minishengeni Archives - Albeu.com

Mali i Zi refuzon Mini-Shengenin: Kjo nismë nuk na rri përshtat, fokusohemi te Tregu i Përbashkët Rajonal
Mali i Zi nuk është dakord me nismën e Ballkanit të Hapur, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Lajmin e ka bërë të ditur kryenegociatorja e Malit të Zi, Zorka Kordić, e cila ka deklaruar se janë të fokusuar për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo në marrëveshjen e tre shteteve të Ballkanit.

“Mali i Zi fokusohet në Tregun e Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila është më e përshtatshme për vendin sesa nisma për Ballkanin e Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, kështu ka deklaruar Zorka Kordić për Vijesti.

“Meqenëse Mali i Zi është vendi më i përparuar në rajon kur është fjala për procesin e integrimit në BE, Qeveria mbështet zbatimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si një instrument për një pranim më të shpejtë në BE,” tha Kordić.

“Prandaj, ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,” theksoi ajo.

Kordić deklaroi më tej se Tregu i Përbashkët Rajonal ishte më gjithëpërfshirës sesa “Ballkani i Hapur”, sepse përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE -së.

“Është plotësues i aspiratës sonë për anëtarësim në BE dhe siguron një kornizë për përdorimin e fondeve nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor me vlerë nëntë miliardë euro. Unë gjithashtu besoj se masat e hershme të integrimit në kontekstin e metodologjisë së rishikuar të pranimit në BE mund të arrihen më mirë përmes një tregu të përbashkët rajonal, i cili është një iniciativë më gjithëpërfshirëse sesa Ballkani i Hapur”, shtoi Kordic./albeu.com/

The post Mali i Zi refuzon Mini-Shengenin: Kjo nismë nuk na rri përshtat, fokusohemi te Tregu i Përbashkët Rajonal appeared first on Albeu.com.

Debatet mbi Open Ballkan, BE: E mirëpresim, tregtia e lirë sjell gjithmonë zhvillim
“Open Ballkan” është një nismë e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe ka si qëllim hapjen e kufijve mes vendeve dhe lehtësira sa i takon lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Mirëpo, kjo nismë nuk është përkrahur nga të gjitha vendet e Ballkanit, ku përkohësisht, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina kanë refuzuar të futen. Pas SHBA edhe BE ka përshëndetur këtë iniciativë.

Në një intervistë të dhënë për mediat në Kosovë, zëdhënësja e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero, ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret këtë angazhim të liderëve për bashkëpunim rajonal.

Pisonero gjithashtu e ka rikujtuar edhe zotimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.

Ajo në fund ka thënë se BE-ja është duke krijuar mundësi investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe se tashmë i takon rajonit që t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrën e duhur.

“Ne po sjellim mundësi të rëndësishme investimi në rajon nëpërmjet Planit Ekonomik dhe atij të Investimeve. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke e shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke ngritur një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE-së”, ka përfunduar Pisonero. /albeu.com/

The post Debatet mbi Open Ballkan, BE: E mirëpresim, tregtia e lirë sjell gjithmonë zhvillim appeared first on Albeu.com.

Minishengeni ballkanik, Basha: Takimet e shpeshta nuk prodhojnë asgjë përveç fotove!
Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar takimin dhe marrëveshjet e arritura gjatë Forumit Rajonal Ekonomik të liderëve politikë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë ditën e sotme.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se këto takime po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe nuk prodhojnë asgjë të re përveç fotove.

Sipas Bashës, që lëvizja e lirë në rajon të realizohet, hapi i parë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që takimet po bëhen kaq shpesh, nuk e di se çfarë po prodhojnë, përveç fotove. Që lëvizja e lirë në rajon të funksionojë duhet të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për stabilitetin në rajon, njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Shqipërisë. Lëvizja e lirë është një synim ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Që kanë dëshirë për të dalë në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi nuk është një çudi e madhe për mua. Është një film i stërparë por po kthehet në një alibi për ngecjen në vend. Partia Demokratike e mbështet dialogun por nuk kemi lënë asnjë dilemë për përfundimin e këtij dialogu. Ne jemi të lumtur që SHBA dhe BE janë të qartë përsa i përket këtij objektivi. Dua të theksoj se asnjë takim nuk duhet të shërbejë si alibi për të ikur detyrimeve kushtetuese që ka çdo kryeministër shqiptar për tu kujdesur për fatin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Fati i tyre i keq është çregjistrimi i shqiptarëve nga vendi i tyre. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama kur flet me mikun e tij Vuçiç, dhe nëse shpenzon kohë, e ka mbajtur të fshehur” – u shpreh Basha.

The post Minishengeni ballkanik, Basha: Takimet e shpeshta nuk prodhojnë asgjë përveç fotove! appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë
Qeveria e Kosovës thotë se iniciativa e ‘mini-Shengenit’ është nismë pa vizion për rajonin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik.

Nga ky forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si nikoqir i këtij takimi, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Mesazhi i Ramës për kryeministrin Kurti

Mesazhe nga Shkupi në drejtim të kryeministrit Kurti, ka dërguar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Ai tha se kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë tjetër.

“E para, jeton në një botë paralele. E dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe për forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta, harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është Jugosllavi e madhe, kjo është Jugosllavi e vogël”, tha Rama.

Përveç kryeministrit Kurti, kundër kësaj iniciative është shprehur edhe drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se asnjë iniciativë rajonale që nuk i përfshin të gjithë, nuk mund të ketë sukses.

“Ajo që vendet e rajonit duhet të gjejnë në këtë rast, është një konsensues që brenda procesit të Berlinit apo brenda ndonjë iniciative tjetër, të arrijnë atë që po synojnë që të ketë një rajon ekonomik që është atraktiv për tregti dhe për investime. Në këtë situatë, kur janë vetëm tri vende, unë nuk besoj që kjo inciativë do të ketë sukses”, tha Rukiqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike./REL

The post Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë appeared first on Albeu.com.

Rama: Minishengeni nuk është krijuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, koha të shohim nga e ardhmja
Nga Samiti i Shkupit, kryeministri Edi Rama është shprehur se Minishengeni Ballkanik nuk është krijuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë. Ai thotë se është krijimi i një hapësire që jeton me parime dhe vlerat e mekanizmat e BE.

Më tej në fjalën e tij, Rama foli për vendet që refuzojnë t’I bashkohen nisëmës dhe tha se vetëm duke parë nga e ardhmja zgjidhen çështjet e së shkuarës.

“Skemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë të Bashkimit Europian. S’kemi luksin të humbasim kohë sepse kemi humbur shumë.  Nuk kemi parër asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi, por kemi parë se sa keq heq tjetri nga konflikti. Kush thotë se kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë , jeton në një botë paralele, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe jo forcimin e urave mes njerëzve.

Kjo është krijimi i një hapësire që jeton me parime dhe vlerat e mekanizmat e BE. Sot më e gjatë është koha e pritjes në kufi se sa është koha për të shkuar nga një vend në tjetër.

Dua të ripërsëris se çështjet e pazgjidhura mes nesh nuk zgjidhen duke hedhur poshtë dhe mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Sa më shumë ky potencial të kthehet në perspektivë ka më shumë mundësi që edhe çështjet e pazgjidhura të zgjidhen. Sot dua të ritheksoj se për Shqipërinë kjo nismë është strategjike dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje drejt saj.

Brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit, jo vetëm i njerëzve, por edhe i mallrave të jetë i njehsuar me BE. Mali i Zi është bërë një problem, për çfarë mendohet, po Bosnja për çfarë mendohet? Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam në qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi.

Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha hekurudha …cila hekurudhë …Kush do të investojë për hekurudhat nëse treni shkon nga Tirana në Shkup…Ku do të gjenden këto para… Por nëse bashku kemi fuqinë të ndërtojmë një projekt të përbashkët, i gjithë volumi i lëvizjes justifikon ndërtimin. Shqipëria jeton me turizëm, sot volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, tha Rama./albeu.com

The post Rama: Minishengeni nuk është krijuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, koha të shohim nga e ardhmja appeared first on Albeu.com.

Vuçiç për Minishengenin: Më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona
Presidenti i Serbisë, gjatë Samitit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut ka thënë se me 1 janar të vitit 2023 nuk do të ketë kufij  mes vendeve që janë pjesë e iniciativës së Shengenit Ballkanik.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur, i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë! Mendoj se Zoran i përfshiu të gjitha në emrin e secilit nga ne. Kur e nisëm këtë iniciativë të gjithë ne, përkatësisht secilit nga ne na u duk se është diçka e mirë për të ardhmen dhe se do ndryshojë gjërat në Ballkan. Shumë lehtë i gjenim mangësi nj-tj dhe gjenim arsye për mosmarrëveshje. Vlerësuam se do ishte shumë mirë për ata që kanë qenë më të afërtit. Serbia dhe Shqipëria nuk kanë qenë të afërta dhe kishim probleme të ndryshme, megjithatë vendosëm fokusin nga e ardhmja që t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh. Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh në kuptim të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon dhe qasjen drejt Europës. nuk jemi as torollakë as naivë që të mendojmë se dikush mund të punojë për vendet tona nëse nuk e bëjmë vetë këtë. Duhet të demonstrojmë se jemi të aftë dhe mund të vendosim për veten dhe të mos presim që dikush mund të në udhëzojë por se jemi të gatshëm të marrim në dorë fatin tonë dhe të punojmë për qytetarët tanë.

Propozimet tona u pranuan. Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa e të shohim drejt së ardhmes.

Nëse shkojmë në Novisad, Nish, Shkup e Durrës, mund të bëjmë diçka të madhe. Dje kemi zbatuar dhe një detyrë, ne do të përpiqemi dhe japim maksimumin tonë. Të ndërtojmë besimi ne ndërsjelltë, të kemi rezultat, nëse i bëjmë këto ne më 1 janar 2023 nuk do kemi kufij mes vendeve tona. Nga Beogradi do nisemi për në Tiranë dhe askush nuk do iu ndalë. Rrisim sigurinë e qytetarëve tanë. Kur futemi në një sistem të vetëm, do dimë se cilët janë kriminelët apo ata që merren me aktivitete ilegale”, tha Vuçiç./albeu.com

The post Vuçiç për Minishengenin: Më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona appeared first on Albeu.com.

Kurti bojkoton forumin e Shkupit: Minishengeni është ide e Serbisë, nuk e ka miratimin tonë
Qeveria e Kosovës këmbëngul se nisma e minishengenit nuk është në në interes të shqiptarëve dhe Albin Kurti ka bojkotuar punimet e Forumit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Rajonal të Shkupit, që po mbahet sot.

Zyra e shtypit e Qeverisë së Albin Kurtit ka konfirmuar për mediat se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon kësaj nisme.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, thotë Qeveria e Kosovës.

The post Kurti bojkoton forumin e Shkupit: Minishengeni është ide e Serbisë, nuk e ka miratimin tonë appeared first on Albeu.com.

Mini-Shengeni Ballkanik, Rama-Zaev-Vuçiç: BE ka nevojë për ne aq sa ne për të
Sot është takuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti serb, Alkesandër Vuçiç për Mini-Shengenin Ballkanik.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë: “Vendet tona janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e Europës. Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian, po aq sa Bashkimi Europian ka nevojë për të.”

Gjatë deklaratës së përbashkët është përmendur edhe mos hapja e negociatave, ku thuhet se është një dështim i përsëritur i BE-së.

Më tej duke u ndalur tek Shengeni Ballkanik tre kryeministrat kanë deklaruar se  duan të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së,  lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, zbatohen në të gjithë rajonin.

Deklarata e përbashkët:

Ne u takuam sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm përpara në bashkëpunimin tonë rajonal, si një instrument me rëndësi jetike për vendet tona, për Ballkanin Perëndimor, për Europën dhe perspektivën europiane në tërësi.

Vendet tona janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e Europës. Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimn Europian, po aq sa Bashkimi Europian ka nevojë për të.

Dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së.

Historia dhe e ardhmja jonë janë europiane dhe ne jetojmë në një rajon të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Europian. Në kontekstin sfidues të krijuar nga një status quo tashmë e gjatë e Bashkimit Europian kundrejt procesit tonë të integrimit në BE, ne mbetemi edhe më të përkushtuar në rrugën tonë të BE-së dhe në bashkëpunimin tonë rajonal.

Ne duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – zbatohen në të gjithë rajonin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për të arritur këtë qëllim me fuqinë e shembullit tonë. Në këtë frymë, ne do të shprehim mbështetjen tonë të plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit të 5 korrikut.

Ne e dimë se vetëm duke punuar bashkërisht dhe duke nxitur bashkëpunimin rajonal në kuadrin e iniciativave të ndryshme rajonale –si Tregu i Përbashkët Rajonal, Shengeni Rajonal, Korsitë e Gjelbërta e më gjerë, Procesi i Berlinit – mund të sjellim rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Si një rajon me rreth 18 milionë njerëz, ne mund të forcojmë së bashku ekonomitë tona, të rritim mirëqenien e njerëzve dhe të sjellim investime të mëdha, që përndryshe nuk do të ishin të mundshme për secilin prej nesh veç e veç.

Më 29 korrik, ne do të takohemi fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve tona marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona. Ne i ftojmë dhe inkurajojmë kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme në mënyrë që vizioni i hapësirës së përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një tregu të përbashkët, të bëhet pjesë e qenësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Në këtë frymë, ne shpresojmë të gjallërojmë procesin e bashkëpunimit midis nesh, në të gjithë rajonin, dhe do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për ta realizuar këtë.

Në dritën e vështirësive të shkaktuara nga vonesat në procesin e zgjerimit, ne besojmë se mund të identifikojmë akoma rrugë dhe sektorë të rinj të bashkëpunimit dhe instrumente financiarë, si dhe të forcojmë ato ekzistuese, në mënyrë që të rrisim kontributin tonë në Europë, marrëdhëniet tona me BE-në dhe të integrojmë rajonin gradualisht në Tregun e Vetëm Europian.

Kështu që ne vendosëm sot t’i kërkojmë Bashkimit Europian, që bashkë me Shtetet e Bashkuara, të hedhin një hap përpara me ne e të na mbështesin ne dhe kolegët tanë në të gjithë rajonin.

Ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme, në të mirë të qytetarëve tanë ashtu dhe të ardhmes së gjelbër të BE-së. Shpresojmë që të mund të raportojmë progres për projekte konkrete deri në Samitin e vjeshtës së BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ne e dimë dhe e ritheksojmë rëndësinë që burimet e rajonit tone kanë për tranzicionin e gjelbër të Europës. Prandaj ne kërkojmë që Bashkimi Europian, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, të jenë pjesë e zhvillimit të atyre burimeve, duke ndihmuar kështu BE-në të arrijë objektivat e saj dhe duke tërhequr, në të njëjtën kohë, më shumë investime për të gjithë rajonin tonë e duke e bërë atë pjesë të tranzicionit të gjelbër europian.

Mirëqenia e popujve tanë dhe lidhjet ekonomike me BE-në do të forcohen, ndërsa ne integrohemi më mirë në zinxhirët europianë të prodhimit dhe furnizimit e kontribuojmë kështu në autonominë strategjike të BE. Për këtë qëllim, ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer këtë përpjekje në një forcë të përbashkët për të përballuar sfidat e së ardhmes, si një rajon i tërë i të gjashtëve.

Shqipëria është Europë. Maqedonia e Veriut është Europë. Serbia është Europë. Ballkani Perëndimor është Europë. Ne do të punojmë fort ta kthejmë këtë në një realitet të përditshëm./albeu.com

The post Mini-Shengeni Ballkanik, Rama-Zaev-Vuçiç: BE ka nevojë për ne aq sa ne për të appeared first on Albeu.com.