Ministria e Ekonomisë Archives - Albeu.com

Ministria e Ekonomisë sqaron: Indeksimi vetëm për pensionet e reja
Qeveria ka miratuar koeficientin e indeksimit bazë të vlerësuar të vitit 2022 për llogaritjen e pensioneve, që shërben për rivlerësimin në shtesë të pensioneve.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon opinionin publik, se vendimi i miratuar ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022 për llogaritjen e pensioneve, ka për qëllim miratimin e aktualizimit deri në vitin korrent të pagave mbi të cilat janë paguar kontributet në vite, të pagave referuese të periudhave të sigurimit përpara vitit 1994 të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave si dhe të pagave mbi bazën e të cilave janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për çdo vit, nga viti 1994 e deri në vitin 2022.

Sipas MEKI, vlera pozitive këtij koeficienti do të shërbejë për rivlerësimin në shtesë, të bazës mesatare të vlerësuar të arritur nga çdo person, gjatë viteve të punës ose aktivitetit ekonomik nëpërmjet kontributeve të paguara nga fillimi dhe deri në datën e ndërprerjes së tyre, për shkak të fillimit.

Ministria sqaron se, ky vendim është një procedurë e përvitshme që bën të mundur aktualizimin e pagave të jetës kontributive të personit për efekt të llogaritjes së pensionit fillestar për personat që iu lind e drejta për pension pas miratimit të këtij koeficienti.

Këto indekse prekin vetëm atë pjesë të pensionit që emërtohet “shtesë” dhe që përcaktohet bazuar në pagën kontributive dhe kontributet e paguara.

“Ky vendim është i zbatueshëm për pensionet që iu lind e drejta pas datës 1 korrik 2024.

Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë.

Ky koeficient nuk është për indeksimin e pensioneve, por është indeksim për aktualizimin e pagave kontributive, duke i sjellë ato në vlerën e tanishme.

Indeksimi i pensioneve do të realizohet në muajin tetor dhe si indeks do të përdoret indeksi i çmimeve të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve”, citon në njoftimin e saj MEKI.

The post Ministria e Ekonomisë sqaron: Indeksimi vetëm për pensionet e reja appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike: Ministria e Ekonomisë po nxiton të grabisë 4000 m² truall publik në mes të Tiranës
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar se nën hundën e SPAK dhe me amnistinë e plotë të tij, Carlo Bolino dhe Ministria e Ekonomisë, po nxitojnë çdo ditë për të kryer procedurat përfundimtare për të grabitur 4000 metra katrorë truall publik, në mes të Tiranës.

“Carlos i themi se as Edi Rama dhe as Dumani nuk do të të bëjnë dot pronar toke në mes të Tiranës, pasi ajo është toke publike dhe e tillë do të mbetet”,- deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Gjithashtu, Noka u shpreh se; “në janar të vitt 2024, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i jam drejtuar me dy kallëzime penale SPAK në lidhje me vjedhjen e 4,000 metrave katrore truall në mes të Tiranës, truall i falur nga familja Begeja për ndërtimin e një shkolle në njesinë nr. 7, që më pas përfundoi në ngrehinën që Carlo Bollino e quan televizion, me të cilën sulmon, shpif, përbalt dhe linçon çdo ditë opozitën e vendit dhe Partinë Demokratike.

Në atë kallëzim penal gjenden të gjitha faktet se si Edi Rama dhe Anila Denaj, në bashkëpunim të plotë me Carlo Bollino kanë shkelur çdo ligj të vendit, duke arritur deri në falsifikimin e VKM dhe kontratës 1 euro.

Në atë kallëzim penal, SPAK ka çdo provë se si Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, i kanë financuar dhe dhënë të gjitha Bunkartet, nëpërmjet një OJF-je të paregjistruar, në shkelje flagrante të ligjit për t’i bërë qokën e radhës me qindra milionë euro, Bollinos së Ramës.

Në atë kallëzim SPAK ka të gjitha faktet dhe provat se si dhjetëra miliona euro nga tenderat e AKSH-it, kanë përfunduar në llogaritë bankare të Carlo Bollinos për ndërtimin e ngrehinës që quhet Report TV ose ndryshe Baltosje TV dhe portalit Shqiptarja.com ndryshe Shpifje.com.

Altin Dumani duhet të na përgjigjet sot për këto 5 pyetje, të cilat ia kam drejtuar të martën zyrtarisht:

A janë regjistruar këto dy kallëzime penale?

Cilat janë veprat për të cilat i keni regjistruar këto kallëzime?

A ka zyrtarë, individë apo subjekte të tjerë të identifikuar në kallëzim që janë regjistruar nga ju në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

A janë kryer të gjitha veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim nga ana jonë?

A është vlerësuar nga ju marrja e masave të menjëhershme preventive me qëllim parandalimin e privatizimit të pronës publike në favor të Carlo Bollinos?

Nën hundën e SPAK dhe me amnistinë e plotë të tyre, Carlo Bollino dhe Ministria e Ekonomisë po nxitojnë çdo ditë për të kryer procedurat përfundimtare për të grabitur 4,000 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës.

Carlos i themi se as Edi Rama dhe as Dumani nuk do të të bëjnë dot pronar toke në mes të Tiranës, pasi ajo është toke publike dhe e tillë do të mbetet. Ëndrra e Carlo për t’u bërë i pari italian autokton “’tirons” me prona të trashëguara ose dhuruara në mes të kryeqytetit, nuk do të realizohet kurrë.

Partia Demokratike dhe unë do t’i shkojmë kësaj beteje në mbrojtje të interesit dhe pronës publike deri në fund.”

Në fund Noka i deklaroi “kreut të organizatës partnere të PS, kreut të forumit të drejtësisë në PS, Altin Dumanit, se të do mbahet përgjegjës njëlloj si Rama dhe Bollino dhe do të përfundojë para drejtësisë si anëtar i bandës grabitqare Rama- Bollino për grabitjen e faktuar me prova përtej çdo dyshimi të truallit, pronë e banorëve të Tiranës e që kanë vjedhur miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, për t’u vetëshpallur pronar televizioni, me të cilin i bëhet fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së inceneratorëve inekzistentë”.

The post Partia Demokratike: Ministria e Ekonomisë po nxiton të grabisë 4000 m² truall publik në mes të Tiranës appeared first on Albeu.com.