ministri Archives - Albeu.com

Ministri i Jashtëm i Iranit bën thirrje për kushte “përfundimtare” dhe “të përhershme” për t’i dhënë fund luftës
Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave amerikane, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të shtrembëruara në lidhje me qëndrimin e vendit të tij. Në një deklaratë publike, ai theksoi se Iran mbetet thellësisht mirënjohës ndaj Pakistan dhe nuk ka refuzuar në asnjë moment një vizitë në Islamabad, siç është raportuar në disa media ndërkombëtare.

Sipas tij, prioriteti kryesor i qeverisë iraniane mbetet përfundimi i asaj që e cilëson si një “luftë të paligjshme” ndaj vendit.

Në një postim në X, Araghchi u shpreh: “Ajo që na intereson janë kushtet e një FUNDI përfundimtar dhe të përhershëm të luftës së paligjshme që po na imponohet.”. Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa Iran kërkon të theksojë pozicionin e tij diplomatik dhe të kundërshtojë narrativat që, sipas zyrtarëve, nuk pasqyrojnë realitetin.

The post Ministri i Jashtëm i Iranit bën thirrje për kushte “përfundimtare” dhe “të përhershme” për t’i dhënë fund luftës appeared first on Albeu.com.

Ministri i sanksionuar rus në Beograd: Moska e çmon politikën e balancuar të Serbisë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë të premten gjatë një vizite në Beograd se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, tha Qeveria serbe në një komunikatë.

Reshtnikov u takua me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, në kryeqytetin serb dhe ata biseduan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim.

Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022.

Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian, pjesë e të cilit synon të bëhet, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, thuhet se kryeministri, duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ka thënë se Serbia “përkundër presioneve të mëdha udhëheq një politikë të lirë dhe të pavarur” dhe se ka bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me Bashkimi Evropian, Kinën dhe vende të tjera.

Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

Vuçeviç gjatë bisedës ka theksuar se Serbia është e gatshme të diskutojë për vazhdimin e kontratës për furnizim me gaz rus dhe se marrëveshja nga Shën Petersburgu për furnizim shtesë me gaz gjatë sezonit dimëror është e një rëndësie të madhe për Serbinë.

Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Serbia ka nisur të punojë për gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit, por gazi ende kryesisht vjen nga Rusia.

Vuçeviç e falënderoi Rusinë që e ftoi Serbinë të marrë pjesë në samitin e BRICS, një grup i kryesuar nga nga vende si Rusia, Kina dhe India.

Një delegacion prej katër anëtarësh nga Qeveria e Serbisë mori pjesë në samitin e BRICS në Kazan, Rusi, nga 22 deri më 24 tetor.

Vuçeviç theksoi se biseda mes presidentëve të dy vendeve, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, paraqet “vrull të ri për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”.

Pas një bisede telefonike më 20 tetor, Vuçiq tha se e falënderoi Putinin “që më siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër”.

Reshetnikov tha se Serbia dhe Rusia mund ta përmirësojnë bashkëpunimin në ekonomi, si dhe në fusha të tjera, si energjetika, tregtia, bujqësia, transporti, sipas njoftimit.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që kompanitë ruse të marrin pjesë në të gjitha projektet me rastin e ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Në të njëjtën ditë, kur ministri ruse nën sanksionet perëndimore po viziton Serbinë, në Beograd ndodhet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen është duke e kryer një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të biseduar me zyrtarët e tyre për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian me vlerë gjashtë miliardë euro dhe përparimin e tyre drejt integrimit evropian./ REL

The post Ministri i sanksionuar rus në Beograd: Moska e çmon politikën e balancuar të Serbisë appeared first on Albeu.com.

Nga zonat detare te hapësirën ajrore, Ministri i Jashtëm Turk vizitë në Greqi, ja çfarë pritet të diskutohet
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të vizitojë Greqinë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje për çështjet dypalëshe, duke përfshirë zonat detare dhe hapësirën ajrore. Lajmin e bëri të ditur të shtunën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, i cili po kthehej nga një vizitë zyrtare në Serbi, tha se beson se marrëdhëniet mes dy vendeve po përparojnë drejt ditëve më të mira.

“Është e rëndësishme që të dyja palët të kenë vullnetin për të përcaktuar problemet, për të përshkruar dhe paraqitur përmbajtjen e tyre dhe për të gjetur zgjidhje,” njofton presidenca.

Fqinjët Greqia dhe Turqia, të dyja aleatë të NATO-s, por armiq historikë, kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh nga hapësira ajrore deri te juridiksioni detar në Mesdheun lindor dhe Qipron e ndarë etnikisht.

The post Nga zonat detare te hapësirën ajrore, Ministri i Jashtëm Turk vizitë në Greqi, ja çfarë pritet të diskutohet appeared first on Albeu.com.

‘’Media, një e mirë publike’’, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha: Do të promovojmë gra dhe vajza në role drejtuese
Media një e mirë publike, kështu e ka vlerësuar median Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët paraditen e sotme, ndërkohë që ka theksuar  se reformimi i Policisë së Shtetit, do të promovojnë  gra  dhe vajza të Polcisië  në role drejtuese

Ndër prioritetet e Ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, është edhe promovimi në role drejtuese i grave dhe vajzave, të cilat janë pjesë e Policisë së Shtetit.

Ministri Hoxha shtoi se, për herë të parë ka vendosur në objektivat e tij edhe dhënien e mundësisë për efektivet gra dhe vajza, që të garojnë e të marrin poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Gjatë paradites së sotme  Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët ndër  të tjera ka theksuar  se ka ardhur koha dhe është domosdoshmëri vlerësimi i rolit  vajzave dhe grave në Polici, duke ju dhënë mundësinë për të konkurruar në nivele të mesme dhe të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Po gjatë takimit  ministri Hoxha renditi tri nga objektivat e punës së tij për vitet 2024-2025, ndër të cilat implementimi i ligjit të ri për Policinë e Shtetit; “Smart City”, një projekt që synon rritjen e sigurisë publike e rrugore, përmes instalimit të një sistemi të integruar kamerash; si dhe Identiteti Digjital, ku çdo qytetar do ketë në celularin e tij pasaportën ose ID-në digjitale.

Për Ministrin Hoxha është e pakuptimtë që  gra dhe vajza në Policinë e Shtetit, madje të trajnuara dhe jashtë shtetit nuk iu është dhënë mundësia për të konkuruar në role drejtuese si shefe komisariati apo drejtore policie.

Me implementimin e ligjit të ri tha z. Hoxha do rikuperohet dhe kjo mangësi.

Po gjatë takimit Hoxha vlerësoi rolin e medias dhe theksoi se marrëdhëniet mes Ministrisë se Brendshme dhe gazetarëve do ngrihen në nivel tjeter, pasi roli i medias ështe thelbësor, një nga urat lidhëse  mes Policisë e publikut dhe është një oponencë e mirë në punën tonë. Për mua si Ervin dhe si Ministër i Brendshëm media është një e mirë publike u shpreh ai .

The post ‘’Media, një e mirë publike’’, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha: Do të promovojmë gra dhe vajza në role drejtuese appeared first on Albeu.com.

Bardhi “kapet” me ministrin e Financave: Çfarë ju nxiti të dyfishonit vlerat për tre projekte rrugore? Debate edhe për profesionistët e lirë
Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD, Gazment Bardhi pyeti ministrin e Financave, Arben Malaj se çfarë e shtyu atë që të dyfishonte vlerat e tre projekteve, në një kohë që shuma ishte e përcaktuar më parë.

Bardhi solli tre projekte, zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa.

Sipas tij për këto tre projekte vlera ka qenë e parashikuar, por pasi mori detyrën ministri i ri shumat janë dyfishuar pa bërë asnjë studim fizibiliteti.

“Kujtojmë që bëhet fjalë për të njëjtën zonjë që tunelin e Llogarasë e coi nga 140 mln euro e coi në 190 mln euro me një të rënë të lapsit, unë po flas për krahasim e vlerave që janë miratuar para 5 muajsh dhe dyfishimin e këtyre vlerave 5 muaj më pas”, tha Bardhi.

Ministri Malaj, si përgjigje tha se analizat kanë ardhur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe rishikimi i vlerave duhej bërë për shkak se kursi i këmbimit ka ndryshuar.

Bardhi: Disa ditë pasi ju u emëruat ministër i Financave me një vendim qeverie keni shtuar 3-4 muaj pasi ishin miratuar vlerat paraprake të projekteve rreth 260 milionë euro vetëm për tre projekte, pra bëhet fjalë për projektin e zgjerimit të autostradës Tiranë Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa.  Pa bërë asnjë studim fizibiliteti, pa bërë asnjë analizë sepse analiza ishte bërë dhe vlera e projekteve ishte miratuar dhe unë nuk di të ketë ndonjë zhvillim kaq të madhe të rritjes së çmimeve, fjala vjen një projekt që ishte parashikuar me 205 mln euro të shkojë 298.8 mln euro, apo një projejkt që e kishte  vlerën 39.8 mln euro ju ta coni në 87 milionë euro, apo siç është rasti i By Pass të Elbasanit që ishte parashiukuar të kushtonte 120 mln euro është rritur në 240 mln euro.

Pyetja ime është çfarë ju nxiti ju që pasi hytë në atë zyrë të rishikonit dyfishim të vlerave të këtyre projekteve?

Arben Malaj: Për projektet e përmendura nga ju janë projekte për të cilat kanë ardhur analizat nga ministria e linjës, në rastin konkret nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për Rishikimin e Vlerave. Po ju marr rastin e projektit Tiranë Durrës që daton që në 2010. Pra vlerat kanë qenë të 2010 dhe kanë nevojë për të reflektuar si kostot e ndërtimit edhe efektet e kursit të këmbimit. Pra ka një analizë të detajuar sepse kanë ndryshuar çmimet.

Bardhi: Ka patur një vendim qeverie 5 muaj më parë që kishte përcaktuar vlerat që përmenda. Pas 5 muajsh ministria e linjës, kujtojmë që bëhet fjalë për të njëjtën zonjë që tunelin e Llogarasë e coi nga 140 mln euro e coi në 190 mln euro me një të rënë të lapsit, unë po flas për krahasim e vlerave që janë miratuar para 5 muajsh dhe dyfishimin e këtyre vlerave 5 muaj më pas.

DEBATET PER PROFESIONISTET E LIRE

Gazment Bardhi – Ministrit të Financave:Qeveria ka vjedhur profesionistët e lirë. Do të propozojmë amendament ligjor për t’i kthyer paratë që ju grabitën në shkelje të Kushtetutës. Po mbani miliona në xhepa miliona euro të profesionistëve të lirë. A mund të na thoni pse nuk i ktheni paratë profesionistëve të lirë, që ua morët me dhunë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ministri i Financave: Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer mbrapsht, por po ndjekim rrugën ligjore. Prandaj i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të na orientojë se si duhet të veprojmë.

Gazment Bardhi: Nuk ka një praktikë të tillë. Në qoftë se ka vullnet mjafton një nen në ligj. Meqë ju nuk e bëni, do ta bëjmë ne si ligjvënës. Do të propozojmë një nisëm ligjore për t’ia kthyer paratë profesionistëve të lirë.

The post Bardhi “kapet” me ministrin e Financave: Çfarë ju nxiti të dyfishonit vlerat për tre projekte rrugore? Debate edhe për profesionistët e lirë appeared first on Albeu.com.

Merr fund arratia e Marklen Hakës, reagon ministri Hoxha: Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë
Marklen Haka është arrestuar pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revansh’.

Mësohet se ai është arrestuar në Nikël të Krujës, ndërsa kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës”, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.

Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.

Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale:

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.

The post Merr fund arratia e Marklen Hakës, reagon ministri Hoxha: Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

41 milionë euro më shumë për pensionet në tetor
Sipas ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, qeveria ka ndarë 4.1 miliardë lekë më shumë, ose 41 milionë euro plus për indeksimin e pensioneve në tetor 2024.

Pensionet indeksohen (rriten), me treguesin e përkushtuar të çmimeve mesatare të ushqimeve bazë dhe të shërbimeve si ilaçet bazë për pensionistët.

Ky indeks (tregues) nuk është sa indeksi vjetor i përgjithshëm i çmimeve, që ne e quajmë inflacion, por më i lartë, edhe për periudhën tetor 2023-shtator 2024, periudhë në të cilën INSTAT mat inflacionin e dedikuar për mallrat dhe shërbimet e shportës, pra indeksin e pensionistëve. Nga ky indeks, qeveria indekson, rrit pensionet.

Indeksi parashikohet të dalë në intervalin 4-5 për qind në tetor të këtij viti, ngaqë dukshëm çmimet e ushqimeve bazë të popullsisë janë rritur më shumë se inflacioni i përgjithshëm këtë periudhë.

Po ashtu, edhe ilaçet bazë. Nëse indeksi i pensionistëve del 5 për qind, i bie që një pensionist me pension 300 mijë lekë të vjetra në muaj, do të marrë nga 1 tetori 2024, 15 mijë lekë më shumë çdo muaj.

Sigurisht nuk është shumë, por është diçka për pensionistët tanë. Shtimi i mirë i të ardhurave buxhetore këtë vit pritet të sjellë edhe një paketë tjetër ndihme për kategoritë më në nevojë.

Pra, përveç indeksimit që pensionistët do ta kenë në tetor të këtij viti dhe bonusin e fundvitit që do ta marrin në dhjetor 2024, ministri Malaj dha lajmin tjetër të mirë që qeveria po diskuton një paketë mbështetje ekonomike për familjet në nevojë. Ka ardhur koha që kjo paketë të jepet dhe të jetë e fortë.

“Kushtet i kemi që të adresojmë edhe një paketë ndihme për familjet në nevojë”, u shpreh ministri i Financave.

Ministri i ri e quajti sfidë të qeverisë, por edhe personale të tij çështjen e pensioneve.

Ministria e Financave po punon edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj.

Na duhet një skemë e dukshme, që siguron pensione më të larta për të 717 mijë pensionistët tanë. Për këtë, duhet rishikuar skema aktuale e pensioneve.

Ministria e Financave, ka ngritur grupet e punës dhe po punon me ekspertë të Bankës Botërore. Ministri i Financave Malaj, bën shumë mirë që e ka edhe një sfidë personale rritjen e ndjeshme të pensioneve.

Reforma e plotë e pensioneve nënkupton pensione në tri shtylla: pensioni shtetëror, pensioni privat i detyrueshëm dhe pensioni privat vullnetar.

Këto tri shtylla, i kanë të gjitha vendet e zhvilluara të familjes së madhe të Bashkimit Evropian, ku po shkojmë, por edhe disa vende të rajonit.

Në nivel të raportit mes deficitit të pensioneve dhe të ardhurave buxhetore, jemi shteti me raportin më të lartë në rajon dhe ndoshta në të gjithë Evropën. Pra, me deficitin më problematik.

Çfarë e rëndon më shumë këtë raport, është përqindja ende e madhe e punëve në të zezë, me kontribut zero në skemë, si dhe e pagave të trukuara në sektorin privat.

Zgjidhja për uljen e punëve në të zezë dhe të evazionit përmes pagave të trukuara, është fuqizimi i kontrolleve të detajuara të inspektorëve të punës dhe shtimi me herë i gjobave, në rastet e gjetjes së punëve në të zezë dhe pagave të trukuara.

Si dhe kontrolli mbi inspektorët e punës, pasi mund të jenë korruptuar nga kompanitë private në zonat ku veprojnë dhe sigurojnë mes korrupsionit një rrogë të dytë apo të tretë, për të mbyllur njërin apo të dyja sytë, ndaj pagave të trukuara e punëve në të zezë të kompanive. Skema jonë e pensionit është gjithnjë e më shumë në funksion dhe mëshirë të numrave të emigrimit ekonomik.

Nga 10 qytetarë që i largohen sot Shqipërisë, 9 janë persona në moshë për punë, apo studentë dhe fëmijë. Vetëm një është pensionist, që largohet për bashkim familjar me fëmijët e tij në emigracion.

Kështu që edhe raporti kontribuues-përfitues te skema jonë e pensioneve publike i ngjan lëkurës së shagenit. Ka tendencë të vijojë të qëndrojë e tkurrur pranë njëshit, me shtytje për t’u ulur akoma, por kurrsesi për t’u rritur ndjeshëm.

Për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm të gjithë. Skema jonë e pensioneve përmirësohet ndjeshëm, vetëm nëse fusim shtyllën e dytë, atë të pensioneve private të detyruara. Sikurse kemi sigurimin privat të detyruar të makinave. Kjo skemë ka funksionuar në vende shumë të ngjashme me ne për nga të ardhurat dhe fuqia blerëse e popullsisë, sikurse është Maqedonia e Veriut.

Maqedonasit patën kurajon ta nisnin këtë reformë që në vitin 2005. Tani, gati dy dekada më vonë, pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut është 350 euro, ose gati dy herë më i lartë se tek ne. Edhe Kosova po ecën me shpejtësi drejt shtimit të ndjeshëm të pensioneve të veta. Ajo ka tri shtylla të dukshme të skemës së pensioneve: pensionin shtetëror, pensionin e detyrueshëm privat dhe pensionin privat vullnetar. Ne na mungon shtylla e dytë krejtësisht.

The post 41 milionë euro më shumë për pensionet në tetor appeared first on Albeu.com.

Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm renditi në një postim në rrjetet sociale momentet kryesore të punës së ministrisë që drejton përgjatë muajit gusht.

Ai vuri në dukje se që në nisje të detyrës si Ministër i Brendshëm vendosi prioritet angazhimin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndërkohë, po ashtu, gjatë gushtit u zbatuan masat për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Gjithashtu, Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.

Hoxha risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.

Ai theksoi se, pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët.

The post Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë appeared first on Albeu.com.

Mbyllet Konferenca “Diplo 2024”, Hasani: Reforma për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj
Përfundoi sot Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë “Diplo 2024”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në 3 ditët e konferencës (26 -28 gusht 2024), u nënvizua rëndësiae integrimit të aftësive dhe përvojave të ndryshme në shërbimin tonë diplomatik. Në fokus të diskutimeve ishin edhe dhënia e ideve dhe ndarja e mendimeve për prioritetet e MEPJ: avancimi i procesit të integrimit evropian, forcimi i diplomacisë ekonomike dhe rolit të Diasporës, modernizimi i shërbimeve konsullore etj.

Diskutimet nxorrën në pah nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës, për të çuar përpara axhendën e reformave, sikundër edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’i nënshtrohet reformave strukturore për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj.

Struktura e re synon të nxisë energjinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjitha hallkave të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Një prej risive, është edhe krijimi i Drejtorisë së Bashkëpunimit me Faktorin Shqiptar, në fokus të të së cilës do të jenë qytetarët shqiptarë, kudo që ata jetojnë.

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, i cili prej javësh është në konsultim publik, jo vetëm do të mbështesë natyrën dinamike dhe në zhvillim të aktivitetit diplomatik, por edhe do të njohë kontributet e shqiptarëve që punojnë në organizatat ndërkombëtare dhe do të hapë dyert për përfshirjen e tyre në shërbimin e jashtëm.

Konferenca e Ambasadorëve shërbeu si një moment vendimtar për reflektim, vlerësim dhe planifikim për të ardhmen. Ai përforcoi nevojën për përmirësim të vazhdueshëm, integrim të aftësive të ndryshme dhe reforma strukturore për të rritur efektivitetin e shërbimit diplomatik shqiptar.

Në “Diplo 2024”, në panelet e brendshme të konferencës ishin të ftuar, zv.kryeministja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ministrja Turizmitdhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministri Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, zv.Kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, rektorja e Kolegjit të Evropës Frederica Mogherini si dhe ekspertë vendas e të huaj të fushave të ndryshme.

The post Mbyllet Konferenca “Diplo 2024”, Hasani: Reforma për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj appeared first on Albeu.com.

Balla: Zbatim me rigorozitet i rregullave të lundrimit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se paprekshmëria e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe zbatimi me rigorozitet i rregullave të lundrimit, që nga pajisja me dokumentacion përkatës deri te masat e shpëtimit, janë vija e kuqe për këdo që tenton ti shpërfillë këto rregulla.

Ministri Balla, në një reagim në rrjetet sociale përgëzoi edhe strukturat e policisë për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve.

“Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste, të cilët kërkuan ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë si dhe për bllokimin e 27 mjeteve lundrimi me shkelje”, u shpreh ai.

Balla theksoi se operacioni “Siguria detare” vijon çdo ditë nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare në hapësirën detare, liqenore dhe lumore, për të rritur sigurinë e pushuesve në plazhet e vendit.

The post Balla: Zbatim me rigorozitet i rregullave të lundrimit appeared first on Albeu.com.