micigan Archives - Albeu.com

Berisha i bën thirrje diasporës: Vota juaj është një potencial shumë i madh për të shpëtuar vendin nga diktatura
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me demokratët e Miçiganit, kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, vota e shqiptarëve të diasporës është një potencial shumë i madh për të shpëtuar vendin nga diktatura.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME SHQIPTARËT NË MIÇIGAN

Përshëndetjet e mia më vëllazërore për secilin që jeni sot në atë sallë, mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj.

Përshëndetje të përzemërta zoti Nik Gjonaj, imzot Prek Kalaj, zotit Eduart Alikaj.

Përshëndetje të përzemërta Belind dhe të gjithë të pranishmëve.

Jam i emocionuar nga ky takim në distancë me ju përfaqësuesit e diasporës dhe emigracionit shqiptar në Miçigan.

Në Miçigan kam zhvilluar një nga takimet më të para në muajt e parë të karrierës time politike dhe kam gjetur aty mbështetjen më të fuqishme për PD-në në betejën e përmbysjes së diktaturës komuniste.

Ruaj me shumë mirënjohje pritjet, takimet që ishin për ne një mbështetje e madhe.

Por emigracioni dhe diaspora e Miçiganit kanë luajtur një rol thelbësor dhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shumë herë e kam pyetur veten, si ka mundësi, pse diaspora shqiptare krahasuar me të tjerat, numerikisht më e vogël, krahasuar me pasuritë e të tjerave, më pak e pasur, por arrin të luajë një rol më të madh në historinë e vendit se sa diaspora e shumë e shumë vendeve të tjera.

Se si ajo arrin të paraqitet dhe të dalë në ballë të përpjekjeve të kombit për lirinë dhe dinjitet kombëtar.

Përgjigjja është vetëm një, është atdhetaria, është shqiptarizmi, është patriotizmi i shqiptarëve në Miçigan dhe SHBA që i bën ata një nga diasporat më të fuqishme në çështjen shqiptare dhe çështjet e kombit të tyre.

Të dashur miq, ne bisedojmë sonte në një situatë shumë të veçantë.

Në një situatë kur në Shqipëri është vendosur ajo që Samuel Hantington e ka quajtur formën më të keqe të të gjitha diktaturave, mobokracia.

Kur 20 vite më parë lexoja Hantingtonin, një studiues i madh, por u befasova me vlerësimin e tij.

Ai e quante mobokracinë një dikaturë më të keqe se nazistën, se komunisten, se teokratiken.

Në Shqipëri u instalua mobokracia nga Edi Rama për dy arsye.

E para, ai ka një trashëgimi të bllokut komunist, me të cilin frika e qytetarëve përbën mjetin kryesor të sundimit.

Së dyti, ai kanabizoi Shqipërinë me një politikë zyrtare pothuajse, Edi Rama mbolli nga thellësitë e Alpeve të veriut në kufi me Plavën, gjer në Pogon me mijëra e mijëra plantacione kanabisi.

Dhe në këtë mënyrë, ai ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Por, kjo për qytetarët është diktaturë e krimit, drogës, e cila vendos në kutitë e votimit, vendos në parlament, vendos në qeveri, vendos në rrugë, vendos në pritë, vendos kudo.

Edi Rama hapi apo vendosi vendin tërësisht në sundimin e bandave më të rrezikshme.

Unë dua t’u jap shkurtimisht dy-tre të dhëna.

Sot në Tiranë keni konstatuar se ndërtohen si kërpudha kulla 30, 40, 50 katëshe.

Deri tani, investimi i tyre i kalon 4 miliardë euro. Nga këto, vetëm 800 milionë vijnë nga bankat. Të gjitha janë para droge, para të nëndheshme. Ka 56 mijë apartamente bosh. Çmimet janë më të tretat më të lartat pas Mynihut dhe Parisit.

Një njeri për të blerë një apartament, duhet të punojë 104 vite.

Shqiptarët kanë ikur, të dashur miq. Kurrë në histori në asnjë pushtim të cilitdo lloji qoftë, nuk ka ndodhur që nga viti 2014 gjer në vitin 2022, të braktisin Shqipërinë 34 përqind e shqiptarëve.

Shqipëria po zbrazet me Shqipëri, kombi po shkretohet.

Proceset elektorale, zgjedhjet, vdesin para se vota të hyjë në kuti.

Një makineri gjigante e blerjes së votës e bën procesin zgjedhor një farsë të vërtetë.

Shumë herë kam pyetur veten pse Hantington shkruan se mobokracitë janë forma më e egër? Ai thotë se ato nuk ndjekin asnjë rregull.

Por unë konsideroj mjerisht se ata kanë mbështetje jo të vogël ndërkombëtare.

Kanë mbështetje që e tejkalon imagjinatën tonë.

Ajo që keni dëgjuar me McGonigalin, ajo u garantoj ju se është maja e ajsbergut e fuqisë korruptive të narkoshtetit shqiptar.

Në këtë kontekst, Shqipëria kaloi këto vite, 3-4 vite, t’u them haptas, një grusht shteti.

Grushtet e shtetit për një vend nuk janë vetëm përmbytjet e qeverisë.

Jo, grushtet e shtetit ndodhin edhe kur synohet të përmbytet opozita.

Pse kjo? Se çdo vend ka sovranitet të brendshëm dhe të jashtëm. Në diktatura nuk ka sovranitet të brendshëm.

Pa opozitë, nuk ka sovranitet të brendshëm dhe ajo që ndodhi me lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros, kishte vetëm një qëllim, shndërrimin e opozitës shqiptare në një fasadë të Edi Ramës.

Me sakrifica, me përpjekje dhe ne jemi shqiptarë, ua them unë këtu një gjë ju, kur Sekretari i Shtetit më shpalli non-grata tetë vite pasi isha larguar nga çdo funksion, por vetëm mbroja interesin kombëtar të Kosovës, mbroja interesin publik në Shqipëri si detyrim madhor që ndjeja, unë pothuajse isha në prag të largimit tim nga politika.

Por vendimi i lobuar nga Xhorxh Soros dhe Edi Rama, pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, kishte vetëm një synim, asgjësimin e opozitarizmit të vërtetë në Shqipëri.

Natyrisht ishte vendim i gabuar.

I gabuar sepse ne jemi shqiptarë, ne kemi një shprehje: Zoti më ruajtë nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë.

U detyruam të gjithë si demokratë të bëjmë përpjekje të mëdha për të pasur opozitë Shqipëria.

Dhe sot Shqipëria ka opozitë, në kushtet më të vështira.

Pasi u gjetëm para të papriturës, menduan se e arkivuan Sali Berishën dhe e damkosën me turp, ai u rikthye falë mbështetjes së shqiptarëve.

Dhe ky ishte një dështim i madh në atë përpjekje që u bë.

Pas kësaj, hapën dosje dhe kujtuan se do blinin heshtjen time, po heshtja ime nuk mund të blihet.

Siç e dini, katër vite hetimi, në fund përfunduan tek pagesat që vajza ime ka bërë për mua, pagesa familjare apo bamirësitë e tyre ndaj fëmijëve autikë.

U ndala në këtë histori për të treguar se si u ndihmua instalimi i mobokracisë në Shqipëri.

Mirëpo, në çdo rrethanë, njeriu kurrë në qoftë se beson një kauzë të drejtë, nuk duhet ët dorëzohet.

Dhe ne u garantoj ju, nuk dorëzohemi, por ne do bëjmë një betejë me të gjithë forcën tonë që Shqipërinë ta kthejmë përsëri në rrugën e Zotit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit.

Në këtë kontekst, sot, ndoshta më shumë se asnjëherë, Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tuaj, për ndihmën tuaj, për angazhimin tuaj.

Kjo është diktaturë jo e lehtë. Unë u dhashë vetëm një shembull, por mund t’u jap shumë të tjera.

Dhe unë kam besim të plotë se kjo ndihmë, kjo mbështetje nuk do mungojë.

Jemi përpjekur për vite që diaspora të votojë. Kjo është e drejtë kushtetuese e juaja.

Mohimi i votës suaj ishte reminishencë e politikës hoxhiste ndaj diasporës dhe emigracionit.

Më në fund u arrit dhe këtë e konsideruam një zhvillim shumë të madh dhe kërkoj ndjesë para jush se u arrit me vonesë.

Por, kjo arritje, të dashur miq, është një potencial shumë i madh i juaji për të kontribuar në shpëtimin e vendit nga kjo diktaturë me votën tuaj.

Ndaj dhe ftoj çdonjërin prej jush, të bëjë gjithçka për të siguruar numrin më të madh të mundshëm të pjesëmarrjes tuaj në zgjedhjet e ardhshme.

Si një votë për shpëtimin e Shqipërisë, e cila në fakt po rrokulliset, po zbrazet si asnjëherë tjetër në historinë e saj.

Por meqë jam këtu tek roli juaj, mundësia juaj është shumë e madhe përsëri.

Të rrisni ndjeshmërinë tek ligjvënësit tuaj, të cilët historikisht kanë mbështetur shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë për situatën dramatike dhe për ndikimin armiqësor, antidemokratik, antishqiptar të superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros.

Unë dua t’u informoj ju se të gjitha projektet nga viti 2013, përveç periudhës së presidentit Tramp, madje edhe gjatë asaj periudhe, më falni, të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës me Serbinë, janë projekte të firmosura nga Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Beograd.

Ndarja e Kosovës, Ballkani i Hapur, droga në Shqipëri, reforma në drejtësi.

Të dashur miq, ju duhet të dini sot se Xhorxh Sorosi në trurin e reformës në drejtësi vendosi Luan Omarin, në të vërtetë hartuesin e Kushtetutës më famëzezë të kohës, Kushtetutës që shpalli Shqipërinë shtet ateist në vitin 1974.

A mund ta imagjinoni ju këtë?

Cilat janë pasojat e reformës në drejtësi sot, e cila u realizua me angazhimin total të diplomatëve sorosianë në Tiranë?

Cilat janë pasojat? Ua them unë ju. Sot çdo shqiptar, për një proces civil, dhe janë të dhëna zyrtare këto, duhet të presë 14.6 vite për një vendim në gjykatë. Për një çështje penale duhet të presë 10 vite.

Pra, kombi juaj, shqiptarët janë të vetmit në botë sot që nuk kanë një proces të drejtë ligjor.

Falë kësaj reforme, për të cilën taksapaguesit amerikanë kanë shpenzuar dhjetëra milionë.

Aspekti i dytë i kësaj reforme është prokuroria politike që përdoret në mënyrë absolute identike njëlloj si në kohërat më të zeza të diktaturës.

Sot në Shqipëri, liderët e tre partive kryesore opozitare janë në ndjekje penale.

Dy ditë më parë, një bashkëmoshatar i Belind Këlliçit, deputet, u burgos.

Pse u burgos? Ervin Salianji u burgos vetëm se Fatmir Xhafaj dhe vëllazëria Xhafaj është një nga vëllazëritë më të fuqishme të drogës dhe krimit në Shqipëri. Një vëlla i Fatmir Xhafës, i quajtur Geron Xhafa, ishte dënuar në Itali me vite të tëra, por bridhte mirë e bukur dhe nga Vlora drejtonte trafikun ndërkombëtar.

Një gazetar guximtar konstatoi se ai transportonte tonelata drogë nga Vlora drejt Italisë, në mbrojtje të plotë të vëllait të vet, ministër i Brendshëm.

Ervin Salianji publikoi regjistrimin. Trafikanti u transferua në Itali, në burg, i vëllai dhe dorëheqjen, por para se të jepte dorëheqjen, me dëshmitar të rremë të vërtetuar në mënyrë absolute, thanë se zëri nuk ishte i vëllait të ministrit dhe trafikanti e paditi deputetin tonë dhe pas 6 vitesh, Edi Rama me urdhër e nis 2 ditë më parë në burg, njeriun që i bëri shërbimin më të madh shqiptarëve, duke denoncuar një nga vëllazëritë më të fuqishme të drogës.

Ua dhashë këtë shembull se shembull të pafund mund të ju jap, për të kuptuar se sa jetik është roli i secilit prej jush dhe mbarë diasporës në përpjekjen e shqiptarëve kundër kësa diktature, në vendin ku ju jeni.

Unë u zgjata, pak më shumë në këtë ekspoze dhe ju them se, situata është e vështirë, por u them gjithashtu se ne absolutisht ne nuk dorëzohemi por do të bëjmë gjithçka për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje.

Me këtë rast u ftoj dhe njëherë, një mobilizim maksimal për të votuar në vitin 2025 për

Shqipërinë, por para se të votojmë për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike, ftoj ju, ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë të votojnë për Nik Gjonajn, kryetarin e ardhshëm të Oakland Countri.

Si një përfaqësues dinjitoz që bën krenar çdo shqiptar.

Miqtë e mi, ne jemi parti simotër e Partisë Republikane. Sigurisht unë nuk ndërhy në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por çfarë është anëtar i PD-së, dhe mbështetës i saj, e ftoj që me votën e tij të mbështesë partinë simotër republikane dhe kandidatin e saj.

Shumë faleminderit për vëmendjen që më kushtuat!

The post Berisha i bën thirrje diasporës: Vota juaj është një potencial shumë i madh për të shpëtuar vendin nga diktatura appeared first on Albeu.com.

Nuk bëri matjet mirë, shoferi përplas kamionin me zhavorr në një mbikalim në Detroit duke shkaktuar kaos masiv
Një kamion që po transportonte zhavorr u përplas në një mbikalim, duke shkaktuar një kaos masiv të mërkurën pasdite, në drejtim të perëndimit pas Van Dyke në Detroit. Sipas raportimeve kamioni u përplas në mbikalimin, i cili është në 6450 Frontenac Ave. Gjithashtu përveç kamionit të dëmtuar nuk ka pasur asnjë dëmtim të dukshëm në urë dhe trafiku është i hapur.

Ndërkohë në momentin e përplasjes, qendra dhe korsitë e djathta ishin bllokuar ndërsa policia dhe reaguesit e tjerë punonin në zonë. Ura Frontenac u rindërtua në vitin 2021. Megjithatë Policisë e Shtetit të Miçiganit nuk raporton për të lënduar.

The post Nuk bëri matjet mirë, shoferi përplas kamionin me zhavorr në një mbikalim në Detroit duke shkaktuar kaos masiv appeared first on Albeu.com.

Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, qeni i shpëton jetën (VIDEO)
Një 65-vjeçar nga Miçigani, i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.

Siç raportohet, 65-vjeçari kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit, pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur.

Oficeri që iu përgjigj rastit, kishte një litar në makinën e tij, por e kishte të pamundur të arrinte tek burri për shkak të shtresave të dobëta të akullit.

Kështu, qeni i pronarit u sigurua që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari.

Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta.

Siç raportohet, amerikani kishte qëndruar në ujë për rreth 16 minuta.

The post Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, qeni i shpëton jetën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Akuza ndaj 16 elektorëve të rremë për Donald Trump, në Miçigan
Të martën Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit ngriti akuza kriminale kundër 16 republikanëve që vepruan si elektorë të rremë në vitin 2020 për presidentin e atëhershëm Donald Trump. Ata akuzohen se kishin dorëzuar certifikata të falsifikuara që konfirmonin se ishin elektorë legjitimë, pavarësisht fitores së demokratit Joe Biden në shtetin e Miçiganit.

Prokurorja e Përgjithshme Dana Nessel, demokrate, njoftoi të martën se të 16 personat do të përballen me tetë akuza penale, përfshirë falsifikim dhe komplot për të kryer falsifikim zgjedhor. Nëse gjenden fajtorë ata mund të dënohen nga pesë deri në 14 vjet burg secili.

Mes të akuzuarve janë edhe tre ish-zyrtarë të lartë të Partisë Republikane të Miçiganit.

“Veprimet e elektorëve të rremë minuan besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve. Ne besojmë gjithashtu se shkelën qartë ligjet me të cilat ne administrojmë zgjedhjet në Michigan”, tha zonja Nessel në një deklaratë.

Elektorët janë individë të caktuar për të përfaqësuar votuesit në zgjedhjet presidenciale. Fituesi i votës popullore në secilin shtet përcakton se elektorët e cilës parti dërgohen në Kolegjin Zgjedhor, i cili mblidhet në dhjetor pas zgjedhjeve për të vërtetuar rezultatin.

Sipas pretendimeve, grupi është takuar brenda selisë së atëhershme të Partisë Republikane në Michigan, më 14 dhjetor 2020, dhe kanë nënshkruar emrat e tyre në certifikata ku thuhej se ata ishin elektorët e kualifikuar për zotin Trump. Këto dokumenta false më pas iu transmetuan Kongresit dhe Arkivit Kombëtar.

Janarin e vitit të kaluar, zonja Nessel kërkoi nga prokurorët federalë që të hapnin një hetim penal për 16 republikanët në fjalë.

Në shtatë shtete fushëbetejë, përfshirë Miçiganin, mbështetësit e zotit Trump nënshkruan certifikata që deklaronin në mënyrë të rreme se ai kishte fituar zgjedhjet në shtetet e tyre, dhe jo zoti Biden.

Certifikatat e rreme nuk u morën parasysh, por përpjekja e individëve në fjalë u është nënshtruar hetimeve, përfshirë nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e 6 janarit në Kongresin amerikan.

Certifikata të tilla të rreme u përdorën gjithashtu për të shpallur zotin Trump fitues në shtetet Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nju Meksiko, Nevada, Pensilvani dhe Viskonsin.

The post Akuza ndaj 16 elektorëve të rremë për Donald Trump, në Miçigan appeared first on Albeu.com.

Vrau 4 nxënës brenda shkollës, 15-vjeçari e mori armën dhuratë nga prindërit
Policia është në kërkim të prindërve të adoleshentit që vrau katër shokët e tij të klasës në një shkollë të mesme në Miçigan, disa orë pasi ata u ndoqën penalisht për vrasje nga pakujdesia sepse i blenë djalit të tyre një armë si dhuratë për Krishtlindje, duke injoruar shenjat paralajmëruese.

Një urdhër arresti është lëshuar për James dhe Jennifer Crabley . Ata u thirrën për t’u paraqitur sot në gjykatë, tre ditë pasi djali i tyre, 15-vjeçari Ethan u procedua penalisht.

Katër ditë para sulmit në shkollë, Ethan shoqëroi babanë e tij në një dyqan lokal armësh, ku James Crumbley bleu armën gjysmë automatike.

Më vonë atë ditë, Ethan postoi foto të armës në rrjetet sociale , duke shkruar: ” Sapo mora bukuroshen time të re sot”. Të nesërmen nëna e tij shkroi se të dy “provojnë dhuratën e tij të re të Krishtlindjes “.

Ligji i Miçiganit ndalon këdo nën moshën 18 vjeç që të blejë ose posedojë një armë zjarri. Disa përjashtime bëhen vetëm në rastin e gjuetarëve të licencuar, me kusht që ata të mbikëqyren nga një i rritur.

“Akuzat (kundër prindërve) synojnë të mbajnë përgjegjës për këtë tragjedi./albeu.com

The post Vrau 4 nxënës brenda shkollës, 15-vjeçari e mori armën dhuratë nga prindërit appeared first on Albeu.com.

Vrau 4 nxënës në ambientet e shkollës, 15-vjeçari në Miçigan akuzohet si i rritur
I dyshuari për të shtënat me amë zjarri në Miçigan do të përballet me akuzat për terrorizëm dhe vrasje të shkallës së parë , pasi la të vdekur brenda ambienteve të shkollës 4 nxënës  dhe plagosi 7 të tjerë.

Prokurorët akuzuan të mërkurën nxënësin e shkollës së mesme të Oksfordit, Ethan Crumbley, 15 vjeç, si i rritur.

Ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar motivin e sulmit.

Viktimat e ngjarjes së rëndë janë  Tate Myre, 16 vjeç, Madisyn Baldëin, 17, Hana St Juliana, 14 dhe Justin Shilling, 17.

Duke shpallur akuzat të mërkurën, prokurorja e Oakland County Karen McDonald tha se zyra e saj kishte “një mal me prova digjitale” për të treguar se i dyshuari kishte planifikuar sulmin “shumë përpara incidentit”.

Një shembull i tillë është një video e të dyshuarit një natë para të shtënave, në të cilën ai diskuton vrasjen e nxënësve.

McDonald tha se adoleshenti do të përballet me një akuzë për terrorizëm, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për sulm me qëllim për vrasje dhe 12 akuza për posedim të një arme zjarri, me akuza të mëtejshme të mundshme ndërsa hetimi do të shpaloset.

I dyshuari do të transferohet nga një qendër paraburgimi për të mitur në burgun lokal të qarkut, ku do të mbahet pa garanci./albeu.com

The post Vrau 4 nxënës në ambientet e shkollës, 15-vjeçari në Miçigan akuzohet si i rritur appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë në një shkollë në Miçigan, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur
3 persona janë vrarë dhe të paktën 6 persona u plagosën në një shkollë të mesme në Miçigan, pasi një person i armatosur hapi zjarr në periferi në veri të Detroitit.

Zyra e Sherifit të Qarkut Auckland njoftoi se autori i dyshuar është arrestuar dhe armë i është sekuestruar.

Zyra e Sherifit nuk sqaroi nëse të plagosurit ishin nxënës.

Shkolla është mbyllur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton./albeu.com

The post Të shtëna me armë në një shkollë në Miçigan, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRI/ I kërkuar për trafik droge në SHBA, gjykata e Tiranës vendos arrest me burg për malazezin
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Vulaj, i arrestuar  disa ditë më parë me qëllim ekstradimin drejt SHBA-ve.

Vulaj është shpallur në kërkim për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Miçigan, SHBA.

41-vjeçar malazez, nga Tuzi, drejtonte shpërndarjen e drogës në Michigan.

Dyshohet se Vulaj organizoi gjithashtu edhe dërgesën dhe dorëzimin e 10 kilogramëve kokainë në këtë distrikt që u zbulua nga agjentet e DEA-s./albeu.com

The post EMRI/ I kërkuar për trafik droge në SHBA, gjykata e Tiranës vendos arrest me burg për malazezin appeared first on Albeu.com.