Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal Archives - Albeu.com

Krasniqi njofton miratimin e 1 milion eurove për katër projekte infrastrukturore
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore, në shumën prej 1 milion euro.

Gjatë konferencës për media, ai sqaroi se projekti i parë ka të bëjë me rindërtimin e urës Sitnica në Komunën e Mitrovicës së Jugut, në vlerë prej 400.000 euro.

Sipas tij, projekti i dytë përfshin rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Shtimes, me vlerë prej 300.000 euro, ndërsa projekti i tretë është rivitalizimi i zonave publike të infrastrukturës së rekreacionit malor në Komunën e Pejës, po ashtu në vlerë prej 300.000 euro.

Ai shtoi se projekti i katërt parasheh ndërtimin e sallës së jashtme sportive në shkollën “Mustafa Dumoshi” në Dumosh në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 50.000 euro.

Krasniqi po ashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë edhe një ndarje tjetër, në vlerë prej mbi 3 milionë euro, për pesë komunat e tjera që janë fituese të grantit të performancës për vitin 2025.

Në të njëjtën konferencë, ai konfirmoi edhe mbështetjen e grupit multietnik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja.

“Ajo çka unë mund të them është që grupi multietnik, që është i përbërë prej tetë ose nëntë deputetëve, janë të gatshëm edhe të interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.

The post Krasniqi njofton miratimin e 1 milion eurove për katër projekte infrastrukturore appeared first on Albeu.com.