Mike pompeo Archives - Albeu.com

Donald Trump merr vendimin/ Ja dy emrat kryesorë që nuk do jenë pjesë e qeverisë së tij
Që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA kundër Zëvendës Presidentes Kamala Harris, ai ka punuar pas dyerve të mbyllura të pronës së tij luksoze Mar-a-Lago në Palm Beach (Florida), për të krijuar qeverinë e tij.

Së fundmi, Trump ka treguar se kush nuk do të jetë pjesë e saj.

“Unë nuk do të ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley dhe ish-sekretarin e shtetit Mike Pompeo, për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër”, shkroi Trump në platformën e tij Sociale Truth.

“Më ka pëlqyer dhe vlerësuar shumë puna me ta deri më tani dhe do të doja t’i falenderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë. Bëje Amerikën sërish të madhe”! – vijon mesazhin Trump.

Si Haley ashtu edhe Pompeo, kishin bërë më parë komente kritike për Trump.

Në fushatën paraprake republikane, Haley ish-ambasadorja e OKB-së për SHBA, ishte kundërshtarja më e fortë e Trump dhe sfiduesja e fundit e mbetur derisa ajo u tërhoq nga gara në fillim të marsit.

Vetëm në fund të majit, ajo deklaroi se do të votonte për Trumpin në zgjedhjet presidenciale. Në janar, ajo e përshkroi Trumpin si “plotësisht të pavarur” në një intervistë me kanalin konservator të lajmeve “Fox News”.

Ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, nuk është një nga mbështetësit më të zëshëm të Trump dhe kritikoi, trajtimin e tij të dokumenteve konfidenciale (presidenti i ri dhe i vjetër kishte ruajtur dokumente konfidenciale të qeverisë në vilën e tij luksoze Mar-a-Lago).

Megjithatë, Pompeo ishte Sekretar Shteti nën Trump dhe tani konsiderohej Sekretar i Mbrojtjes.

Trump kishte deklaruar disa herë se gabimi i tij më i madh në mandatin e tij të parë në detyrë, ishte punësimi i stafit të gabuar. Por tani ai njeh “njerëzit më të mirë”.

Për Trump, “besnikëria është parakushti më i rëndësishëm për punën” në qeverinë e tij, shkruan New York Post.

The post Donald Trump merr vendimin/ Ja dy emrat kryesorë që nuk do jenë pjesë e qeverisë së tij appeared first on Albeu.com.

Mike Pompeo: Nuk do të garoj për president në zgjedhjet e 2024
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dklaruar se nuk do të kandidojë për president në vitin 2024.

“Ky nuk është momenti ynë”, tha Pompeo për Fox News.

Pompeo, i cili kishte nxitur spekulime për një ofertë të mundshme, tha se zgjedhja për të mos kandiduar në 2024 ishte një “vendim thellësisht personal” për të dhe gruan e tij, Susan. Ai kishte udhëtuar në një sërë shtetesh me votime të parakohshme muajt e fundit.

Pompeo pretendoi se Donald Trump nuk ndikoi në vendimin e tij, por hodhi disa “kunja”ndaj ish-presidentit, kabineti i të cilit Pompeo shërbeu si drejtor i CIA-s dhe sekretar i shtetit.

“Mendoj se amerikanët janë të etur për njerëz që bëjnë argumente, jo vetëm për postime në Twitter. Mendoj se ata po kërkojnë dikë që mund të artikulojë qartë vizionin e tyre për atë që prindërit duhet të bëjnë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm në shkolla dhe se si ne e kthejmë krimin nga rrugët dhe qytetet tona, “tha Pompeo.

“Nuk e di nëse do të përfundojë të jetë presidenti Trump që zgjedh populli amerikan ose nëse këtë do të zgjedhë partia jonë për të qenë kandidati i saj. Por shpresoj se do të jenë ato debate rreth argumenteve reale, gjëra që kanë vërtet rëndësi.”, shtoi ai./albeu.com

The post Mike Pompeo: Nuk do të garoj për president në zgjedhjet e 2024 appeared first on Albeu.com.

CIA paditet për përgjimin e dyshuar të avokatëve e gazetarëve që takuan Juian Assange
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerikane të inteligjencës, CIA-n dhe ish-drejtorin e saj Mike Pompeo nën akuza se agjencia i ka përgjuar kur vizituan themeluesin e faqes WikiLeaks, Julian Assange gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Në padi thuhet se CIA, nën drejtimin e zotit Pompeo, ka shkelur të drejtat e privatësisë së gazetarëve dhe avokatëve amerikanë, duke i përgjuar ata. Paditësit përfshijnë gazetarët Charles Glass dhe John Goetz, si dhe avokatët Margaret Kunstler dhe Deborah Hrbek, të cilët kanë përfaqësuar zotin Assange.

“Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i mbron qytetarët amerikanë nga tejkalimi i kompetencave prej qeverisë amerikane edhe kur aktivitetet zhvillohen në një ambasadë të huaj në një vend të huaj”, tha Richard Roth, avokati kryesor që përfaqëson paditësit.

CIA-s, e cila nuk pranoi të komentojë mbi padinë, i ndalohet të mbledhë informacione zbulimi për qytetarët amerikanë, megjithëse disa ligjvënës pretendojnë se agjencia mban një bazë sekrete të të dhënave të komunikimit mes amerikanëve.

Zoti Assange ka apeluar në Gjykatën e Lartë në Londër për të bllokuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza penale në një betejë ligjore që është zvarritur për më shumë se një dekadë.

Padia e së hënës u ngrit në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Në dokument thuhet se gazetarëve dhe avokatëve u kërkohej t’i dorëzonin pajisjet e tyre elektronike tek firma “Undercover Global S.L.”, një kompani private sigurie, e cila në atë kohë ofronte sigurinë për ambasadën, përpara se të takoheshin me zotin Assange. Padia pretendon se kompania ka kopjuar informacionet në telefonat e tyre dhe ia ka dhënë CIA-s, e cila në atë kohë drejtohej nga zoti Pompeo.

Zoti Assange qëndroi shtatë vjet në ambasadë, përpara se të detyrohej të dilte prej saj dhe të burgosej në vitin 2019.

Mike Pompeo dhe firma “Undercover Global S.L.” nuk mund të kontaktoheshin dot menjëherë për komente.

Zoti Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë një akuzë për spiunazh, në lidhje me publikimin nga WikiLeaks të të dhënave konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe kabllogrameve diplomatike. Përkrahësit e tij thonë se ai është një hero, i cili është viktimizuar, sepse ekspozoi shkeljet ligjore të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Afganistan dhe Irak.

The post CIA paditet për përgjimin e dyshuar të avokatëve e gazetarëve që takuan Juian Assange appeared first on Albeu.com.

Pompeo bën deklaratën e fortë: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në tryezën e 26 të Economist të mbajtur në Lagonisi foli edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pompeo e cilësoi takimin e NATO-s si të shkëlqyer, ndërsa u shpreh se fakti që presidenti turk Erdogan doli pro aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO është diçka pozitive.

Ish-sekretari amerikan i shtetit theksoi se lufta në Ukrainë nuk u zhvillua në mendjen e presidentit rus më 24 shkurt, por ekzistonte për dekada dhe Perëndimi e bëri të mundur përmes politikave të tij energjetike.

Ndërsa u shpreh se marrëdhëniet greko-turke kanë një të kaluar jo të lehtë.

“Shtetet historikisht kanë pasur konflikte. Është e rëndësishme që ato të zgjidhen me dialog dhe pa përdorimin e forcës.

Duke iu referuar marrëdhënieve Greqi-SHBA, ai vuri në dukje se Departamenti i Shtetit ka një ekip të shkëlqyer në Athinë që nxit bashkëpunim në mbrojtje .

Ndër të tjera ai tha se po mendon të riaktivizohet politikisht në zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe madhe të kandidojë për presidencën amerikane në vitin 2024, pavarësisht se kush do të jetë i nominuar, ndërsa sqaroi se vendimin përfundimtar do ta marrë në fillim të vitit të ardhshëm.

The post Pompeo bën deklaratën e fortë: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve appeared first on Albeu.com.

“Çudit” Evi Kokalari: Unë haja kokoshka kur erdhi Pompeo me lekët e socialistëve
Mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar sërish vizitën e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Shqipëri.

Ajo thotë se ka folur më parë me të për Berishën dhe Pompeo i ka thënë se ai nuk kishte dijeni për dosjen “non grata”.

Kokalari vijon më tej duke thënë se paratë që paguan socialistët për vizitën e Pompeos në Tiranë, do përdoren për kauzën e konservatorëve në Amerikë.

“Oh sa naive jeni!!!

Kur individë si Taulant Balla dhe Enkeled Alibeaj fërkonin duart se do t’ju vinte Sec. Pompeo e do ta shfrytëzonin për interesat e tyre politik, unë përtypja popcorns dhe me kënaqësinë më të madhe prisja ditën që këta gjenit do dilnin bllof.

Pastaj kaq budallenj jeni që mendonit se Berishës i duhet Pompeo? Pompeo ma ka pranuar personalisht që vjet që s’e ka idenë fare për dosjen ‘Berisha’ dhe nuk do t’ja di as sot.

Vërtet mendoni që Pompeo është aq naive të bjerë për lojrat tuaja? Jo o budallenjë, ju ratë në grackë. Pompeo ja u bëri të qartë që:

Kjo vizitë nuk ishte politike

Që erdhi për Rezistencën Iraniane që shumë po e mbështesin këto vite. Ndërkohë ai ngriti fonde për PAC e tij.

Berisha është argëtuar po aq sa unë këto gjashtë javë. Për ne ky qe një checkmate moment dhe ju premtoj të tjera do pasojnë.

Ndërkohë, faleminderit të gjithë socialistëve shqiptarë që dhuruan fonde për të avancuar çështjen konservatore në Amerikë. Sekretari Pompeo do bëjë gjëra shumë të mirë me ato fonde”, shkruan Kokalari./albeu.com/

The post “Çudit” Evi Kokalari: Unë haja kokoshka kur erdhi Pompeo me lekët e socialistëve appeared first on Albeu.com.

Pompeo flet nga Tirana për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve: Më bëni prapë ftesë kur të kemi 125-vjetorin
Ish-sekretari amerikan i Shtetit u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera.

Komentet Pompeo i mbajti në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Secili nga kombet tona ka kaluar plot gjatë këtyre 100 ditëve. Pavarësisht se ambasadorja jone punon tani për Biden dhe pse është emëruar nga Trump,  por përkushtimi vazhdon.

Baker më takoi dhe po më fliste për disa gjëra që kemi arritur dhe më kujton momentin kur erdhi në Shqipëri. E përshkroi si moment të veçantë. Ai e dinte që diçka historike ndodhi në atë moment. Atëherë isha ushtar i ri. Ne përfituam shumë nga kjo marrëdhënie gjatë kohës sime. Unë kisha vetëm 1 mijë ditë në detyrë por, pashë që dy vendet tona kanë punuar përkrah NATO-s.

Unë kam shërbyer si ushtar dhe e dija që do vinte një kohë që do të ishte e rëndësishme të ishim të aftë.

Kjo marrëdhënie e fortë e krijuar në kohë të ndryshme, me Shqipërinë është e veçantë. Tani po e shohim në Ukrainë, shohim që duhet edhe pas luftës të ndihmojmë që Ukraina të ringrihet. Ne do punojmë së bashku. Kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po kaq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, nuk ka rëndësi, duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë tonë. Faleminderit që punoni përkrah SHBA-së. Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin”, tha ai.

The post Pompeo flet nga Tirana për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve: Më bëni prapë ftesë kur të kemi 125-vjetorin appeared first on Albeu.com.

Ish- sekretari amerikan i shtetit, viziton Tiranën
Të hënën pritet vizta e ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo në Tiranë.

Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Pritet që Pompeo do të mbajë një fjalim në kryesinë e Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

The post Ish- sekretari amerikan i shtetit, viziton Tiranën appeared first on Albeu.com.

Ish-ambasadori amerikan në BE padit ish-sekretarin Pompeo
Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, një nga dëshmitarët kryesorë në procesin e nisur në Kongres për shkarkimin e ish-Presidentit Trump në vitin 2019, paditi të hënën ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në një përpjekje për t’u rimbursuar për një shumë prej 1.8 milionë dollarësh në shpenzime ligjore.

Në një padi gjyqësore, të ngritur në gjykatën federale në Uashington, zoti Sondland pretendon se zoti Pompeo ishte zotuar t’i rimbursonte atij shpenzimet ligjore pas thirrjes për të dëshmuar rreth akuzave të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ky i fundit akuzohej nga demokratët se kishte penguar ndihmën ushtarake amerikane ndaj Ukrainës ndërsa kërkonte një hetim ndaj rivalit politik Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden. Zoti Sondland thotë se zoti Pompeo “hoqi dorë nga premtimi” pasi mësoi detajet e dëshmisë së tij (Sondland).

“Me angazhimin kontraktual të zotit Pompeo, i cili u braktis me sa duket për leverdi politike, Ambasadori Sondland i drejtohet Gjykatës për t’i rimbursuar tarifat dhe kostot e avokatëve të tij”, shkruante në padi avokati i zotit Sondland, Mark Barondess.

Një zëdhënës i zotit Pompeo e quajti padinë “qesharake” dhe tha se ai (Pompeo) ishte “i bindur se gjykata do ta shohë atë në të njëjtën mënyrë”.

Gjatë dëshmisë, e cila cilësohet në padi si “shumë e tensinuar, shumë të ngarkuar dhe tejet e rrezikshme e me pasoja të jashtëzakonshme”, zoti Sondland përshkruante se si zoti Trump dhe avokati i tij, Rudy Giuliani, i kishin kërkuar në mënyrë të qartë autoriteteve në Ukrainë një favor në këmbim të një tjetri. Dhoma e Përfaqësuesve i ngriti zyrtarisht akuzat për shkarkimin nga detyra të ish-Presidentit Trump, por Senati e shpalli atë të pafajshëm në shkurt të vitit 2020. Në padi thuhet se zoti Sondland u shkarkua nga detyra disa ditë pas këtij vendimi, “thjesht sepse tha të vërtetën”. Në të thuhet gjithashtu se mungesa e gatishmërisë për të mbuluar tarifat e tij ligjore jo vetëm që përbën një shkelje të angazhimit dhe të “një marrëveshjeje normale’, por ishte gjithashtu “tejet problematike në këtë rast, pasi niveli i përgatitjes së nevojshme për të përmbushur kërkesën e Kongresit për të dëshmuar, ishte tejet i voluminoz”.

“Për përgatitjen e dëshmisë së tij të rëndësishme, Ambasadori Sondland punoi me një firmë juridike në Washington, e cila kishte përvojë të mirë në hetimet që zhvillon Kongresi e që kishte kapacitetin e duhur për ta ndihmuar atë, së bashku me këshilltarin e tij personal prej një kohë të gjatë”, thuhet në padi.

“Ambasadori Sondland u mbështet në premtimin personal të zotit Pompeo, në emër të tij dhe Qeverisë, për të kërkuar këshillim të jashtëm çka i kushtoi atij afro 1.8 milionë dollarë në tarifa e pagesa për avokatët”.

Padia gjyqësore u raportua për herë të parë nga gazeta “Washington Post”./VOA

The post Ish-ambasadori amerikan në BE padit ish-sekretarin Pompeo appeared first on Albeu.com.