Mirosllav Lajçak Archives - Albeu.com

Escobar dhe Lajçak në Prishtinë, nis takimi me Kurtin
Në ndërtesën e Qeverisë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguari të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor.

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”.

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”.

Në mesin e kërkesave të përmendura për Qeverinë e Kosovës ka qenë që kryetarët e rinj shqiptarë të mos shkojnë në ndërtesat komunale, dhe që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës nga ato ndërtesa.

Më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se si pasojë e moskoordinimit të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, për veprimet në veri, Prishtina është përjashtuar nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të aleatëve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, Defender Europe 2023.

I pyetur se çfarë kërkon aktualisht SHBA-ja nga Kurti, Escobar ka thënë se kryeministrit të Kosovës i janë dhënë shumë porosi.

“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.

Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

The post Escobar dhe Lajçak në Prishtinë, nis takimi me Kurtin appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin më 14 dhjetor
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, më 14 dhjetor do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.

Që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura, që kanë kulmuar me vendosjen e barrikadave pasditen e 10 dhjetorit.

Serbët lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ish-polici, Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të KQZ-së në veri.

Ndaj tij u caktua një muaj paraburgim më 12 dhjetor.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që të largohen barrikadat dhe i ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX./REL

The post Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin më 14 dhjetor appeared first on Albeu.com.

Situata në Kosovë, Vuçiç bisedon me Lajçak
Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, tha se me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

Kështu shkroi ai më 5 dhjetor në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd.

“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçic.

Lajçak erdhi në Beograd pasi Beogradi zyrtar javën e kaluar kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të emëruar kreun e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashic, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje dhe ka thënë se Rashic nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiq, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës. Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.

Më 1 dhjetor, Vuçic, e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian

Për shkak të konflikteve të fundit me Qeverinë e Kosovës, pjesëmarrja e Presidentes së Serbisë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor është e pasigurt.

Samiti do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor./REL

The post Situata në Kosovë, Vuçiç bisedon me Lajçak appeared first on Albeu.com.

Lajçak takohet me Kurtin në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të shtunën në Prishtinë, të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ndonëse nuk dihet saktë se çfarë do të bisedohet në këtë takim, vizita e Lajçakut vjen disa ditë pas vizitës së të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar kishte thënë se ndër qëllimet e vizitës ishte edhe inkurajimi për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Vizita e Lajçakut vjen po ashtu në kohën kur në opinion po qarkullon një i ashtuquajtur propozim gjermano-francez në lidhje me lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi, sipas raportimeve në media, nuk përmend njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

Ndërkohë, të premten, në një takim me Ramush Haradinaj, liderin e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryeministri Kurti u tha se është diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale me Serbinë.

Analistë dhe ekspertë të politikave ndërkombëtare ditëve të fundit kanë vlerësuar se ka një ndryshim në qasjen ndaj dialogut dhe mund të ketë hapa drejt një marrëveshjeje finale.

Vizita e fundit e Mirosllav Lajçakut në Kosovë ishte më 13 tetor.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së. Këto dy shtete, megjithatë kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Beorgadi kërkon një zgjidhje kompromisi, por pa elaboruar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

The post Lajçak takohet me Kurtin në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Biseda të frytshme Lajҫak-Kurti në Prishtinë
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe këshilltarët e posaçëm të Gjermanisë dhe të Francës për këtë dialog zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Mirosllav Lajҫak tha pas takimit se kishin folur rreth dy orë për “dialogun dhe dinamikën e re dhe mënyrën se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm.”

Lajҫaku nuk dha detaje të tjera pas takimit me kryeministrin Kurti, duke sqaruar “mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje, sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç”.

Dialog parimor

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin kurti thuhet se ai u kishte thënë diplomatëve evropianö se “Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë” dhe ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”.

Dinamikë re

Në takim ishin të pranishëm edhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi,, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga presidenti i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, për të ndihmuar Lajҫakun për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Scholz dhe Macron në unison

Me 04.09 kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Dy udhëheqësit evropianë u dërguan letra me përmbajtje të ngjashme, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga të cilët kërkuan që të japin maksimumin e tyre dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Për kancelarin Scholz dhe presidentin Macron, “normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i një rëndësie thelbësore për Bashkimin Evropian”./DW

The post Biseda të frytshme Lajҫak-Kurti në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Lajçak në Mitrovicën e Veriut: Nuk mund të ketë më barrikada
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada, për të penguar Qeverinë e Kosovës në zbatimin e vendimeve të saj për targa dhe dokumente udhëtimi.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, takuan mëngjesin e së enjtes përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës.

“Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale… Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”, tha Lajçak pas takimit të zhvilluar në Mitrovicën e Veriut.

Ai nuk deshi të flasë për zgjidhje dhe propozime të mundshme, duke thënë se “misioni po vazhdon” dhe se paqja duhet të ruhet.

Lajçak, po ashtu, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Kosova që të shtyjë edhe një herë zbatimin e vendimit – për tre muaj të tjerë, siç u spekulua në disa media në Kosovë.

“Ka aq shumë spekulime rreth këtij procesi, nuk dua të futem në to”, tha ai.

Diplomati evropian nuk komentoi as deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nga 1 shtatori do të nisë zbatimi i vendimeve për targa dhe dokumente udhëtimi, por tha se “po punohet që të mos ketë barrikada”.

“Unë jam optimist, duhet të jem optimist. Ne duam që 1 shtatori të jetë një ditë normale dhe e zakonshme”, tha Lajçak.

Escobar tha shkurtimisht se “misioni vazhdon në Beograd” dhe se ai shpreson të bëjë një deklaratë në Beograd – sot më vonë ose nesër.

As Lista Serbe – subjekti më i madh serb në Kosovë, përfaqësues të të cilit morën pjesë në takim – nuk u prononcua për media.

Escobar dhe Lajçak nisën vizitën në Kosovë më 23 gusht. Ata takuan fillimisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës.

Qëllim i vizitës së tyre u tha të jetë evitimi i përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë atje u rebeluan më 31 korrik, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për riregjistrimin e makinave të tyre – nga targat që i lëshon Serbia me targa të Kosovës – si dhe për lëshimin e dokumenteve të Kosovës për të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë.

Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator.

Escobar tha të mërkurën – pas takimit me udhëheqësit institucionalë dhe të partive opozitare në Prishtinë – se pret që Kosova dhe Serbia të kenë një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së targave dhe të dokumenteve serbe.

Ai tha se është siguruar se askush nuk dëshiron përshkallëzim të situatës apo dhunë më 1 shtator. Lajçak e tha të njëjtën gjë.

Përfaqësuesit e serbëve nga katër komunat e veriut të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – miratuan të mërkurën një deklaratë, përmes së cilës, paralajmëruan braktisjen e mundshme të institucioneve të Kosovës, nëse nuk gjendet zgjidhje për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje.

Ata thanë se ia kanë lënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që “ta zgjidhë çështjen me kompromis”.

Gjithashtu të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një konferencë për media se targat KS – neutrale ndaj statusit të Kosovës – nuk mund të kthehen, ashtu siç kërkon Beogradi.

Ai përsëriti se automjetet me këto targa do të duhet të riregjistrohen në RKS – Republika e Kosovës.

Sa u përket dokumenteve për hyrje/dalje, Kurti tha se alternativa më e mirë do të ishte heqja e plotë e tyre, si për qytetarët e Kosovës kur hyjnë në Serbi, ashtu edhe për qytetarët serbë kur hyjnë në Kosovë.

Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë sot për në Beograd, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për targa dhe dokumente, Kurti dhe Vuçiq u takuan më 18 gusht në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por pa arritur ndonjë rezultat konkret./REL

The post Lajçak në Mitrovicën e Veriut: Nuk mund të ketë më barrikada appeared first on Albeu.com.

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialgut.

Ai shton se nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon që të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia.

“Unë nuk detyroj askënd sepse me të vërtetë besoj që ju dëshironi të normalizoni marrëdhëniet dhe roli im është që të ndihmoj në këtë proces”, tha Lajçak. Lajçak ka shtuar se kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht. Mirosllav Lajçak ndërkohë ka folur edhe për listën e detyrave të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që nuk janë realizuar ende. “Unë i kam dy lista, një për Qeverinë e Kosovës dhe një për atë të Serbisë, por partnerët e mi veç e dinë mirë këtë listë, dhe e azhurnoj rregullisht. Nuk dua ta prezantoj këtë listë publikisht, atë e ndaj vetëm me shtetet anëtare, dhe kur flasim me to, në rastin e Serbisë e kemi Kapitullin 35, ndërsa kemi mekanizma të tjerë për Kosovën”, tha ai.

Këto deklarata Lajçak i ka bërë në emisionin “Kallxo Përnime”, ku është pyetur se a mendon që do të jetë negociatori apo lehtësuesi i fundit që do t’u kërkohet t’i besojmë. “Mandati im specifik thotë normalizimi dhe marrëveshja ligjërisht obligative, dhe u jap fjalën që do të bëj gjithçka që është e mundur në kuadër të mandatit tim që të arrij deri te këto synime”, tha ai.

Lajçak është pyetur edhe për votimin për herë të katërt në jug të Serbisë, në Bujanovc. “Siç pres nga njerëzit e tjerë që të respektojnë mandatin dhe kompetencat e mia, njëjtë nuk dua të përzihem në mandatet apo përgjegjësitë e të tjerëve, prandaj po pres që të shoh qëndrimet e palëve të përfshira në këtë proces, si OSBE por edhe Delegacioni i BE-së në Serbi, pra po pres që së pari të shoh vlerësimet e tyre të situatës”, tha ai.

The post Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut appeared first on Albeu.com.

Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, do të vazhdojë të premten, 13 maj, në Bruksel.

Sikur edhe herët tjera, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, diskutimet do të vazhdojnë për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave.

Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.

Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.

Tani kjo çështje do të diskutohet në nivel të kryenegociatorëve.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

Përveç çështjes së targave, në takime pritet të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturave dhe atë të energjisë. Për të dyja këto çështje në BE thonë se janë “shumë afër zgjidhjes” por duhet bërë edhe “hapin final”.

BE dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përsëritur se presin nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog.

Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i përballur me mungesë të suksesit në këtë proces, po tenton që të arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti në mënyrë që të hapet rruga edhe për një takim në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të dy liderët nuk janë takuar – në kuadër të dialogut – prej verës së vitit të kaluar.

Ditë më parë Kurti dhe Vuçiq janë takuar në një darkë joformale në Berlin.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë më parë se nuk do t’i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, derisa të mos ketë sinjale të qarta se në takim të tillë do të arrihet përparim konkret.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./rel

The post Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.