mësimin Archives - Albeu.com

Mbyllja e TikTok/ Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin që ditën e hënë, orën e parë
Gjatë një konference me gazetarët, kreu demokrat Sali Berisha, ka folur sërish për vendimin e Qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, teksa opozita ka thirrur një protestë kombëtare më 15 Mars.

Berisha u bëri thirrje të rinjëve që të ngrihen në mbrojtje të TikTokut dhe kundër diktaturës dhe censurës, pasi sipas tij, aty ku fillon censura, fillon diktatura.

Berisha u bëri thirrje që të bojkotojnë mësimin që ditën e hënë në orën e parë.

“Së pari njëherë, protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë me datën 15 do jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria gjer sot. Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe, që ka smartfonin, përballet, del, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTokut dhe kundër censurës. Unë u them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura, fillon diktatura. Ndaj, dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktin tuaj, pjesëmarrjen në protestë, bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme.

Babai i tij ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës me 10 gusht 1988 vetëm për vargjet që ai shkroi kundër babait të Edi Ramës dhe miqve të tij. Edi Rama rikthehet tek instinktet e tij atërore sepse ju i keni bërë kritika apo e keni tallur për arrogancën e tij dhe ai tani kthehet dhe e mbyll. Por unë kam edhe një thirrje tjetër se e shoh që temperatura e kësaj revolte tek të rinjtë po ngjitet me shpejtësi.

Kam një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve. Po, ia vlen. Të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja, ai që u vë censurën, ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Këtu problemi është se një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj, kërkon të varë në sheshin ‘Skënderbej’ TikTokun, pse e kritikoni ju, atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë.

U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Atëherë ua lë në dorën tuaj ta çojnë të martën, por doja ta fillonit të hënën me një bojkot të orës së parë. Dhe u garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore. E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, –  shprehet Berisha.

The post Mbyllja e TikTok/ Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin që ditën e hënë, orën e parë appeared first on Albeu.com.

Klos/ Nxënësit bojkotojnë mësimin, shkak klasa kolektive
Prej dy ditësh, nxënësit e klasës së parë dhe të katërt në shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Temo” në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç, në Bashkinë e Klosit, kanë bojkotuar mësimin.

Shkak për këtë bojkot, bëhet bashkimi i këtyre klasave në një klasë kolektive.

Prindërit dhe gjyshërit e nxënësve, kërkojnë që mësimi të bëhet si vitin e kaluar ku secila klasë të ketë mësuesin e tij.

Ata thonë se do të vijojnë protestën dhe bojkotin e mësimit, deri kur kërkesa e tyre të merret parasysh.

Drejtues të ZVA Klos thanë se problemi po shqyrtohet, ndërsa shkak për bashkimin e klasave është bërë ulja e numrit të nxënësve.

Veç problemit të bashkimit të klasave në kolektive, prindërit ngrejnë shqetësimin edhe për kushtet në këtë godinë arsimore, pasi sipas tyre është bërë vetëm lyerja nga jashta e asnjë meremetim brenda.

The post Klos/ Nxënësit bojkotojnë mësimin, shkak klasa kolektive appeared first on Albeu.com.