Milan Radoiçiç Archives - Albeu.com

Policia e Kosovës e merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiçit
Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bashkëshorten e Millan Radoiciqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Konfirmojmë se në Mitrovicën e Veriut është duke u intervistuar ky person, në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani të enjten më herët.

Ai nuk tregoi mbi çfarë dyshimesh u mor në pyetje ajo.

Në prill autoritetet kosovare konfiskuan dhe sekuestruan pasuri të Millan Radoiçiqit në veri të Kosovës.

“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”, kishte thënë Elshani pas aksionit më 4 prill.

Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Radoiçiq e pranoi se e kishte organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zvecanit, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjskë, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.

Në Kosovë ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj Radoiçiqit, ndonëse ishte paralajmëruar se do të ngrihej deri në fund të marsit të këtij viti.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) kishte lëshuar një fletarrestim për Radoiçiqin me kërkesë të Kosovës, i cili iu dërgua përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Radoiçiq u paraqit para Gjykata e Lartë në Beograd tetorin e vitit të kaluar, por gjykata hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit, duke e lënë të lirë.

Atij i është shqiptuar masa e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Serbisë, si dhe e ndalimit për të shkuar në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë.

The post Policia e Kosovës e merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiçit appeared first on Albeu.com.

Pse Radoiçiç është ende i lirë?
“Millan Radoiçiç është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”, Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, i cili, nëpërmjet avokatit të tij, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të shtatorit të 2023-tës, në Banjskë.

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej sulmit në veri të Kosovës, si pasojë e të cilit u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit, më pas u vranë edhe tre sulmues.

Për Radoiçiçin ende nuk ka vendim prej drejtësisë.

Disa burime i patën thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë në Kosovë do të ngrejë aktakuzë kundër Radoiçiçit në tre muajt e parë të 2024-tës.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.

REL-i ka marrë vesh nga burime të tjera se hetimet për rastin janë drejt përfundimit, por aktakuza nuk pritet as gjatë muajit mars.

Hetime paralele

Pas sulmit në fshatin e komunës së Zveçanit, Radoiçiç, i përfshirë në listën e zezë amerikane për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar, ka shkuar në Serbi.

Atje, Prokuroria e Beogradit e ka marrë në pyetje dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për disa vepra, përfshirë trafikimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, ai tani është në liri, teksa është thënë se atij i janë konfiskuar dokumentet dhe se i ndalohet shkuarja në Kosovë.

REL-i i është drejtuar Prokurorisë në Beograd për të kuptuar më shumë për fazat e procesit gjyqësor, por nuk ka marrë përgjigje.

Më 8 shkurt, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i pati thënë REL-it se është duke verifikuar dëshminë e Radoiçiqit dhe se po mbledh dëshmi, në bashkëpunim me policinë dhe doganën, “për të përcaktuar prejardhjen e armëve dhe kanalet përmes së cilave ato kanë mbërritur në Kosovë”.

Bashkëpunimi Kosovë-Serbi në fushën e drejtësisë është pothuajse vetëm në letër.

Më 2013, palët kanë arritur Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, mirëpo ato nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë në çështjet penale.

“I mbrojtur në Serbi e nga Serbia”

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kërkojnë vazhdimisht që Radoiçiç dhe vetë shteti serb të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë “terrorist”.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Radoiçiç “është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi e nga Serbia”.

“Deri sot, Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, paçka se përfshirja e saj direkte është bërë e njohur publikisht e botërisht”, u shpreh Kurti.

Beogradi zyrtar, në anën tjetër, e mohon përfshirjen në këtë sulm.

Fletarrestimi nga INTERPOL-i

Përveç hetimeve paralele për Radoiçiçin, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, pati thënë se ekstradimi i Radoiçiçit në Kosovë është i pamundshëm, pasi të gjitha hetimet do të kryhen prej “gjykatave vendase”.

Bojan Ellek, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë, i pati thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se ekstradimi i Radoiçiç vështirë se mund të ndodhë, pasi vendet anëtare të INTERPOL-it veprojnë sipas legjislacionit të brendshëm – dhe, në rastin e Serbisë, ajo nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pati thënë se, përveç Radoiçiç, edhe të gjithë të dyshuarit tjerë për kryerjen e sulmit në Banjskë janë futur në sistemin e INTERPOL-it me fletarrestime. Sipas tij, më shumë se “80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Lidhjet e Serbisë me Radoiçiç

Ditëve të fundit është duke qarkulluar një fotografi, ku Radoiçiç shihet në shoqërinë e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Autoritetet serbe nuk kanë treguar se ku dhe kur janë takuar ata dy.

Vetë Gjuriq ka thënë se asnjëherë nuk i ka fshehur dhe as nuk është turpëruar për kontaktet publike lidhur me punën që ka.

Pas Banjskës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati pretenduar se Radoiçiç e ka pasur bashkëpunëtor të afërt, dhe jo mik.

Çfarë bëri Radoiçiç pas sulmit?

Radoiçiç ka hequr dorë prej pozitës që ka pasur në Listën Serbe dhe prej pronësisë në disa kompani në Serbi.

Autoritetet serbe patën thënë se ai gjendet “në territorin e Serbisë qendrore”.

Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Siguri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se Radoiçiq tani paraqet një “barrë të madhe” për autoritetet në Beograd.

“Nga Serbia pritet që ta ndjekë penalisht Radoiçiç. Aktualisht, nuk kemi informacione se Serbia po e bën këtë. Regjistrimet e fundit tregojnë të kundërtën – se Radoiçiq gëzon privilegje të mëdha të autoriteteve në Beograd”.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht bën thirrje që të zbardhet ky rast dhe që fajtorët të përballen me drejtësinë./REL

The post Pse Radoiçiç është ende i lirë? appeared first on Albeu.com.

DASH: Radoiçiç që duhet të mbahet përgjegjës për sulmin në Banjskë
Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për takimin mes Marko Gjuriç, ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara dhe Milan Radoiçiç, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

“Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radoiçiç. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë.

Shtohet se Serbia, duhet të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin “e kryer nga strukturat paraushtarake në Banjskë të Kosovës, që rezultoi me vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”.

Në rrjetin social X është publikuar më 9 mars një fotografi ku shihet Marko Gjuriç, ambasadori aktual i Serbisë në Uashington dhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili është në listën e sanksioneve amerikane.

Në foto Gjuriç dhe Radoiçiç shfaqen së bashku në një restorant. Nuk dihet se kur dhe ku është bërë fotografia, si dhe kush është autori.

Gjithashtu, nuk dihet nëse fotografia është bërë në kohën kur Gjuriç, ishte ambasador i Serbisë në SHBA.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte vërtetësinë e fotografisë.

Marko Gjuriç, i cili pas publikimit të fotografisë tha se nuk duhet të turpërohet për kontaktet e tij, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiçin dhe se kur është bërë fotografia.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, është emëruar ambasador në Uashington në tetor të vitit 2020.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, iu referua shkurtimisht fotografisë së Gjuriqit dhe Radoiçiçit në një konferencë për shtyp më 10 mars.

“Unë nuk e pyeta atë [Marko Gjuriçin] kur, ku, apo pse. Madje nuk e pyeta nëse u ngrit nga tavolina e tij për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur për një ose dy minuta, apo nëse ai erdhi me të”, tha Vuçiq.

Bashkimi Evropian, tha më herët më 11 mars se nuk u takon atyre të komentojnë për çdo takim të zyrtarëve serbë, por se “me kë takoheni flet për ju”.

“Sidomos nëse bëhet fjalë për të dyshuar për vepra kriminale“, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano më 11 mars në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konferencë, për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve vrau policin kosovar Afrim Bunjaku në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzon Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar e kundërshton atë.

Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, kaloi një ditë në paraburgim dhe më pas u lirua për t’u mbrojtur me kusht që të mos largohej nga Serbia dhe të mos shkonte në Kosovë.

Lidhur me rrjedhën e procedurës kundër tij në Serbi, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 8 shkurt se dëshmia e të dyshuarit Radojiçiq është duke u kontrolluar.

The post DASH: Radoiçiç që duhet të mbahet përgjegjës për sulmin në Banjskë appeared first on Albeu.com.