milloshevic Archives - Albeu.com

Protestat në Serbi, media kroate: Vuçiç po i drejtohet popullit njësoj si Millosheviçi para se të rrëzohej
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i sugjeroi opozitës, një ditë pas protestave të pesta masive, ku kërkohej edhe dorëheqja e tij nga posti i kreut të shtetit, të propozojë në parlament një referendum për votëbesimin ndaj Presidentit të Republikës, por i siguroi se asgjë nuk do të ndryshonte.

Vuçiç u tha gazetarëve se nëse opozita nuk ka vota të mjaftueshme, nisma do të mbështetet nga koalicioni qeverisës dhe më pas qytetarët do të vendosin në referendum.

Pas protestës së zhvilluar të shtunën, Vuçiç ka reaguar disa herë në rrjetet sociale.

Në një video-mesazh në Instagram, ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që “të bashkohen pavarësisht dallimeve”.

Mëngjesin e së dielës, në Instagram pasoi një mesazh i dytë me të njëjtën intonacion me thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët.

“Askush nga jashtë nuk po e rrënon Serbinë, por po e rrëzon një Vuçiç për shkak të Serbisë. Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Ne duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë,”tha Vuçiç.

Krahasimet e mesazhit të Vuçiçit me një deklaratë pothuajse identike të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç para se të rrëzohej nga protestat më 5 tetor 2000 pas zgjedhjeve në të cilat ai refuzoi të pranonte humbjen.

“Ata nuk po e sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, por po e sulmojnë Millosheviçin për shkak të Serbisë”, tha në atë kohe  Millosheviç.

Që nga fillimi i protestave masive, Vuçiç ka deklaruar vazhdimisht se qeveria nuk do të ndërrohet në rrugë, dhe ka theksuar se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe as nuk do të nënshkruajë asnjë vendim të tillë për aq kohë sa të jetë gjallë.

Në prill të vitit 2022, Vuçiç fitoi një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar me më shumë se dy milionë vota në raundin e parë.

The post Protestat në Serbi, media kroate: Vuçiç po i drejtohet popullit njësoj si Millosheviçi para se të rrëzohej appeared first on Albeu.com.

​Sot 24 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë
Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike./KosovaPress/

The post ​Sot 24 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

Politikani serb: Vuçiçi operon me sistemin e politikës së Millosheviçit
Politikani i njohur serb, Vuletiç, është shprehur se presidenti Aleksandër Vuçiç, vepron me sistemin e politikës së Millosheviçit.

“Herët a vonë, serbët do të goditen nga një politikë monstruoze që refuzon me këmbëngulje të kuptojë se Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia janë shtete të pavarura.” Kështu ka deklaruar kryetari i Forumit Demokratik Civil, Zoran Vuletiç, në një intevistë për Al Jazeera-n.

Vuletiç është kreu i të vetmes organizatë politike të shoqërisë civile në Serbi duket vërtet joreale për ata jashtë vendit, por edhe për opinionin publik serb. Sepse, me kalimin e kohës, pothuajse të gjithë në këtë vend i janë nënshtruar nacionalizmit (shovinist).

Që nga koha e Sllobodan Millosheviçit, i cili përdori homogjenizimin kombëtar për luftë kundër fqinjëve të tij, por edhe pasardhësve të tij, opozitës serbe e cila e përmbysi atë, por nuk e çmontoi sistemin e tij, përmes nacionalshovinistit Vojislav Koshtunica dhe kriminelit Vojisllav Sheshel, duket se mbi këtë Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç e konkretizuan temën me nazizmin e tyre të ndyrë, mendon Vuletiç.

Situata në skenën politike serbe është e paarsyeshme. Opozita po konkurron me qeverinë në urrejtje ndaj Perëndimit (BE-së), dashuri ndaj Lindjes (Moskës, Pekinit) dhe pasinqeritet ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ishte njëra nga çështjet që e shtroi Al Jazeera.

Vuletiç tha se politika e, ndër tjerash, dërgimit të ushtrisë në kufi me Kosovën, s’mund t’i sjell asgjë të mirë Serbisë.

“Një korrigjim i vogël: bëhet fjalë për shumicën e opozitës, por jemi edhe ne që nuk marrim pjesë në atë garë. Ajo pjesë e opozitës që të gjithë gazetarët e quajnë opozitë me inerci, ish-Aleanca për Serbinë dhe trungjet e sotme nuk mund t’i sjellë Serbisë asgjë më të mirë se ajo që ne e kemi tashmë. Boshko Obradoviçi nuk është më i pranueshëm për ta sepse ka pirë verë me Vuçiçin dhe nuk e kanë problem iniciativën e tij për dërgimin e ushtrisë në veri të Kosovës në një luftë të re, antivaksinim, promovimin e ‘botës serbe’, glorifikimin e Ratko Mlladiçit, kërkesës që Rusisa ta hap një bazë ushtarake në Rashkë.

Vrasja e politikës me një nxitim të tillë për një mandat të kotë që përfundimisht do të bjerë si një thërrime nga tryeza nacionaliste, po e shtyn në depresion pjesën progresive të shoqërisë që ndihet kushedi sa herë e tradhtuar”, u shpreh Vuletiç.

Ai tha se organizata të cilën e udhëheq, nuk është vetëm për shkëputje nga modeli i Millosheviçit, por edhe për organizimin e vendit sipas normave evropiane, institucioneve të forta, sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur e mediave të lira.

“Unë jam absolutisht për thyerjen e politikës së Millosheviçit. Modeli ynë nënkupton ndërtimin e një vendi me institucione të fuqishme të pavarura, shtet ligjor, liri të medias, interes të individit në raport me obsesionin me kombin dhe territorin. Prioriteti është arsimi, jo përgatitja paraushtarake, përpjekja për një shoqëri më humane, krijimi i një shansi të barabartë për të gjithë dhe jo varësia nga përkatësia partiake”, tha ai./albeu.com/

The post Politikani serb: Vuçiçi operon me sistemin e politikës së Millosheviçit appeared first on Albeu.com.

“Këlysh i gruas së Millosheviçit”, stafi i Vjosa Osmanit i kthehet keq ministrit serb
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer dje presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar pas një interviste të presidentes Osmani dhënë gazetës gjermane, ‘Der Spiegel’, e cila duke folur për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në vitin 1999, tha se pret që Serbia të gjunjëzohet.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vulin deklaroi se ndërsa Aleksandar Vuçiç udhëheq Serbinë, ajo nuk do të gjunjëzohet, ashtu siç do të dëshironte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vulin ka fyer presidenten duke thënë se “nëse Osmani do të kishte fytyrë, siç e ka stomakun, për gënjeshtrat që thotë, ajo do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para ‘shtëpisë së verdhë’ dhe serbëve të vrarë për trafik organesh…”, ka deklaruar Vulin.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit.

Ndaj kësaj deklarate të Vulinit, ka reaguar Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, i cili e ka quajtur Vulinin “këlysh të gruas së Millosheviçit”.

“Këlyshi i Mira Markoviçit gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në Twitter.

The post “Këlysh i gruas së Millosheviçit”, stafi i Vjosa Osmanit i kthehet keq ministrit serb appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Hagës dënon me nga 12 vjet burg bashkëpunëtorët e Millosheviç
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Të dënuarit janë Jovica Stanishiq, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, 71 vjeç.

Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.

Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.

Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.

Gjykata në Hagë, më 2013, ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviqin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.

Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.

Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.

Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq, i cili ka luftuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Milosheviq është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006. \ REL

The post Gjykata e Hagës dënon me nga 12 vjet burg bashkëpunëtorët e Millosheviç appeared first on Albeu.com.