miliona euro Archives - Albeu.com

Skandali i zhdukjes së shisheve të verës miliona euro të Ergys Agasit, SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale
Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit, po hetohet nga SPAK.

Burime pranë këtij institucioni, thanë se kanë pranuar dosjen që iu përcoll për kompetencë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka arritur në konkluzionin se vera është produkt i veprimtarisë kriminale ku është përfshirë Agasi, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Vera u sekuestrua nga SPAK në kuadër të kontrolleve që u kryen në pronat e Ergys Agasit, kur ai u shpall në kërkim bashkë me Ermal Beqirin, si të dyshuar si krerët e një grupi kriminal që rrëmbente biznesmenëve dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Malli i sekuestruar iu la në ruajtje kushëririt të të shumëkërkuarit, por kur të nesërmen autoritetet doganore shkuan për ta marrë dhe magazinuar, konstatuan se vera ishte zhdukur.

Kushëriri i Agasit, po hetohet nga prokuroria e kryeqytetit për veprime që pengojë zbardhje e së vërtetës, pasi nuk tregon se ku i dërgoi shishet e verës.

Sipas aktit të ekspertimit, rezulton që vlera të jetë 1.4 mln euro, por kjo vlerë e verës rritet me të paktën dyfish nëse do të shitej me shishe.

Ergys Agasi, është në kërkim ndërkombëtar bashkë me Ermal Beqirin, për akuzat e konkurrencës së paligjshme përmes heqjes së paligjshme të lirisë e grupit kriminal.

SPAK po i heton nën dyshimet se urdhëruan rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe dhe e detyruan të tërhiqte ankesat për tenderat e AKSHI-t.

Nën masën e arrestit në shtëpi janë ish-drejtoresha e AKSHIT Mirlinda Karçanaj dhe ish-zv.drejtoresha Hava Delibashi, ndërsa masa ma të lehta janë firmosur ndaj disa biznesmenëve dhe një zyrtari policie.

The post Skandali i zhdukjes së shisheve të verës miliona euro të Ergys Agasit, SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale appeared first on Albeu.com.

Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa
Dokumentet zyrtare tregojnë se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës.

Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje.

Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar deri në 100 milionë euro në vit për rimbursim TVSH-je.

Për të shpenzuar paratë që duhet t’i derdhte në buxhetin e shtetit, kompania e naftës Bankers ka sajuar lloji-lloji banaliteti, deri edhe tek organizimi i konkurseve për mësimin e gjuhës kineze, duke kaluar nga puset e naftës tek gramatika.

Për vite me radhë, Bankers ka financuar gjoja nxitjen e mësimit të gjuhës kineze, duke mbuluar me para Institutin Konfuci dhe Ambasadën e Kinës, ndërsa pagesa kanë marrë edhe mediat për të transmetuar këto aktivitete qesharake, pjesë e skemës së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Miliona euro janë devijuar dhe pastruar përmes mësimit të gjoja gjuhës kineze për 7 vite me radhë.

Në prill të vitit 2022, Qing Fang, asokohe CEO i Bankers, i cili zbatoi aq sa qëndroi skemën e zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë, fliste për financimin nga Bankers të përhapjes së kulturës kineze në Shqipëri. “Bankers është një nga kompanitë më mëdha dhe më të rëndësishme në vend. Ne jemi shumë të lumtur që po ndihmojnë në përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, që është një nga kulturat më të lashta të njerëzimit“.

Në gusht të vitit 2002 u larguar Qing Fang dhe në vend të tij u emërua si administrator i Bankers Huanqin Xiau, një nga hajdutët e huaj më të frikshëm që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri. Huanqin Xiau, i besuar i pronarit në letra Hongping Xiao, i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë.

Në vitin 2023, Huanqin Xiau, i cili i kishte vënë vetes pagë 1 milionë euro në vit, komentonte konkursin e radhës për gjuhën kineze. “Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu të interesuar për të mësuar Gjuhën Kineze dhe që e flasin aq mirë atë. Kina është një vend i madh plot kulturë dhe histori dhe ka një gjuhë unike që është mjaft sfiduese për t’u mësuar. I uroj shumë suksese këtyre të rinjve në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Skema u përsërit edhe në maj të vitit 2024, ku u shfaq sërish Huanqin Xiau, ndërsa u ndalua kur kupola zhvatëse mësoi për hetimet që kishte nisur prokuroria.

Për vite me radhë, Bankers ka bërë kërdinë me pasurinë e shqiptarëve. Vetëm gjatë vitit 2021, në kuadër të shpenzimeve për të mos paguar taksa, kupola e Bankersit ka shpenzuar 460 mijë euro për festa, dekorime dhe akomodime.

Bankers ka shpenzuar deri në 500 mijë euro në vit për të paguar mediat, që të mos denoncojnë aferat korruptive të kompanisë dhe protestat ndaj saj. Për sigurime shëndetësore në spitale private shpenzimet janë 374 mijë euro në vit.

Dhjetëra milionë euro ka shpenzuar Bankers për shërbime ligjore, konsulencë dhe udhëtime. Kupola e kompanisë ka sajuar qindra mijëra euro për ping-pong, konkurse vizatimi, dhurata, veshje sportive, kalçeto etj./ Prapaskena

The post Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa appeared first on Albeu.com.

BE në krah të Ukrainës, gati të trajnojë 15 mijë ushtarë dhe të japë ndihma në miliona euro
BE-ja do të shtojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën të hënën duke nisur një mision për të trajnuar 15,000 ushtarë ukrainas dhe duke siguruar 500 milionë euro më shumë për armë.

Ministrat e jashtëm nga 27 vendet anëtare të bllokut pritet të nënshkruajnë vendimet në një takim në Luksemburg dhe diplomatët thonë se misioni duhet të bëhet operacional muajin e ardhshëm.

“Është një fillim i madh për BE-në”, ka thënë një diplomat evropian, shkruan France24.

“Ne kurrë nuk kemi bërë një mision stërvitor me përmasa të tilla”. Pas gati tetë muajsh lufte, forcat e Ukrainës po bëjnë përparim në fushën e betejës dhe mbështetësit perëndimorë të Kievit janë të prirur të sigurohen që trupat e tij të kenë kapacitetin për të vazhduar luftimin.

Kështu, disa vende të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, tashmë po trajnojnë ukrainasit për të përdorur sistemet moderne të artilerisë, raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore që ata po i dërgojnë Kievit. Por BE-ja ka mbetur prapa në ofrimin e trajnimeve në shkallë të gjerë për të ndihmuar ushtrinë e vendit të përballet me forcat pushtuese të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania tashmë kanë trajnuar mijëra trupa. Detajet përfundimtare të stërvitjes evropiane janë ende duke u përgatitur. Por një zyrtar tha se plani është fillimisht për të ofruar trajnim bazë për 12,000 ushtarë dhe udhëzime të specializuara për 2,800 të tjerë.

Polonia fqinje e Ukrainës do të shërbejë si qendra kryesore për misionin. Gjermania është vendosur gjithashtu të jetë një vend kyç për trajnim. Diplomati ka thënë se ishte parashikuar një buxhet prej rreth 60 milionë euro në vit.

Për shumën e saktë do të dihet të hënën, së bashku me një këst të ri prej 500 milionë euro (486 milionë dollarë) në financimin qendror të BE-së për të ndihmuar në mbulimin e kostove të armëve të dërguara në Ukrainë.

The post BE në krah të Ukrainës, gati të trajnojë 15 mijë ushtarë dhe të japë ndihma në miliona euro appeared first on Albeu.com.

Nunez zbarkon sot në Liverpool, klubi portugez mbush arkën me miliona
Liverpool e ka bërë goditje e madhe. Drejtuesit e klubit i kanë bërë një dhuratë trajnerit Jurgen Klopp për sulmin.

Darëin Nunez do të bashkohet me anglezët, pasi u arriti marrëveshje me klubin e Benfica për shumën e 80 milionë eurove, shumë që mund të bëhet 100 milionë euro me bonuse.

Ditën e sotme uruguaiani do të fluturojë drejt Anglisë, për të kompletuar transferimin në Premier League.

The post Nunez zbarkon sot në Liverpool, klubi portugez mbush arkën me miliona appeared first on Albeu.com.

Plehrat e Durrësit, qeveria vendos t’i transferojë inceneratorit të Sharrës qindra milion euro nga taksat e shqiptarëve
Qeveria ka marrë vendim në lidhje me plehrat e Durrësit dhe është vendosur që të transferohen në Sharrë. Sipas kontratës, incerenatorit të Sharrës do t’i paguhen 400 milion euro (41 euro/ton), që janë para të taksave të shqiptarëve.

Vendimi:

V E N D I M

PËR  MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE NË BASHKITË E QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10431, datë 9.7.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonominë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Bashkitë e Qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbjetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira financiare për trajtimin e mbetjeve urbane, në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, nëse efektet financiare të zgjidhjes janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara.

Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë propozuese të këtij akti i propozojnë Këshillit të Ministrave miratimin e mbështetjes financiare për bashkitë e përfshira në Qarkun e Durrësit, në përputhje me instrumentet e parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë e Qarkut të Durrësit, këshilli i qarkut përkatës dhe prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi me botimin në “Fletoren zyrtare”.

Kujtojme se prej kohës Durrësi ka pasur probleme me plehrat pasi Bashkia dhe Ministria e Financave nuk po arrinin dot një marrëveshje financiare./albeu.com

The post Plehrat e Durrësit, qeveria vendos t’i transferojë inceneratorit të Sharrës qindra milion euro nga taksat e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.