meshe Archives - Albeu.com

Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë
Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra besimtarëve në Korsikë, një bastion i besimit katolik, udhëtimi i parë ndonjëherë i një Ati të Shenjtë në ishullin francez mesdhetar. Ceremonia, e ndjekur nga rreth 9,000 persona dhe e ndjekur nga një numër i ngjashëm besimtarësh në ekranet gjigante, sipas autoriteteve lokale, ishte pika kulmore e një udhëtimi njëditor ku Papa Françesku preku çështje nga laiciteti shtetëror i Francës deri tek thirrjet për paqe në Lindjen e Mesme. “Ka një kombinim solemniteti, sinqeriteti, emocionesh”, tha Fabienne Mazza, një nga 300 këngëtaret që morën pjesë në meshë. “Prania e tij këtu na e bën të vështirë kontrollin e emocioneve tona.”

Ati i Shenjtë mbërriti me avionin papal të dielën në mëngjes përpara se të dilte në rrugët e mbushura të kryeqytetit Ajaçio me automjetin e posaçëm papal, duke bekuar fëmijët, një grua 108-vjeçare dhe madje edhe një picë të mbajtur nga një pronar restoranti.

Nga turma dëgjoheshin thirrjet e “evivva u papa” (“rroftë Papa” në gjuhën korsikane).

Me një shenjë ende të dukshme në fytyrë nga një rrëzim para disa ditëve, Papa Françesku gjithsesi u shfaq në humor të mirë, i buzëqeshur gjatë gjithë aktiviteteve të ditës. Autoritetet lokale thanë se rreth 12,000 vetë kishin dalë për të përshëndetur Papën në rrugë.

“Kjo është e jashtëzakonshme, jam e prekur, është një moment magjik, një shans i rrallë,” tha Solene Pianacci, një drejtoreshë shkolle 44-vjeçare, në një nga ndalesat e Françeskut në katedralen e kryeqytetit.

Ndalesa e parë e papës 87-vjeçare ishte mbajtja e fjalës përmbyllëse në një konferencë mbi fenë në Mesdhe. Ai bëri thirrje për “një koncept të laicitetit që nuk është statik dhe fiks, por në zhvillim dhe dinamik”. Komentet prekën një temë të ndjeshme për Francën. Laicizmi i rreptë shtetëror fillimisht u vendos për të frenuar ndikimin e Kishës në jetën publike, por tani përdoret më shpesh kundër simboleve të Islamit si shamia myslimane e kokës ose hixhabi.

Papa Françesku më vonë bëri thirrje për paqe “në të gjithë Lindjen e Mesme”, por edhe për “popullin ukrainas dhe popullin rus”, si edhe u lut për territorin francez të Oqeanit Indian, Mayotte, i goditur nga një ciklon.

Ajaço ishte zbukuruar në ngjyrat papale, të verdhë dhe të bardhë, ndërsa në rrugë ishin ndaluar makinat ishin dëbuar nga rrugët qendrore me ndalime parkimi. Rreth 2,000 përforcime policore u dërguan në Ajaço për të konsoliduar masat e sigurisë.

Udhëtimi i shkurtër i Françeskut vjen vetëm një javë pas hapjes së Katedrales Notre Dame në Paris pesë vjet pas një zjarri shkatërrues ku ai nuk mori pjesë. Në ceremoninë për hapjen e saj morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Por ai ra dakord për udhëtimin në Korsikë të organizuar nga kardinali popullor i ishullit, 56-vjeçari Francois-Xavier Bustillo. I veshur me një mantel rozë tradicional për të dielën e tretë të Adventit (Ardhjes), Françesku falënderoi Bustillon gjatë meshës për “këtë ditë kur (ai) ndihej sikur ishte në shtëpinë e tij”. Kardinali u përgjigj se vizita kishte qenë një “bekim i vërtetë për Korsikën”, ku Kisha lokale thotë se rreth 90 përqind e 350,000 banorëve janë katolikë.

Takimi i fundit i Atit të Shenjtë pas meshës ishte një takim me Presidentin Emmanuel Macron në aeroport përpara nisjes së tij. Sipas një medias franceze zoti Macron i dhuroi Papës një libër që përshkruan në detaje restaurimin e Notre Dame.

E diela shënoi vizitën e tretë të Françeskut në Francë si Papë, pas qytetit lindor të Strasburgut në vitin 2014 dhe portit mesdhetar të Marsejës vitin e kaluar — edhe pse asnjë nuk ka qenë një vizitë zyrtare shtetërore në vend.

Aleatët e tij theksojnë se Papa, që e vë theksin tek njerëzit më të varfër të botës, u shmanget kryesisht kryeqyteteve dhe pritjeve luksoze.

Vizita në Korsikë ishte udhëtimi i tij i 47-të jashtë Vatikanit që kur u zgjodh në vitin 2013 dhe e treta në vitin 2024. Disa nga ato vizita kanë qenë rreth Mesdheut, nga ishulli grek i Lesbosit në Maltë dhe në Siçili.

Por kjo është vizita e parë e një pape në Korsikë, një rajon francez me një identitet të veçantë, me një prirje të fortë për autonomi dhe një status të veçantë kushtetues që aktualisht po diskutohet mes Parisit dhe zyrtarëve të zgjedhur vendas.

Në fjalën e tij të mëngjesit të së dielës, Papa Françesku paralajmëroi kundër ndjenjave fetare që “shfrytezohen nga grupe që duan vetëkënaqësi duke nxitur polemika, mendjengushtësi, ndarje dhe qëndrime përjashtuese”.

Mesazhi vjen ndërsa një lëvizje e re nacionaliste korsikane e ekstremit të djathtë, Mossa Palatina, bën fushatë për të “riafirmuar përparësinë e katolicizmit” dhe për t’u siguruar që “Korsika të mos bëhet kurrë një Lampeduza tjetër” – ishulli italian ku kanë zbritur shumë emigrantë që shpresojnë të arrijnë në Evropë. Vetë Papa ka mbrojtur prej kohësh qëndrimin se emigrantët duhet të mirëpriten./VOA

The post Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë appeared first on Albeu.com.

Varroset Papa Benedikti XVI
Në Vatikan, përmes një ceremonie kishtare, është varrosur Papa Benedikti XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare.

Mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.

Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku.

Gjatë ceremonisë, Papa Françesku, përmendi fjalët e fundit të Krishtit: “At, në duart tuaja ta dorëzoj shpirtin tim”.

Ai tha se besimtarët urojnë të njëjtën gjë për Benediktin.

“Duke u mbështetur në fjalët e fundit të Zotit dhe si dëshmitarë të gjithë jetës së tij, edhe ne, si komunitet kishtar, duam të ndjekim hapat e tij dhe t’ia dorëzojmë shpirtin e vëllait tonë në duart e Atit”.

Ai përfundoi duke thënë: “Ne të gjithë së bashku duam të themi, At në duart tuaja ta dorëzojmë shpirtin e tij. Benedikt, mik besnik i Krishtit, qoftë i plotë gëzimi yt teksa ti dëgjon zërin e tij, tani dhe përgjithmonë”.

Pas ceremonisë në sheshin e Shën Pjetrit, ka nisur shërbesa private në bazilikën e Vatikanit.

Sipas autoriteteve, ceremoninë sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e kanë ndjekur deri në 100.000 persona.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania ishin ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit u ftuan edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit u dërgua nga bazilika dhe u vendos para altarit, ndërsa besimtarët do të thanë lutje kishtare. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Pas meshës, arkivoli prej qiparisi i Benediktit u vendos brenda një arkivoli prej zinku, më pas në një arkivol të punuar me dru lisi dhe do të varroset në varrezat që gjenden nën bazilikë, ku dikur gjendej edhe varri i Papa Gjon Palit II. Më pas, arkivoli i Benediktit do të zhvendoset në katin e sipërm, në bazilikën kryesore.

Afër 200.000 persona bënë nderime para arkivolit të Benediktit gjatë tre ditëve të kaluara më Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ish-kreu i Kishës Katolike, emri i vërtetë i së cilit ishte Joseph Ratzinger, vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Ai konsiderohej si një prej teologëve më të mirë të shekullit XX dhe e kaloi jetën e tij duke iu përmbajtur doktrinës së Kishës.

Benedikti do të mbahet mend në histori për një akt të veçantë e revolucionar që ndryshoi të ardhmen e papatit: Ai u pensionua, duke u bërë papa i parë në gjashtë shekuj që u tërhoq nga drejtimi i Kishës Katolike.

Papa Françesku e ka vlerësuar lart kurajën e Benediktit për t’u tërhequr në momentin kur ai besoi se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën. Sipas Françeskut, ai “hapi derën” që edhe papët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Françesku tha se për vete ka lënë udhëzime të shkruara për kushtet, në të cilat ai po ashtu do të jepte dorëheqje nëse nuk do të ishte i aftë të vazhdonte punën.

Benedikti u zgjodh papë më 2005 në moshën 78-vjeçare dhe u bë papa më i vjetër që u zgjodh në krye të Vatikanit. Ai udhëhoqi Kishën për pothuajse tetë vjet dhe më 2013 dha dorëheqje.

Ai u bë Papa i parë që u dorëhoq që nga viti 1415, kur nga drejtimi i Kishës ishte tërhequr Gregori XII.

Trashëgimia e Papa Benediktit u dëmtua nga skandalet për abuzim seksual nga priftërinjtë. Më herët gjatë këtij viti, Benedikti pranoi se kishte bërë gabime gjatë trajtimit të rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut gjatë viteve 1977-1982.

Ai kërkoi që priftërinjtë që përdhunonin fëmijë të ndëshkoheshin nga Selia e Shenjtë. Si kardinal dhe papë, ai miratoi legjislacione që rezultuan me shkarkimin e 848 priftërinjve nga viti 2004 deri më 2014. Megjithatë, të mbijetuarit e abuzimeve e mbajtën atë përgjegjës për skandalin dhe e akuzuan atë se kishte dështuar që të sanksiononte peshkopët./rel

The post Varroset Papa Benedikti XVI appeared first on Albeu.com.