Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe bashkëkryetarja e Partisë Guxo Archives - Albeu.com

“Absolutisht jo”, Gërvalla hedh poshtë koalicionin me PDK-në: Në gjendjen aktuale, vendi nuk ecën përpara me këtë parti
Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka komentuar së fundmi në media mbi opsionet për koalicione qeverisëse pas zgjedhjeve.

Në deklarimet e saj, ajo u ndal fillimisht te PDK-ja, për të cilën tha se vazhdon të përfaqësojë një segment të politikës që, sipas saj, mban përgjegjësi për shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit në vend, transmeton “Bota sot”. Sipas Gërvallës, Partia Guxo nuk ka asnjë pikë të përbashkët me këtë subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës ende përfaqëson atë pjesë të politikës e cila është përgjegjëse për një dozë të jashtëzakonshme të krimit dhe korrupsionit që ka sunduar vendin tonë. Prandaj, sidomos me PDK-në, Partia Guxo nuk ka as edhe një gjë të përbashkët”, tha ajo.

Kur u pyet nëse ekziston mundësia e një bashkëqeverisjeje me PDK-në, Gërvalla e përjashtoi prerazi një skenar të tillë.

Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje edhe për mënyrën si udhëhiqet kjo parti, duke vlerësuar se aty funksionojnë disa qendra vendimmarrjeje, gjë që, sipas saj, e bën të vështirë bashkëpunimin.

“Me PDK-në? Për të luftuar krimin dhe korrupsionin, jo.

Cili është lidershipi i PDK-së? A mund t’ia vini gishtin njërit? Sa kryetarë ka PDK-ja?

Formalisht ka një kryetar, por praktikisht ka disa kryetarë.

Nuk mund të luftohet krimi dhe korrupsioni, nuk mund të çohet vendi përpara me PDK-në në gjendjen në të cilën është sot. Nuk po flas për një kohë të ardhshme, kur mund të ketë ndodhur një reformim i brendshëm, por për momentin absolutisht jo”, deklaroi mes tjerash Gërvalla.

https://www.facebook.com/reel/2273960149805669/

The post “Absolutisht jo”, Gërvalla hedh poshtë koalicionin me PDK-në: Në gjendjen aktuale, vendi nuk ecën përpara me këtë parti appeared first on Albeu.com.