merkato 2022 Archives - Albeu.com

Kur dhe çfarë ore mbyllet merkato në të gjitha ligat?
Ju tregojmë se kur dhe në çfarë ore mbyllet merkato e transferimeve në Premier League, Serinë A, La Liga Bundesliga dhe Ligue One si dhe ligat e dorës së dytë.

Tregu i transferimeve të verës vazhdon me ritëm të plotë dhe ligat kryesore të klubeve më të rëndësishme në Evropë janë ende në kohë për të kompletuar skuadrat e tyre bazuar në përforcime dhe transferime të reja, shkruan Marca.

La Liga:

Tregu i transferimeve të La Liga përfundon më 1 shtator në orën 23:59, siç u njoftua nga FIFA në maj. Do të jenë dy muaj intensive hyrje-daljesh. Që nga ai moment, skuadrat spanjolle do të duhet të presin që merkato dimërore të hapet sërish (1-31 janar 2023).

Premier League:

Liga angleze dominon pjesën tjetër të ligave të mëdha për sa i përket shpenzimeve për transferime, por ka ende kohë për të marrë më shumë përforcime. Lëvizje të tilla si ato të Erling Haaland, Darwin Nunez, Christian Eriksen, Gabriel Jesus, Richarlison dhe Kalidou Koulibaly, ndër shumë të tjerë, bënë bujë në Angli. Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm janë shumë të larta.

Dritarja verore angleze ka nisur më 10 qershor (nga 1 korriku dhe do të jetë e hapur deri më 1 shtator në orën 23:59.

Ligue 1:

Ka pasur shumë lëvizje dhe protagonisti kryesor ka qenë Paris Saint-Germain (PSG). Skuadra pariziene ka afruar Renato Sanches (Lille), mesfushorin portugez Vitinha (Porto), sulmuesin francez Hugo Ekitike (Reims) dhe mbrojtësin francez Nordi Mukiele (Leipzig).

Christophe Galtier deklaroi se pret edhe tre lojtarë të tjerë deri në fund të merkatos. Merkato në Francë do të qëndrojë i hapur deri më 1 shtator, në orën 23:59.

Bundesliga:

Liga gjermane ka qenë protagoniste e disa prej transfertave më të rëndësishme të kësaj vere.

Në rastin e Bundesligës, skuadrat do të lejohen të regjistrojnë nënshkrimet deri më 1 shtator në orën 23:59. Me fjalë të tjera, shumë lojtarë mund të transferohen edhe pasi të kenë luajtur disa ditë në kampionatin gjerman.

Seria A:

Seria A 2021/2022 përfundoi me Milanin duke ngritur një titull të ri kampion dhe me Interin që prek lavdinë në Coppa Italia. Interi është skuadra që ka tendencën më të madhe për të formuar njëmbëdhjetëshen e saj me lojtarë nga liga italiane, me 55%.

Më 1 shtator (ora 23:59) mbyllet edhe liga italiane.

Kur mbyllet tregu i transferimeve në ligat e tjera?

– Belgjikë: Fillimi më 15 qershor / mbarimi më 6 shtator

– Skoci: Fillimi 10 Qershor / Përfundimi 1 Shtator në orën 23:59.

– Turqi: Fillimi 17 Qershor / Fundi 8 Shtator

– Republika Çeke: Fillimi 21 Qershor / Përfundimi 8 Shtator

– Greqia: Fillimi më 1 korrik / Përfundimi më 15 shtator

– Portugali: Fillimi më 1 korrik / mbarimi më 22 shtator. /albeu.com/

The post Kur dhe çfarë ore mbyllet merkato në të gjitha ligat? appeared first on Albeu.com.

Edhe 3 orë nga mbyllja e merkatos, të gjitha lëvizjet deri më tani
Në mungesë të disa orëve për mbylljen e merkatos, ka ende shumë operacione të hapura, nënshkrime jozyrtare dhe shumë thashetheme të minutës së fundit.

Acerbi kalon te Inter në huazim me të drejtë blerje.

“Qendërmbrojtësi i bashkohet Nerazzurrëve nga Lazio. Ai do të veshë fanellën me numrin 15. Përvojë dhe vendosmëri: me ardhjen e tij te Interi, Francesco Acerbi hap një kapitull të ri në historinë e tij profesionale. Tani është koha për një aventurë të re. Mirë se erdhe në Inter, Francesco!”, shkruan faqja zyrtare e Interit.

Chelsea është gati të mbyllë huazimin e Denis Zakarias.

Përveç mbylljes së transferimit të Aubameyang, ‘blutë’ tentojnë të mbyllin skajet e operacionit për të marrë shërbimet e mesfushorit të Juventusit, në formë huazimi për një sezon. Nëse mbyllet, kjo do të ishte nënshkrimi i tetë i Chelseat në këtë merkato verore.

Marcos Alonso tashmë është në Barcelonë.

Mbrojtësi i majtë i Chelsea mbërriti në kryeqytetin katalanas pas orës 19:00 me transport ajror nga Madridi, ku priste mbylljen e marrëveshjes. Gjithashtu, si kuriozitet, Marcos Alonso ka fluturuar në të njëjtin fluturim me Albert Botines, agjentin e Bellerin, i cili po ashtu është në pritje të dorëzimit të dokumentave për t’u bërë pjesë e Barcelonës.

PSG do të duhet të harrojë Skriniar

Skuadra pariziene nuk ka mundur ta bindë Interin me ofertën e saj dhe qendërmbrojtësi mbetet në Itali pavarësisht interesimit të Christophe Galtier. Pavarësisht se Al-Khelaifi mori kontrollin e negociatave, klubi italian është mbyllur në grup dhe nuk është i gatshëm ta shesë mbrojtësin në ditën e fundit të tregut. Interi nuk e pranon propozimin ekonomik të PSG-së , i cili nuk ka arritur në 80 milionë euro që ka pretenduar gjithmonë pala italiane.

BRAITHWAITE I thotë lamtumirë BARÇËS

Sulmuesi danez ka ndërprerë sot kontratën me Barçën pas një sezoni e gjysmë me Barcelonën. Pasi u zyrtarizua, Braithwaite donte të thoshte lamtumirë në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetjen që pati gjatë kohës së tij në Camp Nou .

“Ka qenë nder të përfaqësoj këtë klub. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për tifozët dhe klubin dhe do të jem përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e treguar”, ka shkruar sulmuesi danez në llogarinë e tij në Instagram.

3 ekipe për Depay

Siç kanë shpjeguar Angelo Gomez dhe Ferran Martinez në Twitter Memphis Depay ka 3 largime të mundshme: Real Sociedad, Sevilla dhe Olympique de Marseille. Gjithsesi, gjithçka duket se futbollisti holandez nuk mendon asnjë nga këto opsione. Çfarë do të ndodhë me Memphisin?.

Layvin Kurzawa i bashkohet Fulahm për një sezon në huazim.

Abdou Diallo huazohet të Leipzig. /albeu.com/

The post Edhe 3 orë nga mbyllja e merkatos, të gjitha lëvizjet deri më tani appeared first on Albeu.com.