merushja Archives - Albeu.com

“Babai fiku dritën dhe iu fut Merushës në shtrat…”, Fatjoni trondit me dëshminë e tij rreth tragjedisë
Zbulohen detaje tronditëse nga dëshmia e Fatjon Hoxhës, bashkëjetuesi i viktimës 30-vjeçare që u vra nga babai i tij pak ditë më parë në Roskovec.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Fatjoni tregoi se mamaja e tij e kishte parë të atin pas krimit teksa po tentonte të varte veten dhe nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë.

Por edhe më tronditëse ishte dëshmia e tij, teksa deklaroi se para disa vitesh babai i tij, kur sapo e kishte sjellë Merushen në shtëpi, i ishte futur asaj natën në dhomë dhe kishte tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale.

Mes lotësh ai tregoi se këtë ngjarje ia kishte treguar nëna e tij në mëngjesin e asaj dite, e pasi kishte pyetur partneren, edhe ajo ia kishte konfirmuar dukje i thënë se “ai qeni mu fut në dhomë, hyri nga dritarja”.

Pjesë nga dëshmia e Fatjon Hoxhës:

Dyshime se babai i tij kishte korruptuar policët- Ne dyshojmë sepse ai kishte shumë bagëti dhe i shiti dhe bridhte shumë nëpër polici. Unë nuk kam ushtruar presion psikologjik ndaj tij, ai merrte plakën time i bënte presion dhe i thoshte hajde ta fusim brenda në polici, për mua.

Bën fajtore nënën?- Unë se bëj nënën bashkëfajtore se ajo kishte frikë nga ai, ajo e kundërshtonte lidhjen me Merushen sepse nuk e donte.

E pa duke varur veten, pse e la të vetëvritej? – Ka pas frikë, kush e di ca ka pas në dorë, do jetë fshehur për vetë. Kur ka masakruar Merushen nëna ka qenë në shtëpi.

Intervista tronditëse e nënë, e qetë duke pastruar gjakun e Merushes- E pashë, (qan), ca thoshte ai thoshte dhe ajo, kishte frikë.

Pse e sekuestroi telefonin e të atit?- Ai ka folur shumë dhe me shumë njerëz, mund ta kenë ndihmuar, duke fol keq, se flisnin keq në fshat për Merushën, jo ka tre fëmijë, jo do të marrë pasurinë. Fjalët e njerëzve ka ndikuar në vendimin e babait por dhe diçka tjetër ka.

Arsyeja pse babai e ka vrarë- Kur ka pasur lidhje me mua, atëherë e ka njohur Merushen, jo më parë. Disa llafe më ka thënë. Ca do themi ne, nuk na beson njeri… Po bën tre vite që e solla në shtëpi Merushen, aty e lash të flinte te një dhomë dhe unë fleta te dhoma ime, dhe ai ishte hedhur nga dritarja, dhe mendova se ishe ti, nuk e shihja fare, dhe ai kishte fikur sahatin, i kishte thënë jo kshu jo kshu e kishte ngacmuar, ndeza blicin e telefonit tha Merushja dhe kur e pa që ishte ai,  i tha dil jashtë, ai doli dhe i tha po i the gjë Fatjonit do të vë teken në gojë do të vras, këtë gjë ia kishte thënë mamasë time ai, më tha ajo ca kish bërë kshu kshu, kishte shkuar në dhomë….

Vajta nga mami dhe më tha në mëngjes kshu kshu, Merushja u ngrit duke qarë, ‘më hyri në dhomë qeni’, kishte lënë dritaren hapur dhe i kishte hyrë në dhomë./BW

The post “Babai fiku dritën dhe iu fut Merushës në shtrat…”, Fatjoni trondit me dëshminë e tij rreth tragjedisë appeared first on Albeu.com.

Fatjon Hoxha: Burri i Merushes më tha të mos i shkoja më në shtëpi asaj pasi ai do të ikte në Greqi
Një rrëfim ekskluziv vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ me autore të programit Evis Ahmeti, nga Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizaj që u vra nga babai i të riut.

Mes lotësh Fajtoni tha se kishte ngrenë dhe pirë në familjen e Merushes, ndërsa mbanin një lidhje të fshehtë së bashku. Ai tregoi mes të tjerash se arsyet ekonomike e kishin shtyrë që të kthehej në banesë pranë prindërve të tij.

Pjesë nga intervista:

Më tregoi se nuk e dua burrin. Më tha; “Nuk shkoj mirë”.

A të ka treguar ndonjëherë se është dhunuar nga Andueli?

Jo se ka dhunuar.

Si reagoi Anueli kur e mori vesh?

Erdhi te shtëpia. Ai ka ngrenë dhe ka pirë me mua. Kemi dalë për kafe.

Si i mbanit këto miqësi?

Unë te shtëpia e Merushes shkoja shpesh herë. U bëra si i shtëpisë. Krijuam një lidhje me vëllezërit e saj, ishim si shokë. Krijuam shoqëri me ata. Flisja me Merushen njëkohësisht.

E keni dhunuar Anuelin?

Jo se kam dhunuar. As unë as vëllai i Merushës. Ai njëherë më takoi mua në zonën e Roskovecit. Më tha; mos shko më te shtëpia e Merushes se do iki në Greqi unë. Merushja e ka denoncuar në polici Anuelin. Më tha; po zihemi. Pastaj më mori në telefon vëllai i saj dhe më tha; eja shkojmë marrim pak Merushen.

Motra e Merushes deklaroi shumë gjëra për të. Pse kjo largësi e Merushes me familjen e vetë?

Po nuk vinte. Ishim në Fier me qira. Ata nuk donin që të shkoja unë në shtëpinë e tyre. Unë kam ngrenë dhe kam pirë në shtëpinë e saj. Ata i thonin që ai është akoma i martuar, si e pranon ti një burrë të martuar. Ata se dinin se si i kishim gjërat ne. As ish-gruan time nuk e kanë trajtuar. As kontakte të mira me të nuk kisha, ziheshim. Nuk na hahej muhabeti. Kishim debate. E kam qëlluar.

A kishin nje arsye të fortë pse s’donin që të jetonte me Merushen?

Ata nuk e donin, s’e dëgjonin njerëzit. Thoshin që ka 3 fëmijë, do marrin pasurinë tonë. Ajo thoshte; Nuk ke punë me fëmijët, se ata do i rrisë familja ime, ne do shohim punën tonë. Babai ishte autoritar, ai vendoste dhe për motrat dhe bënte fjalë. E dhunonte nënën time, që të vegjël dhe tani. E ka rrahur dhe tani.

Pse u kthyet aty?

Kohët e fundit shkova në Vlorë, punova 7 muaj. Ajo punoi 13 ditë në një furrë buke, por e la punën se u sëmur me COVID. Nuk shkoi më në punë. Ikja që në 5 të mëngjesit dhe deri në 16:00. I thashë ‘rri në shtëpi’.

Çfarë të tha babai kur shkuat në shtëpi?

I thash që s’ja dalë dot, do kthehem. ai më tha; ajo nuk punon. “Kush tha që nuk punon?” i thash. ‘Ok’, më tha. Dy ditët e para u soll mirë. Jetonim 10 metra larg nga njëri-tjetri. pas nja 2 ditësh, e pa që ajo po bënte punë i thoshte; ‘mos rri te soba. I kam bërë unë shtëpitë’./Balkanweb

The post Fatjon Hoxha: Burri i Merushes më tha të mos i shkoja më në shtëpi asaj pasi ai do të ikte në Greqi appeared first on Albeu.com.