mesuesja Archives - Albeu.com

Skandali në Kamëz ku mësuesja dhunon të miturit/ Reagon ministrja Mirela Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve
Këtë të mërkurë, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar  se mësuesja Mine Hasani, e cila ka ushtruar dhunë sistematike ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, është pezulluar nga puna.

Bëhet fjalë për rastin e denoncuar të martën, 24 shkurt, nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, shoqëruar me pamje filmike.

“Një mesazh për të gjithë prindërit dhe mësuesit, mbi rastin flagrant të dhunës së ushtruar nga një person që mbante xhaketën e mësuesit, si një sjellje e papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e arsimit.

Nga sot, personi nuk është më pjesë e trupës së mësuesve, ndërsa grupi i punës i ngritur për këtë çështje po vijon dokumentimin e plotë të përgjegjësive. Asnjë ngjarje e tillë nuk mund dhe nuk duhet të cenojë punën me përkushtim, me profesionalizëm dhe me pasion të mijëra mësuesve në të gjithë Shqipërinë, të cilët çdo ditë janë modeli më i mirë për fëmijët tanë”, thotë Kumbaro.

Gjithashtu, ministrja bën me dije se hetimi administrativ vazhdon me të gjithë zinxhirin komandues dhe me analizë të thelluar.

“Jo vetëm për të marrë masa ndaj një personi që nuk e meriton titullin mësues, por edhe për të kuptuar se cilat janë boshllëqet në zinxhirin e drejtimit, rolin e psikologëve dhe të drejtuesve të shkollës”, tha ajo.

Nga pamjet e siguruara me kamera të fshehtë, shihet se si mësuesja i godet fizikisht nxënësit, si edhe përdor gjuhë fyese, kërcënuese dhe degraduese ndaj tyre. Në një monitorim prej më shumë se një jave, rezulton, se shprehjet si “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”, ishin “buka e përditshme” e mësuese Mines.

“Sipas Urdhrit nr.31, datë 28.01.2020, lidhur me trajtimin e sjelljeve të dhunshme të mësuesve ndaj nxënësve, janë njoftuar Policia e Shtetit për ndjekjen e procedurave përkatëse si dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve për të vlerësuar çdo indikator të mundshëm të një situate risku për fëmijët.

Ky proces synon të garantojë transparencë të plotë dhe reagim të menjëhershëm institucional ndaj çdo situate që lidhet me sigurinë, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në institucionet arsimore”, njofton Ministria e Arsimit.

The post Skandali në Kamëz ku mësuesja dhunon të miturit/ Reagon ministrja Mirela Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Mësuesja në Kamëz dhunon të miturit (VIDEO)
Një denoncim tronditës, i publikuar nga emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan, hedh hije të rënda dyshimi se çfarë bëhet brenda mureve të shkollës.

Aty ku duhej të kishte dije dhe dashuri, ka vetëm fyerje dhe goditje!

Protagonistja kryesore e këtij denoncimi, është mësuesja kujdestare e shkollës 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë”, Mine Hasani.

Përmes pamjeve të siguruara me kamerë të fshehtë, është dokumentuar dhuna sistematike, fizike dhe verbale, që mësuesja ushtronte mbi nxënësit e mitur të ciklit fillor.

Monitorimi prej më shumë se një jave, ka zbuluar një realitet të frikshëm brenda mureve të klasës.

Mësuesja Hasani nuk kursen goditjet fizike ndaj fëmijëve 9-vjeçarë, ndërsa fjalori i saj është i mbushur me terma degradues dhe kërcënues.

Sipas pamjeve, shprehjet që përdoren rregullisht ndaj nxënësve janë fyerje të reja, nga “idiotë”, “kafshë”, te “zhulasa” e “kokë palarë”.

Prindërit pretendojnë se dhuna nuk është rast i izoluar, por praktikë e përsëritur, për të cilën janë ankuar disa herë në Drejtorinë e Shkollës, pa marrë zgjidhje.

Ky skandal ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e fëmijëve në mjediset shkollore dhe integritetin e figurës së mësuesit.

Pas publikimit të këtyre pamjeve filmike nga emisioni “Stop”, pritet reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për shkarkimin e mësueses dhe nisjen e procedimeve penale nga organet e drejtësisë për “keqtrajtim të të miturve”.

The post E rëndë/ Mësuesja në Kamëz dhunon të miturit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mësuesja franceze falënderon Princeshën Kate për punën e saj me fëmijët
Princesha e Britanisë Kate iu bashkua Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Camilla në një shëtitje mbretërore pas shërbesës së kishës së Krishtlindjes, gjatë së cilës ajo përshëndeti turmën, përfshirë mësuesin francez Louis, raportoi “Daily Mail”.

Louis, një mësuese angleze nga Franca, shfrytëzoi rastin për të falënderuar princeshën për punën e saj me fëmijët, duke vënë në dukje se sa shumë do të thotë për të puna e saj me fëmijët e vegjël.

“Të shkrova një letër sepse puna jote me fëmijët e vegjël do të thoshte shumë për mua. Unë jam mësuese në Francë dhe falë jush kam filluar diçka”, i tha Louis princeshës britanike.

Ajo e falënderoi për komplimentet dhe e inkurajoi të “vazhdojë të bëjë gjëra të mira”. Louis u takua më parë me Princeshën Kate kur ajo përshëndeti turmën në kurorëzimin e Mbretit Karli III dhe ai e përshkroi atë takim si një “ëndërr”.

Princesha e Uellsit hapi Qendrën e Fondacionit Mbretëror në 2021 për të nxjerrë në pah ndikimin e jashtëzakonshëm të fëmijërisë së hershme të një personi në transformimin e shoqërisë.

The post Mësuesja franceze falënderon Princeshën Kate për punën e saj me fëmijët appeared first on Albeu.com.

Prindi denoncon mësuesen në Tiranë: Më bullizon djalin, ka ankth dhe nuk do të shkojë në shkollë
Fiksi trajtoi këtë mbrëmje ankesën e një prindi  në lidhje me fëmijën e tij që bullizohej nga mësuesja e italishtes. Fëmija është në klasë të 6-të në shkollën “Osman Myderrizi” në kryeqytet.

Nëna e nxënësit tregon se fëmija i saj ka ankth sa herë ka italisht në shkollë dhe kjo vjen si rezultat i mësueses që e jep këtë lendë. Gjithçka sipas prindit ka filluar kur mësuesja Marsela Dina e ka dëgjuar njëherë denoncuesin ku i thoshte në oborr të shkollës djalit të saj të ndërronte bluzen.

“Këtë situatë ajo ia ka përmendur po atë dite në mësim djalit duke i thënë para klasës se  nuk ke si mëson me atë mama që ke ti” shpjegon denoncuesja.   Një ditë më vonë ajo pohon se mësuesja i ka grisur djalit të saj fletoren e detyrave po në mes të klasës. ” Këto situata kanë ndikuar tek djali dhe sa herë ai ka italisht nuk do të shkojë në shkollë duke gjetur në mengjes 1001 arsye” pohon prindi.

Por kjo nuk është e para ankesë për këtë mësuese. Fiksi zbulon se edhe prindër të tjerë e kanë ngritur si shqetësim mënyrën e sjelljes së mësueses Marsela Dina. Madje ata kanë bërë ankesë  për të edhe në zyrën e Bashkëqeverisjes për dhunën psikologjike që kjo mësuese ushtron tek nxënësit. Në ankesa ata kanë rënditur edhe injorimin që mësuesja u ka bërë kur është mbledhur Këshilli i Etikës dhe Komisioni i Disiplinës  duke injoruar dhe moszbatuar të drejtat dhe detyrimet e përcaktuar nga ligji për Arsimin Parauniversitar. Ankesa mbyllet me fjalinë “Dhuna psikologjike dhe presioni që mësuesja  ushtron ndaj fëmijëve duhet të ketë ZERO tolerancë dhe shpresojmë shumë në reagimin tuaj”.

Gjithashtu prindërit kanë depozituar ankesë edhe në ZVA.  Vetë shkolla ka marrë edhe masa ku një nga vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës  është ” paralajmërim për largim nga puna”.

Edhe në takimin që denoncuesja bëri me psikologen e shkollës , kjo e fundit pranon se mësusja është problematike. Djali i saj sipas psikologes së shkollës nuk është i vetmi nxënës që ka hasur dhunën psikologjike të mësueses. Madje ka nga ata fëmijë të cilët për shkak të saj janë larguar nga shkolla. Prindi ka takuar dhe mësuesen kujdestare për këtë problem, por kjo e fundit nuk pranon të merret me mësuesen e italishtes. Gjatë këtij takimi pjesë bëhet edhe mësuesja e italishtes Marsela Dina e cila mohon t’i ketë përmënd të ëmën nxënësit, por pranon që i ka grisur fletoren.  Arsyen se pse ia ka grisur nuk pranon ta japi, duke ikur dhe lënë prindin pa përgjigje.

Pas kësaj gazetarët e Fiksit u drejtuan vetë për në shkollën 9 vjeçare “Osman Mydezini” ku fillimisht takojnë psikologen e shkollës. Ajo u shpjegon se mësuesja ka shfaqur gjithmonë probleme me fëmijët dhe jo vetëm. Psikologia shpjegon se mësuesja nuk ka gjetur mënyrën e bashkëpunimit as me kolegët e saj. Madje ajo vetë e ka referuar disa herë  dhe Komisioni i Etikës dhe Disiplinës kanë marrë dhe masa. Plus po nga ana e shkollës është vënë në dijeni për rastin edhe ZVA-ja si dhe Ministria e Arsimit, por edhe pse është thirrur dhe këshilluar, vazhdojnë të njëjtat probleme shprehet psikologia për Fiksin.

Fiksi kërkon të takojë edhe mësuesen e italishtes Marsela Dina ku e presin për më shumë se 4 orë, pasi mësuesja kishte me vete fëmijën e saj.  Ajo u kërkon gazetarëve që intervistën ta zhvillonin në shtëpinë e saj pasi aty kishte edhe të dosjet  me vendimet që ishin marrë.  Pasi sipas mësueses Dina ajo ka një vendim që është e diskriminuar nga kolegët dhe drejtoresha, vendim i marrë nga Komisioni Diskriminimit.

Mësuesja Marsela Dina shprehet se mësimin e ka zhvilluar brenda rregullave dhe se fëmijës nuk i ka grisur gjithë fletoren, por vetëm faqet ku nxënësi ka shkruar për lëndët e  tjera tek fletorja e italishtes. Mësuesja mohon të ketë probleme me nxënësit, por nuk mohon që ka probleme më kolegët. Kjo sipas saj ka nisur para 4 vitesh kur ka kërkuar të japë mësim vetëm 4 orët e para, pasi i vjen në ndihmë fëmijës së saj më aftësi të kufizuara. ” Për kolegët  çështja e orarit  nuk është parë me sy të mirë  dhe nxjerrin këto arsye, por me fëmijët nuk kam pasur probleme” shprehet mësuesja Dina.

Fiksi pa edhe vendimin e Komisionit të Diskriminimit , ku thuhet se nuk ka diskriminim për këtë mësuese dhe i rekomandon shkollës disa masa me qëllim parandalimin e çdo sjelljeje që e nxit atë. Në pikën 1 dhe 4 të këtij vendimi rrëzohen poshtë pretendimet e mësueses për diskriminim.

The post Prindi denoncon mësuesen në Tiranë: Më bullizon djalin, ka ankth dhe nuk do të shkojë në shkollë appeared first on Albeu.com.

I shpëtoi tërmetit, mësuesja humb jetën duke shpëtuar macen e saj
Një mësuese ka ndërruar jetë pak metra larg banesës, teksa po përpiqej të shpëtonte macen e saj nga një ndërtesë që u shemb në Hualien, Tajvan pas tërmetit 7.2 ballë të mërkurën.

Gruaja u bllokua nga një pasgoditje tërmeti pasi ajo u kthye në bllokun tetëkatësh në rrugën Xuanyuan, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Hualien. Trupi i 33-vjeçares, me mbiemrin Kang (康), u gjet e mbërthyer nën një kolonë pa shenja jete rreth orës 14:00.

Kang, një mësuese e shkollës së mesme, u pa për herë të fundit duke u thënë fqinjëve se po kthehej në ndërtesë për të shpëtuar macen e saj. Gjithsej 24 të tjerë u shpëtuan nga ndërtesa 38-vjeçare, katër prej të cilëve kërkonin shtrimin në spital.

The post I shpëtoi tërmetit, mësuesja humb jetën duke shpëtuar macen e saj appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Mësuesja Ina Kasimati mbyll sytë përgjithmonë, humb betejën me sëmundjen e rëndë
Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh. Lajmin e trishtë e dha një nga miqtë e saj, Erjon Kristo.

Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

Muajt e fundit, ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej.

“Zysh Ina i mbylli sytë përgjithmonë!

Me trishtim të thellë mora lajmin e ikjes nga jeta të zysh Ina Kasimatit.

Zysh Ina iku nga kjo jetë, por la pas shembullin më të mirë, sesi njeriu nuk duhet të dorëzohet kurrë përballë çdo vështirësie me të cilën mund të përballet.

Zysh Ina la pas shembullin sesi duhet të jetë modeli i një mesuesi, duke i dedikuar jetën një profesioni që e pa si mision.

Zysh Ina la pas shembullin më të mirë sesi duhet të jetë një grua e një nënë, e pathyeshme dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Zysh Ina la pas shembullin e një LUFTËTAREJE që nuk u dorëzua kurrë!!!

Zysh Ina mbylli sytë në Vlorën e saj, pasi shqiptarët u bënë bashkë edhe njëherë, për ta sjellë në Shqipëri, për të plotësuar dëshirën e mësuese Inës.

Qofsh në paqe e mira Ina, njeriu i vlerave, i betejave, njeriu që nuk u dorëzua kurrë! Të qoftë dheu i lehtë.

Ngushëllime familjarëve!”.

The post E trishtë/ Mësuesja Ina Kasimati mbyll sytë përgjithmonë, humb betejën me sëmundjen e rëndë appeared first on Albeu.com.

Mësuesja shtatzënë vdes papritur në klasë, disa javë para lindjes!
Një mësuese shkolle në periferi të New York, SHBA, e cila për katër javë priste të sillte në jetë beben e saj ka vdekur pasi humbi ndjenjat në klasë.

29 vjeçarja Courtney Fannon, jepte mësim në shkollën rurale Kendal në veriperëndim të Rochester, por u gjet pa ndjenja të premten, raporton rrjeti USA Today.

E reja kishte humbur ndjenjat pak pasi i kishte dërguar një mesazh teksti bashkëshortit të saj Kurtis, shkruante gazeta, pa thënë se çfarë ishte përmbajtja e tekstit.

Fannon ishte dërguar në spital ku doktorët tentuan t’i shpëtonin jetën asaj dhe bijës së palindur, të cilës prindërit i kishin zgjedhur dhe emrin, Hadley Jaye.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

“Kemi humbur 2 shpirtra të mrekullueshëm, Courtney Fannon e Hadley Jaye Fannon, ndoshta se nuk ishim gati të jetonin në një botë bashkë me to,” shkruante bashkëshorti i gruas, Matt Smith në një faqe donacionesh.

“Ato u ndanë nga jeta natën e 8 marsit, pas një ngjarjeje tragjike e të paparashikuar”, shtonte ai, teksa faqja kishte akumuluar $53,000 deri mëngjesin e sotëm.

Fannon jepte mësim për fëmijët me nevoja të veçanta prej vitit 2018.

“Courtney i shërbente me pasion nxënësve të saj çdo ditë. Kur nuk ishte në klasë me nxënësit ajo ishte në shkollë duke buzëqeshur e përshëndetur të gjithë, shkruante rrjeti USA Today.

Fannon ishte martuar me Kurtis në gusht 2022 pas 10 vitesh së bashku, dhe ishte vetëm 4 javë para lindjes.

The post Mësuesja shtatzënë vdes papritur në klasë, disa javë para lindjes! appeared first on Albeu.com.

E tmerrshme/ Mësuesja e sapomartuar rrëfen se ka abuzuar seksualisht me 13 dhe 14-vjeçare
Një mësuese e porsamartuar nga Iowa, SHBA, e cila u deklarua fajtore për abuzimin seksual të nxënësve adoleshentë, përballet me 33 vite burg.

24-vjeçarja Cassidy Krauss, mësuese në shkollën IKM Manning, u martua korrikun e kaluar, por martesa e saj nuk zgjati shumë. Më 28 gusht, burri i saj i ri i quajtur Zachary bëri kërkesë për divorc, i tronditur nga zbulimet për të kaluarën e errët të gruas së tij, e cila kishte ngacmuar dy djem adoleshentë, 13 dhe 14 vjeç.

Tre ditë para se të paraqiste kërkesën për divorc, mësuesja dha dorëheqjen për të shmangur shkarkimin, thanë zyrtarët e shkollës.

Të hënën e kaluar, Kraus u deklarua fajtor për akuzat për abuzim seksual dhe sjellje të pahijshme me të mitur, si dhe ekspozim të të miturve ndaj materialeve të turpshme, sipas New York Post. Kraus “shpërndau me vetëdije materiale të pahijshme” përmes Snapchat të një djali midis janarit dhe majit 2022 dhe dy të tjerëve midis janarit dhe qershorit 2023 – ky i fundit pak para dasmës së saj, raportoi Law&Crime. Në maj të vitit 2022, ajo ngacmoi një djalë 13-vjeçar duke e “përkëdhelur dhe prekur”, sipas ankesës. Kraus gjithashtu abuzoi seksualisht me një djalë 14-vjeçar midis 17 janarit dhe 31 janarit 2023, thanë zyrtarët.

Vendimi i dënimit të 24-vjeçares është caktuar për datën 11 mars.

The post E tmerrshme/ Mësuesja e sapomartuar rrëfen se ka abuzuar seksualisht me 13 dhe 14-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 11-vjeçar në makinën e saj
Një mësuese në Connecticut dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçar në makinën e saj jashtë shkollës së tij.

42-vjeçarja Alison Kranik, përballet për akuzat me sulm seksual, akuza për rrezikun e lëndimit të një të mituri dhe dëmtim të moralit të fëmijëve.

Gjatë një periudhe dymujore, djali “doli fshehurazi nga shtëpia e tij në të paktën 14 raste gjatë orëve të natës për t’u takuar me Kranik.”

Ai dhe Kranik dyshohet se kishin bërë seks në makinën e saj disa herë dhe gjithashtu ishin puthur në shkollën Horace Porter në Kolumbia, sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga NBC Connecticut.

Djali i tha policisë se të dy ata “kanë bërë seks në automjetin e saj” në shkollën Horace Porter.

Djali i tha një të afërmi se ai kishte komunikuar më parë me mësuesen përmes iMessage dhe Snapchat përpara se komunikimi i tyre të kalonte në Discord. Kranik “manipuloi emocionalisht djalin që të kalonte më shumë kohë me të”.

E pandehura ka mohuar akuzat dhe u tha hetuesve se ajo nuk kishte filluar marrëdhënien seksuale dhe  “minimizoi çdo kontakt të papërshtatshëm me djalin.”

Ajo gjithashtu pretendoi se po përpiqej ta ngushëllonte atë sepse ishte e shqetësuar për çështjet familjare, thanë zyrtarët. Kraniku u pushua nga shkolla e mesme pas përfundimit të hetimeve./albeu.com

The post Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 11-vjeçar në makinën e saj appeared first on Albeu.com.

Çudira shqiptare! Nxënësi i thyen krahun me karrige, drejtoresha pezullon mësuesin
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi i cili sipas drejtoreshës së shkollës është pezulluar nga detyra se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.

Por pezullimi ka ardhur pasi mësuesi është ankuar për drejtoreshën për moskryerjen e detyrave funksionale. Drejtoresha e shkollës nuk lajmëroi ambulancën dhe institucionet për incidentin, pezulloi mësuesin që u ankua për të. Pretendimi i saj është se mësuesi ka ushtruar dhunë, por këtë gjë nuk e ka kallëzuar askund.

E gjithë ngjarja e ka zanafillën në datën 3 nëntor në shkollën “Meleq Gosnishti” në Patos.

Aleksandër Semanjaku mësues prej 45 vitesh në arsimin fillor, ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoresha e ka pezulluar nga detyra padrejtësisht.

“Në pushimin e gjatë një nxënës i klasës së 8-të i ka thyer krahun një nxënësi të klasës së 5-të, unë shtyva nxënësin e klasës së 8-të në mënyrë që t’i ndaja, më vonë më akuzuan për dhunë“, tregon mësuesi.

Me sy të përlotur ai thotë se nuk ka dhunuar kurrë një fëmijë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë vërejtje në profesionin e tij. Por masa e pezullimit erdhi se mësuesi u ankua për drejtoreshën e shkollës, pasi kjo e fundit nuk mori asnjë masë për nxënësin e dëmtuar. Minimalisht nuk lajmëroi ambulancën dhe asnjë institucion.

“Sapo u ankova për drejtoreshën , ajo më pezulloi me arsyetimin se kam dhunuar“, thotë mësuesi.

Ballafaqimi mes mësuesit dhe drejtoreshës së shkollës bëhet në zyrën e saj, ku kjo e fundit herë thotë ke ushtruar dhunë herë nuk ke ushtruar, dhe pas bisedave ka një vendim pezullimi në të cilin thuhet se pezullimi erdhi se u ankua një prind.

Ndërkohë në takimin që mësuesi bëri me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore Patos, Zamira Velçani , kjo e fundit ishte e qartë se mësuesi u pezullua për hakmarrje nga drejtoresha. Ajo i thotë se ankesa e tij kundrejt drejtoreshës ishte strumbullari i pezullimit.

Por ndryshe sillen drejtueset kur shkojnë gazetarët E Fiksit. Drejtoresha e shkollës , Entela Kënaçi nuk pranon që mësuesi ka ushtruar dhunë, ajo thotë se e pezulloi mësuesin pasi pa faktet por nuk tregon çfarë faktesh.

Ajo pranon se nuk ka lajmëruar asnjë institucion për situatën në shkollë.

Drejtoresha e ZVA-këtë herë është e qartë, ajo thotë unë nuk kamë parë dokumentet dhe nuk e njoh situatën, ndaj kërkon një shkresë zyrtare, ndryshe nga biseda me mësuesin ku fajësonte këtë të fundit për ankesën ndaj drejtoreshës.

Ndërkohë drejtoresha e DRAP, Flutura Meçaj, edhe pse kjo situatë kishte 10 ditë që kishte ndodhur, nuk dinte që ka një mësues të pezulluar. Meçaj premton për gazetarët se do ngrihet një grup pune që do sqarojë të gjitha veprimet e drejtoreshës.

The post Çudira shqiptare! Nxënësi i thyen krahun me karrige, drejtoresha pezullon mësuesin appeared first on Albeu.com.