ministri i jashtem Archives - Albeu.com

Ministri i Jashtëm rus zbulon një nga planet kryesore të Putinit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, ka zbuluar një nga planet kryesore të putin.

Ai ka paralajmëruar se Rusia synon të pushtojë qytetin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës, duke e bërë atë zyrtarin e parë të lartë të Kremlinit që e shpalos një plan të tillë. Gjatë një interviste me propagandistë shtetëror rus, Lavrov tha se qyteti i dytë më i madh ukrainas ka një rol të rëndësishëm dhe është në planet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të krijuar një zonë sanitare. Këtë e ka bërë të qartë edhe Moska e cila beson se mënyra e vetme për të mbrojtur territorin rus është përmes krijimit të një zone sanitare.

“Në sfondin e sulmeve me dronë dhe granatimeve të territorit tonë, objekteve publike, ndërtesave të banimit, duhet të merren masa për t’i siguruar këto territore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndryshe, Rusia ka shtuar sulmet e saj drejt Kharkivit, në atë që zyrtarët besojnë se është një përpjekje për të marrë qytetin. Por, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka njoftuar se planet ruse për të sulmuar Kharkivin nuk po injorohen nga trupat ukrainase, dhe se ata po përgatiten për një ngjarje të tillë.

“Ne po kryejmë një sërë punimesh për fortifikimin e territoreve dhe pozicioneve dhe po planifikojmë pozicionimin e trupave në rast sulmi”, tha Syrskyi.

Ndryshe, Rusia ka humbur pothuajse të gjithë territorin në rajonin e Kharkivit pas avancimit të Ukrainës në kundërsulme.

The post Ministri i Jashtëm rus zbulon një nga planet kryesore të Putinit appeared first on Albeu.com.

Kush ishte ministri i Jashtëm që Rama i kërkoi Hysenbelliut ta sulmonte?
Sot, Policia e Shtetit dhe IKMT kanë zbarkuar te “Presitige Resort”, ku kërkojnë ta konfiskojnë këtë të fundit pavarësisht se administratorët theksojnë se është aksion i paligjshëm, pasi nuk është shprehur ende gjykata administrative.

Si duket, është vendosur sot t’i shkohet deri në fund, asaj që nisen me pronat e Irfan Hysenbelliu, ku në dhejtor të 2022 u hodh në erë hoteli në Golem.

Për të gjitha këto që po ndodhin ka reaguar vetë Irfan Hysenbelliu, i cili ka theksuar se e gjitha është sulm nga qeveria për shkak të ndryshimit të linjës editoriale.

Por jo vetëm kaq, ai zbuloi se Rama i ka kërkuar të shesë televizionin informativ News 24 dhe të sulmonte një ministër të Jashtëm.

Për kë ministër të Jashtëm bëhet fjalë?

Hysenbelliu thotë se nuk e ka sulmuar ministrin, për të cilin tha se “e ka bërë punën dhe gëzonte respekt”.

A mund të ketë qenë Ditmir Bushati, duke mbajtur parasysh se raportet mes tyre nuk kanë qenë dhe aq të mira?

Shprehet Hysenbelliu:

Unë ndihem shumë i qetë se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeministrit i janë botuar kartelat psiqike të tij. Nuk shqetësohem për këtë. Raportet e kryeministrit me mua thonë se kanë qenë shumë të mirë. Qëkur ishte në Bashki dhe më pas kemi pasur debate, për shkak se ai tjetër gjë ka në shpirt dhe tjetër gjë pasqyron.

Kohë më parë bashkë me shefin e IKMT-së, çonte vazhdimisht policinë. i shkruaja sms dhe i thosha “po u çoj ujë dhe bukë, ti vazhdo mbaji aty”. Rama është një aktor shumë i zoti, tjetër gjë pasqyron dhe ndryshe vepron. Kur ishim në Beograd rastësisht bashkë, të nesërmen çoi policinë te Prestige. Kur isha në SHBA sa më pa që dola në media, i vuri tritolin. Këto ditë kam qenë me familjen në Athinë, ai ishte aty në të njëjtin hotel. Aty shkëmbeheshim, atij i rrotulloheshin sytë saqë u largua.

Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte bëji presion një ministri të jashtëm. Më çoi sms “bëji transparencën deri në fund ministrit të jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”. Si mund tia bëja unë këtë ministrit të jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij. Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë”.

Të shkosh te Prestige pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh, ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja ti riktheheshit atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te Prestige pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë. Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamentar dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e të flasë në krah të kryeministrit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar.

Kam pasur një takim edhe me Gramoz Ruçin dhe i kam thënë “kemi jetuar në të dyja sistemet, si ka mundësi kjo heshtja jote?”. Më tha: nuk kam më fuqi. i thashë “pse hesht, PS ka pasur shumë debate brenda”. Edhe Berisha kur ishte në kohën e tij dhe kishte dorë të hekurt, kishte debate, fliste Pashko, Ruli, Ceka, Imami, Olldashi.

Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC. Kam pasur një administrator që ishte më parë deputet i PS. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin.

Ku të shkojmë në Gjykatë? Motra e zv.kryeministres ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Si ka mundësi që kur shkëmbeheshim në hotel, a kanë një edukatë, bashkëshortja e tij që shkëmbehej me bashkëshorten time dhe fëmijët janë rritur bashkë? Për mua ka ardhur koha që këtij njeriu t’i tregojnë vendin.

Unë edhe nëse e humbas biznesin nuk shqetësohem. Këtë dëm Rama do ta paguajë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ambasadat dhe diplomatët e huaj duhet të zgjohen. Nuk mundet një kryeministër që ta kthejë vendin në pronë private. Ky është standardi më i keq në historinë e Shqipërisë.

Një mikut tim politikan i kam shkruar “14 maji duhet të tregojë sa u duan shqiptarët, në të kundërt duhet të hapin krahun”.

Shqiptarët duhet të zgjohen, mediat e mia nuk do të rreshtin së mbështeturi.

Si mund të rrijë kryeministri, kur ministri i Brendshëm u fut në burg? Ju mendoni se drogën e bënte vetë Tahiri dhe kryeministri nuk e dinte?

Si ka mundësi që zv.kryeministrin e tij kërkon ta fusë në burg? Nuk e fut dot në burg se po e futi, do të bëhet i penduar zv.kryeministri dhe Rama do të futet vetë në burg.

Pse Rama përdor 2 standarde? Te unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?

The post Kush ishte ministri i Jashtëm që Rama i kërkoi Hysenbelliut ta sulmonte? appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm Kuleba: Dy ambasada të tjera të Ukrainës marrin letra kërcënuese
Të mërkurën dhe të enjten, dy ambasada të tjera ukrainase jashtë vendit, përveç asaj në Spanjë, morën letra me “kërcënime shumë specifike”. Kjo është një fushatë e qëllimshme, në shkallë të gjerë kundër Ukrainës jashtë vendit.

Deklarata përkatëse është bërë nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke komentuar një sulm terrorist në Ambasadën e Ukrainës në Madrid, në kuadër të takimit të 29-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Lodz të Polonisë.

“Kjo është padyshim një formë e re terrori. Së bashku me autoritetet spanjolle, ne po punojmë shumë aktivisht për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj. Pa dyshim, ne kemi një hamendësim se kush qëndron pas kësaj, por është e nevojshme të gjurmohet i gjithë rrjeti i agjentëve dhe njerëzve të përfshirë në këtë fushatë”, tha Kuleba.

Sipas Kuleba, përveç incidentit në Madrid, “ka pasur edhe ngjarje të tjera alarmante, që nuk lidhen me eksplozivët”. Në veçanti, disa ambasada ukrainase morën letra me “kërcënime shumë specifike”.

Kuleba shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës së shpejti do të japë një koment zyrtar në lidhje me këtë.

Më 30 nëntor 2022, një komandant i Ambasadës së Ukrainës në Madrid mori lëndime të lehta, pasi një letër bombë shpërtheu në duart e tij. Pjesa tjetër e punonjësve mbetën të padëmtuar.

The post Ministri i Jashtëm Kuleba: Dy ambasada të tjera të Ukrainës marrin letra kërcënuese appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut: Nëse dikush dëmtohet nga Ballkani i Hapur, ne s’do të jemi pjesë e nismës
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por ajo, sipas tij “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve, Osmani tha se Maqedonia e Veriut mund të largohet nga Ballkani i Hapur nëse ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga kjo nismë.

Maqedonia e Veriut ka njohur shtetin e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 16 tetor të vitit 2009.

“Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vet mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Por, problem i Ballkanit të Hapur është se aty nuk janë të gjitha gjashtë shtetet”, tha Osmani.

“Vlerësoj se janë legjitime qëndrimet e tri shteteve tjera që kanë vendosur të mos jenë pjesë e nismës. Detyra jonë është që të bëjnë përpjekje që t’i bindim, por ne përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Nëse nuk tregojmë rezultate atëherë s’ka se pse dikush të na bashkohet”.

“Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje Kosovës në të gjitha nismat dhe përpjekjet për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës si dhe liberalizimin e vizave

“Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në rrugën e njohjeve ndërkombëtare. Ne para disa ditëve i bëmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë, pa asnjë vonesë të miratoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne po i japim mbështetje Kosovës edhe në Këshillin e Evropës për pranimin e saj në këtë institucion evropian, por edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të stabilizuar rajonin që të vazhdojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Si vend anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në këtë kuadër i japim mbështetje përpjekjeve të Kosovës që të bëjë pjesë e aleancës”, tha ai.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj./REL/

The post Maqedonia e Veriut: Nëse dikush dëmtohet nga Ballkani i Hapur, ne s’do të jemi pjesë e nismës appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Stërvitjet e Kinës nënkuptojnë përgatitje për pushtim
Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka thënë më 9 gusht se Kina është duke shfrytëzuar stërvitjet ushtarake si “përgatitje për pushtim të Tajvanit”.

Kina ka nisur stërvitje ushtarake pas vizitës që i ka bërë këtij ishulli udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Wu ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare me qëllim të mbrojtjes së “paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit”.

Sipas tij, Kina “është duke kryer stërvitje të shkallës së gjerë, po lëshon raketa, si dhe po kryen sulme kibernetike dhe fushatë dezinformuese, në përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”.

Pekini e konsideron Tajvanin si provincën e tij që do të aneksohet edhe me forcë – nëse është e nevojshme.

Stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të Kinës afër Tajvanit, ishte planifikuar të përfundonin më 7 gusht.

Në to janë përfshirë lansues të raketave balistike dhe simulime të sulmeve ajrore dhe detare.

Megjithatë, Komanda lindore e Kinës ka bërë të ditur më 8 gusht për stërvitje të reja, duke rritur shqetësimet se Pekini synon të rrisë presionin mbi ishull.

Më 9 gusht edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 8 gusht se është i shqetësuar për veprimet e Kinës, por ka shtuar se “nuk besoj se ata do të bëjnë diçka më shumë sesa janë duke bërë”.

Pas përfundimit të vizitës pesëditore në rajon, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, ka thënë se “e ardhmja do të shkruhet këtu në Paqësor”./REL

The post Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Stërvitjet e Kinës nënkuptojnë përgatitje për pushtim appeared first on Albeu.com.

Lavrov: Mes Rusisë dhe perëndimit po ngrihet “një perde e hekurt”
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se një “perde e re e hekurt” po zbriste midis Rusisë dhe perëndimit dhe se Moska nuk do t’i besonte Uashingtonit dhe Brukselit “tani e tutje”.

“Për sa i përket një perde të hekurt, në thelb ajo tashmë po zbret.”- tha Lavrov.

Procesi “ka filluar”, tha ai pas bisedimeve me homologun e tij nga Bjellorusia. Lavrov akuzoi BE-në se nuk ishte “fare” interesante për të kuptuar interesat e Rusisë.

“Është e interesuar për atë që është vendosur në Bruksel. Dhe ajo që është vendosur në Uashington është vendosur në Bruksel.”-shtoi Lavrov./albeu.com

The post Lavrov: Mes Rusisë dhe perëndimit po ngrihet “një perde e hekurt” appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm: Hungaria ofron territorin e saj për transportin e grurit nga Ukraina
Hungaria ka ofruar territorin e saj si një rrugë të mundshme për eksportet e grurit ukrainas, pas ndërprerjes së rrugëve të zakonshme përmes Detit të Zi, për shkak të luftës ruse në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së , ndërsa shtoi se nuk priste asnjë ndërprerje në furnizimet me gaz rus në Hungari.

Megjithatë ai shtoi se nuk priste që të kishte ndërprerje të gazit rus në Hungari./albeu.com

The post Ministri i Jashtëm: Hungaria ofron territorin e saj për transportin e grurit nga Ukraina appeared first on Albeu.com.

Ministri i jashtëm izraelit alarmon qytetarët: Nëse jeni në Stamboll, kthehuni menjëherë!
“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, kjo ishte thirrja e Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, e cila ka krijuar panik tek qytetarët.

Por çfarë po ndodh në Turqi?

Zhvillim i papritur! Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij që të kthehen në shtëpi sa më shpejt nëse ndodhen në Stamboll.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se një “përpjekje e madhe” nga forcat izraelite të sigurisë kishte shpëtuar “jetë izraelite në javët e fundit” dhe falënderoi Qeverinë turke për kontributin e saj. Ai nuk dha detaje të tjera.

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha Reuters se Turqia kishte arrestuar disa të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike në Iran.

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Lapid në një deklaratë televizive.

“Këto kërcënime terroriste janë të drejtuara te pushuesit izraelit. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata”, tha ai.

Teherani është zotuar të hakmerret kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vrasjen më 22 maj të Hassan Sayad Khodai, kolonel i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, i cili u qëllua për vdekje në timonin e makinës së tij nga dy persona me motoçikletë.

Izraeli as nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi përgjegjësinë mbi akuzat për vrasje. Izraeli ka akuzuar Khodain për organizimin e sulmeve kundër izraelitëve në gjithë botën.

Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët. Të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre./albeu.com

The post Ministri i jashtëm izraelit alarmon qytetarët: Nëse jeni në Stamboll, kthehuni menjëherë! appeared first on Albeu.com.

Pronat çame, Dendias kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërcënuar Shqipërinë me bllokimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nëse ngre pretendime për pronat e çamëve.

Deklaratën, Dendias e bëri gjatë takimit me homologen Shqiptare, Olta Xhaçka në Tiranë.

Ka qenë ministrja Xhaçka ajo që ka theksuar nevojën për zgjidhjen e disa çështjeve mes dy vendeve, përfshi atë të pronave të çamëve.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detaje mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e luftës së Dytë Botërore siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.

Por Dendias ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, duke kërkuar të “mos flitet për çështje që nuk ekzistojnë” në të kundërt Greqia do të bllokojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha Dendias./albeu.com

The post Pronat çame, Dendias kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE appeared first on Albeu.com.

Sanksionohen 206 rusë, Britania : Mes tyre edhe gruaja e Lavrov
Mbretëria e Bashkuar po sanksionon 178 individë të cilët mendohet se “mbështesin rajonet ilegale të shkëputura” në Ukrainën lindore, tha zyra e jashtme britanike.

Gjatë një deklarate ditën e sotme, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka treguar gadishmërinë e Britanisë për të mbështetur Ukrainën.

“Në vazhdën e sulmeve të tmerrshme me raketa ndaj civilëve në Ukrainën lindore, ne sot po sanksionojmë ata që mbështesin rajonet ilegale të shkëputura dhe janë bashkëpunëtorë në mizoritë kundër popullit ukrainas. Ne do të vazhdojmë të synojmë të gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin luftën e Putinit”,tha sekretarja.

Në total, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi sanksione të reja për 206 individë, duke përfshirë 178 separatistë, gjashtë oligarkë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tyre të ngushtë dhe 22 individë të tjerë.

Në mesin e të sanksionuarve janë Sergei Kozlov, kryetar i vetëquajtur i qeverisë së Republikës Popullore të Luhanskut, dhe Alexander Ananchenko, të cilin Ministria e Jashtme e quajti kryeministrin e vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut.

Maria Lavrova, gruaja e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, është gjithashtu në mesin e atyre që i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve./albeu.com

The post Sanksionohen 206 rusë, Britania : Mes tyre edhe gruaja e Lavrov appeared first on Albeu.com.