mes BE-së Archives - Albeu.com

Përfiton dhe Shqipëria, miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së.

Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.

Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian, u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor, informon REL.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.

Komisioni Evropian në muajin shkurt, kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.

“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.

Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm.

Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.

Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit. Aktualisht, internet eSIM, po perdoret si opcion i sherbimeve roaming ne Ballkan dhe me gjere.

The post Përfiton dhe Shqipëria, miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Albeu.com.