migracioni Archives - Albeu.com

Studimi: Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit
Një studim i këtij viti “The Cost of Youth Emigration in Western Balkan Countries” (Kostot e emigrimit te të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor) nga “The Westminster Foundation for Democracy”, tregon se, ekonomia e vendit tonë përballet me humbje vjetore rreth 800 milionë euro, si rrjedhojë e nivelit të lartë të emigracionit, sidomos të moshave të reja.

Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse.

Së dyti, për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në 14 mijë euro në vitin pasardhës. Studimi mori në konsideratë fluksin vjetor dalës prej 41,700 personash, nga të cilët 37,540 ishin në moshe pune.

Duke supozuar se të gjithë e arritën qëllimin e tyre, punësimin në vendin pritës, studimi gjeti një kosto të mundshme prej 456 milionë eurosh humbje në vlerën e shtuar bruto.

Duke shtuar efektet indirekte për shkak të pamundësisë për të parandaluar emigracionin përmes punësimit, humbja vjetore e vlerës së shtuar bruto në Shqipëri përllogaritet 559 milionë euro në një vit, referon studimi.

Kjo do të thotë se çdo person i aftë për punë që largohet nga Shqipëria merr me vete rreth 14,900 euro nga një GDP potenciale vjetore e ardhshme.

Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Arsimi i një shqiptari që ka përfunduar studimet në vitin 2018, në varësi të kryerjes së nivelit arsimor, kushton rreth 6,000 euro për shkollën fillore, 9,300 euro për shkollën e mesme dhe rreth 18,300 euro për studimet e përfunduara akademike.

Kostoja mesatare e përfunduar studimet pasuniversitare (PhD) në Shqipëri, ishin rreth 32,000 euro.

Kostot totale të arsimit të personave që largohen nga Shqipëria brenda një viti variojnë nga 201 milionë euro në 504 milionë euro. Sipas studimit Shqipëria humb mesatarisht në një vit 800 milionë deri në1 miliardë euro nga emigracioni.

Në krahun tjetër përfitimi i drejtpërdrejtë më i rëndësishëm i flukseve migratore janë remitancat. Shqipëria është një nga vendet kryesore në Evropë, me një peshë prej shtatë për qind në PBB të prurjeve nga emigrantët.

Nëse shtohen burime të tjera që vijnë nga jashtë (transfertat sociale dhe të ardhurat nga puna e banorëve shqiptarë jashtë vendit), kontributi në PBB arrin në 10 për qind.

Megjithatë, pavarësisht peshës së tyre të konsiderueshme në PBB, remitancat nuk ndikojnë në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe nuk janë gjenerues i zhvillimit të ardhshëm pasi komponenti i investimit nuk është mjaft i fortë. Remitancat përdoren për konsum personal në familje, ndërsa vetëm një sasi e vogël përdoret për investime./Monitor

The post Studimi: Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit appeared first on Albeu.com.

Emigracioni është një “gjemb” për Macron
Në një Europë që po sheh gjithnjë e më shumë liderë të ekstremit të djathtë të marrin frenat e vendit të tyre, nga Italia e Melonit dhe Wilders i Holandës tek Alternativa për Gjermaninë, presidenti francez po përpiqet të miratojë ligje që nuk do të shqetësojnë mbështetësit e Marin Le Pen por në të njëjtën kohë do të sigurojnë qëndrimin në Francë të atyre emigrantëve që nevojiten për mbajtjen gjallë të ekonomisë së saj.

Megjithatë, rezulton se ndryshimet legjislative të presidentit francez po dështojnë.

Në Francë, emigrantët zënë një në dhjetë vende pune dhe veçanërisht të paktën një në pesë punë kuzhiniere, pothuajse dy të pestat e stafit të shërbimit të strehimit dhe mbi 25% të punëtorëve të pakualifikuar në sektorin e ndërtimit.

Është e lehtë të kuptosh barrierat për punësimin e emigrantëve kur mendon se papunësia në Francë është 15% por është dyfishi i asaj midis atyre që nuk janë emigrantë.

Duke folur për Bloomberg, Alain Fontaine, një pronar restoranti në Paris, e quajti retorikën kundër emigrantëve “hipokrizi”.

Siç thekson ai, “njerëzit nuk duan të flasin për emigracionin, por ata shërbehen nga emigrantët kur shkojnë në restorant, kur vizitojnë prindërit në shtëpinë e të moshuarve apo kur ndërtojnë shtëpitë e tyre”.

Kështu, presidenti francez u përpoq të prezantonte legjislacionin e ri të imigracionit që do të lehtësonte dëbimin e atyre që qëndrojnë ilegalisht në vend dhe në të njëjtën kohë do të thjeshtonte procesin burokratik për dhënien e një leje qëndrimi të përkohshëm për ata që janë të nevojshëm në ekonominë franceze, por kanë dokumentet e nevojshme.

Projektligji i tij synonte veçanërisht ata që mund të punësohen në sektorët që po përballen me vështirësitë më të mëdha në gjetjen e stafit. Madje parashikonte rinovimin e lejes së qëndrimit çdo vit për ata emigrantë që nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Çështja e mprehtë e emigracionit e bën jashtëzakonisht të vështirë ndërtimin e aleancave dhe projektligji i presidentit francez mori veton e shumë deputetëve nga i gjithë spektri politik, nga e djathta ekstreme deri te e majta ekstreme. Presidenti francez më pas ngarkoi ministrin e tij të brendshëm dhe pasardhësin e mundshëm, Gérard Darmanin, të kërkonte aleanca për të formuar një shumicë, por republikanët kundërshtuan.

Ndërkohë, Marine Le Pen, e cila po sheh edhe një herë rritjen e popullaritetit të saj, shfrytëzoi rastin dhe pohoi në një postim në rrjetet sociale se partia e saj “mbrojti popullin francez nga një projektligj që do të inkurajonte emigrantët dhe do të sillte gjithnjë e më shumë njerëz në vend.

Dhe kreu i grupit parlamentar të partisë së Macron, Olivier Verand, kundërshton idenë e përdorimit të një dispozite në Kushtetutën franceze që i lejon presidentit të miratojë një projektligj pa kaluar në një votim në Parlament.

Ishte pikërisht kjo që Macron përdori muaj më parë për reformën e pensioneve.

The post Emigracioni është një “gjemb” për Macron appeared first on Albeu.com.

Parlamenti i BE-së miraton plan emergjence për migracionin, çfarë përmban propozimi i ri
Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migracionin, ndër të cilët edhe një që u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e strehimit të emigrantëve që zbarkojnë në periudha kur mbërrijnë një numër i lartë syresh.

Propozimet e miratuara përbëjnë bazën e qëndrimit të parlamentit për temën e diskutueshme të migracionit, përpara negociatave me vendet anëtare të BE-së. BE-ja u jep vendeve anëtare një vit për të reformuar sistemin e tyre të azilit përpara zgjedhjeve të planifikuara në mbarë Evropën në maj 2024.

“Nëse e humbim këtë shans për ta bërë këtë gjë si duhet, nuk mendoj se do të kemi një tjetër,” citoi agjencia e lajmeve Associated Press, eurodeputetin socialist spanjoll, Juan Fernando López Aguilar. Mesazhi i tij ishte i tipit “Hej, dëgjo, nëse nuk do të ndodhë këtë herë, atëhere nuk do të ndodhë asnjëherë.”

Megjithatë diplomatët thonë se deri tani nuk duket se ka ndonjë hap përpara lidhur me çështjen e zhvendosjes së detyrueshme të emigrantëve nga një vend në tjetrin.

Çfarë përmban propozimi i ri?

Deputetët e BE-së propozojnë që nëse një vend i BE-së goditet nga një valë masive dhe tronditëse emigrantësh, në mbarë BE-në do të aktivizohet një mekanizëm krizash për të ndarë përgjegjësinë për migrantët që vijnë.

Kjo do të thotë që migrantët mund të zhvendosen nga një  vend në tjetrin bazuar në “lidhje të arsyeshme” që ata mund të kenë në disa nga shtetet anëtare. Ndër këto lidhje bëjnë pjesë lidhje familjare, ngjashmëritë kulturore ose lidhje nga me një vend ku ata mund të kenë studiuar më parë.

Ideja është që një zhvendosje e mirëmenduar do t’i dekurajë migrantët nga kërkimi në të ardhmen për një vend më të mirë për t’u vendosur, gjë që e zgjat problemin.

Vende si Italia, Greqia dhe Malta, në të cilat muajt e fundit kanë mbërritur përmes Mesdheut flukse të mëdha emigrantësh, kanë kanë bërë thirrje për ndarjen e barrës./DW

The post Parlamenti i BE-së miraton plan emergjence për migracionin, çfarë përmban propozimi i ri appeared first on Albeu.com.