mickovski Archives - Albeu.com

Mickovski rizgjidhet për herë të tretë kryetar i VMRO-DPMNE
Christian Mickovski u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së gjatë kongresit të partisë në qytetin e Kavadarçit, duke nisur kështu mandatin e tij të tretë si udhëheqës i kësaj partie, e cila është më e madhje e spektrit të djathtë.

Mickovski ishte kandidati i vetëm për kryesinë e VMRO-DPMNE-së dhe u rizgjodh njëzëri nga rreth 800 delegatë të partisë.

Gjatë fjalimit të tij në kongres, ai u ndal veçanërisht te rruga europiane e vendit, e cila mbetet e ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke akuzuar Bashkimin Europian se nuk ka aftësi për të dhënë një zgjidhje.

“Na presin sfida serioze. Kemi një çështje të hapur me Bullgarinë, por duket se nuk ka një bisedues nga ana tjetër. Duam të arrijmë një zgjidhje të drejtë, por për çdo marrëveshje dua të di, ndryshe nga paraardhësit e mi në qeveri, se çfarë fiton Maqedonia dhe qytetarët e saj nga kjo.

Bashkimi Europian duket i papërgatitur për të lehtësuar këtë proces, kryesisht për shkak të problemeve të veta të brendshme”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, i cili nga qershori i 2024 është edhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Mickovski u zgjodh për herë të parë kryetar i VMRO-DPMNE-së në dhjetor 2017, duke zëvendësuar mentorin e tij politik, Nikola Gruevski, i cili gati një vit më vonë u largua drejt Hungarisë, ku mori azil politik nga aleati i tij Viktor Orban, për të shmangur një dënim dyvjeçar për një rast korrupsioni gjatë kohës që ishte kryeministër i Maqedonisë së Veriut (2006-2016).

Vitet e fundit, Christian Mitkovski është distancuar nga Nikola Gruevski.

The post Mickovski rizgjidhet për herë të tretë kryetar i VMRO-DPMNE appeared first on Albeu.com.

Mickoski -Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konventën e partisë ka dërguar disa porosi deri te lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

E ka porositur që të reformohet dhe ta pastrojë partinë nga siç thotë, kriminelët dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij.

Mickoski e ka përmendur edhe Zajazin në Kërçovë dhe shpërnguljen masive me të cilën po përballet ky fshat nga ku vjen Ahmeti.

E ka pyetur se kush mban përgjegjësi dhe ka bërë të ditur se në 20 vitet e fundit, nga vendi janë shpërngulur mbi 100 mijë shqiptarë.

“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit. Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër. Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.

The post Mickoski -Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët appeared first on Albeu.com.

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse 4 vjeçare
Koalicioniet VLEN dhe “Maqedonia jote” në një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, kanë diskutuar për parimet e qeverisë së re reformuese 4 vjeçare.

Ndërsa ditët e fundit opinioni u pushtua nga zëra e dërgimit të emisarëve të BDI-së tek VMRO-ja, Mickoski ka zbritur sot në shatbin e VLEN, për të shprehur në mënyrë të qartë bashkëpunimin e ri, ku u prit nga njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari.

Alsat mëson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përfshi ata që kanë qëndruar duarkryq me mosndëshkueshmërinë, si dhe orientimin strategjik drejt BE-së janë dy pikat kryesore të marrëveshjes politike.

Ndërsa kanë ngelur edhe disa orë nga heshtja zgjedhore, Koalicionet VLEN dhe ai i kryesuar nga VMRO DPMNE kanë kristalizuar parimet e qeverisjes së ardhshme.

Marrëveshja, pa tone të bujshme, atribuohet me këtë fotografi, një vizitë e kreut të koalicionit “Maqedonia jote” Hristijan Mickoski në shtabin e VLEN në sheshin “Skënderbeu”.

Siç mësuam nga të dy kampet politike, marrëveshja parimore e bashkëqeverisjes së ardhshme për të cilën është rënë dakord, ka betonuar orientimin strategjik të vendit drejt BE-së.

Poashtu shtylla e dytë e fuqishme ku bazohet qeverisja e re është lufta e pa kompromise që do t’i shpallet krimit dhe korrupsionit, duke kërkuar mbajtjen përgjegjës jo vetëm të njerëzve të përfshirë në veprimtari kriminale e korruptive, por edhe të atyre që kanë ndihmuar në mosndëshkueshmërinë e këtyre veprave.

Në rrafshin ekonomiko-social, mësojmë që është diskutuar lidhur me zhvillimin e barabartë rajonal me fokus të veçantë në rritjen e standardit jetësor si dhe mirëqenies ekonomike, sociale e politike të qytetarëve. /Alsat.mk

The post Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse 4 vjeçare appeared first on Albeu.com.

Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës nuk dal putha dorë
Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër bashkë me qytetarë dhe nga Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostusha, ku përveç falenderimeve, nga qytetarët kërkoi mbështetje për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

“Mickovski ka bërë një deklaratë se gjoja unë dërgoj emisar tek ai për të negociuar për të hyrë në Qeveri. Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal putha dorë, merrmi vesh, mua për 22 vite më ka votuar populli. Unë kam bërë Front me partitë politike shqiptare, por këtë Front e kam bërë të pathyeshëm edhe inkuadrimi edhe i komunitetet që ju i nënçmoni e përbuzni, si komuniteti turk, rom, boshnjak. Ne po përpiqemi që këtë Kushtetutë që e kemi ta bëj edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i fusim edhe komunitetin bullgar, atë egjiptian edhe malazez e kroat. Nuk e zhduki Maqedoninë Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politik e juridik i shqiptarëve”, u shpreh Ali Ahmeti në Dibër.

Ai tha se Fronti Evropian do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 majit dhe se populli vendos se kush do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Opozitarët mos të bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në vitin 2006 dhe partia e atëhershme e bëri atë gabim dhe pagoi kosto të lartë. Shqiptarët nuk janë sahan lëpirës, ne nuk jemi përfaqësues të një minoriteti, ne jemi përfaqësues legjitim i shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe tani në Front janë edhe komuniteti rom, turk, boshnjak. Kështu që me ata qyfyrë që i këndojnë, asnjëherë nuk vendosin ata, vendos populli. Pra me 8 maj të gjithë të votoni Frontin, sepse votohet për integrimin dhe izolimin. Vota do hidhet për integrim apo për izolim. Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Sot ndryshe ndjehemi si anëtarë të NATOS- sepse të gjithë kujdesen për paqen stabilitetin dhe sigurinë e vendeve anëtare. Luftërat nuk i kemi larg, ja ku zhvillohen, Ukrainë, Rusi e në Lindjen e afërt’, tha lideri i BDI-së Ahmeti.

Më tej theksoi se të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, ardhmërinë dhe bashkë të vendosim standarde europian dhe të luftojmë krimin e korrupsion.

“Pse nuk bëhen të guximshëm të votojnë vetingun dhe të pastrojmë figurat politike. Të votojmë dhe jo të merren me përalla për çdo ditë sepse unë nuk jam as hetues as prokuror e as gjykatës. Kështu që, ky vend – vendin e ka në Europë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedon e shqiptarë dhe jo t’i kthehemi të kaluarës e të hidhërohen pse unë kam bërtit UÇK, por UÇK-ja është krenari shqiptare dhe UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë”, theksoi Ahmeti.

Kandidati për deputet në njësinë e pestë zgjedhore Musa Xhaferi në Dibër tha se mbështetja e Frontit Europian do të ndihmojë rrugëtimin me sukses drejtë anëtarësimit të plot në Bashkimin Europian. Ai para dibranëve tha se duhet të gjithë të votojnë listën e Frontit sepse kjo është në të mirë të vendit.

“As BDI dhe as partitë që janë në Frontin Europian nuk duan konflikt, ne kemi përcaktim dhe qëllim që të jemi pjesë e vlerave europiane, të jem pjesë e sistemit ekonomikë europian, të mos kemi bariera kufitare. Ne duam të ndihmojmë që me fqiun bullgar të mos ketë konflikt dhe aq sa janë le të jenë pjesë e Kushtetutës. Dita e votimit me 8 maj të jetë referendum dhe të gjithë të votojmë Frontin dhe vota të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësoj dhe kush duhet të menaxhoj me institucionet”, tha Xhaferi.

Arban Pasholli, kandidate për deputete theksoi se mbështetja e Frontit Europian është mbështetje për rrugën europiane të vendit dhe i’u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë numrin 4.

“Rezultati i zgjedhjeve dëshmoi se kandidati i Frontit Europian realisht ishte një vlerë e shtuar, dëshmoi se qytetarët vlerësuan bashkimin e forcave pro europiane, dëshmoi se qytetarët vlerësuan diverzitetin etnik, kulturor e gjuhësor dhe vendosën prioritet mbi të gjitha orientimin pro europian të këtij vendi”, tha Pasholli.

The post Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës nuk dal putha dorë appeared first on Albeu.com.

Mickoski ashpërson retorikën kundër BDI-së!
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon me retorikën tashmë të njohur kundër BDI-së, por edhe kundër Presidentit aktual dhe LSDM-së.

Mickoski gjatë një tubimi në Tetovë adresoi akuza me pretendimet për një rakim në vilën presidenciale në Vodno, ku sipas tyre, Pendarovski, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Ali Ahmeti, kanë bërë plane për ndryshimet e Kodit Penal dhe amnistimin eventual të ish-politikanëve.

“Takimi është bërë që në mënyrë kontrabanduese të kalojnë ndryshimet kushtetuese dhe për t`i shkaktuar dëme VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia Yte. Vota për Pendarovskin është votë për Artan Grubin, Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe Kovaçevskin” – tha Mickoski.

Pohime që nuk kanë lidhje me realitetin. Në këtë mënyrë i ka quajtur pretendimet e Mickoskit, lideri socialdemokrat Dimitar Kovaçevski duke përgënjeshtruar se ka patur takim të tillë në vilën Vodno.

“S`ka patur asnjë takim në vilën “Vodno” ku është biseduar për ndryshime ligjore, e as që me ato ndryshime është planifikuar votimi I ndryshimeve kushtetuese” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

BDI gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale vazhdon të alarmojë për rrezikun e thirrjeve që vijnë nga VMRO-DPMNE që kjo parti në zgjedhjet parlamentare të fitojë 61 deputetë.

BDI dhe Fronti Evropian kanë përshëndetur përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e frymës së Marrëveshjes së Prespës dhe vazhdimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.

“BDI dhe Fronti Europian si fitues absolut i zgjedhjeve, ndryshe nga opozita shqiptare dhe maqedonase, të ardhmen e vendit e sheh drejt Perëndimit dhe jo drejt Rusisë. Kjo do të dëshmohet me votat e 24 prillit dhe 8 majit, kur derivatet pro-ruse do të kujtohen vetëm si humbësit historik në Maqedoninë e Veriut” – thonë nga BDI, Fronti Europian.

Në fushatën parazgjedhore, VMRO-DPMNE-ja ka ashpërsuar retorikën e saj ndaj BDI-së duke bërë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet e dyfishta, me qëllim, sic thonë, të fitojnë 61 deputetë dhe të mos kushtëzohen nga shqiptarët.

Krahas këtyre kërkesave, eskponenët të kësaj partie publikisht kanë filluar të flasin për shfuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të vendit po edhe për mos miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që ata e quajnë sipas “diktatit bullgar”. /tvklan.mk/

The post Mickoski ashpërson retorikën kundër BDI-së! appeared first on Albeu.com.

Mickoski porosi VLEN: Duam koalicion me ju, duam edhe ta respektojmë njëri-tjetrin, shqiptarë e maqedonas
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka bërë thirrje deri te koalicioni opozitar shqiptar për bashkëpunim.

Kjo siç thotë lideri opozitar maqedonas, për një shtet të sistemit ku të gjithë komunitetet do të kenë privilegje dhe përgjegjësi të njëjta.

“Duam të koalicionojmë me ju, por edhe të respektohemi si shokë dhe bashkëqytetarë. Edhe maqedonasit, edhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët i kanë problemet dhe sfidat e njëjta. Edhe bijtë dhe bijat e juaja shpërngulen. Të punojmë bashkë për shtet të sistemit, ku të gjithë do të kenë privilegje dhe përgjegjësi të njëjta”, tha Mickoski.

The post Mickoski porosi VLEN: Duam koalicion me ju, duam edhe ta respektojmë njëri-tjetrin, shqiptarë e maqedonas appeared first on Albeu.com.

Opozia e Maqedonisë së Veriut formon shumicën e re parlamentare
Lideri i VMRO – DPMNE-së nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se ka formuar shumicën e re parlamentare. Në fotografinë e postuar, përpos Mickoskit, shihen edhe përfaqësues të partive ASH, Alternativa, Besa dhe “E majta”, shkruan Portalb.mk.

“Ardhmëria e re vjen, kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen do të arrijmë së bashku. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, në deklaratë për media të bërë pas mbledhjes, ai tha se presin dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe nëse ajo nuk ndodhë, atëherë do të ngritin procedurë me të cilën do të votojmë mosbesim të Qeverisë. I pyetur nëse do të ketë Qeveri të re, apo zgjedhje të shpejta parlamentare siç kërkonte ditëve të fundit, ai tha:

“Të gjithë opsionet janë në lojë. Në atë konferencë unë përmenda se kemi dy opsione. Njëri opsion është të konsolidohet opozita dhe të kemi shumicë që do të votojë mosbesim të Qeverisë nëse Zoran Zaev taktizon me dorëheqjen dhe e opsioni i dytë është të shkojmë në zgjedhje të shpejta parlamentare”, tha Mickoski.

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi pas mbledhjes në Kuvend prej e cila rezultoi me shumicë të e parlamentare, deklaroi për TV Sitel se sot ka pasur iniciativë për mbledhje të nënshkrimeve për interpelancë të Qeverisë.  Ai nuk deshi të komentojë nëse shumica e re parlamentare do të thotë edhe Qeveri të re apo zgjedhje të reja parlamentare.

“Do të shohim. Ky është proces i parë. Procesi zhvillohet për shkak të interpelancës së Qeverisë. Nëse votohet mosbesim fillojnë afate të tjera dhe atëherë fillon procesi për atë se kush do të jetë mandatar, si Qeveria do të përbëhet. Atëherë do të takohemi përsëri, por është e rëndësishme të dini se, Alternativa nuk do të jetë përsëri në Qeveri e cila do të tërhiqej nga proceset euro – atlantike dhe integrimeve. Vendi ynë duhet të mbetet anëtare e NATO – s, t’i përforcojmë raportet tona, ndërsa integrimet evropiane duhet t’i përshpejtojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Nëse ndonjë parti e cila është pjesë e Qeverisë kushtëzon me atë ne nuk do të jemi pjesë e një qeverie të tillë”, tha Gashi.

Ndërkaq, Arben Taravara ka shkruar në Facebook se ky është “Fillim i fundit të BDIzmit!”.

Kujtojmë se vendi u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajëmroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile.

Edhe partnerët e koalicionit deri dje, deklaronin se shumica parlamentare është stabile. Megjithatë, Lëvijza Besa nga mbrëmë ndryshoi qëndrim, pas vendimi që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie sot përmes një konference për media, tha se po shqyrtojnë daljen nga Qeveria.

The post Opozia e Maqedonisë së Veriut formon shumicën e re parlamentare appeared first on Albeu.com.