Mimoza Hajdarmataj Archives - Albeu.com

Hajdarmataj prezanton zyrtarisht kandidaturën në primaret e Tropojës
Ish-deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj ka prezantuar zyrtarisht pasditen e së shtunës kandidaturën e saj në primaret që do të mbahen për Bashkinë Shkodër. Në një deklaratë nga selia blu, Hajdarmataj u shpreh se e shpalli kandidaturën duke besuar në mbështetjen e patriotëve të saj.

Hajdarmataj u zotua që të angazhohet për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt ndërsa bëri të ditur se nuk do “të pajtohet me asnjë votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces.”

Ajo solli në vëmendje se në Tropojë sot nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit ndërsa shtoi se qeverisja e keqe po i detyron tropojanët të marrin rrugët e emigrimit.

“Si grua, bashkëshorte e nënë, gjykoj se ky është një moment vendimesh, për të marrë përsipër përgjegjësi. Gjykoj që nisur nga vetja fillon ndryshimi, gardhi i shtëpisë, lagja ku je rritur, shkolla e parë ku je edukuar. Të gjitha këto më çojnë mua në Tropojë / ose Malësi të Gjakovës, siç na e ka ne anda t’i thërrasim.

Sot, shpall kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike në Tropojë, duke besuar se me mbështetjen e patriotëve të mi, pas këtij procesi demokratik, do jem pikërisht unë që, nëpërmjet një fushate-model do të rikthej Bashkinë në krye të punëve, halleve e derteve për çdo tropojane e tropojan.

Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces.

Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes.

Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë.

Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë.

Gara tashmë është hapur e lirë, dhe nuk ka më vendosje në lista nga kryetarët.

Vendimmarrja është e anëtarëve dhe simpatizantëve ndaj ftoj të gjithë demokratët e Tropojës ti bashkohen projektit tim për ti rikthyer vendlindjes sonë atë çka meriton. Të nderuar tropojanë, vendimi për të ju shërbyer ju e për ta bërë të shkëlqyeshëm qytetin tonë ishte i imi, tanimi realizimi i këtij projekti është në dorën Tuaj.”

The post Hajdarmataj prezanton zyrtarisht kandidaturën në primaret e Tropojës appeared first on Albeu.com.