mes zonjash Archives - Albeu.com

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe”
Në mars të këtij viti, pas paralajmërimeve të mëhershme nga Kryeministri, qeveria shqiptare vendosi të mbyllë për një periudhë njëvjeçare aksesin në aplikacionin TikTok, duke e konsideruar atë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe edukimin e të rinjve.

Por përtej retorikave politike, reagimet më të forta nuk erdhën nga ekspertët, por nga vetë përdoruesit – dhe më të prekurit duket se ishin vetë tiktokerët, të cilët e kanë kthyer platformën në një mjet fitimprurës dhe burim të rëndësishëm të ekspozimit të tyre publik.

Megjithatë, frika se TikTok do të zhdukej nga jeta virtuale shqiptare nuk zgjati shumë. Instalimi masiv i aplikacioneve VPN bëri që përdoruesit në Shqipëri të vijonin aksesin, ndërsa shumë nga tiktokerët më të ndjekur jetojnë jashtë vendit dhe nuk u prekën nga bllokimi.

Platforma vazhdoi të funksionojë dhe, bashkë me të, rifilluan edhe përplasjet e zakonshme publike, që shpesh kalojnë kufijtë e debatit të shëndetshëm.

Një nga rastet më të komentuara është ai i Matildës, një tiktokere me mbi 400 mijë ndjekës, e cila është njohur për videot e saj me humor, biseda interaktive dhe veçanërisht për angazhimin në kauza humanitare.

Ajo është kthyer në një figurë publike me ndikim, por njëkohësisht edhe në shënjestër të sulmeve të përsëritura nga një grup grash që janë po ashtu aktive në TikTok.

Zanafilla e përplasjeve duket të jetë një incident humanitar: aksidenti i një gruaje nga Malësia e Madhe, Mimoza, gjithashtu aktive në TikTok.

Për ta ndihmuar, Matilda dhe ndjekësit e saj organizuan një “GoFundMe” për transportin dhe trajtimin e saj në Itali. Nisma u përshëndet nga shumë ndjekës, por nxiti reagime të ashpra nga një grup i drejtuar nga Dorina Meta, një 37-vjeçare nga zona e Lushnjes, e cila e akuzoi publikisht Matildën për manipulim dhe përfitim të padrejtë nga paratë e donatorëve.

Pas kësaj, nisi një fushatë e mirëorganizuar denigrimi ndaj Matildës dhe miqve të saj virtualë, me fyerje dhe shpifje të përsëritura në transmetime live.

Vetë Matilda ka rrëfyer historinë e saj të vështirë në Itali, ku, sipas deklarimeve të saj, ka qenë viktimë e një rrjeti shfrytëzimi dhe si njohja me bashkëshortin aktual, e ka ndihmuar të rindërtojë jetën dhe të ndihmojë të tjerët.

Por, në vend që rrëfimi i saj të shërbente si frymëzim, ajo u përball me akoma më shumë sulme. Gratë e grupit kundërshtar e akuzuan për gënjeshtra dhe “hajdutëri” në lidhje me fondet, ndonëse nuk është paraqitur asnjë provë zyrtare kundër saj.

Ndërkohë, Matilda ka vazhduar të shpërndajë raste të tjera humanitare, përfshirë një iniciativë që çoi në mbledhjen e 70 mijë eurove për një të sëmurë rëndë, e cila përfundoi me sukses dhe u përshëndet nga qindra ndjekës.

Sulmet e vazhdueshme, me një gjuhë shpesh të papërmbajtur, me sharje e akuza personale, kanë filluar të duken si përndjekje sistematike.

Përveç Matildës, edhe personazhe të tjerë të njohur janë përfshirë në këtë “luftë virtuale”, e cila shpesh kalon në raportime për ofendime me natyrë seksiste, përgojime mbi marrëdhënie intime dhe një lloj “moralizmi të dhunshëm” nga gratë e grupit kundërshtar.

Kjo ngjarje e ka kthyer edhe një herë vëmendjen te fenomeni i bullizmit digjital në Shqipëri, sidomos ndaj grave që guxojnë të ekspozohen publikisht dhe të kenë ndikim social.

Rrjetet sociale, që duhet të jenë hapësira komunikimi e bashkëpunimi, shpesh po shndërrohen në arenë linçimesh dhe përçarjesh, ku nuk kursehen as tragjeditë personale.

Pavarësisht presionit, Matilda ka deklaruar se do të vazhdojë të ndihmojë personat në nevojë dhe se nuk do të tërhiqet përballë sulmeve.

Ndërkohë, komuniteti i TikTok-ut shqiptar mbetet i ndarë: mes mbështetjes për bamirësinë dhe përfshirjes në grindje që shpesh kalojnë çdo kufi etik./Emisioni “Piranjat”

The post Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe” appeared first on Albeu.com.