militantet Archives - Albeu.com

The Telegraph: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike
Një gjeneratë e re e nacionalistëve serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon mediumi britanik “The Telegraph”.

Qindra militantë kanë udhëtuar për në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se “Nënë Rusia” do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura, si Kosovën.

Nacionalistët, përfshirë veteranë nga Lufta e Bosnjës, po i përdorin mediat sociale për t’i inkurajuar të rinjtë serbë që t’u bashkohen atyre në Rusi.

Disa ofrojnë deri 23 mijë funte për ata që të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë.

Ka drojë se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnjë, ata do të nxisin një konflikt paramilitar, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnjë.

Dario Ristiq ishte një rast i tillë. Nacionalist serb, duke çaluar në një këmbë protezë dhe duke mbajtur provë për shtetësinë e tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë.

Ai ishte plagosur ndërsa luftonte në Ukrainë me njësitin rus të njohur si “Arinjtë nga Permi”.

Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristiq njihen me nofkën inkonike të luftës “i shpejti” dhe për kryerjen e sulmeve me snajper dhe me dron në qytete si Avdiivka.

Ai i përsosi aftësitë e tij të rrjeteve sociale në faqe si TikTok dhe një rrjet social rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vendlindje, duke iu dhënë shkëlqim luftimeve në vijën e frontit e duke përhapur mesazhe nacionaliste.

Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë për ditëlindje Ratko Mlladiqit, kriminelit të luftës që po merr kujdes paliativ në Hagë, ku u dënua me burgim të përjetshëm për mizoritë e kryera ndaj boshnjakëve myslimanë.

Në një video të postuar në Telegram, Ristiq, pozoi pranë një bashkëkombasi serb i cili e informoi audiencën e tij në vendlindje: “Sapo të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rifituar atë që është e jona.

Lavdi Zotit, lavdi ‘Nënës Rusi’ – drejt fitores”.

Me t’u kthyer në vendlindje, Ristiq u arrestua në Aeroportin e Sarajevës, për bashkimin e një njësie paraushtarake të huaj, por që atëherë është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të gjyqit ndaj tij.

I kontaktuar nga “The Telegraph” në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: “Do të doja të flisja me ju. Por, ligji më ndalon të flas me ju, por ndoshta në të ardhmen”.

Edhe tash larg frontit, ai ende konsiderohet një rrezik i madh për rekrutim pasi ka mbi 10 mijë përcjellës në internet.

Dhe atij i bashkohen në internet nacionalistë të tjerë që po përpiqen ta përhapin mesazhyin e tyre.

Kryesisht është një grup veteranësh nacionalistë që luftuan në Bosnjë, të cilët vazhdojnë të ngulisin ideologji përçarëse tek të rinjtë.

“Është një mësim i zakonisht mes këtyre ekstremistëve se ‘Nënë Rusia’ një ditë do t’ua shlyejë borxhin e tyre me gjak duke i ndihmuar në rivendosjen e Serbisë së Madhe”, tha Sreçko Latal, një analist politik në rajon.

“Numri i tyre është i vogël, por ata ndihmojnë në tërheqjen e të rinjve të pakënaqur serbë që mund të jenë të prekshëm nga mesazhet nacionaliste.

Ashtu si IRA në Irlandën e Veriut, nuk keni nevojë për shumë individë të armatosur për ta kërcënuar ekuilibrin e paqes”.

Një tjetër person që po ka ndikim mbi të rinjtë është Davor Saviçiq, i njohur si “ujku” nga ndjekësit e tij në internet.

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet ’90, ai luftoi në njësitin paramilitar të njohur si “Tigrat e Arkanit”, që është përgjegjës për shumë mizori të kryera kundër civilëve.

Kur Rusia hyri në luftë, Saviçiq nxitoi t’i bashkohej. Ai ka luftuar në Krime dhe Siri dhe ishte pjesë e Grupit Wagner, tani të shpërbërë.

Pasi u trajtua së fundi për një plagë të marrë nga shrapneli të shkaktuar nga forcat ukrainase, raportet mjekësore të rrjedhura zbuluan se ai ishte gjithashtu kolonel në GRU e frikshme, e njëjta njësi e inteligjencës ruse përgjegjëse për sulmin me Novichok të kryer në Britani në vitin 2018 ndaj Sergei Skripalit.

Nën drejtimin e tij, GRU ka krijuar një sërë kompanish fasadë në sektorë të tillë si ndërtimtari, me qëllim që t’i ndihmojë serbët dhe vullnetarët e tjerë ta shmangin zbulimin nga autoritetet e tyre, duke lëshuar leje pune dhe duke rregulluar itinerare udhëtimi përmes vendeve të treta.

“Ne infiltruam disa nga shërbimet e tyre të mesazheve duke u paraqitur si vullnetarë”, thotë Nino Bilajac, gazetar hulumtues nga Sarajeva.

“Paratë e ofruara janë rritur, pasi humbjet në fushëbetejë e bëjnë Rusinë më të dëshpëruar për luftëtarë të rinj, dhe kohët e fundit më është ofruar një pagesë avans rreth 23 mijë funte, dhe një pagë mujore gati 2500 funte”.

Për të rinjtë e rritur në familje nacionaliste dhe që jetojnë në qytete si Modrica me papunësi të madhe dhe paga ekuivalente rreth 500 funte, joshja është shumë e qartë.

Ligjet si në Serbi ashtu edhe në Bosnjë e ndalojnë luftën për një shtet të huaj, dhe dënimet mund të shkojnë deri në 5 vjet burgim, por zbatimi i tyre është i rrallë.

Kur u kontaktua nëpërmjet rrjeteve sociale nga “The Telegraph”, Zheljko Tomiq, një shok i Ristiqit, i cili ende gjendet në vijën e frontit në Ukrainë, tha se do të jepte intervistë vetëm për një tarifë prej 100 mijë funte.

Në Modrica, ku punëdhënësi më i madh është një rafineri nafte në pronësi ruse që po përballet tash me vështirësi për shkak të sanksioneve, një banor vendas që e njihte Ristiqin tha se ai ishte mburrur me pensionin e tij invalidor që merr nga Moska si veteran lufte dhe po planifikonte t’i përdorte një pjesë të parave për të hapur një qendër trajnimi dhe punishte për riparim të dronëve, duke përdorur njohuritë e tij të fituara në front.

Megjithatë, kthimi i Ristiqit në jetën civile do t’u japë pak ngushëllim pakicës boshnjake myslimane në qytetin Modrica. Jo shumë larg shtëpisë së tij, gjendet një xhami që është rindërtuar pasi ishte shkatërruar gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë.

Edib Ziliq, që gjendet pranë xhamisë, tregon për shumë nga mizoritë që kishte përjetuar si fëmijë.

“Isha vetëm 10 vjeç kur tanket hynë dhe baba im u zvarrit me forcë, dhe vëllai im gati sa nuk u vra kur shtëpia e fqinjit tonët u shkatërrua”, tha Ziliq 43-vjeçra, duke treguar me gisht në një zonë banimi përballë xhamisë.

“Në disa vende, viktimat ende duhet të takohen me autorët e krimit, dhe madje edhe sot, pavarësisht të gjitha miqësive të rivendosura, ende ekziston një pakicë ekstremistësh që duan të na frikësojnë dhe duan të na kthejnë në ato kohë të liga, por ne refuzojmë të jetojmë me frikë”.

Shqetësuese, duke se ka shenja të bashkëfajësisë së shtetit.

Milorad Dodik, ish-president i entitetit Republika Srpska, i cili ende ushtron pushtet efektiv, u fotografua me “ujkun” Davor Saviçiq, përpara një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij viti.

Ekziston gjithashtu frikë se stërvitjet paraushtarake në këtë zonë të mbështetur nga Rusia mund të ndikojnë në sigurinë edhe të Britanisë.

Ashtu si ishte Gjermania Lindore e dikurshme një vend stërvitje për IRA-n dhe Fraksionin e Ushtrisë së Kuqe, ka frikë se Republika Srpska mund ta ndjekë një rrugë të ngjashme.

Deklaratat e dëshmitarëve nga një gjyq së fundi kundër sabotuesve në Moldavi kanë zbuluar se është përdorur së fundi si një bazë stërvitjeve për luftën hibride të mbështetur nga Rusia kundër Perëndimit.

Trajnimi përfshinte metoda për t’i shndërruar protestat paqësore në trazira të dhunshme, dhe trajnim për të përdorur dronë – si me eksplozivë ashtu edhe pa eksplozivë – për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake.

Të njëjtat metoda janë përdorur tashmë në aeroporte dhe vende të ndjeshme në Mbretërinë të Bashkuar dhe në të gjithë Evropën, disa prej të cilave përfshinin sabotues moldavë ndoshta të trajnuar në Republika Srpska.

The post The Telegraph: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike appeared first on Albeu.com.

SPAK thërret sot Berishën, deputetë dhe militantët mobilizohen para godinës
Ditën e sotme datë 11 shtator 2024, lideri i opozitës, Sali Berisha, thirret për herë të dytë nga drejtësia, e cila e mban në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Opozita dhe qytetarë, janë mobilizuar për të mbështetur liderin e tyre ashtu siç bëjnë prej më shumë se 8 muajsh te ‘Rruga e Shpresës’, duke kundërshtuar arrestin politik të tij.

Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së, do të jenë të pranishëm në orën 12:00 përpara SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me drejtësinë politike, nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi narko-gjykata politike e Edi Ramës mori vendimin antikushtetues.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”.

Mesazhi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falenderoj”.

The post SPAK thërret sot Berishën, deputetë dhe militantët mobilizohen para godinës appeared first on Albeu.com.

“Nuk do të lejojmë kurrë që…”, Turqia “neutralizon” 45 militanë kurdë në Irak dhe Siri
Turqia tha të shtunën se forcat e saj kishin “neutralizuar” 45 militantë kurdë në Sirinë veriore dhe Irak pas një përleshjeje të premten me anëtarët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) gjatë së cilës u vranë nëntë ushtarë turq në Irakun verior.

“Operacionet pas sulmit neutralizuan gjithsej 45 terroristë, 36 në Irakun verior dhe 9 në Sirinë veriore,” tha Drejtoria e Komunikimit e Turqisë në një deklaratë, pasi Presidenti Tajip Erdogan drejtoi një takim për sigurinë.

Ankaraja zakonisht përdor termin “neutralizuar” për të vrarët.

“Turqia nuk do të lejojë kurrë ‘terrorin’ në kufijtë e saj jugorë, me asnjë pretekst dhe për asnjë arsye”, thuhet në deklaratë.

Më herët të shtunën, Ministria e Mbrojtjes tha se ushtria kishte kryer sulme ajrore në rajonet Hakurk, Metina, Gara dhe Qandil të Irakut verior, duke shkatërruar 29 objektiva të PKK-së, përfshirë bunkerë, streha dhe objekte nafte.

Forcat turke kanë kryer një operacion ndërkufitar të quajtur “Claw-Lock” në Irak si pjesë e ofensivës kundër militantëve të PKK-së. Turqia gjithashtu ka ndërmarrë inkursione ushtarake në Siri kundër milicisë kurde YPG, duke e konsideruar atë si një krah të PKK-së. PKK cilësohet si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

The post “Nuk do të lejojmë kurrë që…”, Turqia “neutralizon” 45 militanë kurdë në Irak dhe Siri appeared first on Albeu.com.

“Të lutem mos më vrit …”, momenti kur militantët e Hamasit marrin peng 25-vjeçaren (VIDEO)
Të tjera pamje tronditëse vinë nga Izraeli, teksa vendi po përballet me sulmet shkatërruese të militantëve palestinëze të Hamasit.

Një video e rëndë po qarkullon në rrjet, ku tregohet se si militantët rëmbejnë me forcë një studnete, që kishte marrë pjesë në një koncert para sulmit.

https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/10/aa.mp4

Vajza është identifikuar si 25-vjeçarja Noa Argamani, teksa shihet se si militantët e hipin me forcë në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa ajo lutet që të mos ta vrasin.

“Mos më vrit! Jo, jo, jo!” bërtet ajo por personi i armatosur largohet me shpejtësi.

Noa është zhdukur që atëherë, ndërsa prindërit e saj kanë bërë apel për ndihmë për ta gjetur.

Si rasti i 25-vjeçares janë të shumta, teksa militantët vazhdojnë të sulmojnë civilët. Shumë vajza të mitura janë rrëmbyer dhe shumë të tjera janë vrarë.

The post “Të lutem mos më vrit …”, momenti kur militantët e Hamasit marrin peng 25-vjeçaren (VIDEO) appeared first on Albeu.com.