ministri kinez Archives - Albeu.com

Ministri kinez i Mbrojtjes i sanksionuar nga SHBA takohet me Putinin në Moskë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu u takuan të dielën në Moskë, ku të dy përshëndetën bashkëpunimin e ngushtë ushtarak të vendeve të tyre.

Li do të zhvillojë një vizitë katër ditore në Rusi, udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që kur mori detyrën muajin e kaluar.

Kjo vjen pasi vendet perëndimore kanë rritur presionin ndaj Pekinit për ta shtyrë Putinin t’i japë fund luftës së tij kundër Ukrainës.

Li, një gjeneral dhe veteran i përpjekjes së modernizimit ushtarak të Kinës, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 për transaksionet me eksportuesin e armëve të kontrolluar nga shteti rus, Rosoboronexport, kur ai drejtonte Departamentin e Zhvillimit të Pajisjeve të ushtrisë kineze.

Këto transaksione përfshinin dorëzimin nga Rusia në Kinë të avionëve luftarakë Su-35 në 2017 dhe pajisjeve të lidhura me sistemin raketor tokë-ajër S-400 në 2018, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Udhëtimi i Li vjen pas vizitës shtetërore të liderit kinez Xi Jinping në Rusi muajin e kaluar, në të cilën Xi dhe Putin forcuan më tej lidhjet e vendeve të tyre dhe u zotuan të “thellojnë besimin e ndërsjellë ushtarak” dhe të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ushtarak.

Gjatë takimit të tij me Li të dielën, Putin e quajti vizitën e fundit të Xi në Rusi “shumë produktive” dhe tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës po zhvillohen mirë në të gjitha fushat, përfshirë departamentet ushtarake, sipas një deklarate të Kremlinit.

Bashkëpunimi ushtarak mes vendeve ishte “një nga fushat më të rëndësishme që forcon natyrën jashtëzakonisht të besueshme dhe strategjike të marrëdhënieve”, tha Putin.

Li i tha Putinit se besimi midis ushtrive të dy vendeve është “konsoliduar gjithnjë e më shumë” dhe bashkëpunimi ka dhënë “rezultate të frytshme”, sipas një leximi nga media shtetërore kineze.

Kina ishte e gatshme të punonte me Rusinë për të “forcuar komunikimin strategjik midis dy ushtrive, për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin shumëpalësh dhe për të dhënë kontribute të reja për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”, tha Li, duke përmendur konsensusin midis Xi dhe Putin.

Ukraina nuk u përmend në leximin zyrtar të takimit të asnjërës palë./Albeu.com.

The post Ministri kinez i Mbrojtjes i sanksionuar nga SHBA takohet me Putinin në Moskë appeared first on Albeu.com.

Kina i ofron Ukrainës ndihmë humanitare, Yi : “I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë”
Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Wang Yi, teksa përsëriti thirrjen për vazhdimin e bisedimeve diplomatike. Ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë vazhdon të jetë e fortë dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të mëdha, shkruan BBC.

Vendimi i Yi vijnë disa orë pasi kryeministri i Australisë Scott Morrison i kërkoi Kinës të marrë masa ndaj Rusisë. Në një fjalim ditën e djeshme, Morrison tha se Kina ka folur vazhdimisht për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

“I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë”, tha Morrison, duke shtuar se “asnjë vend nuk do të kishte më shumë ndikim tek Rusia sesa Kina”.

Deri më tani, qeveria kineze nuk ka vendosur sanskione kundër Rusisë. Por në fillim të kësaj jave, Yi sinjalizoi se Kina ishte e gatshme të ndërmjetësonte armëpushimin midis dy vendeve.

The post Kina i ofron Ukrainës ndihmë humanitare, Yi : “I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë” appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pekini është gati të kërkojë zgjidhje paqësore nga Rusia
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Kina është e gatshme të kërkojë një zgjidhje paqësore nga ana e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë ditës së martë, Kuleba pati një telefonatë me homologun e tij kinez Wang Yi. Pa e quajtur aktin ushtarak të Rusisë në Ukrainë një “pushtim”, Wang është shprehur se Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo vendi dhe ai i kërkoi Ukrainës dhe Rusisë që ta zgjidhin krizën përmes negociatave.

Duke folur për CNN, Kubela tha se i kërkoi ministrit kinez që të ndikojë tek Putini dhe t’i kërkojë atij ta ndalë menjëherë këtë luftë.

Ai shtoi se Kina mund të ndikojë për të përshpejtuar përfundimin e luftës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për paqe dhe për këtë gjë ai përmendi abstenimin e vendit komunist në OKB, në kuadër të rezolutës që dënonte sulmin rus./albeu.com/

The post Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pekini është gati të kërkojë zgjidhje paqësore nga Rusia appeared first on Albeu.com.

Kë mbështet Kina? Zbardhet telefonata e orëve të vona mes ministrit kinez dhe Blinken për tensionet në Ukrainë
Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjitha palët e përfshira në çështjen e sigurisë së Ukrainës, të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin rritjen e tensionit.

Ky mund të shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë i Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat paralajmëruan për rreziqet ekonomike dhe të sigurisë në rast të një agresioni rus.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken folën për situatën në Ukrainë në një telefonatë të mërkurën mbrëma, raporton Reuters.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga bërja e gjërave që nxisin tensionet dhe krizën,” i tha Wang -Blinken, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Kinës.

Rusia, e cila ka pozicionuar forcat e saj ushtarake në kufijtë e Ukrainës për muaj të tërë, i ka kërkuar NATO-s të tërheqë trupat dhe armët nga Evropa Lindore dhe të ndalojë Ukrainën, një ish-shtet sovjetik, të bashkohet me aleancën e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kundërshtojnë këtë qëndrim, por thonë se janë të gatshëm të diskutojnë tema të tjera si kontrolli i armëve.

“Sekretari Blinken… përcolli mesazhin se de-eskalimi dhe diplomacia janë rruga më e përgjegjshme që duhet ndjekur,” u citua t’i thoshte Blinken -Wang në një deklaratë të lëshuar nga departamenti i shtetit i SHBA.

Wang, me sa duket duke iu referuar kundërshtimeve të Rusisë ndaj zgjerimit të NATO-s në Evropën Lindore, i tha Blinken se siguria e një vendi nuk mund të jetë në kurriz të sigurisë së të tjerëve dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo edhe zgjeruar blloqet ushtarake, tha ministria kineze.

“Për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, ne ende duhet të kthehemi në Marrëveshjen e re të Minskut” tha Wang.

Kina ka forcuar lidhjet me Rusinë ndërsa tensioni midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është rritur për një sërë çështjesh, nga tregtia te të drejtat e njeriut, Tajvani dhe pretendimet detare të Kinës.

Presidenti rus Vladimir Putin, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione personale nëse Rusia pushton Ukrainën, pritet të vizitojë Kinën javën e ardhshme për Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat fillojnë më 4 shkurt.

Wang i tha Blinken se Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë të bëjnë gabime në fjalët dhe veprat e tyre ndaj Kinës, duke shkaktuar tronditje të reja në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“Prioriteti kryesor për momentin është që SHBA duhet të ndalojë ndërhyrjen në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, të ndalojë së luajturi me zjarrin për çështjen e Tajvanit dhe të ndalojë krijimin e klikave të ndryshme kundër Kinës”, tha ai, sipas ministrisë së jashtme kineze.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Britania kanë njoftuar se nuk do të dërgojnë asnjë zyrtar shtetëror në Lojërat për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në Kinë.

Kina ka mohuar abuzimet e të drejtave te njeriut dhe ka hedhur poshtë atë që e quan politizimin e sportit./Panorama/

The post Kë mbështet Kina? Zbardhet telefonata e orëve të vona mes ministrit kinez dhe Blinken për tensionet në Ukrainë appeared first on Albeu.com.