Miratimi i Bullgarise per propozimin francez Archives - Albeu.com

Bullgaria miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi: Një tjetër ngërç për negociatat në horizont?
Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 170 vota për dhe 36 kundër propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë veprim, Parlamenti në Sofje e autorizoi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, që të heqë veton mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Por, bisedimet nuk pritet të nisin, pasi Maqedonia e Veriut e ka refuzuar propozimin, për shkak të, siç është thënë, ndryshimeve që janë bërë nga pala bullgare në tekstin e propozuar. Ndryshimet thuhet se kanë të bëjnë me kërkesën për nënshkrimin e një protokolli mes dy vendeve, i cili do ta detyronte Shkupin të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të, përpara se të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Veç kësaj, Parlamenti i Bullgarisë ka përfshirë në tekst edhe garancitë që i kërkon nga Këshilli Evropian, sipas të cilave, ky i fundit, gjatë gjithë procesit të integrimit evropian, duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut.

Bullgaria, gjithashtu, ka përmirësuar draft-kornizën e propozuar, me kërkesën që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë”.

Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka refuzuar gjithë propozimin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “vetëm dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe dështimit të Bashkimit Evropian në rajon” – fjala “protokoll” në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike, dhe fjala “hapje” në paragrafin e gjashtë të konkluzioneve të Këshillit.

Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare, por – disa prej tyre në kllapa – janë vendosur si çështje, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje, për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë.

Sipas tij, i takon Presidencës franceze të vendosë lidhur me propozimin e saj dhe qëndrimet e dy shteteve që janë pjesë e kontestit.

Osmani, paraprakisht, falënderoi Presidencën franceze, e cila, sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve”.

Pala bullgare kanë insistuar që para se të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të miratohet një protokoll në bazë të të cilit, Shkupi obligohet që të ndryshojë fillimisht Kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por edhe të mos ndryshojë pozicioni i saj për gjuhën maqedonase, e cila nuk njihet nga Sofja dhe aspektet historike, respektivisht personalitetet nga e kaluar dhe librat shkollorë, që duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se të futen në përdorim.

Një “protokoll i tillë për Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm, pasi do të nënkuptonte “rrënim të identitetit kombëtar”.

Lidhur me gjendjen e krijuar me propozimin francez dhe ndryshimin e tij nga Parlamenti i Bullgarisë, opozita në Maqedoninë e Veriut fajësoi Osmanin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ata “kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni”.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani janë dy aktorët që patën debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për kornizën negociuese, plot çështje të imponuara bilaterale. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj, nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë.

Dorëheqje!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Antonio Miloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Maqedonia e Veriut, nga nëntori i vitit 2020, nuk mund të nisë bisedimet me BE-në, për shkak të vetos bullgare, e cila konteston gjuhën dhe të kaluarën historike të Maqedonisë së Veriut dhe kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase./REL/

The post Bullgaria miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi: Një tjetër ngërç për negociatat në horizont? appeared first on Albeu.com.