mishi Archives - Albeu.com

Salmonela ‘pushton’ Shqipërinë, AKU asgjëson tonelata mish e nënprodukte të kontaminuara me salmonelë
Mijëra kilogramë mish, qofte e kërnacka janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pasi kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë.

Rastet janë bërë me dije për ‘Inside Story’ në Top Channel ku thuhet se vetëm 5 muajt e parë të këtij viti, nga tregu janë tërhequr 3 praktika ngarkesash të kontaminuara me salmonelë.

Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike.

Në një tjetër rast u bllokuan 1.650 kg “qofte zgare”, si dhe 3.2 kg “mish i grirë”, për të cilat u urdhërua asgjësimi. Subjekti u gjobit me 100 mijë lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.

“Kemi bërë përmirësime, por kemi shumë probleme në mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve, që ky informacion të mbartet siç kërkohet nga ligji në të gjitha hallkat. Kjo tregon se në këtë zinxhir të prodhimit dhe magazinimit mund të ketë edhe hallka që bëhen burim kontaminimi”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Në një tjetër rast, bëhet me dije se është bllokuar e gjithë linja e prodhimit, konkretisht 39 kilogramë mish dhe 92 kilogramë kërnacka, të cilat u asgjësuan. Subjeki ku tregtoheshin u gjobit me 100 mijë lekë gjobë, ndërsa u urdhërua marrja e masave për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjithë linjës së prodhimit.

Një tjetër rast që bëhet publik është dhe bllokimi dhe asgjësimi i 200 kilogramë kërnacka dhe 50 kilogramë hamburgerëve.

The post Salmonela ‘pushton’ Shqipërinë, AKU asgjëson tonelata mish e nënprodukte të kontaminuara me salmonelë appeared first on Albeu.com.

Mishi i derrit nga Brazili, reagon AKU: Sasia me salmonelë u asgjesua
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike.

Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.

AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp.

Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë.

Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

The post Mishi i derrit nga Brazili, reagon AKU: Sasia me salmonelë u asgjesua appeared first on Albeu.com.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Reagon ministrja Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, duke folur ekskluzivisht për Euronews Albania, para një takimi të Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, u prononcua dhe në lidhje me filetot e bllokuara për shkak të përmbajtjes së salmonelës.

Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është e angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.

Denaj theksoi ka pasur reagim por se nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet.

Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, deklaroi Denaj.

The post Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Reagon ministrja Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin… appeared first on Albeu.com.

Gjermania drejt shtrenjtimit të mishit, çfarë pritet të vendos qeveria vendase
Aty ku mbarështohen kafshët në Gjermani do duhet të ketë kushte më të mira në të ardhmen. Por kush e financon këtë rritje të kostos për kushte më të mira? Ekspertët duan më shumë pjesëmarrje të konsumatorit në kostot për mirëqenien e kafshëve. Komisioni për të Ardhmen e Bujqësisë, (ZKL)i thirrur nga qeveria gjermane propozoi së fundmi rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e mishit me disa faza. Një rritje e tvsh-së për produkte të mishit nga 7% si tani është e thjeshtë në realizim, argumentoi ky komision i vendosur nga qeveria gjermane në një dokument që e ka analizuar televizioni ARD.

Nga ana tjetër komisioni rekomandon për të mos e rënduar kuletën e konsumatorëve një “reformë më të gjerë të tvsh-së” nga e cila “mund të reduktohet tatimet për produke të tjera. Për shembull uljen e tvsh-së për drithërat dhe frutat e perimet. “Në plan afatmesëm do duhen më shumë mjete për ristrukturimin e mbarështimit të kafshëve që përdoren për ushqim, për të përfshirë një numër në rritje të fermave pjesëmarrëse“, thuhet në dokument. Aty kërkohet që të kompensohen familjet me të ardhura më të ulta, “sepse ato me shpenzimet relativisht të larta për artikujt ushqimorë janë të prekura në mënyrë joproporcionale” sipas komisionit.

Ulet konsumi i mishit në Gjermani

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir e ka përshëndetur këtë propozim. ZKL rekomandon rritjen me disa faza të tvsh-së për mishin e produktet e tij e nga ana tjetër të ulet në zero ajo për perimet dhe frutat. Politikani i Të Gjelbërve është shprehur, se kjo “do të kishte një efekt orientimi drejt shëndetit më të mirë dhe mbështet kështu fermerët”. Por Shoqata e Fermerëve Gjermanë, DBV e ka hedhur poshtë propozimin. “Rritjen e tvsh-së mbi atë aktualen apo edhe një cent për mirëqenien e kafshëve ne e refuzojmë”, deklaroi presidenti i saj, Joachim Rukwind. “Fondet për ristrukturimin e mbarështimit të kafshëve duhet të vijnë nga federata.” Por duket se ka shumë pak gjasa që qeveria gjermane të reagojë ndaj një kërkese të tillë, për shkak të situatës së vështirësuar buxhetore në Gjermani.

Ndërkohë vazhdon trendi i reduktimit të konsumit të mishit në Gjermani. Sipas një statistike, vitin e kaluar çdo gjerman ka konsumuar mesatarisht 51,6 kg mish, një rënie dukshëm më e ndjeshme kjo dhe sasia më e ulët që nga fillimi i matjeve në këtë fushë. Ministri gjerman i Bujqësisë e shikon këtë si shenjë pozitive dhe një konsolidim i trendit prej vitesh. “Shumë vetë sot hanë më pak mish, por në mënyrë më ekologjike”. Gjermanët kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, efektin që ka konsumi i mishit për mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve, sipas Özdemir. Më së shumit është ulur konsumi i mishit të gjedhit me 5%, në 8,9 kg për person, ndërsa konsumi i mishit të pulës e gjelit ka shënuar rritje.

Bundestagu ndërkohë debatoi për herë të parë të premten (11.04.) strategjinë e ushqimit të qeverisë gjermane të publikuar që në janar. Sipas strategjisë së re të qeverisë gjermane, të rinjtë dhë fëmijët në Gjermani duhet të ushqehen më shëndetshëm. Sidomos në kopshte shkolla ushqimi në të ardhmen do të përmbajë më pak mish dhe produkte sheqeri e më shumë perime e fruta. Më tej do të vazhdojë ndalimi i reklamave për produkte jo të shëndetshme me shumë sheqer, dhjamë apo kripë dhe do kërkohet futja e mëtejshme e vlerës nutricioniste të ushqimit në nivel të BE. Ministri i Bujqësisë, Cem Özdemir e mbrojti këtë strategji, por opozita  e CDU, por edhe partneri i vogël liberal në qeveri u shprehën me kritika për paternalizëm ndaj qytetarëve./ D.M

The post Gjermania drejt shtrenjtimit të mishit, çfarë pritet të vendos qeveria vendase appeared first on Albeu.com.

Çudira shqiptare, i ngul thikën shefit të kuzhinës se nuk i pëlqeu mishi
Sherret për motive të dobëta janë një ndër rastet më të shpeshta që përfliten në media.

I tillë është rasti i një 52-vjeçari shqiptar në Selanik të Greqisë, i cili plagosi me thikë shefin e kuzhinës, pasi nuk i pëlqeu mishi që i kishin servirur në restorant.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars në një restorant në Selanik, kur 52-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm.

Sipas autorit, mishi që i servirën në restorant ishte i gatuar një ditë më parë.

Pas ngjarjes emigranti shqiptar u arrestua, ndërsa sot ai është paraqitur para Gjykatës në Selanik për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj 52-vjeçarit rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”..

The post Çudira shqiptare, i ngul thikën shefit të kuzhinës se nuk i pëlqeu mishi appeared first on Albeu.com.

Nga sytë te aroma juaj, 3 shenjat që trupi jep kur organizmi juaj nuk po e tret mishin ashtu siç duhet
Mishi i kuq është një ndër ushqimet më të konsumuara në tryezat e shqiptarëve, madje shumica e prindërve tanë e konsiderojnë si përfaqësuesin më të rëndësishëm të një vakti. Shumë njerëz arrijnë deri në atë pikë dhe e konsumojnë pothuaj çdo ditëve të javës, pavarësisht efekteve të tij. Por a keni menduar se çfarë mund t’i ndodhë organizmit nëse ai nuk tretet ashtu siç duhet. Living ju zbulon 3 shenjat që nuk duhet të injoroni kurrë:

1.Rrathë të zinj poshtë syve: Rrathët e zinj poshtë syve krijohen si pasojë e pagjumësisë, lodhjes, regjimit ushqimor të varfër në vlera ushqyese dhe vitamina, por studimet e ndryshme kanë treguar se abuzimi me mishin e kuq dhe mostretja e tij në kohë çojnë gjithashtu në shfaqjen e tyre.

2.Erë e pakëndshme e gojës dhe trupit: Era e pakëndshme e gojës, e cila në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis, jo gjithmonë lidhet me higjienën e keqe të saj, por edhe me ushqimet që konsumoni çdo ditë. Pas tretje, ushqimi zhvendoset në sistemin e qarkullimit të gjakut, përmes të cilit shkon tek mushkëritë. Tretja jo e duhur e mishit është një ndër shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje.

3.Lodhje dhe ndjesi të vjellash: Nëse pas një drake të bollshme me mish ndjeheni të lodhur, keni ndjesi të vjellash dhe vështirësi për të ecur qoftë 10 hapa, mos injoroni këto shenja apo t’i konsideroni si normale. Të gjitha këto indikacione tregojnë që organizmi juaj nuk po tret ashtu siç duhet mishin, ai thjesht ka ngecur në paretet e sistemit tretës. Kurse ndjesia e vjelljes mund të krijohet si pasojë e ndonjë formacioni bakterial të mishit që nuk absorobohet ashtu si duhet dhe sulmon sistemin imunitar.

The post Nga sytë te aroma juaj, 3 shenjat që trupi jep kur organizmi juaj nuk po e tret mishin ashtu siç duhet appeared first on Albeu.com.

Nga sytë te aroma juaj, 3 shenjat që trupi jep kur organizmi juaj nuk po e tret mishin ashtu siç duhet
Mishi i kuq është një ndër ushqimet më të konsumuara në tryezat e shqiptarëve, madje shumica e prindërve tanë e konsiderojnë si përfaqësuesin më të rëndësishëm të një vakti. Shumë njerëz arrijnë deri në atë pikë dhe e konsumojnë pothuaj çdo ditëve të javës, pavarësisht efekteve të tij. Por a keni menduar se çfarë mund t’i ndodhë organizmit nëse ai nuk tretet ashtu siç duhet. Living ju zbulon 3 shenjat që nuk duhet të injoroni kurrë:

1.Rrathë të zinj poshtë syve: Rrathët e zinj poshtë syve krijohen si pasojë e pagjumësisë, lodhjes, regjimit ushqimor të varfër në vlera ushqyese dhe vitamina, por studimet e ndryshme kanë treguar se abuzimi me mishin e kuq dhe mostretja e tij në kohë çojnë gjithashtu në shfaqjen e tyre.

2.Erë e pakëndshme e gojës dhe trupit: Era e pakëndshme e gojës, e cila në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis, jo gjithmonë lidhet me higjienën e keqe të saj, por edhe me ushqimet që konsumoni çdo ditë. Pas tretje, ushqimi zhvendoset në sistemin e qarkullimit të gjakut, përmes të cilit shkon tek mushkëritë. Tretja jo e duhur e mishit është një ndër shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje.

3.Lodhje dhe ndjesi të vjellash: Nëse pas një drake të bollshme me mish ndjeheni të lodhur, keni ndjesi të vjellash dhe vështirësi për të ecur qoftë 10 hapa, mos injoroni këto shenja apo t’i konsideroni si normale. Të gjitha këto indikacione tregojnë që organizmi juaj nuk po tret ashtu siç duhet mishin, ai thjesht ka ngecur në paretet e sistemit tretës. Kurse ndjesia e vjelljes mund të krijohet si pasojë e ndonjë formacioni bakterial të mishit që nuk absorobohet ashtu si duhet dhe sulmon sistemin imunitar.

The post Nga sytë te aroma juaj, 3 shenjat që trupi jep kur organizmi juaj nuk po e tret mishin ashtu siç duhet appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga mishi?
Gjithnjë e më shumë njerëz në botë po vendosin të heqin ose reduktojnë mishin nga dieta e tyre. Kjo zhvendosje drejt vegjetarianizmit dhe veganizmit është rritur vitet e fundit për arsye mjedisore, etike dhe shëndetësore.

Çfarë është Veganuary?

Veganuary është një sfidë ushqimore e nisur nga një organizatë jofitimprurëse dhe synon të motivojë njerëzit të provojnë stilin e jetës vegan për muajin janar. Vitin e kaluar më shumë se 620,000 njerëz në mbarë botën morën pjesë në sfidë.

Adoptimi i një stili jetese vegan përfshin një dietë me bazë bimore së bashku me shmangien e produkteve që janë testuar në kafshë, veshje, këpucë dhe aksesorë duke përdorur lëkurën e kafshëve dhe pjesëmarrjen në ngjarje dhe shfaqje që shfrytëzojnë kafshët (p.sh. cirku). Megjithatë, më poshtë do të fokusohemi në atë që ka të bëjë me ushqimin. Le të shohim se cilat janë përfitimet e vegjetarianizmit në organizmin tonë dhe çfarë mund të ndodhë nëse “e heqim” mishin nga dieta jonë!

Rrezik i reduktuar për sëmundje kardiovaskulare

Rritja e konsumit të mishit është lidhur për shumë vite me shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet më të fundit kanë treguar se adoptimi i një diete me bazë bimore lidhet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve koronare të zemrës dhe infarktit të miokardit. Përveç kësaj, konsumi i mishit shoqërohet me një rrezik të shtuar për goditje në tru, ndërsa konsumi i frutave dhe perimeve shoqërohet me një rrezik më të ulët.

Rreziku i reduktuar i kancerit

Shkalla e incidencës së llojeve të ndryshme të kancerit po rritet me kalimin e viteve, gjë që e bën parandalimin e tij jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në lidhje me dietën, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kategorizuar mishin e përpunuar si kancerogjen. Në veçanti, ka të dhëna që lidhin konsumin e mishit të ftohtë me shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit, si stomaku dhe zorra e trashë. Në të kundërt, adoptimi i një diete me bazë bimore lidhet me një rrezik më të ulët të kancerit.

Rreziku i reduktuar i diabetit mellitus

Kontroll më i mirë i sheqerit në gjak, nivele të reduktuara të kolesterolit, një perimetër më i vogël i belit dhe nivele të reduktuara të inflamacionit vërehen te njerëzit që miratojnë një dietë të ekuilibruar me bazë bimore. Kombinimi i marrjes së ulët të kolesterolit (për shkak të mungesës së mishit) dhe marrjes së lartë të fibrave nga frutat dhe perimet ndihmon në uljen e peshës trupore dhe zvogëlimin e rrezikut të diabetit.

Funksionim më të mirë të zorrëve

Kalimi në një model të të ushqyerit vegjetarian ka përfitime të mëdha në funksionin e zorrëve. Fijet bimore që marrin nga ushqimet bimore, si frutat, perimet, bishtajoret, arrat etj. ato janë ushqim për bakteret “të mira” që jetojnë në zorrën tonë të trashë duke forcuar kështu funksionet e zorrëve. Në të kundërt, rritja e konsumit të mishit mund të çojë në rritjen e niveleve të inflamacionit në zorrët tona. Zorrë është “truri i dytë” në trupin tonë, ai ndërvepron me organe dhe sisteme të ndryshme të trupit duke ndikuar në shfaqjen e shumë sëmundjeve kronike. Kjo është arsyeja pse ruajtja e shëndetit të zorrëve është e lidhur drejtpërdrejt me shëndetin tonë të përgjithshëm.

The post Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga mishi? appeared first on Albeu.com.

Ngërçi i konsumit, të gjitha importet e ushqimeve me rënie në 3-mujor përveç mishit dhe bulmetit
Megjithë rritjen e numrit të turistëve në këtë fillim vit importet e grupeve kryesore të ushqimeve ishin më rënie në tremujorin e parë përveç bulmetit dhe mishit, duke treguar ulje të konsumit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar-mars të këtij viti, nga 18 grupet kryesore të produkteve ushqimore, 13 prej tyre ishin me rënie në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2022.

Në shumicën e grupeve rënia ishte dyshifrore duke treguar një tendence të qëndrueshme që nisi që vitin e kaluar.

Aktorët e tregut pohuan se importet po bien për dy arsye kryesore: E para rënia e konsumit si rrjedhojë e çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë; E dyta tkurrja e popullsisë nga niveli i lartë i emigracionit.

Rënien më të madhe të importeve e kanë shënuar sheqernat dhe ëmbëlsirat, pasi në këtë grup sasitë e importuara ishin 43.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Grupi i dytë më rënien me të madhe ishin drithërat me 42 %, vaji me 41%, produktet e industrisë së blojës me 40.6 %.

Rënia e importeve të sheqernave dhe drithërave i faturohet kryesisht emigracionit të lartë të rinjve gjatë vitit të fundit. Me 2022 kanë kërkuar azil në BE dhe në Britaninë e Madhe rreth 30 mijë persona, shumica mbi 80 për qind të rinj në moshë.

Adi Haxhiymeri, drejtues i Shoqatës Përpunuese të Miellit thotë se tkurrja e popullsisë se re në moshë jep efekte te menjëhershme tek importet e drithërave, pasi sipas tij kjo grup-moshë janë konsumatorët më të mëdhenj të brumërave. Tregtarët në tregjet e pakicës pohojnë gjithashtu se importi i ëmbëlsirave ka rënë nga tkurrja e popullatës së re në moshë.

Rënie të madhe shënoi edhe importi i vajit me 40%, bimët industriale me 21%, frutat dhe arrat e ngrënshme me 20%, peshku me 17.6%, zarzavatet me 17 për qind etj.

Në anën tjetër nga gupet e ushqimeve rritje kanë pësuar vetëm importet që lidhen me produktet nga kafshët, të tilla si bulmeti dhe mishi. Rritja e importeve në këto produkte po vjen si rrjedhojë e krizës që po kalon blegtoria e vendase ku numri i kafshëve po tkurret me shpejtësi në fermat e vogla si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale. Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritmet shumë të larta vitin e fundit.

Në tremujorin e parë importet e kafshëve të gjalla u rriten me 22.8%, importet e mishit me 12I dhe importet e bulmetit me 12 për qind.

Disa produkte bulmeti nga importi kanë nisur të bëhen konkurruese me prodhimet vendase jo vetëm në cilësi, por edhe në çmime./monitor

The post Ngërçi i konsumit, të gjitha importet e ushqimeve me rënie në 3-mujor përveç mishit dhe bulmetit appeared first on Albeu.com.

Ja për sa kohë mund ta ruani mishin e pulës në frigorifer
Ndoshta keni planifikuar të përgatisni një vakt pule, por nuk keni pasur kohë. Frigoriferi është aty për të ruajtur ushqimin derisa të jetë gati, por nëse po pyesni se cilat ushqime, veçanërisht mishi i pulës, mund të ruhen në frigorifer para se të prishen – ja ku është përgjigja.

Sipas hulumtimit të Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve, rreth një milion njerëz në Amerikë ndiejnë çdo vit efektet e konsumimit të pulës së prishur. Edhe kur është plotësisht i freskët, shpesh përmban baktere, si salmonela. Natyrisht, sa më gjatë të jetë mishi në frigorifer, aq më shumë baktere do të shumohen.

Sipas ekspertëve, nëse e mbani pulën në frigorifer siç duhet, keni rreth dy ditë kohë për ta ngrënë para se të duhet ta hidhni. Sigurisht që ka edhe rrethana të tjera që mund të ndikojnë në freskinë e mishit, por ka edhe shenja që do të tregojnë se ai nuk është më i mirë për t’u ngrënë. Nëse po pyesni se si të dalloni një pulë të ngrënshme dhe një pule që nuk është, këtu janë disa këshilla.

Nëse pula kalon testin e nuhatjes, por struktura e saj ka ndryshuar, ky është një tjetër flamur i kuq. Kur mishi të jetë i freskët, do të jetë me shkëlqim dhe i lagësht në prekje, por nëse prishet, do të bëhet ngjitës dhe qumështor, në këtë rast pula duhet të hidhet menjëherë.

The post Ja për sa kohë mund ta ruani mishin e pulës në frigorifer appeared first on Albeu.com.