mirela milori Archives - Albeu.com

E pushuan nga puna, sanitarja e QSUT: Në spital kam larë dhe paketuar të vdekurit!
“Historia Ime” në “Tv Klan” trajtoi sot një rast që ka në thelb raportin punëdhënës-punëmarrës.

Një grua nga Mirdita, e cila prej 8 vjetësh jeton në Tiranë, në datën 8 Shkurt 2021 është marrë në punë si sanitare dhe ka firmosur një kontratë pune, ndërsa në datën 5 Maj është hequr nga puna pa asnjë paralajmërim me arsyen e mospërmbushjes së detyrave funksionale të punës.

Arsyeja pse ajo iu drejtua emisionit është zbardhja e së vërtetës së largimit nga puna.

Institucioni ku zonja ka punuar është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në të cilin ajo u pranua me anë të një aplikimi online.

Pas 2 javësh në punë, i kanë sjellë një vendim të brendshëm me të cilin ajo është lejuar të punojë si sanitare. Pas mbylljes së spitalit Covid 3, janë transferuar në Infektiv. Përveç punës si sanitare, ajo dhe koleget e saj janë urdhëruar të bëjnë punë të tjera, jashtë përshkrimit të punës së tyre, si larja e trupave të personave që kishin ndërruar jetë.

Sanitarja X: Ne kemi bërë punë që nuk na takonin, madje.

Mirela Milori: Si punë që nuk të takojnë?

Sanitarja X: Kemi marrë pjesë edhe te të vdekurit, si paketim.

Mirela Milori: Pra njerëzit që kanë ndërruar jetë, ju sanitaret i bënit gati për t’i përcjellë në morg ose të familjarët?

Sanitarja X: Po, po kudo.

Mirela Milori: Ishe vetëm ti apo të gjitha sanitaret?

Sanitarja X: Kishte edhe të tjera, por unë i kam pak problem.

Mirela Milori: Ishte e vështirë për ty? Iu the që unë nuk mundem dot ta bëj?

Sanitarja X: Po, por kishte nga ata që nuk donin tia dinin.

Zonja thotë se nuk ka marrë një komunikim nga një person fizik për pushimin nga puna, thjesht i kanë dërguar një letër në të cilën motivi i shkruar i pushimit nga puna ishte “arsye e mospërmbushjes së detyrave funksionale të punës”.

Ajo tregon se përgjithësisht ka patur një raport të mirë me kolegët dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, sidomos gjatë muajve në spitalin Covid 3, në të cilin punonin të veshur me masat mbrojtëse. Aktualisht zonja është krahu i vetëm i punës në familje, pasi bashkëshorti nuk punon dot për shkak të një aksidenti.

Pyetjes së zonjës i është përgjigjur juristja Ana Pertena.

“Nuk ka një masë përcaktuese që ta dimë se deri ku shkon mundësia e saj për të punuar dhe deri ku ndërpritet pasi nuk ka një përshkrim pune të mirëfilltë. Megjithatë, mendoj që është gjetur një handikap ligjor për ta hequr, mendoj që janë rekrutuar përkohësisht, ka ikur koha e pandemisë, pasi përkon me hapësirën kohore dhe i kanë larguar“.

Mirela Milori: Me këtë lloj motivacioni, a ka ndonjë hapësirë ligjore që zonja të apelojë?

Ana Pertena: Në një rast tjetër, kur zonja do të kishte më shumë kohë pune, po, mund t’i drejtohej gjykatës, pasi është edhe brenda afateve për të përfituar çfarë i takojnë. Por mendoj që nuk ka as vjetërsi në punë në këtë institucion, thjesht ndonjë dëm moral, por që nuk ia vlen./tvklan.al

The post E pushuan nga puna, sanitarja e QSUT: Në spital kam larë dhe paketuar të vdekurit! appeared first on Albeu.com.

Çifti amerikan në Shqipëri birësojnë fëmijën nga Afrika: Nuk ishte larë kurrë, kishte krimba
Një çift amerikan i cili ka zgjedhur Shqipërinë si vendin për të kaluar pjesën e mbetur të jetës, ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre. Ata janë Brenda Speer 70 vjeç dhe Ëayne Speer 76 vjeç dhe kanë një histori për një skenar filmi. Kanë shëtitur në 46 vende të botës, ku në 6 prej tyre edhe kanë jetuar. Një ndër to është edhe Shqipëria.

Ata kanë jetuar në vendin tonë rreth viteve ’97-98-99 ku shprehen se shqiptarët ishin mjaft mikrpitës. Ata kanë rrëfyer se për një periudhë kohe kanë jetuar edhe në Afrikën e Jugut nga ku birësuan dhe një djalë i cili në atë kohë ishte vetëm 2 vjeç dhe në një gjendje të rëndë për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

Mirela Milori: Ju keni 5 fëmijë?

Wayne Speer: Është e rëndësishme që të dini se fëmija ynë më i vogël është i adoptuar, është nga Afrika e Jugut dhe kur erdhi këtu, zuri shokë shqiptarë, donte të luante basketboll dhe miku i tij e mori në një skuadër basketbolli.

Mirela Milori: Pse vendosët të adoptonit një fëmijë?

Wayne Speer: Në atë kohë unë predikoja në Afrikën e Jugut dhe zgjeruam ndërtesën tonë dhe morëm disa që të punonin dhe njëri prej tyre solli fëmijën e tij 2-vjeçar, e linte aty në diell gjithë ditën. Ishte keqtrajtuar, në kuptimin e kequshqyerjes, mungesës së kujdesit, kështu që bashkëshortja erdhi për të na sjellë ushqimet, e pa dhe pyeti a mund që ta marr në shtëpi dhe ta laj? Nuk kishte hyrë kurrë në ujë, e futi në vaskë dhe gjatë gjithë kohës ulërinte dhe e pyeti të atin a mund ta marrim të rrijë me ne sonte? Po, po merre tha ai, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të ëmën, ndoshta është vrarë dhe ishte e pazakonte që një baba të kujdesej për fëmijën.

Për arsye të ndryshme rrodhën gjërat në atë mënyrë që ata e birësuan fëmijën. Në Afrikë nuk lejoheshe që një familje e bardhë të birësonte një fëmijë me ngjyrë, por përmes një ndihmëse ata arritën ta birësonin.

Mirela Milori: Çfarë ju lidhi me këtë fëmijë?

Brenda Speer: Ajo që na bëri të lidheshim ishte si një fëmijë i vogël për një nevojë të madhe fizike, ai kishte krimba, ishte i fryrë, kishe më shumë se 1000 plagë nga kequshqyerja. I ati ishte munduar të kujdesej për të, por ishin përtej kufijve të varfërisë dhe na preku zemrat. E mora me vete në shtëpi, i dhamë ilaçe, kujdes, ramë në dashuri me të. Kur ai tha që mund ta mbani, e mbajtëm.

Wayne Speer: Ne folëm edhe me fëmijët e tjerë se çfarë mendimi kishin nëse do e birësonin dhe të gjithë ishin të ngazëlluar.

Brenda Speer: Në të kaluarën ne kemi qenë prindër kujdestarë për 19 fëmijë të tjerë, ishte normale që ne të mbanim fëmijë. Kam frikë që po ta kishim lënë me të atin, do të kishte vdekur dhe për ne ka qenë një bekim i madh në jetën tonë. Ai tani jeton në Amerikë, është i martuar dhe ka një djalë.

Mirela Milori: Ai vetë ndihet mirë në gjithë këtë, ndihet si në familje, apo ka pasur momente që është ndjerë i ndryshëm?

Wayne Speer: Kur jetonim në Tiranë, ishte 13-14 vjeç, kalonte në rrugë dhe shumë shqiptarë dilnin e prisnin, nuk kishin parë një njeri me ngjyrë, ai u përshtat shumë mirë, nuk shqetësohej.

The post Çifti amerikan në Shqipëri birësojnë fëmijën nga Afrika: Nuk ishte larë kurrë, kishte krimba appeared first on Albeu.com.

Burri i vdiq në aksident, 25 vjeçarja në Tiranë përfundon në “rrugë” me 3 fëmijët e mitur
E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Denisa 25 vjeç dhe nënën e tre fëmijëve, përkatësisht të moshës 9 vjeç, 5 vjeç dhe 1 vjeç. Denisa humbi bashkëshortin në 16 Qershor të 2020, si pasoje e një aksidenti ai u nda nga jeta.

Denisa pas 11 vitesh martesë u gjend e vetme me tre fëmijë, gjyshi i bashkëshortit e përzuri nga shtëpia pas të 40-ave të nipit. Denisa punon, por nuk arrin te mbuloje dot shpenzimet. Ajo aktualisht jeton në ambientet e një lokali pasi nuk mundet dot të përballojë shtëpinë me qira.

Mirela Milori: Si e kujton martesën tënde?

Denisa: Ka patur raste që nuk ka shkuar dhe aq mirë sepse ishin gjyshërit e burrit që na i fusnin ato xixat ndaj meje, kemi pasur dhe raste që kemi kaluar mirë.

Mirela Milori: Më fole për gjyshërit e burrit, po prindërit?

Denisa: Në fakt vetëm të ëmën ia njoh që po mi mban fëmijët për momentin, babain nuk ia njoh fare kush është sepse e ka lënë kur ka qenë shtatzënë dhe kur ka lindur burri im, e kanë mbajtur gjyshërit, domethënë prindërit e vjehrrës.

Mirela Milori: Më the që fusnin problematika, pse?

Denisa: As vetë nuk e kam kuptuar se për çfarë edhe pse unë jam martuar shumë e vogël 14 vjeç, ndoshta ishte papjekuria ime, as vetë nuk e di deri më sot.

Mirela Milori: Kur u nda bashkëshorti nga jeta?

Denisa: Po bën 9 muaj, në 16 Qershor. Vdiq në një aksident me motor.

Mirela Milori: Si vazhdoi më tej jeta jot, ti vendose të qëndrosh tek bashkëshorti?

Denisa: Nuk kisha se ku të shkoja, e doja të rrija aty ku kisha ndenjur më përpara tek shtëpia e gjyshit, por më tha do rrish 40 ditë dhe do ikësh me fëmijët e tu. U detyrova pastaj, ka dalë një mik, ajo nuk është një shtëpi, por lokal që nuk ka përfunduar akoma dhe aty po rri për momentin.

Mirela Milori: Në momentin që gjyshi të thotë pas 40 ditësh do dalësh, fole me të, i the që nuk ke ku të shkosh?

Denisa: Ai i ka thënë mamit tim që merre ngë Greqi, por ajo nuk ka pasur mundësi të më marrë. Prindërit i kam të divorcuar, babi është një Lushnjë dhe nuk bëhem shumë me të sepse është një histori tjetër. Mamin dhe vëllain i kam në Greqi dhe nuk mund të shkoj sepse këtu kam një ndihmë, kam vjehrrën që më mban fëmijët dhe unë vetë punoj. Aty s’ka kush mi mban fëmijët, se mami punon, ai punon.

Mirela Milori: Vjehrra është bashkë me ty? Jetoni në atë lokalin të dyja? Po ai i tha edhe të bijës të largohet apo vetëm ty?

Denisa: Jo ajo ka shtëpinë e vetë, por nuk e ka shumë të madhe që të rrijmë aty. Ajo ka dhe një djalë tjetër, është shkëputur nga i biri dhe ka ardhur me mua. Më ka thënë në momentin që vdiq djali im, ti do bëhesh vajza ime. Më ka mbështetur shumë dhe nuk di si t’ja shpërblej një ditë.

Mirela Milori: Çfarë punon?

Denisa: Punoj në një lavanteri. Marr 280 mijë lekë por është shumë e vështirë. Vjehrra mbledh bidonë kur unë shkoj në shtëpi, del ajo./tvklan

The post Burri i vdiq në aksident, 25 vjeçarja në Tiranë përfundon në “rrugë” me 3 fëmijët e mitur appeared first on Albeu.com.