Mirlinda Karçanaj Archives - Albeu.com

Hetimet për skandalin e AKSHI-t/ SPAK ushtron kontrolle edhe në një vilë në Qerret dhe dy banesa të tjera, dyshohet se janë pasuri të fshehura të Mirlinda Karçanajt
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka vijuar kontrollet Në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, ku të pandehurit akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, me pengmarrje dhe paracaktim të tenderave publikë.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se Prokuroria e Posaçme, ka zbuluar një vilë në Qerret të Kavajës dhe dy banesa të tjera që dyshohet se janë pasuri të fshehura të ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Kryeministri Edi Rama, ka mbrojtur publikisht më herët Karçanajn duke deklaruar se jeton në një banesë me qira, por SPAK thekson se në fakt ajo zotëron pasuri që janë përftuar nga aktiviteti kriminal.

Po ashtu, nga hetimet e SPAK është zbuluar një apartament që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish zëvendës drejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi, e akuzuar gjithashtu nga Prokuroria e Posaçme, dhe e cila u la pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme në detyrim paraqitje duke i ndryshuar arresti në shtëpi për shkak se është shtatzënë.

Kontrollet vijnë një ditë pas atyre të kryera në dy vila në Palasë të dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi më herët se vila e Beqirit, në të cilën u nënshtrua kontroll, është e regjistruar në pronësi të prindërve të Mirlinda Karçanajt, dhe prindërit e kësaj të fundit ia kishin dhënë me qira biznesmenit.

Gazetarja tha se krahas hetimit për AKSHI-n, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka nisur ndaj këtyre personave edhe hetimi pasuror. Ajo theksoi se kontrollet kanë vijuar për rreth 8 orë dhe se nga aty janë marrë pajisje dhe të dhëna me interes për hetimin.

Kujtojmë se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë.

Ish-drejtuesja Mirlinda Karçanaj është lënë në arrest shtëpie, ndërsa Hava Delivashit iu ndryshua kjo masë duke e lënë në “detyrim paraqitje”.

I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre këta persona, akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit të tenderave duke lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara.

The post Hetimet për skandalin e AKSHI-t/ SPAK ushtron kontrolle edhe në një vilë në Qerret dhe dy banesa të tjera, dyshohet se janë pasuri të fshehura të Mirlinda Karçanajt appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del pas dy orësh nga SPAK
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, për më shumë dëshmoi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në cilësinë e personit nën hetim.

Karçanaj, dyshohet si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se drejtohej nga dy biznesmenët e shumëkërkuar Ergys Agasi e Ermal Beqiri, emrat e të cilëve janë në listën e të shumëkërkuarve të drejtësisë.

Ish-shefja e AKSHIT, u thirr të rrëfehet pak kohë pasi SPAK përdori si provë në Apelin e Posaçëm për ta mbajtur atë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një dëshmi të ish-zëvendësit të saj Daniel Shima që e implikon Karçanaj në aferën e përcaktimit të tenderave të institucionit.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Të martën po kjo gjykatë hoqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ish-zëvendës drejtoreshën e AKSHIT, Hava Delibashi dhe caktoi masat “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

SPAK goditi një grup kriminal të drejtuar nga Agasi dhe Beqiri të cilët dyshohen se urdhëronin rrëmbimin e rivalëve në biznes dhe i detyronin të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT. Nën hetim janë dhe disa biznesmenë dhe zyrtarë policie.

The post Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del pas dy orësh nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Këtë të mërkurë, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Karçanaj shoqërohet nga avokati i saj.

Kujtojmë se Karçanaj ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’, pasi akuzohet për shkelej të barazisë në tendera dhe pastrim parash, si pjesë e grupit të strukturuar.

The post Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Po sikur Linda Karçanaj të jetë e pafajshme? Rama mbron ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Po i vënë në kurriz vila, por jeton në shtëpi me qira
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek dosja e AKSHI-t, ku i doli në mbrojtje ish drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se çfarë do të ndodhë nëse ajo shpallet e pafajshme.

Rama theksoi se nuk dëshiron të komentojë përmbajtjen e hetimit, por ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet publikisht institucioni dhe stafi i tij.

Kreu i qeverisë vuri theksin te parimi i prezumimit të pafajësisë, duke deklaruar se çdo person ka të drejtë të hetohet si i pafajshëm deri në provën e kundërt.

“Kam folur edhe për AKSHI-n dhe drejtoreshën që ndodhet në arrest shtëpie, nuk dua te them asgjë për përmbajtën e çështjes, por di të them një gjë që ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie si AKSHI, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhiniere dhe vajza e djem që me në krye drejtoren e atij institucioni kanë punuar pa orar, duke bërë punë.

Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe t`u jepet mundësia të hetohen të pafajshëm derisa të provohet ose jo fajësia e tyre.

Po sikur Linda Karcanaj të jetë krejt e pafajshëm dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar, si personazhi që ka krijuar për të nguti për ta arrestuar dhe për ta masakruar me bomba artizanale, tenxhere më tenxhere, duke i vënë në kurriz vila e makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira dhe që sic mora vesh as nuk e nget makinë dhe nuk e ka një të tillë”, tha Rama.

The post Po sikur Linda Karçanaj të jetë e pafajshme? Rama mbron ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Po i vënë në kurriz vila, por jeton në shtëpi me qira appeared first on Albeu.com.

Në “arrest shtëpie” pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj, ja kush e zëvendëson
Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI). Mësohet se në vend të saj, është emëror Igli Tafa, raporton News24.

Karçanaj, ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, masë e kërkuar nga SPAK.

Në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, që drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kujtojmë se Karçanaj është nën akuzë nga SPAK, për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.

Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.

The post Në “arrest shtëpie” pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj, ja kush e zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh
Kreu i qeverisë ashpërsoi tonet me drejtësinë në fund të vitit, por kalimi i tij nga retorika për konsum politik te aktet konkrete rrezikon sipas analistëve që ta përballë atë me sanksione ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama, e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndërsa iu rikthye krahasimit butaforik të SPAK me ‘Sigurimin’ famëkeq të komunizmit.

Por gjuha e Ramës, është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë.

“Që sot në Shqipërinë që unë jam kryeministër, të trajtohen njerëz sikur janë përballë Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai në mënyrë retorike në një nga komentet e shumta mbi punën e SPAK-ut. “…Po kjo nuk do të thotë fare që ’duhet të hedhim beben bashkë me ujin’…”,- shtoi më tej ai duke iu referuar drejtësisë.

Që prej miratimit të reformës në drejtësi një dekadë më parë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dominon agjendën politike të vendit dhe perspektivën e integrimit drejt Bashkimin Europian.

Zbatimi i kësaj reforme, konsiderohet gjithashtu një investim ndërkombëtar për fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me mbështetje të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë Rama e përdori reformën në drejtësi si një ‘trofe’ në përballjet elektorale, duke e portretizuar veten si ‘krijues’ dhe ‘mbrojtës’ të saj, ndërkohë që një numër ministrash dhe zyrtarësh të lartë të qeverisë së tij u përballën me akuza për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Me marrjen në mbrojtje të numrit 2 të qeverisë dhe drejtoreshës së AKSHI, Rama po bën sot atë që kishte premtuar publikisht se nuk do ta bënte asnjëherë.

Por përtej retorikës, testi i vërtetë i raportit të qeverisë me drejtësinë mbetet qëndrimi ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.

Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranë Universitetit të Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar beson se kryeministri bën retorikë për ‘konsum të brendshëm politik”, pa bërë sipas tij akte që çojnë në sulme konkrete ndaj drejtësisë së re.

“Nëse kryeministri i Shqipërisë fillon një sulm frontal apo qoftë edhe përpjekje për të ngushtuar hapësirën e veprimit të strukturave të posaçme, gjykoj se do të përballej me sanksione nga administrata amerikane”, tha Gjeta.

“Sepse pas një investimi të madh politik, financiar dhe në burime njerëzore, SHBA dhe BE nuk do të lejonin asnjë aktor politik të vrasë ‘beben e tyre’ në këtë fazë kur ka filluar të ecë shpejt dhe po jep rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shtoi ai, duke theksuar se kjo do të minonte besueshmërinë e tyre dhe politikën e stabilizimit dhe ankorimit përfundimtar të Shqipërisë në BE.

Sipas Ermal Hasimes, pedagog i Shkencave Politike, qeveria “Rama” e ka humbur “legjitimimin moral” për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit.

“Ajo (qeverisja) mbahet në këmbë elektoralisht nga klientelizmi, shfrytëzimi i administratës dhe aleanca me krimin e organizuar dhe media klienteliste”, tha Hasimja, duke shtuar se ndërkombëtarët e kanë toleruar Ramën si garanci stabiliteti.

Por gjërat sipas tij po ndryshojnë.

Sjellja e pritshme e SHBA-ve, sipas tij, lidhet me strategjinë e re kombëtare që kanë si objektiv madhor luftën kundër drogës dhe vënien në shënjestër të krimit të organizuar shqiptar, si një nga organizatorët kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare.

“Këta segmente të krimit kanë sot një bazë të sigurtë dhe mbrojtje politike në Shqipëri. Pikërisht kjo mbrojtje e vendos Rilindjen e Ramës në konflikt me politikën amerikane”, thekson ai.

Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, beson se në mënyrë të vijueshme e të qëllimshme, politika shqiptare nga të dy krahët ka punuar për të sabotuar punën e drejtësisë dhe kjo është e ditur për partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë dhe distancimin me qeverisjen.

“Strategjia kryesore ka qenë ajo që mund të quhet ‘vrasja e ngadaltë’ e SPAK-ut”, tha Stringa për BIRN.

Në këtë kontekst, sipas tij, sjellja e kryeministrit Rama në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit ka bërë që ai të humbë besimin dhe të jetë më i izoluar në raport me aktorët ndërkombëtarë të nivelit të lartë.

“Ai nuk trajtohet më si partner politik me të cilin ndërtohen procese afatgjata, sepse për partnerët është bërë e qartë se mbështetja formale ndaj reformës ka bashkëjetuar me sabotimin e saj në prapaskenë”, sugjeron Stringa.

Në të kundërt, sipas tij, qeveria ka reflektuar tolerancë ndaj krimit të organizuar, mungesë vullneti për hetimin e korrupsionit të lartë dhe tentativa të vazhdueshme për të ndikuar institucionet kyçe të drejtësisë.

Tabloja është pak a shumë e ngjashme dhe në sytë e Hasimes, i cili sugjeron se, “pas daljes në shesh të fakteve të pakundërshtueshme të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ndërkombëtarët e kanë të vështirë të legjitimojnë Ramën përpara opinionit publik të vendeve të tyre”.

Ndërkohë, ai vlerëson se kryeministri Rama gjendet sot mes ‘dy zjarresh’.

“Ai nuk heq dot dorë nga aleanca me botën e errët që i siguron vota dhe pushtet, por nuk ka as luksin të hyjë në konflikt me ndërkombëtarët”, tha Hasimja, duke shtuar se kryeministri Rama gjendet sot përpara dy zgjedhjesh; rrëshqitjes drejt izolimit dhe autoritarizmit të plotë ose heqjes dorë nga gjithçka, duke shpresuar për një “tërheqje sa më pak të dhimbshme”.

E vetmja pjesë e mozaikut që mungon për momentin, shton Hasimja, “është një opozitë e fortë dhe e besueshme në Shqipëri”./BIRN

The post Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh appeared first on Albeu.com.

A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u pyet nëse Ergys Agasi ka qenë apo jo pjesë e skuadrës së AKSHI-t, që ai e quajti një ‘skuadër të suksesshme’.

Ai nuk pranoi të japë shumë komente për të, por vlerësoi drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, që siç deklaroi e njeh prej 20 vitesh.

Rama tha se Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest ne shtëpi” ne një banesë me qira.

Sipas tij, Karçanaj “është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar”.

“Unë nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin lart e poshtë, do bëhen hetime, do bëhet gjykim dhe është një proces që do tregohet në fund.

Unë di që gjë që në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin tim të padiskuteshëm, Linda Karçanaj, e cila është në masë sigurie në një shtëpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë që dikur ishte e prindërve në një apartament të kohës së komunizmit. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim që është epokal për Shqipërinë. Këtë di ta them me plot gojën. Është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar.

Për pjesën tjetër që ju më pyesni unë po e përsëris, çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerrë rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin e hetimor nuk është mjaftueshme për të dalë mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. E kujdo qoftë. Janë çerek të vërteta sepse gjëja është shumë më e madhe. Kjo është e njohur ka ndodhur edhe në vendet e tjera”, tha Rama.

The post A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira appeared first on Albeu.com.

Skandalet me tenderat te AKSHI/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO me makinë policie (VIDEO)
Këtë të enjte, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në GJKKO me makinë policie.

Zyrtarja e lartë ka mbërritur më makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

E shoqëruar nga avokati i saj, ajo ka kyçur gojën para gazetarëve, ndërsa avokati tha se, “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.

Gazetarët e pyetën në lidhje me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçes, por Karçanaj nuk dha asnjë prononcim.

E shoqëruar me polici u paraqit edhe zv drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Edhe ajo nuk pranoi te flasë për media.

Kujtojmë qe te martën (16 dhjetor) SPAK dhe BKH, goditen një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.

Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme, akuzon gjithashtu Ergys Agasin, një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Agasi dhe Beqiraj, i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”,  thuhet në njoftimin e SPAK.

The post Skandalet me tenderat te AKSHI/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO me makinë policie (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zardhen akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiri/ Masa sigurie edhe për zyrtarë të tjerë
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin.

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raporton se për Mirlinda Karçanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.

Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

The post Zardhen akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiri/ Masa sigurie edhe për zyrtarë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro
Pas 3 orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga godina.

Karçanaj zgjodhi të mos prononcohej për gazetarët para SPAK-ut, teksa ajo u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese me vlera të larta, të lidhura me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro.

Një nga biznesmenët që po hetohet është Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili është marrë më herët në pyetje në SPAK në kuadër të kësaj çështjeje.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, mes tyre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, për të sqaruar rolin e tyre në procedurat e dyshuara.

AKSHI, institucion përgjegjës për shërbimet IT të administratës publike, prej kohësh është në qendër të akuzave për tendera të parregullt. Pak kohë më parë, ish-zyrtari Daniel Shima u zhduk për rreth 10 orë, menjëherë pasi kishte dhënë dëshmi në SPAK për tenderat e dyshuar, ngjarje që ngriti dyshime dhe alarmoi familjarët e tij.

Hetimet për skemën e dyshuar të korrupsionit vijojnë.

The post Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro appeared first on Albeu.com.