miratoi rezolutën për Maqedoninë e Veriut Archives - Albeu.com

Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Maqedoninë e Veriut
Parlamenti Europian ka votuar me 508 vota pro, 56 kundër dhe 35 abstenim rezolutën e raportuesit Ilhan Kyuchyuk mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e reformave të integrimit europian në vitin 2021.

Në këtë rezolutë, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, pasi vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë stad të integrimit europian. Për eurodeputetët, negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen gjatë presidencës franceze, brenda fundit të qershorit. Në debatin e zhvilluar për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët u shprehën, se vonesat e mëtejshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit dëmtojnë reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputetët inkurajojnë gjithashtu Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre kulturore dhe historike pavarësisht nga procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Ihan Kyuchyuk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut

“Duke marrë parasysh kontekstin më të gjerë gjeostrategjik dhe faktin se Maqedonia e Veriut ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, ne bëjmë thirrje për fillimin zyrtar të negociatave të shumëpritura të anëtarësimit, Përshëndes angazhimin pozitiv të vendit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe të mbetura pezull me Bullgarinë dhe u kërkojmë të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje reciproke të pranueshme nga të dyja palët”.

Në këtë rezolutë, Parlamenti Europian përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për të forcuar sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e pakicave. Mbështetje shprehet në rezolutë edhe për përpjekjet e vendit në luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, reformimin e administratës publike dhe konsolidimin e lirisë së medias. Raporti vëzhgon rrezikun e rritjes së varësisë ekonomike dhe energjetike nga Kina dhe Rusia në të gjithë rajonin dhe ngre shqetësime rreth cënueshmërisë dhe mbështetjes në huadhënien për investime të financuara nga Kina. /shenjatv/

The post Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.