Mimoza xhani Archives - Albeu.com

E pushuan nga puna, kryebashkiaku i Beratit refuzon të japë përgjigje: Më lër rehat! (VIDEO)
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga qyteti i Beratit. Bëhet fjalë për ankesën e zonjës Mimoza Xhani, e cila ka punuar si shefe e Inspektimit dhe Parandalimit në Zjarrfikëse ose Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Berat. Ajo tregon se prej 10 vitesh ka qenë punonjëse aty.

Në vitin 2017, Mimoza Xhani komandohet si drejtoreshë dhe me varësi nga Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së në Ministrinë e Brendshme. Sipas strukturës, sektorët e dy punonjësve Artan Merko dhe Dilaver Gremshi nuk ishin të përfshira dhe ata prej 2 muajsh nuk ishin në atë drejtori.

Zonja thotë se kërkon delegimin e saj në funksionin e mëparshëm, pasi ish-kryetari i Bashkisë Berat i kërkonte largimin e dy punonjësve të tjerë, që nuk ishin në kompetencën e saj.

Një vit pas vendosjes së drejtorit të ri, dy ish-punonjësit Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi kishin bërë një kallëzim për zonjën Xhani, me pretendimin se nuk i kishte marrë në punë dhe për shpërdorim detyre.

Ajo thotë se menjëherë pas kësaj u pezullua nga puna në Tetor të vitit 2020, edhe pse Bashkia e Beratit duhet të mbante përgjegjësi, pasi struktura ishte e miratuar nga vetë ajo.

Mimoza Xhani: Unë jam punonjësve prej 10 vjetësh. Në 2017 jam komanduar drejtoreshë, përveç detyrës funksionale që mbaja. Kur fillova detyrën si drejtoreshë e komanduar më vihet një dispozicion organika e MZSH dhe në bazë të kësaj organike unë nuk kisha në organikë sektorët e dy punonjësve të shkurtuar nga kjo organikë. Varësia jonë është nga Bashkia Berat dhe Drejtoria e MZSH-së pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas nenit 10 të ligjit 152/2015 janë një sërë detyrash. Unë i kam zbatuar korrektësisht.

Në këtë nen nuk ka të përfshirë që unë si drejtore e komanduar të heq apo të shtoj në organikë punonjës. Problematika qëndron sepse në bazë të kësaj strukturë që kam në dorë, emrat e dy punonjësve të shkurtuar me organikë nuk janë të përfshirë në listë-prezencë, Artan Merko dhe Dilaver Gramshi. Kishin mëse dy muaj të shkurtuar nga organika.

Për këto arsye, i kërkoj Drejtorisë së Përgjithshmë të MZSH dhe Bashkisë Berat në lidhje me dy punonjësit e shkurtuar nga organika se si duhet të veproja më vonë pasi ata nuk kishin marrë edhe urdhrin e largimit nga Drejtoria e Përgjithshme dhe këta nuk më kanë kthyer përgjigje, por nga Drejtoria e Përgjithshme më është thënë që vazhdo detyrën ashtu siç e ke gjetur, me atë strukturë që e ke gjetur.

Në vitin 2019 delegohem në funksionin e mëparshëm, shefe e sektorit të parandalimit të zjarreve pasi nga kryetari i Bashkisë së mëparshme më kërkohej për largim nga puna të punonjësve të nivelit bazë, gjë që unë nuk mund ta bëja për arsye se nuk mund të shkelja kompetenca e drejtorit të përgjithshëm. Në vendin tim emërohet një drejtor tjetër dhe pas 1 viti të drejtorit tjetër, dy punonjësit e shkurtuar me organikë bëjnë kallëzim penal ndaj meje që pse nuk i kisha futur në listë-prezencë dhe në bordero sipas strukturës që kjo nuk ishte kompetencë e drejtorisë vendore. Në 16 Tetor 2020, pezullohem nga detyra për shpërdorim detyre.

Se ku ndodhet shpërdorimi i detyrës, unë këtë nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj asnjëherë. Pasi mbarova procesin gjyqësor në Shkallën e Parë dhe çështja u pushua, unë i drejtohem kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Bashkisë nuk më pranoi që të shpjegohesha dhe më përplasi derën në fytyrë. Dy punonjësit e shkurtuar në organikë janë rikthyer në detyrë sipas një strukture të re të ribërë në 2020 nga kryetari i Bashkisë. Sikur dhe një fije floku shkelje penale të kem, le të ndëshkohem penalisht deri në një. Vetëm dua të dali e drejta ime në shesh.

Qytetarja Mimoza Xhani shkon të takohet me kryetarin e Bashkisë dhe ai i thotë të bëjë shkresë, edhe pse ajo ka qenë disa herë aty dhe ka paraqitur shkresë.

Kryebashkiaku Demo: Kush të ngjiti ty këtu? Si moj ngjiteni ju? Po s’ke takim me mua. Se unë kam mbledhje, kam mbledhje.

Denoncuesja: Jam e detyruar, se për shkak të urdhrit tuaj jam pezulluar.

Kryebashkiaku Demo: Jo, moj me shkresë! Të gjitha me shkresë!

Denoncuesja: Po e kam bërë dhe shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Më ço në prokurori, moj goc, tani! Qenke në detyrim me mu. Më lër rehat tani!

Denoncuesja: Ç’është kjo fotokopje?

Kryebashkiaku Demo: Me shkresë zonjë, me shkresë! Mos hajde më!

Denoncuesja:Ta kam bërë shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë! Do të kthej unë përgjigje të shkruar!

Për problemin që shtron zonja Mimoza Xhani, ekziston një vendim i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, që detyron Drejtorinë e MZSH të pranojë në punë dy punonjësit e larguar, por gjithmonë duke u mbështetur tek shkeljet e drejtorit të mëparshëm. Emisioni Stop shkoi të takonte kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo, por kryebashkiaku jo vetëm nuk ktheu asnjë përgjigje, por u tregua arrogant në komunikim me gazetaren, duke mos marrë përsipër as përgjegjësinë e situatës.

Kryebashkiaku Demo: Të lutem, thuaji kamerës të rrijë jashtë!

Gazetarja: Po unë bashkë me djalin jam.

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo! Të lutem!

Gazetarja: Po kështu është puna ime. Unë nuk mund të hyj vetëm. Unë jam gazetare, hyj së bashku me operatorin.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë, po mos hajde me dhunë në zyrë!

Gazetarja: Me dhunë? Më tha: hyr! (sekretarja)

Kryebashkiaku Demo: Hiqe pak mikrofonin brenda, të lutem!

Gazetarja: Dhe jo ironi..

Kryebashkiaku Demo: Dakord! Mbaje mikrofonin ndezur dhe më thuaj ca halli ke!

Gazetarja: Halli im është për një inspektore të Mzsh-së, që ka qenë drejtoreshë e komanduar dhe është pezulluar dhe nga detyra e inspektores. Të flasë me burimet njerëzore!

Kryebashkiaku Demo: Më thuaj, cili është shqetësimi juaj?

Gazetarja: Po! Kam ardhur për ankesën e saj. Meqë organika varet nga ju, varet direkt nga Kryetari i Bashkisë, pse është pezullkuar dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, kur organika për dy punonjësit, që është akuzuar, ka qenë e miratuar nga ju?

Kryebashkiaku Demo: Stop një sekondë, e para e punës!

Gazetarja: E para e punës, mos më ngri mua zërin!

Kryebashkiaku Demo: Jo, të lutem!

Gazetarja: Mos më ngri zërin mua!

Kryebashkiaku Demo: Po të lutem më dëgjo mua këtu!

Gazetarja: Po, të dëgjoj, po mos më ngri zërin! Thuaj, të lutem më dëgjo dhe të dëgjoj!

Kryebashkiaku Demo: Të lutem më dëgjo, se qenke totalisht pa etikë!

Gazetarja: Unë pa etikë, apo ju, që flisni kështu?

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me, patjetër me zemër.

Kryebashkiaku Demo: Unë e di, që ju doni të bëni show, po është turp. Është skandaloze.

Gazetarja: Unë dua të bëj show? Ju qënkeni arrogant, ironia në maksimum. Gjithsesi vazhdoni zoti Kryetar!

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me.Po patjetër me zemër.

Gazetarja: Ju e dini shumë mirë si rast.

Kryebashkiaku Demo: Jo, nuk e di fare shumë mirë.

Gazetarja: Po mos e ngri zërin! Mos më ngrini mua zërin, e para e punës! Po bisedojmë.

Kryebashkiaku Demo: Tani shiko!

Gazetarja: Një pyetje, por nuk po ta bëj për rastin konkret!

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo, jo! Nuk ke ardhur këtu, të më marrësh mua në provim! Të lutem! Jo, të lutem një sekondë!

Gazetarja: Po të flas në përgjithësi!

Kryebashkiaku Demo: O të lutem zonjë, se je fut në zyrë me dhunë!

Buzëqesh me. Patjetër me zemër! Jo, pra, se nuk ke ardhur këtu të më marrësh mua në provim! Të lashë në zyrë për mirësjellje.

Gazetarja: Më le të hyja, m’u përgjigj tani! Unë s’erdha të të shoh ty!

Kryebashkiaku Demo: Të lashë të hyje me mirësjellje. Erdhe me kamer, me mikrofon ndezur. Bravo të qoftë!

Gazetarja: Nuk po të pyes për rastin konkret! Po të pyes për një rast të përgjithshëm. A varet nga ju? Më the: ka një hierarki të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Jo ka varësi të dyfishtë.

Gazetarja: Po ka varësi të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Po ca pyetjesh janë këto tani, se s’po të kuptoj?

Gazetarja: Mimoza Xhani, sapo ishte këtu. Sapo ishte tek ju, për të kërkuar një përgjigje, se pse nuk është rikthyer në punë.

Kryebashkiaku Demo: Do ta marr unë përgjigje, ta jap unë.

Gazetarja: Po pse s’ia keni kthyer zonjës asnjëherë?

Kryebashkiaku Demo: Mimoza Xhani ka qenë në prokurori.

Gazetarja: Po, ka qenë në prokurori.

Kryebashkiaku Demo: Bravo!

Gazetarja: Është pushuar!

Kryebashkiaku Demo: Tani, kur shkon në prokurori, nuk shkon edhe për qejf. Do ta marr do ta shikoj vendimin e prokurorisë.

Gazetarja: Po pse s’e keni parë deri tani? Mund t’ia ktheni një përgjigje në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Të detajuar!

Gazetarja: Të detajuar? Kthejani pra, në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Me kënaqësi shumë të madhe. Sidomos ty, me kënaqësi shumë të madhe.

Gazetarja: Faleminderit! Jeni shumë i sjellshëm!

Kryebashkiaku Demo: Mirupafshim! Të fala!

Gazetarja: Dhe mbaj përgjegjësi herën tjetër!

Kryebashkiaku Demo: Të fala!

Gazetarja: Të fala paç! /Tvklan

The post E pushuan nga puna, kryebashkiaku i Beratit refuzon të japë përgjigje: Më lër rehat! (VIDEO) appeared first on Albeu.com.