje dhe për qytetërimin që i prodhoi ato. Studimet e fundit kanë zbuluar se disa prej kavanozëve prej guri datojnë që në vitin 1240 Para Krishtit, pra shumë më të vjetra se skeletet njerëzore të varrosura aty pranë. Problemi është se shumë prej kavanozëve gjenden në fushat e municioneve të pashpërthyera, mbetjet Luftës së Vietnamit, ndaj nuk mund të studiohen në mënyrë të sigurt.

4.Gjiri Guanabara

Duke vepruar sipas një informacioni të marrë nga vendasit, eksploruesi i anijeve të mbytura, Robert Marx, pretendoi në vitin 1982 se kishte zbuluar një numër vazosh romake me dy doreza, të njohura si amfora, në Gjirin Guanabara të Brazilit. Sipas tij, amforat siguruan prova se romakët ishin evropianët e parë që zbarkuar në Brazil, ose 1 mijë vite më herët se portugezët.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje ta eksploronte plotësisht vendin, pasi qeveria braziliane e ndaloi për shkak të një plaçkitje të dyshuar të sitit. Marx akuzoi Marinën e Brazilit për hedhjen e sedimenteve mbi amfora në mënyrë që të pengohej rishkrimi i historisë. Deri më sot, një prani romake në brigjet e Brazilit mbetet ende e paprovuar.

5.Paracas Candelabra

Në veriperëndim të Vijave Nazca, të gdhendura në një kodër me pamje nga Gjiri Pisko në Peru, shtrihet Candelabra Paracas, një tjetër gjeoglif masiv me një shtrirje prej rreth 183 metrash nga lart poshtë. Ndonëse qeramika e gjetur në vend daton rreth vitit 200 Para Krishtit, askush nuk e di moshën e vetë figurës në formën e një shandani. Edhe arsyeja e saj e ekzistencës mbetet po aq e paqartë. Një teori thotë se ai shërbeu si një mjet orientimi për marinarët, ndërsa një tjetër pretendon se përshkruante treshen e Zotit krijues.

6.Sacsayhuamán

Diku tjetër në Peru, në periferi të Cuzco, ndodhen mbetjet e kështjellës Sacsayhuamán, e cila u ndërtua me kujdes nga inkasit në vitet 1400. Ashtu si në Machu Pichu, punëtorët inkas lëvizën gurë të mëdhenj – disa prej të cilëve peshonin 125 tonë ose më shumë – përpara se muratorët t’i prisnin në copa më të vogla, duke përdorur vetëm vegla bronzi dhe guri dhe t’i vendosnin mbi njëri-tjetrin pa llaç. Ndonëse kolonizatorët spanjollë çmontuan pjesën më të madhe të kështjellës për t’i përdorur si materiale ndërtimi, Sacsayhuamán ka mbetur strukturalisht e fortë për t’i bërë ballë tërmeteve të mëdha dhe shkatërrimeve të tjera të kohës.

7.Varri i Kleopatrës

Si një sundimtare e lashtë, për Kleopatrën VII, ose të ashtuquajturën mbretëresha e fundit e Egjiptit, dihet shumë. Ajo u bashkua me Jul Çezarin dhe Mark Antonin dhe më vonë kreu vetëvrasje në vitin 30 Para Erës Sonë pas humbjes së Antonit dhe të saj në Betejën e Aktiumit përballë Oktavianit.

Por vendndodhja e Antonit dhe varrit të saj – supozohet se çifti u varros së bashku – mbetet një mister. Disa studiues besojnë se ai ndodhej në Aleksandri, kryeqyteti i saj dhe qendra dikur kulturore e botës mesdhetare, dhe humbi kur një cunami përmbyti qytetin në vitin 365 Pas Krishtit. Të tjerë dyshojnë se ndodhet diku tjetër në deltën e Nilit, ndoshta në një tempull kushtuar Isis dhe Osiris, perënditë me të cilat u lidhën përkatësisht Kleopatra dhe Antoni.

8.Dorëshkrimi i Voynich

Në vitin 1912, tregtari i librave të rrallë, Wilfrid Voynich, shtiu në dorë një dorëshkrim mesjetar që ai pretendonte se ishte vendosur në “një kështjellë të lashtë në Evropën Jugore”. E shkruar në një gjuhë ose kod të zhdukur, askush nuk mund ta njihte origjinën. Ai ishte mbushur me ilustrime të çuditshme të bimëve fiktive dhe grave të zhveshura.

Kriptografi britanik Alan Turing dhe FBI-ja amerikane u përpoqën ta zgjidhnin misterin por dështuan. Disa dyshojnë se ky dorëshkrim është një mashtrim i sofistikuar. Dorëshkrimi i Voynich ndodhet sot në Universitetin e Yale, i disponueshëm për publikun dhe cilindo që është i interesuar të përpiqet ta zgjidhë një herë e përgjithmonë këtë enigmë.

9.Monumenti Yonaguni

Në brigjet e ishullit Yonaguni të Japonisë shtrihet një strukturë shkëmbore nënujore, të paktën 50 metra e gjatë dhe 20 metra gjerë, që i ngjan një piramide të ndërtuar nga njeriu. I zbuluar në vitet 1980 dhe i njohur tani si Monumenti Yonaguni, disa studiues besojnë se ato janë rrënojat e një qytetërimi të lashtë. Megjithatë, shumë studiues të tjerë pretendojnë se “Atlantida e Japonisë” nuk është gjë tjetër veçse një fenomen natyror i formuar nga ngritja tektonike dhe rrymat e oqeanit.

10.Stonehenge

Stonehenge, një nga monumentet prehistorike më të famshme në botë, filloi rreth 5000 vjet më parë, përpara se Anglia të hynte në Epokën e Bronzit. I studiuar mirë për shekuj me radhë, shumica e studiuesve e pranojnë se funksiononte si një vend varrimi, dhe tani dihet se nga erdhën gurët e mëdhenj. Megjithatë, sekretet e tjera të Stonehenge mbeten mister, përfshirë rëndësinë e tij të mundshme fetare, ceremoniale, astronomike dhe terapeutike.

The post Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura appeared first on Albeu.com.

Çfarë ishte Rruga e Mëndafshit dhe çfarë ndodhi me të?
Nga Sam Walters

Dinastia kineze Han e mirëpriti tregtinë me Perëndimin që rreth 2000 vjet më parë. Por oborrtarët e saj nuk mund ta imagjinonin se ishin duke krijuar themelet e njërit prej sistemeve më të vjetra, më të mëdha dhe më jetëgjata të tregtisë në botë. Gjatë gjithë ekzistencës së tij 1600-vjeçare, sistemi i lashtë i Rrugës së Mëndafshit i rezistoi ngritjes dhe rënies së kulturave dhe qytetërimeve të panumërta, duke dalë edhe më e fortë nga cilado përvojë e tillë. Po cilat ishin ngjarjet që e përcaktuan historinë e Rrugës së Mëndafshit dhe pse mori fund ky sistem?

Një koleksion i ngatërruar rrugësh që ndryshonin vazhdimisht, kjo rrugë i zhvendosi mallrat nëpër Azi dhe Evropë nga viti 130 Para Krishtit deri në vitin 1450 Pas Krishtit. E quajtur zakonisht Rruga e Mëndafshit, ky sistem tokësor dhe ujor shtrihej në një gjatësi prej 9600 km dhe lidhte shumë territore, nga Kina, India dhe Irani deri në Itali.

Duke kaluar nëpër terrenet më të vështira si malet, shkretëtirat, stepat dhe detet, sistemi nisej nga kryeqyteti i lashtë i Kinës Xian në Azinë Qendrore dhe Perëndimore dhe mbaronte në Mesdhe. Rruga e Mëndafshit transportonte të gjitha llojet e artikujve si kripën, erëzat, gurët e çmuar, metalet e çmuara, letrën dhe porcelanin.

Por në fillim ai u bazua në eksportin e pëlhurës së mëndafshtë që prodhohej ekskluzivisht në Kinë. Në atë kohë, oborrtarët e mbretërisë së Kinës e kuptuan se mëndafshi vlente shumë në shoqërinë e tyre ndaj ata i cilësuan si një sekret shtetëror metodat e prodhimit të tij.

Por ata nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm mbi vlerën e pëlhurës së mëndafshit në Perëndim, pasi tregtia e vetme e jashtme e tekstilit ishte pjesë e diplomacisë së tyre. Për shembull kur fiset e popullit Xiongnu plaçkitën kufijtë e Kinës rreth vitit 200 Para Krishtit, dinastia Han u siguroi fiseve sasi të mëdha mëndafsh si pjesë e lutjes për paqe.

Dhe kur fiset e popullit Xiongnu ishin ende duke plaçkitur kufijtë e Kinës rreth vitit 130 Para Krishtit, dinastia Han u dha rivalëve të fiseve mëndafsh në këmbim të një lloji të veçantë kali më të shpejtë dhe më të fortë, i cili ishte i rëndësishëm në humbjen e popullit Xiongnu disa dekada më vonë.

Këto ndërveprime, përveç një sërë misionesh të dërguara në kërkim të aleatëve të huaj, zbuluan për herë të parë dëshirën e madhe për mëndafsh të popujve në Perëndim. Dhe sapo u zbulua kjo gjë, oborrit mbretëror i Kinës krijoi një grup të madh tregtarësh të pëlhurave dhe i dërgoi ata drejt perëndimit në një përpjekje për të nxitur marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe për të zyrtarizuar rrugët e ardhshme tregtare.

Ishin pikërisht këta tregtarë që filluan krijimin e Rrugës së Mëndafshit, edhe pse nuk ishin të vetmit udhëtarë që u bënë pjesë e atij sistemi. Tregtarët nga e gjithë Azia Qendrore dhe Perëndimore nxituan drejt kësaj rruge, duke ia transferuar mallrat e tyre tregtarëve kinezë përpara se këta t’ua shisnin të tjerëve.

Udhëtimi i tyre ishte i vështirë. Tregtarët përballeshin me kërcënimet e terrenit të ashpër, kushteve atmosferike ekstreme apo grupet e hajdutëve që silleshin rreth Rrugës së Mëndafshit. Por për shkak se mallrat e tyre ishin shumë të kërkuara, tregtia vazhdoi për shekuj, duke i mbijetuar disa prej ngjarjeve më të zymta të asaj kohe.

Historianët flasin zakonisht për 3 faza të tregtisë në këtë rrugë, ku që të gjitha dallojnë nga përzierja e tyre e dallueshme e tregtarëve, mallrave dhe sfidave politike. Faza e parë e kësaj tregtie u zhvillua rreth vitit 200 Para Krishtit deri në vitin 220 Pas Krishtit dhe u përqendrua në lëvizjen e mëndafshit nga Kina në Romë, ku njerëzit ishin të ndarë në lidhje me këtë tekstil.

Disa romakë mendonin se veshja me mëndafsh ishte një simbolike e përshtatshme e vlerës, pasurisë dhe autoritetit të tyre, ndërsa të tjerë e shihnin mëndafshin si një kënaqësi të pahijshme dhe u përpoqën të ndalonin importimin e tij. Pavarësisht këtij debati, importet romake të mëndafshit u rritën gjatë gjithë kësaj faze, të mundësuara nga paqja dhe prosperiteti që siguruan perandorët e hershëm të Romës. Faza e dytë nisi në 220 Pas Krishtit, kur Kina u zhyt në një periudhë trazirash politike, gjë që solli një tërheqje të saj të përkohshme nga tregtia e Rrugës së Mëndafshit. Për shkak të trazirave, sekretet e prodhimit të mëndafshit u nxorën jashtë shtetit, duke i dhënë fund monopolit kinez mbi materialin.

Pasi dinastia Tang e Kinës riktheu normalitetin rreth vitit 600 Pas Krishtit, prodhuesit e mëndafshit po shfaqeshin tashmë në Bizant, që ndodhej në gadishullin e Anadollit, dhe që shërbeu si një pasardhës i shtetit në rënie të shpejtë të Romës. Për shkak se cilësia e mëndafshit kinez ishte ende superiore, një fazë e re e tregtisë së mëndafshit u ngrit nga rreth 620-910 pas Krishtit, këtë herë nga Kina në Bizant dhe më gjerë.

Duke filluar nga Azia Qendrore dhe duke përparuar në Kinë, Indi, Iran dhe Anadoll, pushtimet e mongolëve nën Genghis dhe Kublai Khan e stabilizuan të gjithë kontinentin, duke lehtësuar komunikimin dhe tregtinë në të gjithë Euroazinë. Ndërsa qendrat e ndryshme tregtare të Azisë dhe Evropës ranë nën kontrollin e unifikuar të Mongolëve, filloi një lulëzim i tretë dhe i fundit i tregtisë së mëndafshit, që zgjati rreth vitit 1210 deri në vitin 1360 pas Krishtit.

Ndërsa mëndafshi ishte ende një nga produktet kryesore që udhëtonte në Rrugën e Mëndafshit, tekstili u dërgua në Perëndim së bashku me perlat, gurët e çmuar, erëzat, qeramikën, qilima etj. Përveç këtyre mallrave, hapja e mongolëve ndaj të huajve dhe ideve të huaja lehtësoi gjithashtu lëvizjen e njerëzve, filozofive dhe patogjenëve nëpër shtrirje të mëdha të Rrugës së Mëndafshit.

Pavarësisht se mbijetoi dhe ndonjëherë lulëzoi, tregtia e Rrugës së Mëndafshit filloi të binte rreth vitit 1360 pas Krishtit. Kjo për shkak të pasojave të murtajës bubonike gjatë Vdekjes së Zezë rreth 20 vjet më parë por edhe ndarjes së Perandorisë së madhe Mongole.

Goditja vendimtare ndodhi rreth vitit 1450 pas Krishtit, kur taksat e vendosura nga Perandoria Osmane në lulëzim e sipër, e penguan pothuajse të gjithë tregtinë e mbetur përgjatë rrugëve tradicionale të Rrugës së Mëndafshit. Kjo i detyroi tregtarët evropianë të kërkonin rrugë alternative drejt qendrave tregtare të Azisë.

Duke nisur një epokë të re të tregtisë dhe kontaktit ndërkulturor, në të cilin udhëtarët do të kërcejnë midis “Botës së Vjetër” dhe “Botës së Re” me pasoja dramatike dhe shkatërruese, kërkimi për rrugët detare vetëm sa e përshpejtoi zhvendosjen e vëmendjes nga Rruga e Mëndafshit.

The post Çfarë ishte Rruga e Mëndafshit dhe çfarë ndodhi me të? appeared first on Albeu.com.

Ra aksidentalisht apo e shtynë? Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali kthehet në mister pas autopsisë, marrin kthesë hetimet
Hetimet për vdekjen e një punëtori shqiptar në Itali 5 ditë më parë kanë marrë një kthesë tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Komunën Montecatini Val di Cecina, në Piza ku shqiptari humbi jetën si pasoje e rënies nga një shkallë në kantierin e ndërtimit ku po punonte.

Sipas medieve italiane, 38-vjeçari Bektash Mesje u gjet i vdekur brenda një ndërtese ku po punonte në Mocajo pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash.

Por trupi i tij është zhvendosur nga vendi i rënies dhe kjo ka ngjallur dyshimet e hetuesve.

Sipas gjetjeve të para të autopsisë, 38-vjeçari nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës.

Hipoteza e parë gjen konfirmim e mbështetur nga një sërë elementësh siç është edhe lëvizja e trupit.

Një person ka rënë nga një skelë 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. për çfarë arsye? Aksidentalisht? Simulim i një rënie në dukje aksidentale?

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte 38-vjeçari dhe një person tjetër, 45 vjeç, po me origjinë shqiptare.

Pse do ta kishin lëvizur trupin?

Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të vdekjes për arsye të tjera. Cilat arsye? Sheshi i ndërtimit jo sipas standardeve apo punëtor pa kontratë? Dhe dy të dyshuarit i ka zënë paniku aq sa kanë lëvizur trupin?

Hetimet po vijojnë nga ana e policisë italiane për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes./Abcnews.al

The post Ra aksidentalisht apo e shtynë? Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali kthehet në mister pas autopsisë, marrin kthesë hetimet appeared first on Albeu.com.

Misteret mbi avionin serb të rrëzuar në Greqi, Athina protestë diplomatike ndaj Beogradit
Foto ilustruese

Qeveria greke do të protestojë në rrugë diplomatike lidhur qëndrimin e Serbisë ndaj rrëzimit të avionit transportues në fundjavë në veri të Greqisë.

Gazeta “Kathimerini” duke iu referuar qarqeve diplomatike në Athinë shkruan të hënën (18.07), se ambasadori grek do të paraqitet në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, për t’u ankuar, që Beogradi nuk ka informuar në kohë për ngarkesën dhe destinacionin e avionit, që fluturonte drejt Bangladeshit.

Avioni i tipit Antonov An-12 të shtunën në mbrëmje (16.07) u nis nga aeroporti i Nishit dhe pak minuta më pas u rrëzua në afërsi të qytetit grek Kavala me 11,5 ton municion predhash.

Pas kësaj ka zgjatur me orë të tëra derisa pala serbe i komunikoi Athinës saktë informacionin mbi përmbajtjen dhe destinacionin, theksohet në kritikën e Greqisë. Për këtë arsye ka pasur paqartësi për orë të tëra në vendin e fatkeqësisë.

Pas rrëzimit të avionit ka pasur shpërthime me orë të tëra dhe janë përhapur avuj asfiksues. Dy zjarrfikësja u dërguan në spital me probleme në frymëmarrje.

Shumë shpejt forcat e shpëtimit u tërhoqën dhe banorëve të zonës përreth iu bë thirrje të mos dalin nga shtëpitë dhe të mbanin dritaret mbyllur, sepse nuk ishte e qartë se çfarë lëndësh ka pasur në ngarkesën e avionit.

Të dielën në mëngjes në vendngjarje mbërritën ekspertët ABC të ushtrisë, për të hulumtuar zonën e aksidentit për lëndë toksike, përpara se zona të lirohej sërish./DW

The post Misteret mbi avionin serb të rrëzuar në Greqi, Athina protestë diplomatike ndaj Beogradit appeared first on Albeu.com.

Thriller në Mykonos: Si i vodhën diamantet reperit rus, mik i Putinit
Thriller me diamante e reperit rus Timati dhe vjedhja misterioze e një thesari që arrin 1 milion, nga një vilë në vendin Super Paradise në Mykonos. Historia e nisur mesnatën e së martës së kaluar dhe e prezantuar nga “THEMA”, ka shkaktuar alarm në EL.AS., e cila po përpiqet me veprime të koordinuara të zbardhë misterin se çfarë ka ndodhur saktësisht në orën 1 të mëngjesit, kur papritur janë ndezur dritat në akomodim me 5 yje ku ka jetuar reperi dhe miku personal i Vladimir Putinit.

Nje ore Richard Mille 300.000 euro, nje gjerdan prej ari te bardhe me diamante, nje gjerdan prej ari te bardhe me diamante, nje zinxhir dore me diamante, një unazë me diamant, çanta Chanel dhe Louis Vuitton, syze dielli të shtrenjta dhe aksesorë të tjerë të kompanive të huaja u “zhduken”.

Zhdukja kinematografike e diamanteve u denoncua nga një 50-vjeçar rus nga kompania e reperit, i cili pretendonte se ora dhe diamantet nuk janë të siguruara, atij nuk i shkon gjëkundi në mendje për profilin e autorëve dhe kërkon që rasti të hetohet. “Zgarët” e Nëndrejtorit të Sigurisë së Mykonos e trajtojnë çështjen me seriozitet dhe vëmendje. Ata po kërkojnë të gjejnë detajin apo ndonjë gabim të bërë nga banda për të zgjidhur misterin. Pyetja kyçe është nëse “kërkuesit e arit” e dinin se në akomodimin luksoz të marrë me qira për mijëra euro në javë, me helikopterin dhe pishinën olimpike, jetonte reperi rus Timati, i njohur si Timur Ildarovich Yunusov opo ishte zgjedhja ishte e rastësishme. Zyrtarisht,

E kanë “verbëruar” vilën

Multimilioneri rus 33-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të njohur jo vetëm në Rusi, por edhe ndërkombtarisht, mbërriti në Mykonos më 17 qershor me shoqëruesin dhe shoqërinë e tij mbresëlënëse. Ata morën me qira një vilë mahnitëse në Super Paradise, në vend të disa mijëra eurove dhe kaluan netët në ishullin kozmopolit. Ajo që është interesante është ajo që ndodhi të martën e kaluar.

Shoqëria e Timatit u kthye në vilë 15 minuta pas orës 12, secili shkoi në dhomën e tij të gjumit, ku ndërruan rrobat, duke lënë në komodina orët e tyre dhe sendet e shtrenjta. Me të gjitha dyert dhe dritaret e hapura, ata u drejtuan drejt dhomës së ngrënies dhe dhomës së ndenjes që është rreth 30 metra larg, në qendër të vilës. Sapo u mblodh kompania, erdhën edhe dy persona të tjerë për t’i sjellë nargjilenë që kishin porositur. Por në atë moment ndodhi diçka shumë e çuditshme, e cila është misteri i parë.

Rezidenca u “verbua”, pasi iu ndërpre energjia dhe qiramarrësit rusë u zhytën në errësirë ​​për një kohë të gjatë. Ky ishte momenti kur vepruan gishtat e artë të Mykonos. Pa e kuptuar, ata gërmuan në dhomat e gjumit të vilës dhe u zhytën në thesar. Vetëm ora Richard Mille i kalon 300.000 euro, ndërsa zinxhirët e diamantit dhe monoliti i diamantit janë me vlerë të pallogaritshme që gjithsesi i kalon 300.000 euro. Në të njëjtën kohë, ata gjetën mundësinë për të rrëmbyer një çantë Chanel me vlerë 8000 euro, një tjetër Louis Vuitton dhe pesë palë syze dielli me vlerë mijëra euro. Rrëmbimi i madh është gjetur pak para orës 2, kur është vënë në dijeni përgjegjësi i vilës dhe më pas Policia e Mykonos.

Hetimet

Për punonjësit e policisë së Mykonos çështja vlerësohet tejet e rëndë. Mënyra se si vepronte banda tregon se ata ishin profesionistë me organizim, koordinim dhe metodë të shkëlqyer. Përllogaritjet e analistëve thonë se ata ndoshta janë shënjestruar duke ditur identitetin e qiramarrësve. Natyrisht, në fazën e parë nuk mund të përjashtohet mundësia që zgjedhja të jetë e rastësishme, pasi në një akomodim që jepet me qira 28 mijë euro në javë, banorët janë ndoshta shumë të pasur dhe sigurisht që fshehin në bagazhet e tyre bizhuteri, veshje dhe aksesorë që vlejnë. qindra mijëra euro.

Për NënDrejtorinë e Sigurisë së Mykonos nuk ka rëndësi se kush është viktima, pasi e vetmja gjë që i intereson është të hetojë sa më shpejt rastin e rrëmbimit të madh në Super Paradise. Kështu, pas dëshmive të marra nga rusët, ata “skanojnë” ishullin, kontrollojnë të dyshuarit, kërkojnë video dhe dëshmi për atë që ndodhi natën fatale. Një hetim metodik që gjithsesi pritet të marrë kohë, pasi përllogaritjet e Autoriteteve thonë se autorët pas rrënojave të mëdha që bënë, me siguri do të plaçkitin deri në zbutjen e zhurmës për të vazhduar në hapin tjetër.

Putini dhe modelet

Për ata që e dinë, Timati është një figurë enigmatike që doli nga realiteti muzikor “Fabrika e Yjeve”, gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2004 në Greqi, dhe në më pak se dy dekada kaloi në klubin e milionerëve. Një personalitet i gjithanshëm, me aftësinë për të ndarë mes industrisë së showbiz-it dhe botës së biznesit, Timati, kur nuk shkruan muzikë, është i përfshirë në prodhimin e rrobave për ushtrinë ruse, por edhe në zinxhirin e burgerëve me logon e Black Star, e cila është dhe titullin e albumit muzikor i cili u publikua në vitin 2006.

Ishte periudha kur këngëtari i ri i atëhershëm, i cili emocionoi publikun e tij me baladat e përlotur të pop-it, i frymëzuar nga romanca me shokun e tij të realitetit, Alexa, vendosi të djegë veten e tij të vjetër “romantike” në zjarr dhe të ndërtojë nëpër hi hardcore dhe rap, që ishte edhe pasaporta e tij për në skenën muzikore botërore. Një vend të rëndësishëm në rekordin e tij zë bashkëpunimi me Snoop Dog në këngën “Groove”, të cilën e këndon në tekst rus dhe anglisht, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Puff Daddy, Timbaland, Craig David. Dhe videoklipi i tij, “Mirëserdhe në St. Tropez”, kalon 194 milionë shikime.

Në vitin 2015, ai publikoi himnin për presidentin rus “Shoku im më i mirë është Vladimir Putin” dhe tre vjet më vonë ai u bë një protagonist negativ në YouTube me videoklipin e këngës “Moscow”, në të cilën ai lavdëroi kryebashkiakun e Rusisë Sergei Sobyanin dhe protestat në Moskë pas ndalimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e kandidatëve të opozitës, mblodhën 1.48 milionë mospëlqime. Përfundimisht krijuesi i saj u detyrua ta shkarkonte pas furtunës së reagimeve që shpërtheu.

E nëse showbizi dhe biznesi janë diçka në të cilën ai është dalluar, po aq interesante është edhe jeta personale e 33-vjeçarit, pasi në çdo dalje të tij publike kujdeset të mbledhë dritat, duke pasur në krah qenie mbresëlënëse. I divorcuar dhe baba i një vajze që pati me super bukuroshen Alena Siskova, reperi ekscentrik me tatuazhe dhe dobësi në diamante pati një lidhje të shkurtër me Anastasia Resetova, më pas hodhi në krahë modelen e gjatë nga Ukraina Sasha N për të përfunduar këtë. verë në ishullin e erërave për t’u shoqëruar nga një vajzë brune mbresëlënëse.

The post Thriller në Mykonos: Si i vodhën diamantet reperit rus, mik i Putinit appeared first on Albeu.com.

Këto mistere rreth ikonave të famshme do ju lënë gojëhapur (FOTO LAJM)
Ka shumë detaje që na janë fshehur derisa të filloni të shikoni më thellë, transmeton Indeksonline.

Bright Side ndau disa zbulime kurioze:

Mona Lisa dikur kishte vetullat

The Great Sphinx of Giza ka një bisht

Café Terrace at Night , nga Vincent van Gogh, ka një mesazh të fshehur

Statuja e Davidit ka një anomali në sy

Është një apartament sekret në majën e kullës “Eiffel”

The post Këto mistere rreth ikonave të famshme do ju lënë gojëhapur (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.