ministri Mete Archives - Albeu.com

Mali i Zi, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor: Të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare
Ministri i Financave Ervin Mete mori pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë të Malit të Zi. Ky takim vjen dy ditë pas miratimit nga Parlamenti Evropian të Paketës prej 6 miliardë eurosh të Planit të ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për ministrin Mete kjo Paketë Financiare është një shenjë e qartë e mbështetjes së BE për përshpejtimin e reformave dhe procesit të integrimit të rajonit dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe përparimet e bëra në këtë drejtim.

“Hapja e SEPA-s për vendet jo anëtare të BE-së, si pjesë e Planit të ri të Rritjes së Komisionit të BE-së, paraqet një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor për uljen në mënyrë të konsiderueshme të kostove të pagesave brenda rajonit. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me Bashkimin Evropian, prandaj është me rëndësi që ne të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare,” u shpreh ai.

Ministri Mete tha se Shqipëria është një fazë të avancuar sa i përket përmbushjes së kritereve të BE-së për SEPA-n, ndërsa ka realizuar procedurën e para-aplikimit.

“Shqipëria është në një fazë të avancuar sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA. Banka e Shqipërisë ka miratuar setin e rregulloreve të nevojshme dhe në fund të muajit të kaluar kemi përfunduar procedurën e para-aplikimit,” u shpreh më tej ministri, informon zyra e shtypit e kësaj ministrie.

Përfshirja në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave sjell përfitime të shumta për vendet e rajonit, si reduktimin e kostove të transaksioneve bankare dhe lehtësimin e tregtisë.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, KE, Znj. Valentina Superti, shprehu mbështetjen e saj për vendet e rajonit në lidhje me anëtarësimin në SEPA.

“Do t’ju mbështesim për të avancuar me procesin, i cili sjell lehtësimin e tregtisë në rajon. Për ne është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit në mënyrë që ata të kenë një rritje të eksporteve dhe të bëhen edhe më atraktivë sa i përket investimeve të huaja,” tha ndër të tjera Znj. Superti, duke veçuar se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në fazë të avancuar sa i përket aplikimit” u shpreh ajo, informon zyra e shtypit.

Ndërsa Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Znj. Majlinda Dhuka, vlerësoi votimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Parlamenti Evropian, duke e cilësuar një sinjal të qartë të mbështetjes politike të BE për vendet e rajonit. Ajo theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë më tej bashkëpunimin mes tyre për të rritur konvergjencën me BE-në.

The post Mali i Zi, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor: Të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare appeared first on Albeu.com.

“Standard&Poor’s” përmirëson vlerësimin për Shqipërinë, Mete: Ky rezultat sjell përfitime konkrete për ekonominë
Përmes një deklarate të dhënë për mediat, ministri i Financave, Ervin Mete, ka reaguar pasi agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard&Poors”, ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

Mete ka thënë se vlerësim i S&P, vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombëtare rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në positive.

Sipas ministrit, vlerësimi forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit, i cili do të perceptohet më pozitivisht nga investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri dhe kjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta.

Deklarata e plotë e Ministrit Mete:

Sot kam kënaqësinë e veçantë të komunikoj me ju lajmin e mirë se Agjencia Ndërkombëtare “Standard & Poor’s” ka rritur me një kategori vlerësimin për Shqipërinë, duke e vlerësuar për herë të parë vendin tonë në kategorinë BB-.

Ky vlerësim i S&P vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombëtare rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive dhe është një vlerësim i përpjekjeve tona për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivitetin e politikave strukturore. Rritja e vlerësimit nga Standard & Poor’s merr një rëndësi edhe më të veçantë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, pasi një pjesë e konsiderueshme vendesh kanë patur rënie të vlerësimit nga agjencia ndërkombëtare.

Ky vlerësim nënvizon besimin në aftësinë tonë për të përballuar sfidat ekonomike, duke forcuar në të njëjtën kohë bazat financiare. Ai përbën një certifikim të strategjisë sonë të rritjes dhe praktikave të menaxhimit të financave publike.

Theksoj se kalimi në një shkallë më të lartë vlerësimi zakonisht kërkon një kohë relativisht të gjatë për të krijuar bindjen që përmirësimet e ekonomisë së vendit janë të qëndrueshme.

Vlerësimi forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Tani vendi do të perceptohet më pozitivisht nga investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri dhe kjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta, si edhe kushte më të lehtësuara për huamarrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Ky përmirësim pritet po ashtu të reflektohet dhe në tregun vendas, në kosto më të ulëta të financimit për bankat, bizneset dhe individët.

Ngjitja me një kategori vlerësimi nga Standard & Poor’s konfirmon situatën e mirë që po kalon ekonomia e vendit, qëndrueshmërinë e financave publike dhe pritshmërinë pozitive për reformat e ndërmarra.

S&P nënvizon se ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e rezistencës së fortë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, vlerëson Standard&Poor’s dhe pavarësisisht këtyre sfidave, ekonomia është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, papunësia është në nivelet më të ulëta historike, inflacioni është rikthyer në objektiv përpara pritshmërive, pozicioni i jashtëm është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, investimet e huaja direkte kanë arritur nivelet më të larta historike, ndërsa borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023.

Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombëtare nxit vendosmërinë tonë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike dhe arritjen e objektivave ambicioze të zhvillimit, si dhe forcimin e mëtejshëm të financave publike. Avancimi në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishme për të  përshpejtuar ritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, që shoqëron ndërmarrjen e reformave të rëndësishme, presim të shërbejë po ashtu si mbështetje solide në këtë drejtim.

The post “Standard&Poor’s” përmirëson vlerësimin për Shqipërinë, Mete: Ky rezultat sjell përfitime konkrete për ekonominë appeared first on Albeu.com.