Miratim Archives - Albeu.com

Qeveria në detyrë miraton dy vendime për pezullim të përkohshëm të akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës
Në mbledhjen e saj të 25-të, Qeveria në detyrë ka aprovuar dy Propozim-Vendime të paraqitura nga Ministria e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për Propozim-Vendimin që ndalon ekzekutimin e Rregullores për Pranimin dhe Trajtimin e Thirrjeve Telefonike në Sistemin e Caktimit të Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare (ex officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe për Propozim-Vendimin që ndalon ekzekutimin e aktit që përcakton lartësinë e shpenzimeve për regjistrim në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Gjatë paraqitjes së propozim-vendimit të parë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, tha se pas shqyrtimit të dispozitave të kësaj rregulloreje është vlerësuar se disa kërkesa procedurale mund të krijojnë pengesa praktike për funksionimin efikas të mekanizmit të caktimit të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, sidomos në fazat e hershme të procedurës penale.

“Ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës për mbrojtje, si dhe të garantojë funksionimin e drejtë dhe efektiv të mekanizmit të mbrojtjes juridike, e veçanërisht mbrojtjen absolute të të drejtave themelore të njeriut për palët e së drejtës”, deklaroi ministrja Gërvalla, duke theksuar nevojën që zbatimi i Rregullores për Pranimin dhe Trajtimin e Thirrjeve Telefonike në Sistemin e Caktimit të Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare të pezullohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Sa i përket vendimit të dytë, me miratimin e Propozim-Vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit për lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit në Odën e Avokatëve të Kosovës, përcaktohet se aktualisht këto shpenzime nuk duhet të kalojnë shumën prej 1275.00€, ndërsa nga korriku shumën prej 1500.00€.

Sipas ministres Gërvalla, ky propozim-vendim është rezultat i konstatimit se akti përkatës nuk është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Avokatinë, i cili përcakton se shpenzimet për regjistrim në Odën e Avokatëve nuk mund të jenë më të larta se tri (3) paga minimale.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e garantimit të zbatimit te ligjeve ne fushën e drejtësisë, dhe nevojën për funksionim të pandërprerë të sistemit të caktimit të mbrojtësve sipas detyrës zyrtare (ex officio), dhe bazuar në kompetencën e Qeverisë për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të drejtën për të ndaluar ekzekutimin e tyre deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente, vlerësojmë të domosdoshme që zbatimi i lartësisë së shpenzimeve për regjistrim të pezullohet përkohësisht, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, përmbylli ministrja Gërvalla.

The post Qeveria në detyrë miraton dy vendime për pezullim të përkohshëm të akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Krasniqi njofton miratimin e 1 milion eurove për katër projekte infrastrukturore
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore, në shumën prej 1 milion euro.

Gjatë konferencës për media, ai sqaroi se projekti i parë ka të bëjë me rindërtimin e urës Sitnica në Komunën e Mitrovicës së Jugut, në vlerë prej 400.000 euro.

Sipas tij, projekti i dytë përfshin rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Shtimes, me vlerë prej 300.000 euro, ndërsa projekti i tretë është rivitalizimi i zonave publike të infrastrukturës së rekreacionit malor në Komunën e Pejës, po ashtu në vlerë prej 300.000 euro.

Ai shtoi se projekti i katërt parasheh ndërtimin e sallës së jashtme sportive në shkollën “Mustafa Dumoshi” në Dumosh në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 50.000 euro.

Krasniqi po ashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë edhe një ndarje tjetër, në vlerë prej mbi 3 milionë euro, për pesë komunat e tjera që janë fituese të grantit të performancës për vitin 2025.

Në të njëjtën konferencë, ai konfirmoi edhe mbështetjen e grupit multietnik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja.

“Ajo çka unë mund të them është që grupi multietnik, që është i përbërë prej tetë ose nëntë deputetëve, janë të gatshëm edhe të interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.

The post Krasniqi njofton miratimin e 1 milion eurove për katër projekte infrastrukturore appeared first on Albeu.com.

Opozita bojkoton seancën, maxhoranca miraton me 84 vota amnistinë dhe ndryshimet në Kodin Rrugor
Ndërprerja e Parlamentit tre herë gjatë ditës së enjte paradite, nuk e kanë penguar mazhorancën që pasdite të sigurojë 84 votat e nevojshme për të votuar dy ligje që kërkonin shumicë të cilësuar.

Kryeministri Rama u kthye nga Roma për të qenë i pranishëm në seancë, ndërkohë që mungonte Belinda Balluku si dhe deputetja e larguar tashmë nga PS-ja, Marjana Koçeku.

Në ndihmë socialistëve këtë herë i erdhën edhe tre deputetët e PSD-së, teksa opozita nuk ishte e pranishme në seancë.

Dy deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, megjithëse të pranishëm në seancë nuk morën pjesë në votim.

The post Opozita bojkoton seancën, maxhoranca miraton me 84 vota amnistinë dhe ndryshimet në Kodin Rrugor appeared first on Albeu.com.

Seanca e fundit plenare, miratohet me shumicën e thjeshtë socialiste projektligji kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit! Opozita braktis votimin
Në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë parlamentare u votua nga mazhoranca edhe projektligjit për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Në fund të seancës opozita braktisi momentin e votimit të projektligjeve, teksa ato u votuan me shumicën e thjeshtë socialiste.

Projektligji për strategjinë kombëtare  ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse.

Projektligji synon që edhe proceset zgjedhore, edhe demokracia, të mos cenohen nga vende të jashtëm keqdashës.

The post Seanca e fundit plenare, miratohet me shumicën e thjeshtë socialiste projektligji kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit! Opozita braktis votimin appeared first on Albeu.com.

Me 72 vota pro, Kuvendi miratoi pa opozitën projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave
Me 72 vota pro u miratua projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Pas tre orësh debate dhe tensione, Kuvendi mbylli seancën e sotme plenare, ndërsa në përfudim, mazhoranca miratoi projektligjin në mungesë të opozitës.

Demokrati Dashnor Sula, ishte i vetmi i pranishëm në sallë nga opozita, i cili votoi kundër. Megjthatë, me prezencën e deputetëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), mazhoranca arriti kuorumin dhe shumicën.

Ligji në fjalë konsiderohet si një hap drejt realizimit të objektivave afatgjata të Shqipërisë për tranzicionin e gjelbër dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të Marrëveshjes së Parisit dhe integrimit në BE.

The post Me 72 vota pro, Kuvendi miratoi pa opozitën projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave appeared first on Albeu.com.

Kabineti gjerman miraton kufizimet e ribashkimit familjar
Kabineti gjerman ka miratuar projektligje për kufizimin e mundësive për grupe të caktuara refugjatësh për të sjellë familjet e tyre në Gjermani dhe për heqjen e shtetësisë me procedurë të shpejtë për migrantët “të integruar mirë”.

Kufizimet në ribashkimin familjar do të prekin emigrantët në Gjermani me të ashtuquajturin “status mbrojtjeje plotësuese” – domethënë, njerëzit që nuk kanë status të plotë refugjati, por lejohen të qëndrojnë në vend për shkak të kërcënimit të persekutimit politik në vendet e tyre të origjinës.

Rregullat që u lejojnë disa migrantëve të aplikojnë për shtetësi gjermane pas tre vitesh në vend të pesë viteve normale, u prezantuan nga qeveria e mëparshme e koalicionit.

Dy projektligjet, të propozuara nga Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, duhet të miratohen ende nga Bundestagu, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë.

Pezullimi i planifikuar i rregullave që lejojnë disa refugjatë të sjellin familjet e tyre në Gjermani shihet shumë kritik nga disa grupe të të drejtave të njeriut.

Një rast si ai i Mohammedit, i cili iku nga lufta civile siriane, nxjerr në pah problemet që pezullimi mund t’u shkaktojë shumë njerëzve që kanë lënë vendet e tyre të origjinës për të kërkuar strehim në Gjermani.

Mohamedi mori vendimin për të bërë udhëtimin e rrezikshëm për në Gjermani përmes Libisë dhe përtej Mesdheut në Itali së bashku me të birin, i cili vuan nga atrofia cerebrale, me shpresën për të marrë trajtim mjekësor dhe një ditë të ribashkohet me pjesën tjetër të familjes në Gjermani.

Dy vjet e gjysmë më vonë, ai ende pret që gruaja dhe dy vajzat e tij të marrin leje për t’u bashkuar me të.

“Para se të vija në Gjermani, nuk e dija se do të ishte kaq e vështirë”, i tha ai DW.

The post Kabineti gjerman miraton kufizimet e ribashkimit familjar appeared first on Albeu.com.

Bundestagu miraton ndryshime në lejen e qëndrimit në Gjermani
Bundestagu ka miratuar ndryshime në të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Të huajt që kanë jetuar të paktën pesë vjet në Gjermani me statusin “i duruar” mund të marrin në të ardhmen një leje qëndrimi të përkohshme. Tema të tjera të trajtuara nga Bundestagu ishin paketa e lehtësimeve për spitalet dhe ndryshimet në ligjin vjetor të taksave.

Leja e qëndrimit e miratuar mund të ketë një kohëzgjatje deri në 18 muaj. Ajo do t’u mundësojë personave të interesuar të plotësojnë kushtet e nevojshme për qëndrim të ligjshëm. Ndër këto kushte janë njohja e gjermanishtes dhe garancia për të ushqyer veten. Për më tepër, paketa legjislative përfshin lehtësimin e dëbimit të kriminelëve.

Gjatë debatit paraprijës, grupi parlamentar opozitar i partive unioniste, CDU/CSU përsëriti kritikat e tij ndaj rregulloreve të reja. Politikani i CSU-së Lindholz tha se ligji ofron stimuj të gabuar për të qëndruar në Gjermani. Qeveria e koalicionit tringjyrësh (i quajtur semafor në Gjermani) e mbrojti projektin. Politikani socialdemokrat Lindh theksoi se kjo i dha fund situatës së padenjë të “lejeve zinxhir me statusin “i duruar”.

Ligji tatimor vjetor me tatim më të lartë për trashëgiminë

Parlamenti miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin vjetor të tatimeve. Ofrohet lehtësim financiar për shembull për instalimet e paneleve diellore, për punonjësit dhe për ndërtimin e banesave. Nga ana tjetër, grupet e naftës duhet të paguajnë një kontribut për krizën energjitike për një periudhë të kufizuar. Përveç kësaj, sipas amendamentit, transmetimi i pasurive të paluajtshme me trashëgimi ose dhurim mund të taksohet më shumë, vlera e tregut të shtëpive dhe apartamenteve duhet të përafrohet. Këshilli Federal, Dhoma e Landeve ende nuk e ka shqyrtuar projektligjin. CDU/CSU paralajmëroi se po rriten taksat nga dera e pasme. Politikani i CSU-së Brehm e akuzoi FDP-në, partinë konservatore në qeverinë aktuale të Gjermanisë për mashtrim zgjedhor. Kjo parti kishte premtuar se nuk do të kishte rritje taksash.

Miratohet reforma spitalore

Bundestagu miratoi gjithashtu, me votat e koalicionit qeveritar, një paketë ligjesh që synojnë lehtësimin e barrës mbi spitalet dhe objektet e kujdesit sanitar. Dispozitat e reja synojnë, ndër të tjera, të përmirësojnë kushtet e punës së personelit të kujdesit shëndetësor, i cili shpesh është shumë i ngarkuar. Për ta bërë këtë, duhet të vendoset një instrument i ri për matjen e nevojave në personel – bazuar në shifrat ideale të stafit të llogaritur për departamentet. Ky instrument është planifikuar të futet gradualisht. Përveç kësaj, disa ekzaminime klinike tani do të jetë e mundur të bëhen si mjekim ditor, pa qenë nevoja për t’u shtruar në spital. /DW

The post Bundestagu miraton ndryshime në lejen e qëndrimit në Gjermani appeared first on Albeu.com.

BE miraton reformën për karikues universalë të pajisjeve teknologjike
Deri në vitin 2024 në Bashkimin Evropian do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të baterive të telefonave, tabletëve dhe kamerave. Parlamenti Evropian ka votuar të martën në të mirë të këtij ndryshimi, me 602 vota për dhe vetëm 13 vota kundër.

Kompania amerikane Apple pritet të preket më së shumti nga ky vendim, pasi nënkupton që ajo duhet të ndryshojë portën e mbushjes së baterive të pajisjeve të saj. Votimi i së martës konfirmon një marrëveshje të mëparshme në mes të institucioneve të bllokut evropian që të ekzistojë vetëm një pajisje universale, sipas standardeve të BE-së.

Ndër kompanitë më të mëdha teknologjike: Apple, Samsung dhe Huawei, nuk e kanë komentuar ende këtë vendim.

Apple ka paralajmëruar në të kaluarën se propozimi i BE-së mund të dëmtojë inovacionin dhe të krijojë një mal të mbetjeve elektronike. Ky ndryshim është diskutuar me vite, dhe është nxitur nga ankesat e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, të cilët është dashur të përdorin mbushës të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se një mbushës i vetëm i baterive, mund t’ia kursejë tregut të konsumatorëve 250 milionë euro.

The post BE miraton reformën për karikues universalë të pajisjeve teknologjike appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Evropian miraton raportin për t’i dhënë statusin e vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë
Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.

Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë statusin Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.

Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.

Por, ata theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se ky mbetet një proces bazuar ne meritë./albeu.com

The post Parlamenti Evropian miraton raportin për t’i dhënë statusin e vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë appeared first on Albeu.com.

Nga ndërtimi i Teatrit te dronët turq, Parlamenti miraton ndryshimin e buxhetit për vitin 2021
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 82 vota pro, dhe nëntë vota kundër, ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Ndryshimi i buxhetit të shtetit për këtë vit është miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare.

Kuvendi miratoi aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim.

Me 82 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në buxhetin e shtetit 2021. Ky buxhet përmban ndërtimin e Tetrin e ri kombëtar, dronët e marra nga Turqia.

Në shpenzimet korrente bëhen këto ndryshime:

Shtohen me 2 miliardë lekë shpenzimet për fondin rezervë të buxhetit të shtetit, me

qëllim financimin e shpenzimeve për:

o Fushatën e vaksinimit kundër pandemisë COVID-19, në masën 1 miliardë lekë. Ky

fond është siguruar nga rialokimi i fondit në të njëjtën masë, por të papërdorur, që

ishte planifikuar për skemën e rimbursimit të kurimit në shtëpi për COVID-19;

o Projektin prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone, në vlerën 1

miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e

kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.

Shtohen me 1 miliardë lekë shpenzimet për AKSHI-n, me qëllim financimin e nevojave

për mirëmbajtjen e sistemeve IT;

Shtohen me 900 milionë lekë shpenzimet si transfertë specifike për Bashkinë Tiranë,

për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar;

Shtohen me 500 milionë lekë shpenzimet për financimin shtesë të nevojave të qerave

të strehimit social;

Shtohen me 200 milionë lekë shpenzimet për mbulimin e ngritjes dhe funksionimit të

grupit të përfaqësuesve në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Shtesa e shpenzimeve kapitale do të përdoret në destinacionet si më poshtë:

4.8 miliardë lekë shtohen për projektet në infrastrukturë, në programin “Transporti

Rrugor”, të cilat kanë avancuar me punimet mbi planin buxhetor të miratuar për vitin

buxhetor 2021. Këto fonde do të destinohen në disa projekte, si:

Hapja e loteve të reja për “Ndërtimin e segmentit rrugor Unaza Veriore, Tiranë”,

Ndërtimi i segmentit rrugor “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri”;

Projektet aktuale Unazës së Tiranës.

3 miliardë lekë shtohen për projektet në vazhdim të programeve të zhvillimit.

2.5 miliardë lekë shtohen për projektet në vazhdim për sektorin e ujësjellëskanalizimeve në shkallë vendi, për përmiresimin e furnizimit me ujë të popullsisë.

1 miliardë lekë shtohen për projektin në vazhdim, me financim të huaj, “Ndërtim ByPass i Vlorës”, i cili ka ecuri të mirë dhe pritet të tejkalojë realizimin e miratuar për këtë

vit.

1 miliardë lekë shtohen për projektin në vazhdim me financim të huaj “IPARD II”, bazuar në ecurinë e mirë dhe pritshmëritë për realizimin e tij;

0.2 miliardë lekë shtohen për godinën e Polit të Drejtësisë, bazuar në këstet e

përcaktuara në kontratën përkatëse.

Nevoja për aktin normativ

Akti normativ nr.26, datë 22.6.2021 mbështetet në prioritetet e përcaktuara në Strategjinë

Kombëtare të Vaksinimit në vendin tonë për të arritur imunizimin e të gjithë popullsisë kundër

pandemisë Covid-19. Kjo Strategji ka objektiv vaksinimin e 2.2 milionë personave, për të cilët

nevojiten 4.4 milionë doza vaksinash.

Deri sot, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar kontrata për sigurimin

e 2.9 milionë dozave të vaksinës, nga të cilat:

– 1.2 milionë doza, nga kontrata COVAX, për një periudhë 3-vjeçare;

– 1.6 milionë doza nga kontrata që përfundojnë kryesisht brenda vitit 2021;

– 0.2 milionë doza janë donacione.

The post Nga ndërtimi i Teatrit te dronët turq, Parlamenti miraton ndryshimin e buxhetit për vitin 2021 appeared first on Albeu.com.