milo gjukanociv Archives - Albeu.com

Gjukanoviç në prag të dorëzimit të detyrës: Mali i Zi, i njohur si faktor stabiliteti në rajon
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviç bën betimit të shtunën. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri do të mbahet në parlamentin malazez në praninë e deputetëve dhe të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota.

Në prag të dorëzimit të detyrës, presidenti në largim, Milo Gjukanoviç , mbajti të premten një konferencë për shtyp, duke bërë bilancin e rezultateve të vendit.

Zoti Gjukanoviç vuri në dukje, se “Mali i Zi u kursye nga shkatërrimet dhe vdekjet gjatë fushatës së NATO-s në RFJ, një vend i restauruar në mënyrë paqësore dhe i njohur ndërkombëtarisht 17 vjet më parë, i njohur si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe anëtar i NATO-s që prej 6 vitesh”.

Gjukanoviq kritikoi punën e qeverive të Zdravko Krivokapiqit dhe të Dritan Abazoviçit .

“Këto qeveri destabilizuan thellësisht shtetin dhe shoqërinë, shkatërruan arritjet e vlefshme të zhvillimit ekonomik dhe institucional dhe vunë në pikëpyetje arritjen e qëllimit europian”, tha zoti Gjukanoviq.

Udhëheqësi shumëvjeçar malazez beson se qeveria e zgjedhur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të marrë përgjegjësi dhe do të krijojë kushte për jetë normale politike në vend.

Milo Gjukanoviç ka qenë shtatë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, ai dha dorëheqjen edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Përkatësisht, pas tre dekadash në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve humbi në zgjedhjet e vitit 2020 nga një shumicë e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus dhe pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

Gjatë pushtetit të tij, zoti Gjukanoviq ndërtoi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, përveç me Serbinë ku me Beogradin zyrtar, por edhe me Kishën Ortodokse Serbe u përkeqësuan në vitin 2019 pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë.

Presidenti i zgjedhur Jakov Milatoviq bën betimin të shtunën, në ditën kur i skadon mandati paraardhësit të tij dhe ceremonia e inaugurimit të presidentit të Malit të Zi do të mbahet në Parlamentin e Malit të Zi.

The post Gjukanoviç në prag të dorëzimit të detyrës: Mali i Zi, i njohur si faktor stabiliteti në rajon appeared first on Albeu.com.

Presidenti i ri i Malit të Zi: Do të ndjekim politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe do të forcojmë lidhjet me Serbinë
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të avokojë për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.

“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së gjatë 5 vviteve të mandatit tim”, tha Milatoviç në një intervistë për agjencinë Associated Press (AP), i cili shton se angazhimi i tij ndaj BE-së bie ndesh me akuzat se ai është një kukull e Moskës.

Milatoviç tha se arsyet kryesore për humbjen e Milo Gjukanoviçit ishin sundimi i tij afatgjatë, si dhe akuzat për korrupsion të përhapur gjatë sundimit të tij.

“Kjo është arsyeja pse ne na pëlqen të themi se kemi mundur një nga diktatorët e fundit në Evropë… Prandaj unë vërtet besoj se fitorja në këtë shtet të vogël ballkanik është gjithashtu një fitore e madhe evropiane, një fitore e vlerave evropiane,” tha Milatoviç.

AP thekson se kjo ishte humbja e parë e Gjukanoviçit në zgjedhje që kur ai hyri në politikë në ish-republikën jugosllave në fillim të viteve 1990.

Gjukanoviç gjatë mandatit të tij shpesh është akuzuar për korrupsion dhe presion ndaj drejtësisë, gjë që e ka mohuar.

Milatoviç i tha AP se paraardhësi i tij “është me të vërtetë një simbol i regjimit që sundoi vendin duke përdorur krimin e organizuar dhe korrupsionin.”

“Këto tre gjëra, një rënie e konsiderueshme ekonomike, krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe integrimi shumë i ngadalshëm evropian janë simbole të regjimit (të Gjukanoviçit),” tha ai.

AP gjithashtu thekson se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që kur Gjukanoviç e nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006 dhe më vonë e futi atë në NATO në 2017.”

Milatoviç tha se do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, si dhe me shtetet e tjera fqinje të Ballkanit.

“Unë besoj se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe mendoj se Mali i Zi me siguri mund të jetë i pari që do të hyjë”, tha Milatoviç.

Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Milatoviç kujtoi se “Mali i Zi fuqimisht, 100 për qind udhëheq politikën e jashtme të BE-së” dhe se “i tillë do të mbetet”.

“Pra, politika e plotë e BE-së është ajo që duhet të udhëheqë Mali i Zi në të ardhmen, dhe është veçanërisht e rëndësishme tani kur bëhet fjalë për agresionin rus kundër Ukrainës… Nuk ka njeri në Evropë dhe padyshim në Mal të Zi që mund të mbështesë pushtimin e një vendi në një vend tjetër sovran”, shtoi për AP presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi. /Albeu.com/

The post Presidenti i ri i Malit të Zi: Do të ndjekim politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe do të forcojmë lidhjet me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në Mal të zi, asnjëri nuk siguroi shumicën
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, politikani veteran që ka shërbyer në postet më të larta shtetërore për 33 vjet, do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish ministrin properëndimor të ekonomisë Jakov Milatoviç, meqë asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës.

Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë, tha se sipas rezultateve paraprake presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, ka fituar numrin më të madh të votave, përkatësisht, 35.4 për qind.

Kandidati i Lëvizjes Qytetare “Evropa Tani”, Jakov Milatoviç, fitoi 29.3 për qind.

Kandidati i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Andrija Mandiç siguroi 19.1 për qind të votave

Katër kandidatët tjerë morën prej 10.9 deri 0.8 për qind të votave.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi se në zgjedhjet presidenciale morën pjesë 344.700 votues, që i bie 63.6 për qind të 542.154 qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas raporteve të vëzhguesve dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dita e zgjedhjeve kaloi relativisht e qetë, pa ndonjë parregullsi të theksuar që do të mund të prishte procesin zgjedhor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet pas 14 ditësh, me 2 prill, konkurrojnë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë, por kësaj radhe zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një mjedis krize institucionale dhe politike.

Viteve të fundit, shumica e paqëndrueshme dhe heterogjene parlamentare zëvendësoi dy qeveri, të cilat e zhytën Malin e Zi në një krizë institucionale dhe thelluan më tej ndarjet në skenën politike.

Që nga viti 2020, nuk ka pasur përparim në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shkak të arritjeve të pamjaftueshme në procesin e reformës.

Vendi i vogël buzë Adriatikut u bë anëtar i NATO-s në vitin 2017, pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016 për të cilin qeveria fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla./VOA/

The post Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në Mal të zi, asnjëri nuk siguroi shumicën appeared first on Albeu.com.

Osmani e Gjukanoviç konfirmojnë diskutimet “pozitive” për vizat
Liberalizimi i vizave për Kosovën ka qenë temë diskutimi në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, kanë thënë në një deklaratë për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidentja Osmani, pas përfundimit të Samitit tha se ka dëgjuar shumë deklarata pozitive për Kosovën nga liderët e BE-së.

“Kemi dëgjuar deklarata mbështetëse për Kosovën, së pari për prespektivën e qartë në BE dhe liberalizimin e vizave. Por, tani na duhet të shkojmë nga fjalët në vepra”, tha ajo.

Sipas Osmanit, kësaj radhe ka pasur edhe më shumë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave sa më herët.

“Duhet të them se këto kanë qenë deklaratat më pozitive që i kemi dëgjuar deri më tani për liberalizimin e vizave. Edhe shtetet që kanë qenë hezituese, shumë prej tyre kanë treguar mbështetje sot”, tha Osmani.

Ndërsa presidenti Gjukanoviq tha se shpreson që tonet nga ky takim të jenë frymëzuese për punën e pasdites së sotme të Këshillit Evropian.

“Në plan të parë ishte çështja e fillimit të procesit negociator me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe bashkë me të edhe çështja e sigurimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ata folën për dhënien e statusit kandidat jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por gjatë bisedimeve u fol shumë për marrjen e statusit kandidat për Bosnje e Hercegovinën”, tha ai.

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor./REL

The post Osmani e Gjukanoviç konfirmojnë diskutimet “pozitive” për vizat appeared first on Albeu.com.

Gjukanoviç flet për dallimet me Abazoviçin rreth Ballkanit të Hapur: I di qëndrimet e tij, nuk e kam dert
Pas deklaratave pro nismës së Ballkanit të Hapur nga kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është deklaruar presidenti Milo Gjukanoviq pas një takimi me presidentin e Gjermanisë Frank Walter Steinemier.

Gjukanoviq, që është kundër kësaj iniciative, ka thënë se është i njoftuar me qëndrimet e Abazoviqit, por se kjo gjë s’e shqetëson.

“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet edhe këtë. Po ashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një iniciativë optimale”, tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq tha se këtë iniciativë e sheh si një lloj kopje të Procesit të Berlinit, por se dallimi është dukshëm më i madh në favor të Procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani i Hapur bashkon vetëm tri vende. Procesi i Berlinit bazohet në standardet europiane dhe është plotësues me procesin e anëtarësimit. Pra, gjithçka që bëjmë përmes Procesit të Berlinit “Open Balkan” nuk insiston në standardet europiane dhe në njëfarë mënyre, më duket se kjo është një nismë e përgatitur që do të ishte një lloj alternativë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk mendoj se kemi nevojë për një alternativë, ne kemi nevojë për anëtarësim”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se është e natyrshme që Mali i Zi të vazhdojë me shpejtësi procesin e negociatave me BE-në dhe tha se beson që qeveria e re mund ta bëjë zhbllokimin e këtij procesi në fushën e sundimit të ligjit.

Abazoviq para disa dite tha se Ballkani i Hapur është bërë për gjashtë shtete dhe jo tri sa janë aktualisht, duke shtuar se më së shumti përfiton Kosova nga kjo nismë, por sa i përket pjesëmarrjes së vendit të tij aty, ai nuk ka folur krejtësisht qartë.

The post Gjukanoviç flet për dallimet me Abazoviçin rreth Ballkanit të Hapur: I di qëndrimet e tij, nuk e kam dert appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Malit të Zi në listën e “Pandora Papers”, pasuri të fshehura në kompani offshore
Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.

Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./ DW

The post Presidenti i Malit të Zi në listën e “Pandora Papers”, pasuri të fshehura në kompani offshore appeared first on Albeu.com.