Milan Radojiçiç Archives - Albeu.com

Departamenti Amerikan i Shtetit deklarohet për takimin Gjuriq- Radojiçiq
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për takimin mes Marko Gjuriq, ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara dhe Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

“Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë.

Shtohet se Serbia duhet të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin “e kryer nga strukturat paraushtarake në Banjskë të Kosovës, që rezultoi me vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”.

Në rrjetin social X është publikuar më 9 mars një fotografi ku shihet Marko Gjuriq, ambasadori aktual i Serbisë në Uashington dhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili është në listën e sanksioneve amerikane.

Në foto Gjuriq dhe Radoiçiq shfaqen së bashku në një restorant. Nuk dihet se kur dhe ku është bërë fotografia, si dhe kush është autori.

Gjithashtu nuk dihet nëse fotografia është bërë në kohën kur Gjuriq ishte ambasador i Serbisë në SHBA.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte vërtetësinë e fotografisë.

Marko Gjuriq, i cili pas publikimit të fotografisë tha se nuk duhet të turpërohet për kontaktet e tij, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiqin dhe se kur është bërë fotografia.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, është emëruar ambasador në Uashington në tetor të vitit 2020.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu referua shkurtimisht fotografisë së Gjuriqit dhe Radoiçiqit në një konferencë për shtyp më 10 mars.

“Unë nuk e pyeta atë [Marko Gjuriqin] kur, ku, apo pse. Madje nuk e pyeta nëse u ngrit nga tavolina e tij për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur për një ose dy minuta, apo nëse ai erdhi me të”, tha Vuçiq.

Bashkimi Evropian tha më herët më 11 mars se nuk u takon atyre të komentojnë për çdo takim të zyrtarëve serbë, por se “me kë takoheni flet për ju”.

“Sidomos nëse bëhet fjalë për të dyshuar për vepra kriminale,” tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano më 11 mars në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konferencë për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve vrau policin kosovar Afrim Bunjaku në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzon Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar e kundërshton atë.

Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, kaloi një ditë në paraburgim dhe më pas u lirua për t’u mbrojtur me kusht që të mos largohej nga Serbia dhe të mos shkonte në Kosovë.

Lidhur me rrjedhën e procedurës kundër tij në Serbi, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 8 shkurt se dëshmia e të dyshuarit Radojiçiq është duke u kontrolluar.

The post Departamenti Amerikan i Shtetit deklarohet për takimin Gjuriq- Radojiçiq appeared first on Albeu.com.

Hovenier flet rreth takimit Gjuriq-Radojiçiq: Qëndrimi i ShBA i qartë, ai është një kriminel që duhet të japë llogari
nga Shpend Limoni/Express

Ambasadori i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier në një përgjigje për Gazetën Express, të dielën, ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të Marko Gjuriq, ambasadorit të deritashëm të Serbisë në SHBA dhe Milan Radojiçiq i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

Fotografia Gjuriq- Radojiçiq u publikua dhe qarkulloi mbrëmë në profile të ndryshme në platformën X. Sot takimi u konfirmua nga vetë Gjuriq. Hovenier ka theksuar se “jemi në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier në një përgjigje për Gazetën Express.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka shtuar ai.

Tutje Hovenier rikujton se SHBA ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiq. “Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Hovenier.

Marko Gjuriq po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve atje.

Radoiçiq i cili e ka pranuar se ka qenë në krye të sulmuesve në Banjskë, ishte ndaluar nga policia serbe më 24 shtator të vitit të kaluar, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiq është i lirë në Serbi. Në reagimin e tij për takimin,  Gjuriq ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se lidhet me “punën që e bën”.

Gjuriq ka thënë po ashtu se publikimi i fotografisë lidhet me kthimin e tij në politikë të përditshme.

The post Hovenier flet rreth takimit Gjuriq-Radojiçiq: Qëndrimi i ShBA i qartë, ai është një kriminel që duhet të japë llogari appeared first on Albeu.com.

Në X publikohet një fotografi e Marko Gjuriqit me Milan Radojiçiqin e kërkuar nga Interpoli – thuhet se janë takuar në restorant
Një fotografi e terroristit Milan Radoiçiq në një restorant me Marko Gjuriqin, i cili ka përfunduar mandatin e tij si ambasador i Serbisë në SHBA dhe që aktualisht po pritet të bëhet kryeministër, po qarkullon në rrjetin social “X”.

Përdoruesit që kanë publikuar fotografinë ironizojnë me shtetin serb që “nuk shoqërohet me kriminelë e terroristë”.

“Gjuriq ulur në një tavernë me Radoiçiqin. Sa e mrekullueshme”, thotë me ironi njëra prej atyre që kanë shpërndarë.

Më 29 shtator, Milan Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit pasi institucionet e Kosovës publikuan pamjet e grupit terrorist ku ishte edhe ai.

Radoiçiq ishte ndaluar nga policia serbe, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiq është i lirë në Serbi.

Nuk dihet ku ka ndodhur ky takim dhe nëse fotografia është autentike. /Express/

The post Në X publikohet një fotografi e Marko Gjuriqit me Milan Radojiçiqin e kërkuar nga Interpoli – thuhet se janë takuar në restorant appeared first on Albeu.com.

Firma, hotel, vilë dhe miliona euro! Pasuritë e Milan Radoiçiçit në Serbi
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjesë elitare të Beogradit – e gjithë kjo në Serbi është në pronësi zyrtare të Millan Radoiçiqit, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.

Radoiçiq, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, e ndan pronësinë e asaj prone me biznesmenin Zvonko Veselinoviq nga veriu i Kosovës dhe vëllain e tij Zharkon.

Kompanitë që operojnë nga ta fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022, sipas raporteve financiare të analizuara nga REL.

Janë lidhur kontrata të vlefshme me shtetin- me qytetet në Serbi dhe ndërmarrje të ndryshme publike.

Vetëm tri ditë pas sulmit të armatosur në veri të Kosovës, kompania e tyre mori përsipër edhe ndërtimin e një ure në afërsi të Kralevës, në vlerë të rreth një milion euro.

Qeveria e Serbisë dhe ministria kompetente deri në publikimin e tekstit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it se mbi çfarë baze kompanitë e Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq fituan tenderët.

Nuk ka përgjigje as në pyetjen nëse ndërpritet bashkëpunimi me shtetin pasi Radoiçiqi u identifikua si organizator i sulmit në Banjska.

Kompanitë në pronësi të Veselinoviqit dhe Radoiçiqit nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me operacionet dhe asetet.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili u cilësua si akt terrorist në Prishtinë, autoritetet kosovare e lidhën Millan Radoiçiqin me aktivitete kriminale.

Për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Veselinoviqi.

Por Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve të Kosovës.

Sulmi në Banjskë nuk trajtohet si terrorizëm dhe Radoiçiqi nuk akuzohet për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në procedurë para Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Ndër krimet e dyshuara janë shkaktimi i rrezikut publik dhe mbajtja pa leje e armëve.

Beogradi zyrtar ka vendosur edhe të mos i zbatojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, sepse për këtë nuk ka detyrime ndërkombëtare.

Ata u futën në listën e zezë të SHBA në dhjetor 2021 për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion.

Asetet e kompanisë janë gati 40 milionë euro

Millan Radoiçiq, së bashku me Zvonkon dhe Zharko Veselinoviqin, zyrtarisht është regjistruar me emrin e tij si pronar i një kompanie – “Inkop” nga Quprija në Serbinë qendrore.

“Inkop” si kompani amë, zotëron edhe katër kompani tjera që zhvillojnë aktiviteteve të ndryshme – nga ndërtimi, menaxhimi i hoteleve, deri te trafiku.

Pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e këtyre pesë kompanive kapin vlerën e së paku 38 milionë eurove, sipas raporteve financiare për vitin 2022, të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).

Ndërtimi i rrugëve është biznesi më fitimprurës

Ndër kompanitë e Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq, më fitimprurësja është “Inkop”, makineritë e së cilës ndërtuan rrugë në disa lokacione në Serbi.

“Inkop” fitoi rreth 17.4 milionë euro në vitin 2022.

Në atë kompani, Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq kanë secili nga 40 për qind, ndërsa Zharko Veselinoviq ka 20 për qind.

Sipas raporteve financiare të analizuara nga REL-i, pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e “Inkop”-it vitin e kaluar kapin vlerën e rreth 10 milionë eurove.

Ajo kompani së bashku me pronarët e saj është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, meqenëse nuk janë të detyrueshme për Serbinë, “Inkop” funksionon pa pengesa.

Ndër projektet e hulumtuara më parë nga REL-i, dallohet ndërtimi i rrugës nga Pozharevaci në Golupec në lindje të Serbisë.

Aty, në shkurt të vitit 2022, shteti dha pëlqimin që kompania “Inkop” të ishte një nga nënkontraktorët e kompanisë kineze “Shandong”, për të cilën REL ka shkruar më parë.

Punimet ende janë duke vazhduar.

Vila me pishinë pranë stadiumit të Zvezdës

Muret e larta, kamerat dhe rojet e sigurisë fshehin një vilë prej gati 500 metrash katrorë në një zonë elitare të Beogradit nga sytë e publikut.

Një vilë me pishinë dhe një truall me 15 ari pranë stadiumit të futbollit Cërvena Zvezda janë në pronësi të kompanisë “Inkop”.

Çmimi mesatar për metër katror për shtëpitë në atë komunë të Beogradit është rreth katër mijë euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë për patundshmëri për vitin 2023.

Kjo do të thotë se vila në pronësi të Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq do të kushtonte së paku dy milionë euro në treg.

Kontratë me shtetin pas sulmit në Banjskë

Tri ditë pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, kompania “Novi Pazar-put”, pronarët përfundimtarë të së cilës janë Millan Radoiçiq dhe vëllezërit Veselinoviq, kanë marrë një punë nga shteti.

Kompania publike “Putevi Srbije”(Rrugët e Serbisë) më 27 shtator ia besoi asaj ndërmarrjeje ndërtimin e urës në Adrane afër Kralevës, me vlerë rreth një milion euro.

REL-i pyeti kompaninë publike “Putevi Srbije”pse ia besoi punën kompanisë “Novi Pazar-put” dhe nëse vendimi është rishqyrtuar pas sulmit të armatosur në Banjskë të organizuar nga Radoiçiqi. Ata u përgjigjën se Ligji për Prokurimin Publik “nuk parasheh rishikimin e vendimit për dhënie të kontratës” në atë rast.

Ata shprehen gjithashtu se “nuk ka rëndësi se kush është pronari i kompanisë që merr pjesë në prokurimet publike”.

“Novi Pazar-put” është në pronësi të “Inkop”-it, gjegjësisht Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, që nga janari i vitit 2020.

Edhe ajo kompani është nën sanksionet amerikane porse merr kontrata nga shteti i Serbisë.

Ajo mori kontrata për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në disa qytete dhe komuna në Serbinë jugperëndimore.

Vitin e kaluar, në vitin 2022, fitimet e kompanisë ishin rreth 6.5 milionë euro.

Pasuria e saj kap vlerën e 10.6 milionë eurove.

Sipas dokumenteve të analizuara më parë nga REL-i, “Novi Pazar-put” u shfaq edhe si nënkontraktues për punimet në autostradën e shpejtë nga Iverk në Llajkovac në Serbinë qendrore, e cila po ndërtohet nga Shandong e Kinës.

Hoteli luksoz në Kopaonik funksionon pa licencë

Në qendër të Kopaonikut, resortit më të madh të skiimit në Serbi, në fund të një prej pistave, tërheq vëmendjen logoja e një ujku të zi në një prej hoteleve.

Hoteli në fjalë është “Grey”, i cilësuar në faqen e internetit si “i pajisur në mënyrë luksoze, me pesë yje”, me dhjetëra dhoma dhe suita, një pishinë, një qendër SPA dhe një restorant.

Pronar i objektit dhe parcelës me 25 ari është kompania “DollyBell” me seli në Beograd – e cila po ashtu ka për kompani amë “Inkop”-in.

Kjo do të thotë se pronarët e vërtetë të hotelit janë Millan Radoiçiq dhe vëllezërit Veselinoviq.

Kompania që menaxhon hotelin në Kopaonik, sipas raporteve financiare për vitin 2022, ka asete me vlerë rreth 16 milionë euro – në pasuri të paluajtshme dhe pajisje.

Raporti tregon, gjithashtu, se kompania ka raportuar një humbje prej rreth 700 mijë eurosh vitin e kaluar.

Në fotot e hotel “Grey” shihet se ndërtesa është e lartë disa kate dhe se ka pasur mbindërtime.

Mirëpo, kadastra nuk i njeh sipërfaqet katrore të hotelit.

Domethënë, në të dhënat kadastrale të disponueshme publikisht, thuhet se sipërfaqja e objektit “nuk është e regjistruar”, dhe se nuk ka leje për shfrytëzim.

Sipas ligjit, hoteli nuk do të mund të funksiononte pa një leje përdorimi.

Megjithatë, hoteli funksionon që nga janari 2016, sipas raporteve të mediave nga hapja zyrtare, si dhe fotove nga profili i hotelit në Instagram.

As kompania “DollyBell”, as Ministria e Ndërtimit, deri në publikimin e tekstit, nuk janë përgjigjur për REL-in se si funksionon hoteli pa leje përdorimi.

Hoteli ka edhe një tarracë, e cila sipas fotografive dhe pamjeve satelitore të analizuara nga Radio Evropa e Lirë, ndodhet në tokë shtetërore.

Nga raportet financiare të kompanisë që drejton hotelin, REL-i nuk ka mundur të përcaktojë nëse e paguajnë qiranë shtetërore për tokën për tarracën e hotelit dhe sa.

As nga “DollyBell” nuk i janë përgjigjur as asaj pyetjeje dhe as si reagojnë ndaj akuzave të autoriteteve kosovare për qëndrimin në hotel të grupit të armatosur të organizuar nga Radoiçiqi.

Kosova pretendon se sulmuesit nga Banjska ishin në hotelin e Radoiçiqit

Autoritetet e Kosovës pohojnë se Radoiçiqi dhe një grup i armatosur kanë shfrytëzuar hotelin “Grey” para sulmit në Banjskë dhe si dëshmi të këtij pretendimi kanë publikuar pamjet nga një dron, i cili dyshohet se është sekuestruar në një operacion policor.

Në atë kohë, Kosova publikoi gjithashtu pretendime se Radoiçiqi përdorte objektet e Ushtrisë Serbe për trajnimin e sulmuesve, të cilat autoritetet në Beograd i mohuan.

Megjithatë, ata nuk i komentuan pretendimet për grupin e armatosur në pronën e Radoiçiqit.

“Ajo që Radoiçiqi bën në pronën private nuk është punë e Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilloviq, më 2 tetor.

Restoranti “Grey” në qendër të Mitrovicës së Veriut në Kosovë ndan të njëjtin emër dhe logon e ujkut të zi me hotelin në Kopaonik.

Ai restorant është i regjistruar në regjistrin tregtar të Serbisë, si pronë e Ema Radoiçiqit, gruas së Millan Radoiçiqit.

Restoranti “Grey” në Mitrovicën e Veriut është kontrolluar nga policia e Kosovës në ditët pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Në atë aksion të policisë së Kosovës është kontrolluar edhe vila e Radoiçiqit në liqenin e Ujmanit, e cila më pas është sekuestruar nga autoritetet.

Ministri i Policisë së Kosovës Xhelal Sveçla, së bashku me pamjet e vilës, ka deklaruar në Facebook se “nën petkun e mbrojtësve”, Radoiçiqi dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multimilionerë.

Ai ka vlerësuar se Radoiçiqi “gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të tij” dhe se “e ka ditur se do t’i vidhet prona në Kosovë”.

“Ata mendojnë se e kritikuan atë me atë pasuri. Ai tregoi se – e shihni, ajo pasuri nuk do të thotë asgjë për mua, nëse familja ime dhe populli im nuk kanë liri”, tha Vuçiq në televizionin Happy më 2 tetor.

Presidenti serb e cilësoi si “pafytyrësi” synimin e autoriteteve të Kosovës për ta kthyer vilën e Radoiçiqit në Ujman në stacion policor të lumit.

Stacioni i autobusëve në qytetin e Quprisë dhe fabrika e betonit

Vitet e fundit, Radoiçiq dhe vëllezërit Veselinoviq kanë marrë nën kontroll edhe dy kompani të tjera shtetërore të falimentuara në Serbi.

Njëra është “Betonjerka Aleksinac”, një kompani dikur e mbi-borxhuar nga jugu i Serbisë, të cilën kompania e tyre “Inkop” e bleu në tetor të vitit 2019.

E me pronarët e rinj, gjatë viteve në vijim, “Betonjerka” lidh kontrata të majme me shtetin dhe të ardhurat e kompanisë filluan të rriten.

Kjo kompani është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së nga dhjetori 2021.

Vitin e kaluar, 2022, “Betonjerka” e mbylli me fitim mbi 750 mijë euro.

Pasuria e saj kap vlerën e 1.3 milion eurove.

“Betonjerka” ishte në grupin e kompanive që kontraktuan punë bashkërisht me kompaninë shtetërore “Elektrodistribucija Srbije”, tregon analiza e REL-it.

Puna e tyre e fundit është ajo e marrë në fillim të shtatorit 2023 – ndërtimi i shtyllave për linjat e energjisë elektrike në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Në dhjetor 2022, “Inkop” bleu edhe kompaninë shtetërore “Velmortrans-plus” nga Quprija.

Ishte një kompani e trafikut urban që përfundoi në falimentim dhe “Inkop” e bleu për rreth gjysmë milioni euro, pra gjysmën e vlerës së parashikuar.

Kështu Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq u bënë pronarë të aseteve të çmuara të kompanisë pranë autostradës Beograd-Nish, ndër të cilat janë stacioni i autobusëve në qytetin e Quprisë dhe më shumë se dy hektarë tokë.

Kush janë Radoiçiq dhe Veselinoviq?

Në publikun serb, Radoiçiq dhe Veselinoviq prezantohen si partnerë biznesi, biznesmenë me origjinë nga Kosova.

Deri në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës, Radoiçiqi ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve nga Kosova, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kur ai e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në një letër publike më 29 shtator, ai gjithashtu njoftoi se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

Edhe para kësaj, Radoiçiq ishte në arrati nga autoritetet e Kosovës, por për shkak të akuzave për korrupsion.

Ministri i Policisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Prokuroria e Kosovës i lidh Veselinoviqin dhe Radoiçiqin me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Ata përmendeshin si organizatorë të dyshuar të grupit kriminal, por ndaj tyre nuk u ngrit asnjë akuzë pasi në atë moment ishin në arrati.

Ligji i Kosovës nuk lejon ngritjen e aktakuzave kundër të arratisurve, përveç nëse ata janë hetuar më parë.

Lista Serbe i hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj Radoiçiqit, ndërsa Radoiçiqi foli edhe për rastin Ivanoviq, duke thënë se ai “nuk ishte miku më i ngushtë” i Oliver Ivanoviqit, por se ai “nuk ishte vrasës” dhe “nuk kishte lidhje me vrasjen” e politikanit.

Në dhjetor të vitit 2021, duke komentuar vendimin e SHBA-së për listën e zezë të Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se autoritetet kompetente do të hetojnë gjithçka nëse ka “disa akuza serioze”.

Në muajt pas kësaj deklarate, opinioni në Serbi nuk mësoi nëse akuzat ishin hetuar dhe as Qeveria dhe Presidenca nuk iu përgjigjën kësaj pyetjeje Radios Evropa e Lirë.

Millan Radoiçiq u shfaq në tubime zyrtare, përkrah Aleksandër Vuçiqit.

Në raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin shpjegohen sanksionet, thuhet se Zvonko Veselinoviq është lider i një grupi të organizuar kriminal, se Radoiçiqi është zëvendësi i tij dhe se ata janë të përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti.

Sipas raportit, grupi kriminal është i përfshirë në kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në skemën korruptive përmenden edhe politikanët, të cilët Veselinoviqi dyshohet se i ka ndihmuar në fushatën zgjedhore dhe në këmbim do ta “shpërblejnë me kontratat më të mira të infrastrukturës”.

Nuk specifikohet për cilët politikanë bëhet fjalë.

Krahas SHBA-së, Radoiçiqi dhe Veselinoviqi janë nën sanksione edhe nga Britania e Madhe nga viti 2022 për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Ndërkohë që nuk ka pasoja në Serbi, sanksionet janë ligjërisht të detyrueshme për kompanitë dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë, të cilëve u ndalohet të bëjnë biznes me persona nga lista e zezë./REL

The post Firma, hotel, vilë dhe miliona euro! Pasuritë e Milan Radoiçiçit në Serbi appeared first on Albeu.com.

Kryeministrja serbe për Radojiçiçin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiç, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve.

“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiq për Televizionin serb Prva.

Ajo ka theksuar se, “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt, dhe as vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm nga autoritetet e Prishtinës, prandaj ka qenë “çështje ditësh, çështje minutash”, deri tek incidenti.

Bërnabiq, megjithatë, nuk ka përmendur dëshmi për presionin e pretenduar.

Ajo ka vlerësuar se autoritetet në Serbi duhet “të mbledhin dëshmi dhe ta mbrojnë të vërtetën absolute”, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 18 tetor.

Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, është marrë në pyetje më 3 tetor, katër ditë pasi e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Ai është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut nga arratisja.

Radoiçiçi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Radoiçiqi e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiçit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.

Serbia e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./rel

The post Kryeministrja serbe për Radojiçiçin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat appeared first on Albeu.com.

Organizoi sulmin në veri të Kosovës, lirohet nga burgu Milan Radjioçiç
Gjykata në Beograd e ka liruar Milan Radoiçjiçin nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje, ka njoftuar Gjykata e Lartë në Beograd.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radojiçiçin, pas intervistimit.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiqit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Është thënë se atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

Radoiçiq akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Ai është ndaluar për 48 orë nga autoritetet në Serbi, më 3 tetor.

Radoiçiq e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.

Beogradi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se serbët lokalë në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

The post Organizoi sulmin në veri të Kosovës, lirohet nga burgu Milan Radjioçiç appeared first on Albeu.com.

Prokuroria serbe: Radojiçiç i bleu armët në Bosnjë. Policia e Kosovës: U prodhuan në Serbi
“Nga janari 2023 deri më 24 shtator [Millan Radoiçiq] ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Ky është versioni i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për armët që u përdorën në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit që u bë ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

Nga Policia e Kosovës e nga Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi ka pasur deklarime se armët e grupit terrorist që u zunë në Banjskë dhe zonën përreth janë të prodhuara në Serbi dhe viti i prodhimit të disa prej tyre (viteve të fundit, madje edhe më 2023) lë të kuptojë se grupi është furnizuar nga institucionet e Serbisë.

Në një konferencë për media më 1 tetor, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se në mesin e armëve të sekuestruara ka edhe predha të prodhuara në vitin 2023 në Serbi, të cilat, sipas tij, nuk mund të blihen në tregun e zi dhe se ato mund të gjenden vetëm në fabrikën që i ka prodhuar ose në depo të ushtrisë apo policisë.

Përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Përmes një letre të cilën e lexoi avokati i tij, Radoiçiq mori përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë dhe njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Sot, autoritetet serbe e kanë arrestuar Millan Radoiçiqin.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se Radoiçiq dyshohet për vepra të rënda penale.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se ka intervistuar Millan Radoiçiqin, për të cilin ka thënë se po dyshohet se ka kryer veprat penale – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe – krime të rënda kundër të sigurisë së përgjithshme.

Nga ana e Prokurorisë është thënë se gjatë seancës i dyshuari ka mohuar kryerjen e veprave penale që i vihen në barrë.

“Pas seancës, Prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes” – thuhet në njoftim./Kallxradoj

The post Prokuroria serbe: Radojiçiç i bleu armët në Bosnjë. Policia e Kosovës: U prodhuan në Serbi appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Milan Radojiçiç në Serbi, Berisha: Vuçiç u detyrua nga presioni i madh ndërkombëtar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar pas arrestimit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë, ndërsa thekson se duhet të gjykohet në Kosovë.

“Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë.

Ky arrestim është një hap por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.

The post Arrestimi i Milan Radojiçiç në Serbi, Berisha: Vuçiç u detyrua nga presioni i madh ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Organizator i sulmit në Banjskë, arrestohet nga Beogradi Milan Radojiçiç
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës,

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është ndaluar për 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë, raporton express.

Më 30 shtator, Radojiçiq i është përgjigjur edhe një thirrjeje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.

Një ditë para se të paraqitej në ministrinë serbe, Radojiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

The post Organizator i sulmit në Banjskë, arrestohet nga Beogradi Milan Radojiçiç appeared first on Albeu.com.

Radoiçiç jep deklaratë në Beograd në cilësinë e qytetarit për sulmin në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiq i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Të premten, Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radoiçiq i është përgjigjur dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë deklaratë si qytetar për rrethanat të ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

MPBS-ja shtoi se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiqit në formë raporti, e cila më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj.”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Radoiçiqin për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”, para se të deklaronte më vonë se ai do të merret në pyetje nga drejtësia.

Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rruge pranë një ure në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sveçla se autoritetet përgjegjëse, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksioni terrorist” në Banjskë.

Ai thotë se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Radoiçiqi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar.

The post Radoiçiç jep deklaratë në Beograd në cilësinë e qytetarit për sulmin në Kosovë appeared first on Albeu.com.