miniera Archives - Albeu.com

“Qeveria i konsideron pasuritë publike si plaçkë!”, deputeti i PD: Minatorët e Spaçit po trajtohen si të burgosur, statusi detyrim!
Deputeti i PD, Gjin Gjoni theksoi se minatorët e Spaçit po trajtohen si të burgosur, ku sipas tij, është kategoria më e diskriminuar në vend.

Ai tha se pasuritë publike po trajtohen si plaçkë nga qeveria.

“Ajo çfarë po ndodh me minatorët e Minierës së Spaçit dëshmon edhe njëherë se pasuritë publike në këtë vend trajtohen si plaçkë, dhe këto pasuri, në vend që të ishin bekim për banorët dhe për zonën, janë kthyer në mallkim.

Mbështes protestën e drejtë të këtyre minatorëve, të cilët çdo ditë futen në nëntokën e pasur të trevës së tyre, pa e ditur nëse pasdite do të kthehen pranë familjeve të tyre. Sjellja e kompanisë turke është e papranueshme dhe dëshmi e qartë se kjo qeveri ka vendosur ta ekspozojë punëtorin shqiptar përballë padrejtësisë.

Kompania turke i ka bërë llogaritë gabim dhe çdo vonesë e tyre për të plotësuar kërkesat e këtyre minatorëve është kohë e humbur për të gjitha palët.

Duke marrë shkas nga ajo çfarë po ndodh me minatorët në Spaç, i bëj thirrje Ministrisë së Energjisë të ndërhyjë dhe të mbrojë punëtorët shqiptarë.

Nga ana tjetër, sot është koha të rikthejmë në vëmendje çështjen e statusit të minatorit, një e drejtë e pamohuar padrejtësisht.

Minatorët janë kategoria më e diskriminuar nga shteti shqiptar, pasi prej 35 vitesh nuk është miratuar statusi për këtë kategori.

Qeveria Rama, edhe kur miratoi statusin e profesioneve të vështira, e bëri me prapavijë elektorale, duke përjashtuar minatorët.

Me mijëra burra në Mirditë, Tropojë, Kukës, Pukë, Mat, Bulqizë, Manzë, Përrenjas, Librazhd, Pogradec, Memaliaj e Selenicë kanë dhënë jetën e tyre në sektorin e vështirë të nëntokës.

Me mijëra të tjerë kanë mbetur të gjymtuar dhe me mijëra të tjerë marrin pensione qesharake.

Ajo çfarë Parlamenti ka bërë me minatorët është krim dhe diskriminim, dhe kjo duhet të marrë fund urgjentish.” tha Gjoni.

The post “Qeveria i konsideron pasuritë publike si plaçkë!”, deputeti i PD: Minatorët e Spaçit po trajtohen si të burgosur, statusi detyrim! appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Klos/ Shembet masivi i kromit, merr para fadromën bashkë me drejtuesin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke marrë me vete një mjet tip fadrom me të cilin po punonte një i ri.

Nga shembja e stogut është çarë edhe një rezervuar uji që ishte krijuar nga puna e fabrikës së përpunimit të kromit të varfër, e për pasojë ka marrë me vete mjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë e dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit fadrom.

Fabrika që përpunohej minerali i kromit ishte marrë me qera pak muaj më parë nga dy shtetas kinez.

The post E rëndë në Klos/ Shembet masivi i kromit, merr para fadromën bashkë me drejtuesin appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Aktivitet i paligjshëm në minierat e Dibrës, në pranga 6 persona, sekuestrohej 1 ton lëndë plasëse
Policia ka sekuestruar mbi 1 mln ton lëndë plasëse në minierat e Dibrës.

Në konferencën për shtyp policia bëri me dije se janë arrestuar:

Brolind Kotja, Drilon Kotja (vëllezër) ,

Ilir Lika, administrator i subjekti “Lika shpk”

Hajdar Bala( minator, zjarrmëtar)

Ernest Leti,(minator/zjarrmëtar)

Kujtim Lena administrator i subjektit “Lena shpk” për aktivitet të paligjshëm në miniera, midis tyre dy vëllezër të cilët akuzohen për përvetësim të galerive.

Njoftim Policie

Dibër/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtues Dhimitraq Ziu, së bashku me prokurorin Urim Buci, në konferencë për shtyp, për rezultatet e operacionit policor të koduar “Toka e artë”.

Përshëndetje,

Së bashku me prokurorin jemi këtu, për të bërë prezent për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e operacionit policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit janë goditur raste të shfrytëzimit të minierave, në mënyrë të paligjshme, të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve plasëse, të fshehjes së të ardhurave dhe të punësimit të paligjshëm.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas shfrytëzonin një minierë, në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa të tjerë tregtonin lëndë plasëse po në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë.

Këta shtetas u arrestuan për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”.

Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H. B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe shtetasit:

I. L., 34 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike; shtetasi E. L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë subjekt;

K. L., 48 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, pasi në subjektin e tij janë sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike.

Gjithsej janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike dhe janë vënë në pranga 6 shtetas.

Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse.

Në bazë të VKM-së nr. 313, të datës 15.04.2015, Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njëkohësisht, ndaj këtyre dy subjekteve të konstatuara në paligjshmëri me lëndët plasëse po vijojnë hetimet për mënyrën e pajisjes me licencë nga organet përkatëse, për hetimin e ngjarjeve të ndodhura me lëndë eksplozive më parë, në qarkun e Dibrës, si dhe në bashkëpunim me qarqet e tjera, për të parë nese këto subjekte kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndës plasëse, personave të paautorizuar nga ligji.

Ndërkohë, nga ana e strukturave të DVP Dibër do të vijojnë kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë për pajisjen e subjekteve të tjera me licencën për ushtrimin e këtij aktiviteti.

The post EMRAT/ Aktivitet i paligjshëm në minierat e Dibrës, në pranga 6 persona, sekuestrohej 1 ton lëndë plasëse appeared first on Albeu.com.

Goditet nga rrufeja rrjeti i energjisë elektrike në minierën e Trepçës, mbeten të bllokuar 130 punëtorë
Rrufeja ka goditur rrjetin e energjisë elektrike në minierën e Trepçës dhe kanë mbetur të ngujuar 130 punëtorë. Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Trepçës ka njoftuar se është gjetur problemi dhe janë duke i nxjerrë minatorët nga miniera.

Sipas tij gjendja e punëtorëve të minierës është e mirë. Minatorët kishin mbetur në horizontin 11, 10 dhe 9.

“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani për Express.

Rastin e ka konfirmuar edhe kreu i sindikatës së minatorëve, Gani Osmani. Ai ka thënë se janë në pritje të ardhjes së rrymës, në mënyrë që minatorët të dalin jashtë.

The post Goditet nga rrufeja rrjeti i energjisë elektrike në minierën e Trepçës, mbeten të bllokuar 130 punëtorë appeared first on Albeu.com.

“Braktisen” minierat, ministria heq lejet pas konstatimit se ka mbi një vit që s’punohet
Ka arritur në 26 numri i lejeve të revokuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë këtij viti.

Vetëm në muajin gusht MIE njoftoi të paktën tre subjekte për masën e marrë ndaj tyre për shkak se gjatë kontrolleve të kryera janë konstatuar anashkalime të angazhimeve të marra përsipër nga palët.

Kështu për lejet e hequra në gusht MIE ka analizuar se në një prej tyre nuk është punuar prej më shumë se një viti, në një subjekt tjetër objekt kontrolli nuk janë filluar punimet kapitale të parashikuara sipas projektit të miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës.

Po kështu një rast tjetër nuk është zhvilluar asnjë aktivitet nga momenti i marrjes së lejes. Më herët pjesa më e madhe e revokimeve u bë gjatë muajit shkurt të këtij viti ku problematikat e konstatuara lidheshin me faktin se subjektet nuk kishin respektuar kërkesat e legjislacionit minerar lidhur me pagesën e garancisë financiare të rehabilitimit për vitin paraardhës.

Një tjetër shkak që konstatohet tek shkresat që u janë nisur subjekteve për nisjen e procedurës së revokimit të lejes minerare ka të bëjë me faktin që në shumë raste janë respektuar kërkesat e legjislacionit minerar lidhur me ndërprerjen e aktivitetit.

Revokimi i lejes është bërë edhe në rastet kur është konstatuar që ka pasur aksident në objektin minerar dhe kur nga analiza që i është bërë situatës është dalë në përfundimin se ka ndodhur si pasojë e mungesës së disiplinës teknike të shkeljes së rregullave të sigurimit teknik.

Teksa në njërën anë është vijuar me revokimet në anën tjetër Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka qenë aktive edhe me vijimin e shpalljes së zonave të reja minerare për interes nga ana e investitorëve potencialë. Janë një sërë procedurash konkurruese që janë zënë vend ku deri më 6 shtator ishte afati për ofertat mbi katër zona minerare. Dy prej tyre për kërkim-zbulim ari ku njëra në Librazhd dhe tjetra në Mirditë.

Ndërkohë pesë zona të reja janë nxjerrë tashmë për subjektet e interesuara me oferta që duhet të dorëzohen deri në 5 tetor. Kryesisht bëhet fjalë për shfrytëzim qymyrguri, gur gëlqeror, mineral ranor silicor në zona të tilla si Korça, Durrësi, Vlora, Fieri./Monitor

The post “Braktisen” minierat, ministria heq lejet pas konstatimit se ka mbi një vit që s’punohet appeared first on Albeu.com.

Teknologjia e re që ka sjellë kompania e minierave
Mbajtja e sigurt e minatorëve dhe punëtorëve të tunelit ka qenë gjithmonë një prioritet kryesor për industrinë e minierave. Pavarësisht se kompanitë e minierave dhe ndërtimit zbatojnë sisteme dhe procese për të mbështetur një qasje “zero dëm”, incidente dhe lëndime ende ndodhin.

Në dhjetor 2020, Sandvik njoftoi se do të blejë DSI Underground, një furnizues lider në botë i produkteve, sistemeve dhe zgjidhjeve të mbështetjes tokësore për industrinë e minierave nëntokësore dhe tuneleve. Kompania ofron një gamë të gjerë të produkteve, sistemeve dhe zgjidhjeve të mbështetjes dhe përforcimit të tokës. Blerja, një nga më të mëdhatë në historinë e Sandvik, u finalizua në korrik 2021.

Një ambient i sigurt pune

“Produktet dhe shërbimet e sigurta dhe të besueshme të mbështetjes tokësore janë thelbësore për industritë e minierave dhe tuneleve,” thotë Derek Hird, CEO për rajonin e Azi-Paqësorit të DSI Underground. “Produktet e DSI Underground janë kritike për produktivitetin dhe një mjedis të sigurt pune duke mbështetur çatinë nën tokë.”

DSI Underground ka një histori të vendosur të fokusimit në inovacionin teknik. “Ne kemi një tubacion të gjatë zhvillimesh teknike, duke filluar nga përmirësimet e produkteve deri te produktet e gjeneratës së ardhshme si bulonat e injektueshme vetë-shpuese,” thotë Hird. “Ndërsa minierat shkojnë më thellë dhe nevoja për mbështetje më të madhe të kapaciteteve rritet, ekipi ynë i R&D mund të ndihmojë me projektimin dhe testimin.”

Përveç fokusimit në zhvillimin e produktit, DSI Underground fokusohet në përmirësimin e prodhimit dhe investimet kapitale në fabrikat e saj për të siguruar që ato të nxisin efikasitetin e brendshëm në prodhim. Kjo është ajo ku DSI Underground duke u bërë pjesë e Sandvik do të bëjë një ndryshim. Së bashku do të jemi një ofrues i plotë i shërbimit. Dixhitalizimi dhe automatizimi do të jenë gjithnjë e më thelbësore në bërjen e minierave nëntokësore më të sigurta, më efikase dhe të qëndrueshme. Megjithatë, instalimi i mbështetjes tokësore mbetet prapa proceseve të tjera në ciklin e gërmimeve nëntokësore në këto zona.

“Kjo është ajo ku DSI Underground duke u bërë pjesë e Sandvik do të bëjë një ndryshim,” thotë Michael Reich, President i divizionit të ri të mbështetjes tokësore në Sandvik Mining and Rock Solutions, i formuar nga DSI Underground. “Së bashku do të jemi një ofrues i plotë i shërbimit të procesit të gërmimit nëntokësor,” thotë ai. “Ne do të shfrytëzojmë një kombinim të pajisjeve, teknologjisë së shpimit dhe mbështetjes tokësore për të përmirësuar sigurinë dhe shpejtësinë e instalimit të mbështetjes tokësore, duke zhbllokuar vlerën për klientët tanë.”

DSI Underground

DSI Underground është furnizuesi kryesor në botë i produkteve, sistemeve dhe zgjidhjeve të mbështetjes tokësore për industrinë e minierave nëntokësore dhe tuneleve. Me sistemet e bulonave lider në treg, kimikatet e injektimit dhe kapsulat me rrëshirë, ekspertiza kryesore e DSI Underground është në përforcimin e minierave, tuneleve dhe strukturave nëntokësore, duke garantuar që klientët të qëndrojnë të sigurt nën tokë, ndërsa përparojnë drejt objektivave të tyre më shpejt dhe me efikasitet./h.ll/albeu.com

The post Teknologjia e re që ka sjellë kompania e minierave appeared first on Albeu.com.