migrimi Archives - Albeu.com

Flukset migratore në rënie në 2026/ Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri
Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në janar të këtij viti u regjistruan gjithsej 1,660 hyrje të parregullta në rajon, një nivel rreth 37% më i ulët krahasuar me muajin dhjetor 2025 dhe rreth 12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Brenda rajonit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numër relativisht të ulët regjistrimesh, me 64 hyrje të identifikuara në janar 2026, në rënie me rreth 29% krahasuar me muajin paraardhës.

Rajoni mbetet pikë tranziti

Raporti i IOM për “Flukset e përziera migratore në Ballkanin Perëndimor” tregon se pjesa më e madhe e hyrjeve të parregullta vijon të përqendrohet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, dy nga nyjet kryesore të korridorit migrator drejt Bashkimit Europian. Në janar 2026, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi 732 hyrje të parregullta, ndërsa Serbia 349.  Në vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi raportoi 203 hyrje, ndërsa Maqedonia e Veriut 250 raste. Kosova kishte 62 hyrje të regjistruara në këtë periudhë. Rënia mujore e regjistrimeve në shumicën e vendeve të rajonit lidhet kryesisht me faktorë sezonalë dhe me intensifikimin e kontrolleve kufitare, që zakonisht reduktojnë lëvizjet gjatë muajve të dimrit.

Egjiptianët dominojnë në Shqipëri

Sa i përket origjinës së migrantëve që hyjnë në Shqipëri, raporti tregon se pjesa dërrmuese vijnë nga Egjipti. Në dhjetor 2025, rreth 68% e migrantëve të regjistruar në vend ishin shtetas egjiptianë, ndërsa sirianët përbënin rreth 18% dhe shtetasit indianë rreth 6%. Në pjesën tjetër të rajonit dominojnë kombësi të tjera, si afganët, sudanezët dhe algjerianët, duke reflektuar ndryshimet në itineraret migratore dhe rrjetet e trafikut të njerëzve.

Kapacitetet e qendrave të pritjes

Në nivel rajonal funksionojnë 37 qendra pritëse për migrantët, me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 10,867 vendesh. Aktualisht, rreth 1,425 migrantë janë të akomoduar në këto struktura, sipas të dhënave më të fundit të raportit. Në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra pritëse me një kapacitet total prej rreth 765 vendesh, por vetëm një numër shumë i vogël migrantësh rezultojnë të akomoduar në to, çka tregon se vendi mbetet kryesisht një pikë kalimi dhe jo destinacion qëndrimi afatgjatë.

Kërkesat për azil

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë gjithashtu se në rajonin e Ballkanit Perëndimor u paraqitën 743 kërkesa për azil. Shqipëria regjistroi 38 prej tyre, një numër shumë më i ulët krahasuar me Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën apo Serbinë. Në të njëjtën periudhë, autoritetet në rajon morën edhe vendime për dhënien e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese apo refuzimin e kërkesave për azil, duke reflektuar kompleksitetin e menaxhimit të flukseve migratore në korridorin ballkanik.

Në tërësi, të dhënat e fillimit të vitit 2026 sugjerojnë një ngadalësim të përkohshëm të flukseve migratore në rajon, megjithatë organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se presioni migrator përgjatë kësaj rruge mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të rritet sërish gjatë muajve të ardhshëm./Monitor.al

The post Flukset migratore në rënie në 2026/ Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Media italiane: “Migrimi” i italianëve në Shqipëri për ndërhyrje estetike ka dhe informalitet e rreziqe
Një migrim që bashkon ndërhyrjet kirurgjikale estetike dhe pushimet, me shumë pacientë nën 25 vjeç. Mjekë italianë paguhen për ndërhyrjet. Dhe, përveç spitaleve zyrtare, ka edhe klinika gjysmë të fshehta, shkruan “Corriere della Sera”.

Ata janë djem dhe vajza, por edhe nënat, tezet, bashkëshortët, të dashurit, dashnoret, gjyshërit, prindërit e ndarë që ribashkohen për këtë rast, të cilët shoqërojnë (dhe financojnë) pacientët pretendentë për ndërhyrje.

Ky migrim ndodh gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht tani, në gusht. Kështu, mund të kombinohet ndërhyrja estetike me pushimet. Çmimi për ndërhyrjet është i përballueshëm, ndërsa për pushimet është shumë i ulët.

Nga Malpensa në Shqipëri dhe kthim. Për të drejtuar hundën, për të eliminuar qeset e syve, për të transplantuar flokët, për të ngritur mollëzat, për të fryrë buzët, për të modeluar muskujt e barkut, për të rritur dhe (sidomos) për të zvogëluar gjoksin, për të dobësuar kofshët dhe krahët…

Vendi i duhur është në Tiranë, në atë Shqipëri që të rinjtë shqiptarë e pëlqejnë shumë. Eksodi në Itali, tashmë është një histori e vjetër, e prindërve që kalonin Adriatikun dhe bënin punë të vështira. Një histori që tani është mbyllur.

Gjuha italiane në shkollë? Jo, tani ata studiojnë vetëm anglisht. “Rai në televizor nuk ekziston më për të mësuar këngët e Festivalit të Sanremos? Tashmë ata kanë Netflix dhe Spotify dhe as nuk iu intereson më gjuha italiane.

Çfarë tjetër? Asgjë tjetër për të thënë: tani në Shqipëri shkojmë ne (italianët), pacientët në klinikat e ndërhyrjeve kirurgjikale, pensionistët nga Lombardia dhe Veneto që kalojnë dimrin në Durrës, në plazhet e familjeve në pushime për 5 euro në ditë për një çadër e një shezllon dielli; dhe sigurisht, ne jemi gjithashtu mjekët në të njëjtit spitale që ofrojnë këto ndërhyrje.

Mjekët italianë me kontrata të përkohshme në Tiranë

Për shembull, në klinikën më të madhe private në Shqipëri, që ka një sipërfaqe prej dy mijë metrash katrorë dhe drejtohet nga profesori 53-vjeçar Skerdilajd Faria, me shumë specializime në Rianimacion në Romë, shumica e mjekëve janë të trajnuar në Itali dhe kanë kontrata të përkohshme në Tiranë.

Mjekët vijnë, kryejnë operacionet dhe ikin. Në klinikën e Faria, e cila shpërndan shpërblime për punonjësit që presin një fëmijë, kryhen rreth 4,000 operacione në vit. Në hapësirat e kësaj klinike, që i ngjajnë me një anije kozmike në pamje dhe me teknologji moderne, mjekët kryejnë ndërhyrjet e zakonshme, ku mendohet se do të gjeje klinikën e përkryer për të trajtuar pasojat e revolucionit të flokëve.

Ndërhyrjet kirurgjikale dhe çmimet

Për shembull, një rinoplasti (ndryshimi i formës së hundës) kushton mesatarisht nga 3,000 deri në 3,500 euro, ndërsa një transplant flokësh është rreth 1,500 euro dhe një blefaroplasti (ndërhyrje për qepalla) kushton rreth 1,000 euro, shumë më pak se në Itali dhe në vende të tjera të Europës. Çmimet në klinikën e profesor Faria, “Keit”, përfshijnë dy fluturime, transportin me shoqërues që pret jashtë aeroportit, një javë në hotel, operacionin dhe qëndrimin në spital.

Gjysma e pacientëve janë nën 25 vjeç, dhe është një ushtrim retorik të pyesësh Faria-n për arsyet e ndryshimeve trupore. Secili vepron sipas dëshirës së vet, ndonjëherë veçoritë fizike ndikojnë në sigurinë në vetvete dhe në marrëdhëniet shoqërore, ndonjëherë ndodhin për shkak të kapriçove të rinisë, dhe ndonjëherë për shkak të këmbënguljes së prindërve që shfrytëzojnë mundësi të veçanta për të paguar dhe për të përfunduar ndërhyrjet, ose ndoshta një ditë do të zbulojmë se të gjithë jemi të ndikuar nga diktatura e selfie-ve dhe imazheve të përkryera.

Klinikat në Tiranë

Tirana, e cila është nën një spekulacion të etur ndërtimi që po transformon qendrën e vjetër të qytetit, ka një rrjet të madh klinikash. Sa janë saktësisht, askush nuk e di, disa spitale hapen dhe mbyllen ndoshta duke marrë paradhënien për operacionet, ndryshojnë zhvendosen papritur, dhe shpallen në reklamat online si markat e mëdha të konkurrencës me të cilat nuk kanë lidhje; disa klinika të tjera shfaqen në ndërtesa të periudhës së diktaturës, më të ashpra se të gjitha diktaturat komuniste, dhe për t’i gjetur ato, duhet të eksploroni parkimet nëntokë të shpresoni të shihni tabelat e shkruara në mure, të ngjiteni në shkallët me drita që ndriçojnë vakët dhe të kaloni në ashensorë të rrezikshëm, dhe pastaj të trokisni në derën e duhur. Përballë spitaleve zyrtare, kjo është një gjeografi (gjysmë) klandestine që përpiqet të tërheqë pacientë drejt rreziqe që janë shumë të dukshme.

Bregu i Durrësit

Nga aeroporti i emëruar Nënën Tereza në Tiranë, është 30 minuta me makinë. Nga Tirana në Durrës, një nga daljet e para në det — një shtrirje kilometrike e plazheve — është një orë.

Në Durrës, bregu më i largët nga qendra është ai i hoteleve me yje, me shëtitore për biçikleta dhe këmbësorë, plazhe të organizuara me shërbime të përsosura, policia që vëzhgon në uniformë dhe civile, zona për lojëra për fëmijët, dhe ndonjëherë luks — që shpesh degradohet në klishe — në ndërtimin e fasadave dhe organizimin e hapësirave të brendshme; zona pranë portit është më autentike, e ngjyrosur, e ndotur pasi këtu mbizotëron shpirt i pastër i qytetit bregdetar, kaotike, e zhurmshme dhe e mbushur me kryqëzime të komedisë njerëzore.

Hotelet dhe restorantet

Ka hotel të vegjël si “Afa Hotel” që na kthejnë pas në Milano, pronari i këtij biznesi që ka punuar 11 vjet mes via Padova dhe lagjes Adriano, duke ndërtuar skena koncertesh: me gruan, vajzat dhe vëllezërit, dhe me kalabrezin Giovanni si kuzhinier, ka nisur së fundmi aktivitetin. Atë e karakterizon aftësia për të pritur turistët dhe për t’i bërë ata të ndjehen si në shtëpi, pa ndjerë se janë thjesht klientë.

E njëjta gjë ndodh duke biseduar me shqiptarët në dyqane, bare në plazhe dhe restorante që ofrojnë peshk të freskët. Dhe, ndonëse nuk kemi zgjedhur ne vendin ku të lindim, është emocionuese të shohësh sjelljet e të moshuarve: pas një jete të gjatë ku të gjithë e vëzhgonin njëri-tjetrin dhe informonin për ata që i bezdisnin, sot ata presin me padurim që një të huaj të fillojë një bisedë për të qeshur së bashku dhe për të shijuar atë cka vendi ofron.

Konkurrenca nga Turqia

Në fillim kishte vetëm një mjek turk në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë, i cili ofronte ndërhyrje kirurgjikale estetike, por për shkak të kulturës dhe tabuve, askush nuk e ndihmonte. Sot, dominimi i Turqisë, e cila ka qenë lider në fushën e kirurgjisë estetike për 20 vjet në këtë vend, është duke u shembur. Në Shqipëri po hapen klinika të reja me menaxherë italianë dhe gjermanë.

Tashmë qyteti i Tiranës po rritet në periferi, me komplekse apartamentesh për të akomoduar shqiptarët nga fshatrat dhe malet, të njëjtët qytetarë që po udhëtojnë falë fluturimeve me çmime të ulëta, në mesin e italianëve që kthehen me hundë të ndryshuar, gjoks tjetër, mollëza të tjera, një kundër-migrim i zakonshëm i epokës moderne./ Corriere della Sera/MONITOR

The post Media italiane: “Migrimi” i italianëve në Shqipëri për ndërhyrje estetike ka dhe informalitet e rreziqe appeared first on Albeu.com.

VOA: Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri rritet kontrabandimi migrantëve
Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-mars, autoritetet raportuan rreth 5500 kalime të parregullta kufitare në rrugën e Ballkanit Perëndimor, 64% më pak se një vit më parë. Sipas FRONTEX, migrantët më të shumtë në numër ishin nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

Kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit që ndërmarrin migrime të parregullta, thotë FRONTEX.

Në raport referohen të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sipas të cilave 476 persona janë raportuar të zhdukur në Mesdhe në tre muajt e parë të këtij viti. Shumica dërrmuese e tyre, sipas të dhënave të IOM po lundronin në rrugën e rrezikshme të Mesdheut Qendror.

Bien prurjet e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri, por rritet kontrabandimi

Të dhënat e policisë kufitare shqiptare flasin se tre muajt e parë të këtij viti ra ndjeshëm prurja e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri. Në dy rajonet më të mëdha kufitare me Greqinë atë të Korçës dhe Gjirokastërs u evdientuan në këtë periudhë rreth 270 migrantë të parregullt. Policia në të dy rajonet ka goditur rreth 10 raste të kontrabandimit të migrantëve të cilat kanë dëshmuar një rritje të këtij aktiviteti. Pak ditë më parë gjatë një aksidenti rrugor 7 migrantë nga Pakistani dhe shoferi shqiptar që i transportonte humbën jetën në segmentin e rrugës Këlcyrë Përmet, në jug të Shqipërisë.

Hetimet paraprake treguans e migrantët ishin marrë në Pikën e Tri Urave në kufirin me Greqinë dhe po transportoheshin për në Shkodër për të kaluar drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane. Krahas organizimit të kontrabandimit të migrantëve të parregullt nga pikat kufitare me Greqinë një tjetër formë konrabandimi është shfaqur me futjen në Shqipëri të migrantëve nga Bangladeshi me viza për “arsye punësimi” dhe më pas për organizimin e daljes së tyre nga Shqipëria kundrejt përfitimit të shumave të mëdha financiare.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës kanë vënë nën hetime në Shqipëri, 26 persona, nga të cilët javëne shkuar 21 persona janë lënë në arrest me burg, tre në arrest shtëpie dhe dy me masën e detyrimit për paraqitje para Policisë Gjyqësore. Mes personave rezultojnë 11 sipërmarrës në fushën e fasonerisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe punësimit, dhe 4 punonjës policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqipatre Mehmet Rrumbullaku tha se “hetimet kishin nisur pasi gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ishte konstatuar rritja e numrit të të huajve, të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera”.

Sipas hetimeve skema e ngritur dyshohet se përdorte si mbulesë disa agjenci ndërmjetësimi e agjensi punësimi si dhe sipërmarrje tregtare, të cilat i tërhiqnin të huajt me leje të rregullta qëndrimi dhe pune në Shqipëri. Nga hetimi ka rezultuar më pas se këto praktika janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i migrantëve, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin shqiptar, për t’u larguar më pas në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat paraprake të hetimeve flasin se gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qiraje fiktive banimi, certifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, etj./VOA

The post VOA: Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri rritet kontrabandimi migrantëve appeared first on Albeu.com.

Moment “historik” për Europën! Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin.Ja çfarë përfshin paketa
Moment “historik” për Europën, pasi Pakti për Migracionin dhe Azilin u miratua pak më parë nga seanca plenare e Parlamentit Europian.

Votimi ishte afër mbylljes me deputetët që shprehën shqetësimin se disa nga legjislacionet nuk do të miratoheshin, gjë që do të çonte në një “efekt domino”, me disa që madje pranuan se kishin votuar me “zemër të rëndë”.

Diskutimi i eurodeputetëve u zhvillua në prani të “arkitektëve” të Paktit, nënkryetarit të Komisionit Margaritis Schinas dhe komisioneres përgjegjës Ylvas Johansson. Të dy nënvizuan nevojën për të votuar për Paktin, me të parin paralajmëruar se “një votë kundër paketës është një votë kundër Evropës së zgjidhjeve” dhe duke vënë në dukje se ai ndihet i nderuar që ka qenë “i pranishëm” gjatë gjithë procesit historik që në fillim.

Nga ana e tyre, shumica e raportuesve (nga Partia Popullore Evropiane, Socialistët dhe Demokratët dhe Liberalët) pranuan kritikat e bëra nga eurodeputetët, veçanërisht nga e majta dhe të gjelbërit, për tekstin e Paktit, por nënvizuan se ata nuk do të gjendet së shpejti një mundësi tjetër për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj emigracionit, pasi tashmë janë dashur gjithsej tetë vjet negociata të vazhdueshme dhe zgjidhje ad hoc, të zbatuara në kohë krize.

Të shqetësuar për forcimin e mëtejshëm të së djathtës ekstreme në zgjedhjet e ardhshme evropiane, shumë theksuan se Pakti duhet votuar, pasi, pavarësisht çdo dobësie,  ai ofron për herë të parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse evropiane, ndërkohë që do të ndërtojë besimin midis vendeve anëtare dhe ndërmjet BE-së dhe qytetarëve.

Me disa referenca për krizat dhe “barrën” disproporcionale që Greqia, Italia dhe Spanja kanë mbajtur vitet e fundit si vende pritëse, eurodeputetët nga tre Eurogrupet më të mëdha iu referuan mekanizmit të “solidaritetit”, i cili u integrua për herë të parë dhe garantimin e ligjit europian dhe të drejtave të azilkërkuesve nëpërmjet një sistemi më të përbashkët europian si dhe kontrollin efektiv të kufijve të përbashkët europianë.

Nga ana e tyre, eurodeputetët e së Majtës dhe të Gjelbërve pohuan se marrëveshja në fjalë nuk zgjidh asnjë nga çështjet që kërkohej të zgjidhte si mbytjet në Mesdhe apo se vendet e mbërritjes mbeten përgjegjëse. Përfaqësuesit e Eurogrupit (ID) të ekstremit të djathtë dolën kundër Paktit, duke thënë se duan që të gjithë emigrantët të largohen, se qytetarët evropianë nuk duan të zëvendësohen nga kombësi të tjera.

Çfarë përfshihet në “paketë”

Pakti përfshin përditësimin e Eurodac (bazës së të dhënave të gjurmëve të gishtave të BE-së), rregulloren për të forcuar kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ai përfshin gjithashtu Rregulloren e Procedurës së Azilit, e cila vendos një procedurë të përbashkët për Shtetet Anëtare që duhet të ndjekin kur njerëzit kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, si dhe Rregulloren e Menaxhimit të Azilit dhe Migracionit, e cila do të zëvendësojë Rregulloren aktuale të Dublinit.

Rregullorja e re përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për shqyrtimin e një kërkese për azil (duke kombinuar solidaritetin e detyrueshëm për të mbështetur shtetet anëtare me fleksibilitet se si të kontribuojnë).

Pakti përmban ligje, duke vendosur kornizën, e cila u lejon shteteve anëtare të merren me situata krize, duke lejuar fleksibilitet në rregulla të caktuara, për shembull, në lidhje me regjistrimin e kërkesave për azil ose procedurën e azilit në kufi.

Reforma u prezantua për herë të parë nga Komisioni në shtator 2020 dhe kaloi në disa faza derisa Parlamenti dhe Këshilli arritën një marrëveshje mbi parimin dhjetorin e kaluar.

The post Moment “historik” për Europën! Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin.Ja çfarë përfshin paketa appeared first on Albeu.com.

Shqetësuese, migrimi i brendshëm po “than” qarqet, INSTAT: Popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022
Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12, gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe rënies së lindjeve.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë, ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë se sa të larguar).

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

Në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.

Një tregues tjetër, koeficienti bruto i migracionit të brendshëm neto tregon ndikimin që ka migracioni i brendshëm në popullsinë e qarqeve të veçanta.

Tirana, Durrësi dhe Vlora ishin qarqet e vetme me koeficient bruto të migrimit të brendshëm neto pozitiv, me një shtesë prej 8,0 për Tiranën dhe 4,1 për Durrësin dhe 1,3 për Vlorën (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Qarqet e Dibrës dhe Gjirokastrës kishin nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,9 dhe -12,1 i ndjekur nga qarku i Kukësit me -10.4 (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Në vitin 2022, bashkia me migracionin e brendshëm neto më të lartë ishte Tirana, me një vlerë prej 6.004 të ardhur më shumë se sa të larguar, ndërsa bashkia me migracionin e brendshëm neto më të ulët ishte Dibra, me 744 të larguar më shumë se të ardhur.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar që nga viti 2001, megjithëse jo të gjitha qarqet kanë ndjekur këtë prirje.

Popullsia mesatare e Shqipërisë u pakësua nga 2.811.666 banorë më 2021 në 2.777.689 banorë në 2022.

Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri, ishte i Tirana me 922.386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290.561 banorë.

Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin  Gjirokastra dhe Kukësi, respektivisht me 54.296 dhe 72.133 banorë.

Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarku të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë.

Qarku i Tiranës ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së popullsisë mesatare gjatë vitit 2022, pasi u rrit me 0,7% krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, qarku me normën më të ulët të rritjes së popullsisë mesatare ishte ai i Gjirokastrës, me –4,2%, gjatë vitit 2022.

The post Shqetësuese, migrimi i brendshëm po “than” qarqet, INSTAT: Popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022 appeared first on Albeu.com.

Borrell: Migrimi kërcënon të përçajë Bashkimin Europian
Migrimi mund të jetë një “forcë që copëton Bashkimin Evropian” për shkak të dallimeve të thella kulturore midis vendeve evropiane dhe paaftësisë së tyre afatgjatë për të arritur një politikë të përbashkët, tha kryediplomati i BE-së.

Rusia do të përpiqet të ndezë tensionet për migrimin brenda Evropës, por konflikti në Ukrainë nuk kontribuon në atë krizë, e cila është një problem prej dekadash i nxitur nga luftërat dhe varfëria në vendet nga të cilat njerëzit po ikin, beson Josep Borrell.

Komisioneri i politikës së jashtme të BE-së tha se blloku bëri mrekulli në luftë dhe është një nga forcat kyçe në krijimin e një rendi të ri botëror në të cilin jugu global meriton respekt dhe fuqi më të madhe.

Në një intervistë për “The Guardian”, duke folur për mënyrën sesi lufta e ndryshoi BE-në dhe vendin e atij blloku në rendin e ri botëror, ai tha se vendet evropiane janë të detyruara të zgjohen nga gjumi për shpenzimet e mbrojtjes.

Ai bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ushtarak dhe vendime më të shpejta për dërgesat e armëve në Ukrainë dhe mbrojti kundërsulmin e ngadaltë, duke thënë se një e treta e vendit ishte minuar dhe se do të ishte vetëvrasje që Ukraina të nisë një kundërsulm të plotë frontal.

Në një leksion në Fakultetin Juridik të Universitetit të Nju Jorkut, ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rezultuar se është “plotësisht i padobishëm në vitet e fundit për shkak të ndarjeve të tij” dhe bëri thirrje për reformën e institucioneve politike dhe financiare në mënyrë që të ringjallet multilateralizmi, i cili është “i vjetëruar dhe po vdes”.

Kryeministrja italiane Giorgio Meloni tha këtë të dielë se nuk do të lejojë që vendi i saj të bëhet “kampi i refugjatëve të Evropës” pasi 11,000 njerëz mbërritën në ishullin Lampedusa brenda pak ditësh.

The post Borrell: Migrimi kërcënon të përçajë Bashkimin Europian appeared first on Albeu.com.