ministri i financave Archives - Albeu.com

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, Mete: 39 mld lekë për rritjen e pagave, brenda 2024 rroga mestare 900 euro
Qeveria ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2024. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave  ka prezantuar projektbuxhetin, ku thekson se 39 mld lekë do shkojnë për rritjen e pagave, me synimin që brenda vitit 2024 të arrihet qëllimi për rrogën mesatare 900 euro.

Duke u bazuar në raportin e FMN, Mete deklaroi se ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, dhe tani ka hyrë në një fazë të re.

Ndërkaq, për vitin e ardhëm, parashikohet një rritje ekonomike prej 3.8%.

Përveç qëllimit për rritjen e rrogës mesatare, do të indeksohen dhe pensionet.

Ervin Mete: Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Projektbuxhetin 2024, i cili vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.

Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuar në të njëjtën kohë balancën e duhur të ekuilibrave makroekonomikë dhe fiskalë.

Siç vlerësoi sot edhe FMN, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, duke hyrë tashmë në një fazë te re. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Në projeksionet tona, ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, një balancë primare pozitive, konsolidim të mëtejshëm fiskal, rritje të punësimit dhe ulje të inflacionit.

Ambicja jonë është që siç kemi qënë një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, të synojmë të jemi një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit, duke synuar në të njëjtën kohë të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon.

Projektbuxheti 2024 i përgjigjet kësaj ambicjeje.

Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Projektbuxheti vijon të financojë procesin e rindërtimit, në vijim edhe të mbështetjes së dhënë përmes Aktit Normativ.

Respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO, me 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe kjo arrihet për herë të parë.

Rritet ndjeshëm buxheti në dispozicion për njësitë e pushtetit vendor, ku për vitin 2024 shpenzimet parashikohen të jenë 71 miliardë lekë, ose 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë./Albeu.com

The post Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, Mete: 39 mld lekë për rritjen e pagave, brenda 2024 rroga mestare 900 euro appeared first on Albeu.com.

Lis Truss shkarkon pas 38 ditëve punë ministrin e Financave
Kwasi Kwarteng është shkarkuar si ministër i Financave, pas 38 ditësh në këtë post.

Që kur kryeministrja britanike Lis Truss njoftoi se do t’i drejtohej popullit pa ministrin në krah, u rritën dyshimet mbi fatin e Kwarteng.

Ish-ministri ka kritikuar publikisht këtë javë qeverinë, duke ngritur zërin për krizën dhe inflacionin. Kjo dyshohet të jetë arsyeja e shkarkimit, ndërsa ende nuk dihet kush do t zëvendësojë.

Qeveria në fillim të këtij muaji shfuqizoi planin e saj për të hequr normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat pas një reagimi të konsiderueshëm publik, por kjo nuk arriti të qetësonte turbulencat e tregut.

Kwarteng ndërpreu një vizitë në Uashington të enjten për të fluturuar përsëri në Londër, ndërsa ministrat e qeverisë u përpoqën të trajtonin kaosin e tregut të lëshuar në javët e fundit.

Kjo përfshinte një shitje të obligacioneve qeveritare me afat të gjatë që bëri që Banka e Anglisë të ndërhynte për të shpëtuar fondet e pensioneve nga kolapsi dhe një rritje të normave të hipotekës për pronarët e ardhshëm të shtëpive.

Truss kishte qenë nën presion të jashtëzakonshëm për të rimenduar politikat e saj ekonomike, me sondazhet që tregonin se mbështetja për Partinë Konservatore në pushtet po shembet dhe ligjvënësit nga brenda partisë së saj thuhet se po komplotonin për ta rrëzuar atë pas pesë javëve të para të trazuara në detyrë.

Pavarësisht kësaj, ajo dhe Kwarteng kishin mbetur publikisht të vendosur ditët e fundit, duke akuzuar kritikët e planeve fiskale radikale të qeverisë se ishin pjesë e një “koalicioni kundër rritjes”.

“Siç e kam thënë shumë herë në javët e fundit, ndjekja e status quo-së thjesht nuk ishte një opsion. Për një kohë të gjatë, ky vend është përballur me norma të ulëta rritjeje dhe taksa të larta, dhe kjo duhet të ndryshojë ende nëse ky vend do të ketë sukses”, shtoi Kwarteng në letrën e tij.

“Ne kemi qenë kolegë dhe miq prej shumë vitesh. Në atë kohë, kam parë përkushtimin dhe vendosmërinë tuaj. Unë besoj se vizioni juaj është i duhuri. Ka qenë një nder të shërbeja si ministri juaj i parë.”/albeu.com

The post Lis Truss shkarkon pas 38 ditëve punë ministrin e Financave appeared first on Albeu.com.