ministria e mbrojtjes Archives - Albeu.com

Moti i keq në vend/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundin rreth situatës së krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria bën me dije situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat.

Ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme. Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme.

Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Ndërsa në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.

NJOFTIMI

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme.

Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Vijon puna për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, ku është evidentuar mungesë energjie elektrike. Niveli i lumit Drin vijon të jetë në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.

Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Në terren janë të angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente, sipas nevojave të autoriteteve vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës.

The post Moti i keq në vend/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë appeared first on Albeu.com.

Pasojat nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin në 12 qarqe: Mbi 500 hektarë tokë të përmbytura
Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë.

Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë.

Forcat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.

I’u hodhi valium dhe i grabiti prindërit e gruas/ Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd

Situata në 12 qarqet e vendit:

QARKU VLORË

Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.

Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje.

Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.

Bashkia Sarandë

Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.

Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.

QARKU FIER

Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.

Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.

QARKU KORÇË

Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.

Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.

Në Pustev fituata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.

Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.

Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.

QARKU LEZHË

Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha.

Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.

Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.

Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë  pësuar rritje por është brenda kuotave normale.

Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështeje nga FA.

Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.

Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.

QARKUN DIBËR

Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.

QARKU BERAT

Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.

Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.

QARKU GJIROKASTËR

Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.

Është bërë I mudnur stabilizimi I situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.

Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.

QARKU TIRANË

Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.

QARKU KUKËS

Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situates në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.

Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.

The post Pasojat nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin në 12 qarqe: Mbi 500 hektarë tokë të përmbytura appeared first on Albeu.com.

Situata e rënduar prej motit të keq! Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë po tërhiqen në shtrat, ja si paraqitet gjendja në disa qarqe të vendit
Autoritetet po monitorojnë situatën e rëndë në të gjitha qarqet dhe po punojnë për normalizimin e zonave të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Ministria e Mbrojtjes njofton se në Qarkun Lezhë, ekipet në terren po punojnë për të stabilizuar situatën në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë-Mamurras në bashkinë Kurbin, ku reshjet kanë sjellë probleme.

Sakaq në Qarkun Durrës, situata në Sukth, Katund të Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, pasi ujërat janë tërhequr. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm janë në nivel të qëndrueshëm, ndërsa hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë me kapacitet të plotë për të garantuar largimin e ujërave.

Në Qarkun Kukës, autoritetet vendore dhe kompanitë kontraktuese kanë pastruar të gjitha akset kombëtare, duke siguruar lëvizshmërinë e mjeteve dhe duke e mbajtur situatën nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Në Qarkun Shkodër, falë ndërhyrjeve të pandërprera të grupeve të punës është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj, ndërsa puna po vijon në segmentin Ndërlysaj–Breg-Lumi në njësinë administrative Shalë.

Në Qarkun Vlorë, prurjet e lumenjve në Kalasë dhe Bistricë janë stabilizuar, duke lejuar normalizimin e qarkullimit në Shelegar dhe Krane.

Në Qarkun Fier, prurjet e lumit Vjosë janë rritur me shpejtësi në pikëmatjen e Urës së Mifolit, çka ka çuar në forcimin e masave të gatishmërisë.

Në Qarkun Elbasan, ekipet po punojnë për të pastruar inertet në segmentet Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd. Në fshatin Kerpicë, njësia administrative Kushovë, po monitorohet me kujdes niveli i lumit, pasi ujërat mund të rrezikojnë tetë banesa.

Në Qarkun Berat, rreth 20 hektarë ullishte në fshatin Veterrik janë përmbytur, pasi lumi Osum ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur zonat bujqësore përreth.

Në Qarkun Korçë, situata në fshatin Sanjollas është normalizuar pas zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke eliminuar rrezikun për banesat në zonë.

Në Qarkun Gjirokastër, në disa rrugë urbane ka prezencë uji, por trafiku nuk është bllokuar. Liqeni i Viroit është afruar kuotës kritike, por mbetet nën monitorim. Në Lazarat dhe Kordhocë ka vërshime nga përrojt malorë, ndërsa në aksin Gjirokastër–Valare qarkullimi bëhet vetëm me mjete të larta. Problem mbetet bllokimi i aksit Suhë–Poliçan, ndërsa përroi i Labovës ka shtuar prurjet. Forcat bashkiake po punojnë për zhbllokimin e rrugëve.

Në Qarkun Dibër, reshjet kanë shkaktuar probleme në disa njësi administrative, përfshirë Zall-Dardhën, Luzninë, Tomin, Xibërin dhe Klosin. Në bashkinë Mat po hiqet uji nga katet e para të dy shkollave dhe disa banesave, ndërsa në Fushë-Baz prurjet e shumta të përroit kanë bllokuar rrugët.

NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT

Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.

Situata sipas qarqeve

Qarku Lezhë

Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme.

Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë.

Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.

Qarku Durrës.

Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.

Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.

Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Qarku Kukës.

Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugire nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet

Qarku Shkodër

Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.

Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.

Qarku Vlorë

Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë terhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji.

Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane.

Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë.

Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë.

Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.

Qarku Fier

Referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet – Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.

Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.

Qarku Elbasan

Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Murraç” dhe në segmentin Elbasan-Librazhd.

Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.

Qarku Berat

Rreth 20 hektarë parcela me ullishte në lagjet “Lopari” dhe “Selamaj”, në fshatin Veterrik, njësia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanë prani të ujit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.

Qarku Korçë

Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.

Qarku Gjirokastër

Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta.

Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.

Qarku Dibër

Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë admnistrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë admnistrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët.

Në bashkinë Mat po punohet për largunin e ujit në katet e para të shkollave; “Mustafa Gjestila” dhe “28 Nëntori” si edhe në disa banesa.

Puna vijon në Fushë Baz, lagja “Nelaj” ku prurjet e përroit kanë bllokuar rrugët.

Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës.

Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast.

The post Situata e rënduar prej motit të keq! Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë po tërhiqen në shtrat, ja si paraqitet gjendja në disa qarqe të vendit appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes: Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve
Ministria e Mbrojtjes, ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës në vend,, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të keq.

Sipas ministrisë gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.

SITUATA SIPAS QARQEVE

Qarku Lezhë

Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.

Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.

Gjithashtu, po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.

Qarku Durrës

Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.

Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.

Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Qarku Kukës

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Qarku Shkodër

Është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.

Mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.

Qarku Gjirokastër

Aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet.

Aktualisht, ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.

Qarku Elbasan

Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.

Qarku Korçë

Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke u shmangur rreziku për banesat.

SITUATA ENERGJETIKE

Ekipet e OSHEEE po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji

Në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës

Në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj në qarkun e Kukësit

Në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz) në qarkun e Shkodrës

Në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

The post Ministria e Mbrojtjes: Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rreshje shiu, Ministria e Mbrojtjes pasqyron situatën në qarqet e prekura
Ndërkohë që disa qarqe të vendit janë duke u përballur me përmbytje dhe stuhi, ministria e mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit të situatës.

Një një deklaratë për mediat ajo është shprehur se është duke u vijuar puna nga strukturat vebdore dhe emergjencat civile.

Disa zona paraqesin situatë problematike disa të tjera janë stabilizuar. Përkatësisht në Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.

Për sa i përket qarkut të Durrësit, në Manzë ka rreth 48 shtëpi me prani uji. Kurse në bashkinë e Krujës, po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.

Në Kurbin situata paraqitet më problematike ku, vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot.

Qarku i Kukësit dhe bashkia Mirditë, nuk paraqesin problematika të theksuara, ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik dhe në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin.

Në Shkodër vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën.

Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi.

Njoftimi i plotë:

DEKLARATË PËR SHTYP MBI SITUATËN E MOTIT

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar.

Qarku Dibër

Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.

Qarku Durrës

Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.

Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.

Qarku Lezhë

Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave.

Qarku Kukës

Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit.

Qarku Shkodër

Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme.

Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në kontakt me strukturat vendore të mbrojtjes civile, me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

The post Përmbytje dhe rreshje shiu, Ministria e Mbrojtjes pasqyron situatën në qarqet e prekura appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Shkodër, Ministria e Mbrojtjes: Situata është drejt normalizimit
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit.

Njoftimi i MM-s:

Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

The post Përmbytjet në Shkodër, Ministria e Mbrojtjes: Situata është drejt normalizimit appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat
Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre.

“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”-njofton ministria.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.

Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.

The post Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive
Gjatë 24 orëve të fundit,  janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Në fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq.

Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike.

Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër.

Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj.

Zjarri mbetet aktiv vetëm në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore.

Ditën e sotme vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me mbështetjen e 25 efektivëve të FA dhe forcave të tjera nga strukturat e bashkisë.

Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse.

Gjatë ditës së djeshme në zonë operuan 33 forca operacionale nga strukturat vendore.

Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit.

Ditën e sotme në mbështetje të forcave po operojnë edhe 30 efektivë të FA. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plani Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje.

Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mosriaktivizime të mundshme.

Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Nga puna gjatë ditës nga forcat e MZSH Tiranë është arritur vënia nën kontroll dhe vatra është drejt izolimit.

Gjatë natës zona u mbajt në monitorim. Ditën e sotme në terren ka vijuar puna nga forca të MZSH për shuarjen përfundimtarë.

Në Tepelenë, midis fshatrave Turan dhe Dukaj, Nj. Adm. Qendër, ku po punohet nga forcat për shuarjen e zjarrit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.

The post Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025. Deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar dhe 4 mbeten aktive.

Zjarret më problematike raportohen në qarqet Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë, ku operacionet për shuarje flakësh vazhdojnë.

Në disa zona ndërhyrja është e vështirë, për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Informacion mbi situatën e zjarreve nga Ministria e Mbrojtjes:

Data 04.07.2025, ora 14:30

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 14:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 9 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.

Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.

Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.

Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.

Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

The post Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Krastë të Elbasanit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Flakët janë vendosur nën kontroll
Mali i Krastës u përfshi ditën e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Mbi situatën në fjalë ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtes, duke sqaruar se flakët tashmë janë vendosur nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen e plotë.

Në operacion janë përfshirë 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonalë Mengjël të Elbasanit.

Gjithashtu vijon monitorimi i terrenit për parandalimin e aktivizimit të të tjera vatrave në zonë.

Mali i Krastës u përfshirë nga flakët paraditen e sotme duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pisha. Fatmirësisht nuk ka pasur banesa të rrezikuara në zonë, ndërsa zjarri doli jashtë kontrollit favorizuar nga era e fortë.

The post Zjarri në Krastë të Elbasanit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Flakët janë vendosur nën kontroll appeared first on Albeu.com.