merr vendimin Archives - Albeu.com

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për Ilir Metën
Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili një ditë më parë përmes avokatit të tij kërkoi shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Në dokument e depozituar diten e djeshme, thuhej se kërkuesi synon të rrëzojë vendimet e mëparshme të GJKKO-së, përkatësisht nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024, si dhe vendimin nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Në kërkesë përmendet se ndaj Ilir Metes, është ngritur procedim penal pas kallëzimit të shtetasit Romeo Kara, i cili ka depozituar një padi në Prokurorinë e Posaçme duke përmendur emra të tjerë si Sali Berisha, Kastriot Ismailaj, Tomas Pleshkash dhe Bujar Nepravishta, për akte të dyshuara korruptive të lidhura me çështjen DIA–ÇEZ Shpërndarje, që daton që nga shtatori i vitit 2010.

Në materialin e dorëzuar në gjykatë, thuhet gjithashtu se Romeo Kara, ka deklaruar se gjatë përfaqësimit të tij ligjor në procesin e arbitrazhit në Vjenë lidhur me çështjen e OSHEE-së, është njohur me informacione që lidhen me hetimin aktual.

Meta dhe Kryemadhi dërgohen për gjykim

Më 29 gusht SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, si dhe dërgimin e çështjes në gjykatë për t’iu nënshtruar vlerësimit në seancë paraprake. Po ashtu, janë dërguar për gjykim si të bashkëpandehur dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive për episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin. Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim. Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Nëna e Kryemadhit dhe e pandehura Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.

SPAK sqaron se procedimi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

The post Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për Ilir Metën appeared first on Albeu.com.

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Gjykata merr vendim për Naim Murselin dhe dy personat e tjerë
Naim Murseli i dyshuar si vrasësi i bashkëshortes së tij i Liridona Ademaj, si dhe dy persona të tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendimin që tre autorët e dyshuar të vrasjes së Liridona Ademajt, të qëndrojnë në qeli deri në datën 25 tetor.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit e katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023, i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

Për të Gjykata Supreme, kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri, pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy Gjykatave më të ulëta, të cilat e linin në paraburgim.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

VRASJA

Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit.

Në deklaratën e bërë nga Gjykata, thuhet se Naim Murseli, i ka dhënë armën Granit Plavës dhe e kishte inskenuar grabitjen.

Ai i ka dalë para makinës, me të cilën po udhëtonte Naim Murseli me Liridonën dhe dy fëmijët.

Bashkëshorti është larguar më fëmijët, ndërsa Granit Plava, ka qëlluar Liridonën në këmbim të 30 mijë eurove.

The post Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Gjykata merr vendim për Naim Murselin dhe dy personat e tjerë appeared first on Albeu.com.