merz Archives - Albeu.com

Sheshohen tensionet? Kancelari Merz bisedë telefonike me Donald Trump
Pas konflikteve të tyre të fundit në publik Friedrich Merz dhe Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike. Merz shkroi në platformën X se biseda kishte qenë “e mirë” dhe se të dy kishin ranë dakord se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjithashtu, sipas Trumpit dhe Merzit ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. Sipas kancelarit Merz tema të tjera të bisedës telefonike me presidentin amerikan ishin gjetja e një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën si dhesamiti i NATO-s në Ankara që do të zhhvillohet në fillim të qershorit. “SHBA-ja dhe Gjermania janë partnerë të fortë në një NATO të fortë”, theksoi më tej Friedrich Merz.

Gjatë telefonatës Donald Trump ndodhej në avion në fluturimin e kthimit nga Kina. Atje ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Edhe në ato bisedime temë kryesore ishte Irani. Deri tani Trump nuk është shprehur publikisht për bisedën me Merzin.

Marrëdhënie e acaruar

Marrëdhënia mes Friedrich Merz dhe Donald Trump ka qenë për një kohë të gjatë mjaft e mirë. Megjithatë javët e fundit Trump reagoi ashpër ndaj disa deklaratave të kancelarit Merz, i cili gjatë një aktiviteti me nxënës në Sauerland kishte thënë se SHBA-ja duket se nuk ka një strategji të qartë në luftën me Iranin. Duke iu referuar negociatave të bllokuara, ai tha gjithashtu se “një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja shtetërore iraniane”.

Pas kësaj Trumpi e akuzoi Merzin se nuk e di për çfarë po flet. Ai kërcënoi gjithashtu se do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. Në fillim të majit qeveria amerikane njoftoi tërheqjen e një pjese të trupave të stacionuara në Gjermani. Ministria e Mbrojtjes e justifikoi vendimin me një rishikim të detajuar të stacionimit të forcave amerikane në Evropë.

Trumpi e ka akuzuar vazhdimisht Gjermaninë si dhe partnerë të tjerë të NATO-s për mungesë mbështetjeje në konfliktin me Iranin dhe ka bërë të qartë disa herë se kishte pritur më shumë nga NATO. Sipas tij NATO është një aleancë mbrojtëse, e cila duhet të reagojë në rast se një nga shtetet anëtare sulmohet./DW

The post Sheshohen tensionet? Kancelari Merz bisedë telefonike me Donald Trump appeared first on Albeu.com.

Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat nga Gjermania “nuk është i lidhur” me kritikat e tij ndaj Donald Trump.

Ai theksoi gjithashtu se, “për momentin”, nuk pritet vendosja e raketave amerikane Tomahawk në territorin gjerman.

Njoftimi i Pentagonit për tërheqjen e 5,000 trupave nga bazat në Gjermani “nuk është i ri”, tha Merz, duke shtuar se “ndoshta është pak i ekzagjeruar, por nuk është i ri”. Ai hodhi poshtë spekulimet se ky vendim lidhet me qëndrimet e tij kritike ndaj luftës në Iran. “Nuk ka lidhje”, theksoi ai, duke përsëritur kritikat ndaj strategjisë së SHBA-së: “Nëse doni që ne t’ju ndihmojmë në një konflikt të tillë, na telefononi paraprakisht dhe na pyesni”, u shpreh kancelari, ndërsa mbrojti edhe deklaratën e tij se Irani po “poshtëron” SHBA-në.

Merz theksoi se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet transatlantike.

“Nuk po heq dorë nga bashkëpunimi me Donald Trump”, tha ai, duke pranuar se presidenti amerikan ka një qasje të ndryshme. “Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin se amerikanët mbeten partnerët tanë më të rëndësishëm në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, shtoi Merz.

I pyetur për vendosjen e raketave amerikane Tomahawk në Gjermani, siç ishte premtuar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden në vitin 2024, me synimin për të forcuar aftësitë parandaluese derisa Evropa të zhvillojë kapacitetet e veta, Merz u shpreh se aktualisht kjo nuk është e mundur.

“Amerikanët nuk kanë mjaftueshëm tani dhe, objektivisht, ka shumë pak gjasa që SHBA-të të dorëzojnë sisteme të tilla armësh. Por nuk është ende tepër vonë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se “nuk ka asnjë kufizim në angazhimin amerikan për parandalimin bërthamor në territorin e NATO-s”.

The post Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re appeared first on Albeu.com.

Pas përplasjeve me Merz për luftën në Iran, Trump paralajmëron: SHBA po shqyrton shkurtimin e trupave në Gjermani
Presidenti Donald Trump përmes mediave sociale tha se SHBA po studion dhe shqyrton, nëse do të zvogëlojë mijëra trupa që ka stacionuar në Gjermani. Vërejtjet e tij erdhën disa ditë pasi kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi qasjen e tij ndaj luftës në Iran, duke sugjeruar se SHBA ishte poshtëruar nga negociatorët iranianë.

Trump tha në një postim në mediat sociale se një vendim për numrin e trupave do të merret gjatë periudhës së ardhshme të shkurtër kohore. BBC shkruan se SHBA ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Gjermani, me më shumë se 36,000 trupa aktive të caktuara në baza në të gjithë vendin që nga dhjetori i kaluar.

Merz nuk përmendi komentet e Trump gjatë një vizite te ushtarët gjermanë në Gjermaninë veriore të enjten, megjithëse ai bëri gjithçka për të theksuar rëndësinë e aleancës mbrojtëse të NATO-s dhe solidaritetit transatlantik.

“Iranianët janë padyshim shumë të aftë për të negociuar, ose më mirë, shumë të aftë për të mos negociuar, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë në Islamabad dhe më pas të largohen përsëri pa asnjë rezultat”, tha ai.

Gjermania, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, ishin pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2015 me Iranin për të kufizuar operacionet e tij bërthamore, megjithëse Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në 2018.

The post Pas përplasjeve me Merz për luftën në Iran, Trump paralajmëron: SHBA po shqyrton shkurtimin e trupave në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Merz i tha se Irani doli më i fortë se ç ‘pritej, Trump inatoset keq: Nuk është çudi që Gjermania ka mbetur prapa, ju nuk dini çfarë flisni
Deklarata e ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz duket se e shqetësuar Donald Trump, pasi deklaroi se “iranianët janë më të fortë se sa pritej” dhe se “SHBA nuk ka një strategji bindëse për negociata”.

Trump zgjodhi t’i përgjigjej përmes platformës Truth Social duke shkruar se Merz nuk ka ide për çfarë po flet dhe se nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në fusha të tjera.

Ai shtoi se po bën atë që prej kohësh duhet ta kishte bërë e gjithë bota.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se nuk ka problem që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk ka asnjë ide për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të ishte peng. Unë po bëj diçka me Iranin, në këtë moment, që shtetet apo presidentët e tjerë duhet ta kishin bërë prej kohësh. Nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në fusha të tjera! – Presidenti Donald Trump.”, ka shkruar ai.

The post Merz i tha se Irani doli më i fortë se ç ‘pritej, Trump inatoset keq: Nuk është çudi që Gjermania ka mbetur prapa, ju nuk dini çfarë flisni appeared first on Albeu.com.

Kërkoi kthimin e refugjatëve sirianë në atdhe, Merz tërheq deklaratat e tij
Dje gjatë një vizite të Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Scharaa, kancelari gjerman Friedrich Merz pati deklaruar se 80% e më shumë se 900.000 sirianëve që jetojnë në Gjermani duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës brenda tre viteve. Por tani, lideri konservator i CDU-së u tërhoq.

Merz-i shpjegoi se shifra prej 900.000 sirianësh bazohej në deklaratat e bëra nga al-Scharaa. Qeveria federale e kishte marrë parasysh shifrën, por ishte në dijeni të përmasave të detyrës. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, gjithashtu i CDU-së, mbështeti deklaratën fillestare të kancelarit. Ai pohoi se, sigurisht, ky ishte objektivi i qeverisë federale.

Kritika ndaj deklaratës së Merz-it

Merz-i ishte përballur më parë me kritika, përfshirë edhe nga partneri i koalicionit qeveritar, SPD. Zëvendëskryetarja federale e SPD, Anke Rehlinger, deklaroi se vendosja e shifrave dhe afateve specifike nuk ishte një ide e mençur. Kjo do të rriste pritjet që Merz-i mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë. Duke folur për gazetat e Funke Media Group, Rehlinger shtoi: “Shumë sirianë tani janë bashkatdhetarë tanë sepse janë integruar këtu, duke punuar në profesione me mungesa stafi, duke u kujdesur për të moshuarit ose duke drejtuar autobusë, dhe nuk është e pazakontë që ata të jenë bërë edhe qytetarë gjermanë.” Përfaqësuesit e të Gjelbërve dhe të Majtës shprehën ndjenja të ngjashme.

Shoqata Gjermane e Spitaleve vuri në dukje se mjekët sirianë përbëjnë grupin më të madh të mjekëve të huaj në Gjermani. “Prandaj, ata janë me rëndësi të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor,” tha zëvendëspresidentja Neumeyer për Rrjetin Editorial Gjerman (RND). Në fund të vitit 2024, në spitalet gjermane punonin 5745 mjekë sirianë. Stafi i infermierisë siriane është gjithashtu me rëndësi të madhe.

Një studiues i migrimit beson se pritjet janë joreale

Daniel Thym, studiues i migrimit, beson se objektivi i kthimit të rreth 80 përqind të sirianëve që jetojnë në Gjermani është jorealist. “Shifra kaq të larta kthimi ka të ngjarë të jenë një iluzion dhe madje të paarritshme përmes largimit vullnetar”, i tha ai gazetës Handelsblatt. Deri tani, vetëm disa mijëra sirianë janë kthyer vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës. Nuk është e qartë pse kjo duhet të ndryshojë rrënjësisht. E njëjta gjë vlen edhe për kthimet me detyrim./DW

The post Kërkoi kthimin e refugjatëve sirianë në atdhe, Merz tërheq deklaratat e tij appeared first on Albeu.com.

Merz vendos: 80% e sirianëve që jetojnë në Gjermani duhet të largohen në tre vitet e ardhshme
Kancelari  gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar ditën e sotme se  80% e 1.3 milionë sirianëve që jetojnë në Gjermania duhet të kthehet në vendin e tij brenda tre viteve të ardhshme. Mediat shkruajnë se ai premtoi mbështetje financiare për Damaskun.

“Ne kemi nevojë për një opsion të besueshëm riatdhesimi, bashkëpunim me Sirinë, veçanërisht dhe kryesisht për ata që abuzojnë me mikpritjen tonë. E njëjta gjë vlen edhe për ata që nuk respektojnë ligjet tona”, tha kancelari në një konferencë shtypi me presidentin sirian Ahmad al-Saraa, i cili po bën vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani.

Merz gjithashtu vuri në dukje se kushtet e përgjithshme në Siri janë përmirësuar rrënjësisht, kështu që nevojat e mbrojtjes së qytetarëve të saj gjithashtu duhet të rivlerësohen.

“Kushdo që nuk ka më të drejtë të qëndrojë në Gjermani do të largohet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që abuzojnë me mikpritjen tonë dhe nuk respektojnë ligjet gjermane”, nënvizoi ai, ndërsa premtoi ndihmë financiare prej 200 milionë për tre vjet.

Ahmad al-Saraa, nga ana e tij, tha se sirianët në Gjermani janë të mirëpritur në atdheun e tyre dhe falënderoi gjermanët që hapën derën për ta kur u kërcënuan nga Bashar al-Assad.

“Duke parë tani në të ardhmen, ne kemi një vizion të përbashkët, për të rindërtuar Sirinë. Ne gjithashtu duam të luftojmë terrorizmin dhe të gjithë sirianët që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund të kthehen në çdo kohë. Qëllimi ynë është të bëhemi një shtet ligji me një kushtetutë të shëndetshme, e cila do të respektojë dinjitetin njerëzor”, tha Ahmad al-Saraa.

Në kuadër të vizitës së tij në Berlin, presidenti sirian u prit edhe nga presidenti federal Frank-ëalter Steinmeier, ndërsa merrte pjesë në një forum ekonomik gjermano-sirian në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë kontekst, ministri i Jashtëm Johan Vandeful premtoi se Gjermania do të mbështesë rindërtimin e Sirisë.

“Sirianët meritojnë një shans dhe ne duam të ndihmojmë në shfrytëzimin e mirë të kësaj mundësie. Potenciali afatmesëm dhe afatgjatë për shkëmbimet ekonomike midis dy vendeve është i madh”, tha ai.

Në të njëjtën mënyrë, ministrja e Ekonomisë Katerina Reiche foli edhe për potencial të madh bashkëpunimi midis kompanive siriane dhe gjermane, veçanërisht në fushat e energjisë, ndërtimit, inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit.

The post Merz vendos: 80% e sirianëve që jetojnë në Gjermani duhet të largohen në tre vitet e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Merz: Evropa e bashkuar garanci e rëndësishme për të ardhmen
“Ne nuk duam t’ia ulim vlerat vetes,” tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz të mërkurën (18.03.2026) në një deklaratë qeveritare në Bundestag.

“Ne identifikojmë interesat tona dhe njëkohësisht identifikojmë mjetet e fuqisë për t’i realizuar këto interesa.” Merz theksoi, se BE‑ja ka 450 milionë banorë — “100 milionë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Evropa duhet të veprojë me një vetërespekt më të madh.”

Në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE‑ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz.

“Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh.”

“Bota po zhvillohet në një situatë të vështirë për ne, në një rend të fuqive të mëdha,” tha Merz. “Po e ndiejmë se si aktorët e këtij rendi të ri të forcës ndikojnë jetën tonë dhe kufizojnë mundësitë tona.”

“Një Evropë e bashkuar për ne në Gjermani garancia e vetme”

Në këto kushte, “më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është për ne në Gjermani garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë.”

Vetëm të bashkuar, theksoi ai, shtetet evropiane kanë në duart e tyre “një potencial fuqie në këtë epokë të re që po fillon.” Në një situatë ndërkombëtare ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE-ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz. “Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh”.

Si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë gjeopolitike, qeveria federale synon të krijojë përsëri më shumë hapësira veprimi. Më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është “garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë”. Kjo nuk është ndjerë kurrë më qartë sesa në këto ditë dhe javë, tha Merz, edhe në sfondin e presionit të çmimeve në Gjermani si pasojë e luftës në Iran./DW

The post Merz: Evropa e bashkuar garanci e rëndësishme për të ardhmen appeared first on Albeu.com.

Kancelari gjerman: Lufta në Iran është në dëm të të gjithëve
Lufta në Iran nuk i sjell dobi askujt dhe është në dëm të të gjithëve, sipas udhëheqësit të Gjermanisë.

Friedrich Merz, kancelari gjerman, thotë se është në kontakt të përditshëm në lidhje me luftën me udhëheqës si Keir Starmer i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Emmanuel Macron i Francës dhe Giorgia Meloni e Italisë, transmeton Telegrafi.

Gjermania nuk u konsultua për luftën në Iran, shtoi Merz, dhe ai mbetet i pabindur se ekziston një plan për të sjellë ndryshime demokratike atje.

Merz gjithashtu thotë se SHBA-të dhe Evropa duhet të rrisin presionin mbi Rusinë së bashku për të arritur paqen në Ukrainë.

Kur të vijë koha, si Gjermania ashtu edhe Ukraina do të përfshihen në negocimin e garancive të sigurisë pas luftës për Ukrainën, shtoi Merz.

Duke folur në Bundestag, Merz theksoi gjithashtu rëndësinë e finalizimit të një marrëveshjeje tregtare BE-SHBA së shpejti.

The post Kancelari gjerman: Lufta në Iran është në dëm të të gjithëve appeared first on Albeu.com.

Merz mbështet Trumpin për Iranin, biseda për sigurinë dhe marrëveshjen tregtare SHBA-Gjermani
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se qëndrimi i tij është në përputhje me atë të Presidentit amerikan Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian.

Ai theksoi se bisedimet e tyre përfshijnë jo vetëm çështjen e sigurisë në Lindjen e Mesme, por edhe perspektivat për një qeveri të re në Teheran që do të sigurojë paqe dhe liri.

“Jemi në të njëjtën linjë për sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran. Dhe do të flasim për të nesërmen, çfarë do të ndodhë”, tha Merz, i ulur pranë Trump në Zyrën Ovale. Ai shtoi: “Ne të gjithë shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur një qeveri të re në vend.”

Takimi midis dy udhëheqësve përfshiu gjithashtu diskutime për marrëveshjen tregtare SHBA-Gjermani, për të cilën Merz tha se do të donte ta miratonte sa më shpejt të ishte e mundur. Ai vuri në dukje se në agjendë është gjithashtu situata në Ukrainë, duke treguar se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk kufizohet vetëm te Lindja e Mesme.

Administrata Trump ka argumentuar se sulmet ndaj Iranit ishin një përgjigje ndaj “kërcënimit të afërt” dhe rrezikut të ndërtimit të armëve bërthamore nga Teherani, por gjithashtu ka bërë thirrje që populli iranian të marrë kontrollin e vendit të tij, duke lënë të hapur diskutimin për pasardhës të mundshëm pa e lidhur drejtpërdrejt luftën me ndryshimin e regjimit.

The post Merz mbështet Trumpin për Iranin, biseda për sigurinë dhe marrëveshjen tregtare SHBA-Gjermani appeared first on Albeu.com.

Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet
Në nivelin 6,6%, përqindja më e lartë e 12 viteve të fundit për muajin janar, arriti papunësia muajin e kaluar në Gjermani. Rritja i atribuohet faktorëve sezonalë, ndërsa perspektivat për të papunët nuk duken pozitive për momentin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit, numri i të papunëve në Gjermani arriti në 3,085 milionë persona, duke u rritur me 177.000 krahasuar me dhjetorin e vitit 2025 dhe duke tejkaluar për herë të parë që nga janari i vitit 2014 pragun e tre milionëve.

Siç shpjegoi drejtuesja e Agjencisë, Andrea Nahles, rritja lidhet me faktin se shumë kontrata pune përfundojnë në fund të vitit, ndërsa punësimi bie edhe në sektorë të ndikuar nga kushtet e motit, si ndërtimi, turizmi dhe bujqësia. Gjatë muajit janar, përfitues të ndihmës së papunësisë ishin 1,142 milionë persona.

Sipas Nahles, gjatë janarit të këtij viti është rritur edhe numri i të rinjve jashtë programeve të praktikës profesionale. Ndërkohë që 64.000 persona ishin të regjistruar në zyrat e punësimit, 23.000 prej tyre kishin oferta pune, por zgjodhën të vazhdojnë të shqyrtojnë alternativat e tyre.

Megjithatë, ajo pranoi se perspektivat për të papunët nuk janë të mira në këtë moment: “Ka shumë pak dinamizëm në tregun e punës aktualisht”, theksoi ajo, duke shtuar se numri i vendeve të lira të punës të regjistruara në zyrat e punësimit ka rënë në 598.000 – 34.000 më pak krahasuar me një vit më parë.

Çfarë deklaroi Merz?

“Rritja e numrit të të papunëve mbi tre milionë është një sinjal alarmi”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se “rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioriteti kryesor i këtij viti”.

Merz është zotuar për rigjallërimin e ekonomisë pas dy vitesh recesion të lehtë, përmes rritjes së ndjeshme të shpenzimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen.

Megjithatë, siç vërehet, këto masa kërkojnë më shumë kohë nga sa pritej për të reflektuar efektet e tyre në ekonominë reale.

The post Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet appeared first on Albeu.com.