mimoza kusari Archives - Albeu.com

Ngjarja e rëndë në Pejë/ Mimoza Kusari-Lila: Dënimi maksimal, është minimumi për vrasësit
Mëngjesin e sotëm, Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një grua është ekzekutuar me armë zjarri  nga bashkëshorti.

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas vrasjes së gruas nga burri i saj në Pejë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kusari-Lila, shkruan se vrasjet e dy grave brenda pak ditësh në Kosovë, është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë, njofton Klankosova.tv.

“Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë. Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj. Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë. Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila, po ashtu, tha se dënimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa ngushëlloi edhe familjen e gruas që u vra sot në Pejë.

“Dënimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar. Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontroll që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë. Ngushëllime familjes të së ndjerës për humbjen e madhe”, shkroi Kusari-Lila, njofton Klankosova.

The post Ngjarja e rëndë në Pejë/ Mimoza Kusari-Lila: Dënimi maksimal, është minimumi për vrasësit appeared first on Albeu.com.

Kusari: S’kemi përplasje me SHBA-në për Asociacionin, ai s’mund të bëhet pa Qeverinë
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari tha se Qeveria nuk ka përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me Asociacionin.

Në takimin e nesërm të thirrur nga amerikanët, Kusari tha se janë ftuar edhe disa ministra dhe përfaqësues të zyrtarëve të lartë të shtetit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka pasur. Ne mund të kemi ndryshim mendimesh në raport me procesin dhe agjendën e dialogut”, tha ajo para gazetarëve, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar ministra të dikastereve të veçanta që konsiderojnë se mund të kontribuojnë në diskutimin rreth Asociacionit”, tregoi Kusari.

Kështu, ajo hodhi poshtë deklaratat se nga pozita nuk do të ketë përfaqësues në këtë diskutim, duke përsëritur se “ka mjaftueshëm ministra dhe përfaqësues të kabineteve të zyrtarëve të lartë që janë ftuar për të diskutuar”.

Ajo tha se Asociacioni nuk mund të bëhet pa Qeverinë.

“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër. Në Kosovë janë organet vendimmarrëse, Qeveria, Kuvendi. Nuk ka mekanizëm tjetër, ka instrumente, por në aspektin ligjor dhe të obligueshëm janë këto institucione që përmenda”, tha ajo.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë në disa raste se do të gjejnë partnerë alternativë në rast se Qeveria nuk do ta formojë Asociacionin. Ai ka thënë se një parti dhe një individ nuk mund ta ndalë këtë./express

The post Kusari: S’kemi përplasje me SHBA-në për Asociacionin, ai s’mund të bëhet pa Qeverinë appeared first on Albeu.com.

Opozita e Kosovës kërkon anulimin e propozimit për rritjen e çmimit të rrymës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar të enjten, 20 janar, për çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë për rritjen e çmimit.

Deputetët e partive opozitare kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe i kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë.

Ata ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u ka thënë deputetëve se po manipulojnë me shifrat për rritje të çmimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në proces do të kenë një mocion procedural që lidhet me këtë çështje dhe ka ftuar partitë tjera në Kuvend që ta mbështesin.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin Kurti se është i paftë ta menaxhojë situatën.

“Qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritje të çmimit të energjisë përreth 300 për qind”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se janë mbi 200 mijë familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat.

Sipas tij, Kosova po bëhet një nga shtetet me çmimin më të lartë të energjisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se për situatën e krijuar edhe me çështjen e energjisë elektrike fajtore janë qeveritë e kaluara.

“Nuk është Lëvizja Vetëvendosje që solli këtë gjendje, janë veprimet apo mosveprimet e partive që ishin në pushtet, të cilat e sollën faturën që sot po ballafaqohemi të gjithë”, ka thënë Kusari Lila.

Kurti: Kemi paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se totali i gjenerimit të energjisë elektrike, me kapacitet vendor më 19 janar ka qenë 727 megavat, ndërkaq konsumi ka arritur deri në 1,317 megavat.

Sipas Kurtit, importi ka qenë mbi 10 gigavat orë.

Kurti ka thënë se çmimi bazë për megavat në orë ka qenë 227 euro, ndërkaq çmimi maksimal 245 euro.

“Nëse marrim përafërsisht 240 euro një megavat orë që e kemi blerë, në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm, në kushtet kur konsumojmë shumë më tepër se gjenerojmë, kur e shumëzojmë, del se dje, më 19 janar, kemi paguar për import të energjisë, 2.5 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

“Ku t’i marrim 2.5 milionë euro? Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë”, ka thënë Kurti.

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Siç shpjegohet në Raportin Konsultativ të ZRRE-së, rritja e çmimit të energjisë prek vetëm dy kategori të amvisërive, D dhe E, përkatësisht ata qytetarë që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.

Për kategorinë D, që shpenzon 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj, fatura pritet të rritet për 12 euro e 31 centë.

Për qytetarët në kategorinë E, që shpenzojnë 1000 kilovatë orë energji elektrike në muaj, fatura pritet të rritet për 24 euro e 62 centë.

Që rritja e faturave të energjisë elektrike të mos jetë aq e lartë dhe të mos bëhet e papërballueshme për një kategori të qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi.

Këto subvencione vlejnë edhe për bizneset, për të cilat – edhe pas propozimit të ZRRE-së nëse miratohet – nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës.

Faturat me rritje, në rast se propozimi i ZRRE-së kalon, do të fillojnë nga data 1 shkurt 2022 dhe shqyrtimi i rregullt i tyre pritet të bëhet në muajin mars të vitit 2023./REL

The post Opozita e Kosovës kërkon anulimin e propozimit për rritjen e çmimit të rrymës appeared first on Albeu.com.

Numërohen mbi 30% e votave në Gjakovë, kryeson bindshëm Gjini
Janë numëruar rreth 10 mijë vota në garën për kryetar të komunës së Gjakovës.

Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini po fiton bindshëm me 68.17% të votave.

Mimoza Kusari Lila ka 31.83% të votave.

The post Numërohen mbi 30% e votave në Gjakovë, kryeson bindshëm Gjini appeared first on Albeu.com.