Milan Radojiçiq Archives - Albeu.com

Videoja brutale, Spiriq kishte përfunduar në spital në gjendje të rëndë pas rrahjes nga Radoiçiq
Kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq, ishte rrahur brutalisht nga kryeterroristi Milan Radoiçiq në shtator të vitit që shkoi. Sot RTK-ja ka publikuar pamjet e momentit kur Radoiçiq kishte grushtuar Spiriqi.

Spiriq si shkak i rrahjes brutale shkoi të trajtohej një spital në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Insajderi.

Radoiçiq e kishte dërguar Spiriqin në Kopaonik në hotelin “GREY” me qëllimin për ta rrahur brutalisht.

Ai dyshohet se e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare.

Radoiçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Në pamjet që ka publikuar RTK’ja, Spiriq shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiqit, teksa ky i fundit e grushton atë.

The post Videoja brutale, Spiriq kishte përfunduar në spital në gjendje të rëndë pas rrahjes nga Radoiçiq appeared first on Albeu.com.

I shpallur non grata nga SHBA dhe Britania! Kush është krimineli Milan Radojiçiç, u plagos pas pjesëmarrjes në sulmin ndaj policisë së Kosovës
Disa orë pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se ka dokumente që dëshmojnë se krimineli serb, Milan Radojiçiq, është i përfshirë drejtpërdrejtë në sulmin terrorist në veri të vendit ku u vra polici Afrim Bunjaku, medium boshnjak “Istruga” ka raportuar se Radojiçiq është në mesin e terroristëve të plagosur.

Mediumi boshnjak “Istraga” ka raportuar se krimineli serb i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, është në mesin e terroristëve të plagosur në Banjskë të Zveçanit.

Sipas këtij medium, Radojiçiq ndodhet në Serbi dhe po trajtohet në spital, sipas medias “Istraga”.

Milan Radojičić, jedan od čelnika Srpske liste, ranjen je tokom terorističkog napada na Kosovu, saznaje @IstragaB Danas smo, u nekoliko navrata, pokušali stupiti u kontakt sa Radojičićem. Prvo je nepoznata osoba koja se javila na njegov broj telefona rekla da “nije Radojičić”,… pic.twitter.com/gqR8Nu00P3

— Istraga.ba (@IstragaB) September 25, 2023

Mediumi raporton se në disa raste ka tentuar të kontaktojë me Radojiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë.

Ministri deklaroi se në një nga automjetet e sekuestruara që është përdorur nga grupi terrorist, janë gjetur dokumente të Radojiçiqit.

Ai tha se këto dokumente dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion, derisa edhe detaje se çfarë dokumentesh janë gjetur saktësisht.

“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Millan Radoiçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Millan Radoiçiqit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës”, tha Sveçla gjatë konferencës për media, ku policia ekspozoi armët dhe pajisjet që ka gjetur në vendin e ngjarjes.

Kush është Milan Radojiçiq, krimineli serb nga Veriu i shpallur “non grata” nga SHBA e Britania e Madhe

Krimineli serb Milan Radojiçiq ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Radojiçiq dyshohet edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në dhjetor të vitit 2021, Ministria e Financave e SHBA-së ka futur në listë të sanksioneve Millan Radoiçiqin, Zvonko Veselinoviqin, vëllain e tij, Zharkon, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Në sqarim është thënë se Radoiçiq ka qenë zëvendës i Zvonko Veselinoviqit dhe udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal, kur Veselinoviq është tërhequr për pak kohë.

Po ashtu, është thënë se Radoiçiq ka qenë përgjegjës për kontrabandën e armëve në grupin e krimit të organizuar të Veselinoviqit.

Sipas Ministrisë së Financave në SHBA, grupi kriminal i Veselinoviqit është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, së bashku me zyrtarë të sigurisë kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë tregtinë e paligjshme të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Radoiçiq i ka shpëtuar dy herë arrestimit nga Policia e Kosovës, duke u arratisur nga Kosova.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Radoiçiq, 44 vjeç, është njëri prej udhëheqësve të grupeve kontrabanduese që sulmojnë policinë në veri të Kosovës – atje ku Qeveria e kryeministrit Albin Kurtit po përpiqet të frenojë kontrabandën.

The post I shpallur non grata nga SHBA dhe Britania! Kush është krimineli Milan Radojiçiç, u plagos pas pjesëmarrjes në sulmin ndaj policisë së Kosovës appeared first on Albeu.com.

Dalin përgjimet e Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, zbulohet se çfarë diskutuan në zyrë
Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta.

Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditëve në vazhdim Kusari-Lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiq ia ka përcjellur shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.

PJESË NGA BISEDA:

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: “Pse po më thua mua?”

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”

Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”/Nacionale

The post Dalin përgjimet e Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, zbulohet se çfarë diskutuan në zyrë appeared first on Albeu.com.